-
Kryemadhi nuk pret vendimin Lulzim Bashës, shpall listën me kandidatët e LSI-së në Tiranë
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mos humbë kohë, por të bëhet e para forcë politike që prezanton kandidatët e saj për Tiranën. Gjatë takimeve me elektoratin, ajo ka prezantuar një pjesë të ekipit në qarkun më të rëndësishëm në vend.
18 Janar 2021, 12:55 -
Ish-kandidatja për deputete e Kryemadhit në Elbasan, të larguarve: Mos godisni me gurë LSI-në që ju bëri milionerë! Kishit mbështetjen e drejtuesve
"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë". Kjo është thirrja që i bën të gjithë të larguarve nga LSI ditët dhe javët e fundit, ish-kandidatja për deputete e LSI në Elbasan ku kandidonte krah Monika Kryemadhi, si dhe drejtuese e LRI atje, Anisa Bahiti.
17 Janar 2021, 17:06 -
Berisha e Vasili rrezikojnë të mbeten jashtë listave! Ju është refuzuar viza nga SHBA?!
Ka një ngurrim të shtuar të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të vendosur “kokat” e listave të kandidatëve për secilin qark, për zgjedhjet e 25 prillit. Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektorale me kryeministrin Edi Rama, PD dhe LSI jo vetëm që nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të dalë me një koalicion të përbashkët me një listë unike në zgjedhje, por kanë probleme dhe brenda vetes.
17 Janar 2021, 15:27 -
Horror në Presidencë, Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht deputeten Silva Caka
Zonja në fjalë ishte thirrur nga Ilir Meta urgjentisht dhe po i kërkohej llogari pse nuk pranonte të punonte e të kandidonte në Njësinë Nr.4 në kryeqytet. Situata po agravohej dhe Ilir Metës po i linin nervat. Iu turr në mënyrë kafshërore një femre duke e fyer, poshtëruar e kërcënuar
17 Janar 2021, 13:04 -
Kryemadhi: Drejtorët e bashkisë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën (VIDEO)
Në një takim me votues për herë të parë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar njerëz pranë bashkisë së Tiranës, se sipas saj po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI. Sipas Kryemadhit kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka tentuar të blejë ish-deputeten Silva Caka.
17 Janar 2021, 11:35 -
Kryemadhi: Rama krijoi kriza njëra pas tjetrës! Veliaj po tenton të blejë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën (VIDEO)
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me votues për herë të parë në Tiranë, ku ka vijuar të hedhë akuza ndaj qeverisë, të cilën e akuzon për largimin e popullsisë nga vendi.
17 Janar 2021, 10:19 -
Kryemadhi takim me banorët në Tiranë, Elbasan e Peqin: Arsimi dhe punësimi, prioritet i LSI-së! Taksat e larta janë shqetësuese
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi premtoi më shumë vëmendje ndaj arsimit dhe punësimit. Ajo hodhi akuza se taksat e larta dhe mungesa e investimeve kanë shkatërruar ekonominë.
16 Janar 2021, 17:25 -
Tjetër rrjedhje nga LSI, Gledion Rehovica i bashkohet PS: E kthyen partinë në një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje
Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Rehovica thotë për mediat se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin.
16 Janar 2021, 13:52 -
Kryemadhi nga Elbasani: Taksa progresive ka goditur të varfrit, prioriteti ynë punësimi i të rinjve
Në fjalën e saj Kryemadhi është shprehur se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi i të rinjve. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se pamundësia e punësimit të të rinjve, vjen si rezultat i varfërisë së familjeve të tyre, pasi ata paguajnë taksa të larta.
16 Janar 2021, 10:57 -
Murrizi: S'garoj nën sqetullën e asnjë subjekti! Kam pasur oferta nga e djathta, me Hajdarin kryetare partie do i bashkohesha! Topalli e Patozi kanë ngarkesa negative
Kreu i LDSH, Myslim Murrizi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se në zgjedhje do të shkojë i vetëm, dhe nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike.
15 Janar 2021, 19:03 -
Spartak Braho rrëfen prapaskenat si i shpëtoi Ilir Meta burgut në 2012: U tregua i pakujdesshëm në komunikimet me Priftin, por prokuroria gaboi me hetimet
Spartak Braho ndalet tek dosja ‘Meta’ në librin e tij “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, tregon se pse u angazhua në mbrojtje të Metës dhe a ishte e vërtetë videoja e publikuar nga Dritan Prifti
15 Janar 2021, 16:41 -
Topalli: A e mbani mend Dushkun? Po e zbaton PD dhe LSI! Pse nuk e ndal KQZ?
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallu, ka analizuar zhvillimet e fundit në krahun e opozitës mes PD-së dhe aleatëve të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli i lidh këto zhvillime me fenomenin e 'Dushkut.
15 Janar 2021, 16:09 -
100 ditë para zgjedhjeve, Basha: Se kemi vendosur taktikën si dalim në zgjedhje
Edhe pse zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe se opozita duhet të kishte bërë të ditur mënyrën se si do të garonte në zgjedhje duket se ende nuk ka një vendim të tillë. Kreu i demokratëve, Basha tha se qëllimi është që opozita të jetë e bashkuar për të mos humbur asnjë votë, por që ende nuk ka një vendim taktik se si do të dalin në zgjedhje.
14 Janar 2021, 21:42 -
Deputeti i PS hodhi foto duke shpërndarë leje legalizimi, habit KQZ, gjobit kreun e Kadastrës Lushnje me vetëm 1 500 lekë
KQZ ka gjobitur kreun e Kadastrës Lushnje Arben Qalliu, me 1 500 lekë gjobë pasi deputeti i Fierit Bujar Cela ka shpërndarë leje legalizimi në funksion të fushatës zgjedhore, ndonëse kjo ishte ndaluar.
14 Janar 2021, 13:23 -
‘Këtu janë socialistët më të zhgënjyer’/ Kryemadhi takimin me banorët e Njësisë 5 në Tiranë: COVID shkatërroi bizneset, paketat ekonomike nuk u vunë në funksion (VIDEO)
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë.
14 Janar 2021, 10:06 -
Kryemadhi me banorët e 'Ali Demit': Shqipëria sot s'ka nevojë për fjalë të bukura dhe fasadë, duhen ide
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku thekson se një nga problemet që shtohet më shumë sipas saj te të rinjtë është mungesa e punësimit, mungesa e mundësive për të zhvilluar biznesin, ekonominë.
13 Janar 2021, 21:32 -
Lista opozitare nën shantazhin e të përdorurve prej Bashës
Edhe Fatmir Mediu me siguri do të marrë një vend të sigurtë në listë. I parafundit e mori Agron Duka. Siç e shpjegoi edhe vetë, kërkoi dy të sigurtë, por mori vetëm një, pra gjysmën e objektivit. Kështu do të ndodhë edhe me Mediun, edhe pse ai sot ka paraqitur 36 kandidatët për Tiranën, dhe ka lënë të kuptojë se është gati të pijë kafe me Edi Ramën. Njësoj fliste dhe Duka një ditë para firmës. Ndoka, Shehi e Dule ndërkohë janë rehatuar në zonat gri të listës, me shpresë se mund të dalin deputetë.
13 Janar 2021, 21:03 -
S'ka konsensus për votimin dhe numërimin elektronik! PS: Emigrantët votë me postë, projekti pilot vetëm në 1 ZAZ! PD: E duam në Fier e Korçë
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë gjetur konsensus për testimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit. PS duket se është tërhequr nga ky projekt duke thënë se ka një kostot tepër të madhe, ndërsa PD vijon ta kërkojë atë në qarkun e Fierit dhe Korçës.
13 Janar 2021, 19:32 -
Mediu: Partia Republikane mund të jetë pjesë edhe në listat e LSI-së, në disa qarqe
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por la të paqartë se kush do të jetë udhëheqja e listës. Për Mediun e gjitha kjo bëhet për të maksimizuar votën dhe rrëzuar Ram&
13 Janar 2021, 19:18 -
Mediu në Report Tv: Basha të vlerësojë peshën elektorale të PR, nuk duam qoshe! Mund të kandidojmë edhe me LSI në një listë në disa qarqe! Me Ramën mund të pi kafe, s'e shoh si armik
Në një intervistë për Report Tv, Mediu ka zbardhur detajet e takimit në selinë blu ditën e sotme me grupin negociator të demokratëve. Ai tha se e ka kusht të panegociueshëm përkthimin e peshës elektorale të Partisë Republikane në kandidatë për deputetë.
13 Janar 2021, 19:03 -
Histeria për 'Sami Frashërin', Veliaj: Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje! Vetë nuk ka ndërtuar një shkollë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori për shpifjet lidhur me rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”
13 Janar 2021, 17:26 -
Kryemadhi takim në Njësinë 10 në Tiranë, prezanton Nora Malajn: Shteti është kthyer në xhelat ndaj qytetarëve (VIDEO)
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi paraditen e sotme një takim në Njësinë nr. 10 në Tiranë. Kryemadhi ka prezantuar Nora Malajn si kandidate për deputete në këtë zonë.
13 Janar 2021, 13:28 -
Përçarje në opozitë, aleati historik i PD prezanton i vetëm 36 kandidatët për Tiranën! Mediu: Kërkojmë reciprocitet dhe respekt (VIDEO)
Kur duhen edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në opozitën shqiptare situata është shumë e paqartë, madje tashmë kanë nisur edhe përplasjet. Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane ka prezantuar 36 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Një lëvizje e tillë është një presion i hapur që i bëhet PD-së, teksa forca më e madhe në opozitë ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë me aleancat e saj.
13 Janar 2021, 10:49 -
Pas largimeve të fundit nga LSI, Kryemadhi: Socialistët e gjejnë veten te ne! Rama shfaqje teatrale me fushatën e vaksinimit
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar pasditen e sotme me strukturat e kësaj force në Shkodër, nga ku ka thënë se socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së dhe se sipas saj Rilindja e shkatërroi emrin e PS-së.
12 Janar 2021, 17:57 -
Ligjërimi i urisë prej ajthit të PD-së dhe disa shifra interesante mbi varfërinë
Zvetënimi i ligjërimit publik të PD-së ka vite që e ka marrë tatëpjetën, por as fantazia më e harlisur nuk më çonte dot drejt idesë se kryetari i saj formal do të përdorte konceptin e urisë për fushatën zgjedhore që tashmë është në ecje. Ky ligjërim ka nxjerrë bash ajthin e PD-së si parti politike që ka kërkuar përherë egërsimin e marrëdhënieve mes njerëzve dhe partive, pakomunikueshmërinë.
12 Janar 2021, 17:20 -
Zgjedhjet/ Nard Ndoka 'kundër' të gjithëve, 'harron' projektin pilot, propozon votim dhe numërim elektronik në të gjithë vendin
Partia Demokristiane e Shqipërisë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet në të gjitha qarqet e vendit.
12 Janar 2021, 16:04 -
VIDEO/ 'Knoma kangën'! Drekë me Metën e takim me Kryemadhin, kur Voltana thërriste 'Rama, Meta kan maru kan maru'
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndjehen “rehat” sapo shkojnë në Shkodër, pasi një takim politik për të dalë para kamerave e kanë të garantuar: Ata me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.
12 Janar 2021, 15:35 -
Votim dhe numërim elektronik, KQZ kërkon takim me përfaqësuesit e partive politike
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e partive politike. Ajo ka kërkuar që të bisedohet lidhur me implementimin e projektit pilot, numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.
12 Janar 2021, 14:47 -
Çaka për Report Tv: Deri tani KQZ s’ka ndaluar asnjë aktivitet të asnjë institucioni! PD-LSI disa ankesa për PS! Hapat që ndjekim për një denoncim (VIDEO)
Fundi i vitit 2020 për PD-LSI ka qenë shumë i ngarkuar duke u ‘ankuar’ në KQZ për aktivitetet të ndaluara sipas tyre të bëra nga PS-ja! Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Caka nuk dha një numër konkret se sa ka qenë numri i ankesave të PD-LSI, por tha se kanë të bëjnë kryesisht me dhënie legalizimesh dhe së fundmi edhe dhënien e çelësave të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
12 Janar 2021, 14:24 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ Endrit Braimllari në Report Tv: 'Rilindja' të përgatitet për opozitë të gjatë, në Berat rrezikon vetëm 1 deputet (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në një intervistë për Report Tv i ka 'këshilluar' Partisë Socialiste që të përgatitet për një opozitë të gjatë pasi sipas tij opozita do të ketë një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
12 Janar 2021, 13:48 -
Kryemadhi takim me Ademin në Shkodër: Duhet të angazhohemi bashkë! Të sigurohen blegtorët dhe fermerët (VIDEO)
Gjatë vizitës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Shkodër ku ka takuar disa banorë të prekur nga përmbytjet e fundit i është bashkuar dhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Kjo e fundit u shpreh se dëmet janë të konsiderueshme dhe se është shumë i rëndësishëm sigurimi i produk
12 Janar 2021, 13:06 -
Përmbytjet/ Kryemadhi: Kemi dhe ne fajet tona, por heshtëm për hir të stabilitetit (VIDEO)
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime me disa banorë të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ajo ka akuzuar qeverinë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe mosfunksionimi i shtetit.
12 Janar 2021, 12:15 -
Sot nisi vaksinimi anti-COVID, por Kryemadhi e ka mendjen te zgjedhjet: Vaksina më e mirë është 25 prilli
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar fillimin e vaksinimit anti-covid në Shqipëri përmes deklaratave politike duke thënë se vaksina më e mirë është 25 prilli që do të sjellë rrëzimin e kësaj qeverie që ka keqmenaxhuar vendin për 8 vite.
11 Janar 2021, 17:18 -
Dje e akuzonte PD, sot opozita do kandidojë Aldi Fushën e oligarkëve dhe prokurorit skandaloz
Djali i ish prokurorit të shumëakuzuar Petrit Fusha, Aldi Fusha do të jetë kandidati për deputet nga radhët e LSI. Ditën e djeshme, Aldi Fusha u shfaq krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila e prezantoi duke i thurur lavde. Kryemadhi prezantoi djalin i ish prokurorit Petrit Fusha, i njohur edhe si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, më pas i akuzuar nga ky i fundit
11 Janar 2021, 17:22 -
Dyfytyrësia/Justifikimet e Berishës dhe Metës për përmbytjen e 2010 nga baticat, pozicioni i hënës tek Përroi i Thatë, premtuam masa efektive deri në vitin 2310
Sot akuzojnë qeverinë si përgjegjëse për përmbytjet, ja çfarë thoshin Berisha dhe Meta në viti 2010 kur përmbytën 5 herë Shkodrën, akuzonin PS-së se po përdorte politikisht fatkeqësinë natyrore dhe i atribuonin përgjegjësinë një pozicioni të rrallë të hënës, premtuan investime për mbrojtjen e tokave për 300 vjet, por Shkodra u përmbyt 5 herë brenda vitit.
11 Janar 2021, 17:19 -
LSI si PD, padit në SPAK zyrtarë të PS: Po shfrytëzojnë rindërtimin dhe po japin leje legalizimi për fushatë
Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzon në SPAK zyrtarë të lartë të PS, për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale. Kallëzimi është depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari paraditen e kësaj të hëne.
11 Janar 2021, 11:34 -
Rindërtimi/ Kryemadhi në Kombinat: Rama e Veliaj po grabitin pronën private! Spitali në Fier për 3 muaj? Premtim elektoral se ky s’e bëri për 8 vjet
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është zhvendosur në Kombinat në takim me disa banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se po grabit provën private. Ajo është ndalur te premtimi i Ramës se së bashku me ndihmën e Turqisë do të ndërtojnë spitalin e Fierit për 3 muaj. Një gjë e tillë për Kryemadhin është vetëm një premtim elektoral.
11 Janar 2021, 09:49