-
Teksa përpiqeshin të kalonin me këmbë kufirin e SHBA-ve, familja indiane ndërron jetë tragjikisht nga i ftohti
Autoritetet kanadeze besojnë se vdekjet e katër shtetasve indianë të gjetur disa hapa larg kufirit Kanada-SHBA janë të lidhura me një skemë të kontrabandës me qenie njerëzore raporton BBC.
28 Janar 2022, 04:12 -
SHBA-të janë të gatshme të angazhohen në diplomaci serioze dhe të qëndrueshme me Korenë e Veriut
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhohen në diplomaci serioze dhe të qëndrueshme me Korenë e Veriut dhe vazhdojnë të ndërmarrin veprime për të parandaluar këtë të fundit nga blerja e armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike, tha Departamenti i Shtetit të enjten, pas predhës më të fundit të Phenianit. nis
28 Janar 2022, 01:19 -
SHBA i kërkon Kinës të përdorë ndikimin e saj mes tensioneve të Moskës mbi Ukrainën
Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës të enjten që të përdorë ndikimin e saj me Rusinë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike të krizës së Ukrainës, por ekspertët e politikës dyshonin se Pekini do ta mbështeste Uashingtonin në ngecje
28 Janar 2022, 00:10 -
-
Escobar i prerë: Asnjë person ‘non grata’ s’mund të jetë fytyra e PD apo e ndonjë partie tjetër! Mesazh për Metën dhe LSI në të ardhmen?
i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Eskobar është treguar i prerë sot teksa tha se një person i shpallur 'non grata' nuk mund të drejtojë asnjë parti politike. E teksa dha kështu një mesazh të qartë për Berishën, mund të jetë ky edhe një paralajmërim për Metën që synon rikthimin në krye të LSI?
27 Janar 2022, 20:15 -
Përgjigja e SHBA-ve ndaj Rusisë, asnjë ndryshim për NATO-n apo Ukrainën
Uashingtoni i ka propozuar dialog Moskës për çështje si stërvitjet ushtarake, transparenca, dhe vendosja e raketave. Sekretari Blinken e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj.
27 Janar 2022, 19:56 -
-
'Po rritet grumbullimi i trupave ruse', ministri i Jashtëm ukrainas i alarmuar: Kjo është përgatitje për pushtim
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia.
27 Janar 2022, 13:09 -
Analiza/ Çfarë do të thotë për sigurinë rajonale, ndërtimi i një bazë e re amerikane ushtarake në Shqipëri?
Shqipëria dërgoi trupat e saj në mbështetje të luftës së udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan dhe Irak, duke i konsoliduar kështu kredencialet e saj pro-amerikane. Vendimi i SHBA-së pasqyron rëndësinë strategjike të Shqipërisë por edhe destabilitetin në rritje në Ballkan. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka pasur në territorin e saj bazën e një fuqie të madhe. Gjatë Luftës së Ftohtë, në vitet 1950, baza detare e Pasha Limanit në Shqipëri ishte e vetmja bazë sovjetike në Adriatik, që i siguronte Bashkimit Sovjetik qasje në Detin Mesdhe.
27 Janar 2022, 09:29 -
SHBA hedh poshtë kërkesat e Rusisë për Ukrainën, përsërit thirrjet për zgjidhje diplomatike
Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë dhënë përgjigje me shkrim Moskës, në lidhje me kërkesat e reja të Rusisë për garanci në fushën e sigurisë, pas konsultimeve me partnerët evropianë dhe Ukrainën, në përpjekejt më të diplomatike që synojnë të parandalojnë fillimin e një konflikti të armatosur.
27 Janar 2022, 07:44 -
Katari mund të ridrejtojë një pjesë të gazit në Evropë me ndërmjetësimin e SHBA-së
Katarit do t'i duhet ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për të bindur blerësit e gazit natyror të Dohas që të ridrejtojnë disa furnizime në Evropë në rast se një konflikt Rusi-Ukrainë ndërpret dërgesat ruse në kontinent, tha një burim i njohur me diskutimet sipas raportimeve të Reuters
27 Janar 2022, 01:09 -
Blinken thotë se SHBA i përgjigjet kërkesave të Rusisë, kërkon dialog: ‘Topi’ në anën e tyre
Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigje me shkrim të mërkurën ndaj kërkesave gjithëpërfshirëse të sigurisë ruse, një hap kyç në një proces të brishtë diplomatik ndërsa Rusia organizoi stërvitje të reja ushtarake në tokë dhe det pranë Ukrainës.
26 Janar 2022, 23:48 -
Tensionet në Ukrainë, Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen
Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.
26 Janar 2022, 15:24 -
-
Rreziku për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Biden kërcënon se do të ndërmarrë sanksione ndaj Putin: Pasoja të rënda të presin
Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se do të ndërmerren sanksione personale ndaj Vladimir Putin nëse Rusia pushton Ukrainën. Biden tha se do të kishte "pasoja të mëdha" për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj kombit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor
26 Janar 2022, 10:44 -
-
Nga ndëshkimet financiare te 'goditja' e të afërmve, ja sanksionet që mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putinit nëse sulmon Ukrainën
Ndëshkimet financiare që po shqyrtohen, nëse Rusia pushton Ukrainën, variojnë nga ato gjithëpërfshirëse deri tek ato personale për presidentin Vladimir Putin, nga ndërprerja e qasjes tek dollari amerikanë dhe bankat ndërkombëtare e deri tek vendosja e sanksioneve ndaj një ish-gjimnasteje olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit.
25 Janar 2022, 19:32 -
Borrell e konfirmon: Escobar dhe Lajçak javën e ardhshme vizitë në Kosovë dhe Serbi
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
25 Janar 2022, 19:19 -
Gati për luftë?/ Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e fortë të Blinken: Rusia ka 2 rrugë para! Ia kemi bërë të qartë
Rusisë ia kanë bërë të qartë të gjithë 2 rrugët që ka përpara. Mesazhin e fortë të Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken teksa flet për Ukrainën, Rusinë dhe diplomacinë e Shteteve të Bashkuara, e ka shpërndarë sot ambasada amerikane në Tiranë.
25 Janar 2022, 10:21 -
Presidenti Biden takime me udhëheqësit evropianë për rrezikun e pushtimit të Ukrainës nga Rusia! Aleatët bashkë kundër agresionit rus
Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi virtualisht të hënën me udhëheqësit kryesorë evropianë në lidhje me rrezikun e vazhdueshëm të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, ndërsa po shqyrton dërgimin e disa mijëra forcave amerikane në vendet balltike dhe në Evropën Lindore. Presidenti Biden nuk ka vendosur ende nëse do të dislokojë paisje dhe personel ushtarak amerikan më pranë territorit të Rusisë.
25 Janar 2022, 09:36 -
-
Irani tregon interes për bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në për marrëveshjen bërthamore
Irani të hënën shfaqi gatishmëri për hapjen e një kanali të drejtpërdrejtë diplomatik me Shtetet e Bashkuara dhe diskutimin e marrëveshjes bërthamore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
25 Janar 2022, 03:13 -
-
Takimi virtual mes liderëve evropian dhe NATO-s për Ukrainën, SHBA vendos në gatishmëri 8500 trupa
Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar në SHBA në rast se NATO aktivizon Forcën e saj të Reagimit ose nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet më tej, ka thënë Pentagoni
25 Janar 2022, 02:24 -
Assange fiton fazën e parë në përpjekjen për të apeluar ekstradimin në SHBA
Gjykata e Lartë në Londër e lejoi Assange-in të apelojë çështjen në Gjykatën e Supreme të Mbretërisë së Bashkuar. Por Gjykata Supreme duhet ta pranojë çështjen për shqyrtim përpara se të mund të vendosë për të.
24 Janar 2022, 20:07 -
Ukraina: Planet amerikane për të evakuuar familjet e diplomatëve nga Kievi, të nxituara
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha sot (24 janar) se hapi i Shteteve të Bashkuara për të larguar familjet e diplomatëve të tyre nga Kievi është "i parakohshëm dhe manifestim i një kujdesi të tepruar".
24 Janar 2022, 15:51 -
Ukrainë, NATO shton forcat dhe mjetet luftarake! Pushtim rus? Stoltenberg: Mbrojmë aleatët e rrezikuar! SHBA dhe Britani tërheqin një pjesë të stafit diplomatik
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka nisur instalimin e trupave ushtarake në Ukrainë, nga frika e pushtimit të vendit nga Rusia. Jens Stoltenberg u shpreh i gatshëm për të ndihmuar çdo aleat në nevojë, ndërsa SHBA e Britania kanë nisur tërheqjen e stafit në ambasadat e Kievit
24 Janar 2022, 14:50 -
-
CDC: Omicron po përhapet me shpejtësi në SHBA, vaksina mjeti më i mirë mbrojtës
Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se varianti Omicron vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe marrja e dozës përforcuese është mbrojtja më e mirë kundër koronavirusit.
23 Janar 2022, 22:50 -
-
SHBA/ Zjarri masiv përfshin Kaliforninë, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë! Mbyllet autostrada nga dy kahet(VIDEO)
Një zjarr masiv, ngjarje e rrallë për janarin ka detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka mbyllur autostradën 1 të Kalifornisë, duke u përhapur 1,500 hektarë. Vetëm 5 për qind është përmbajtur
23 Janar 2022, 03:23 -
Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë: Të mbrohen nga Rusia e papërgjegjshme
Miratimi nga ana e Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.
22 Janar 2022, 21:25 -
SHBA/ Joe Biden, konsultime me ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me krizën mbi Ukrainën
Presidenti Biden ka shkuar në Camp David, një vendpushim presidencial në shtetin e Merilendit ku do të kalojë fundjavën duke diskutuar me këshilltarët e sigurisë kombëtare, për të përcaktuar hapat e ardhshëm për krizën mbi Ukrainën.
22 Janar 2022, 15:47 -
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze
Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi u vendos si një përgjigje ndaj vendimit të qeverisë kineze për të pezulluar disa linja ajrore amerikane për shkak të shqetësimeve për COVID-19.
22 Janar 2022, 08:37 -
Pas shpalljes Non Grata, Milorad Dodik lë gafën e rradhës, refuzoi të bënte foto me përfaqësitë e SHBA-ve (VIDEO)
President serb i Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik gjatë një takimi me përfaqësitë e SHBA-ve, ka refuzuar të kryejë procesin e fotove me adiministratoren e Agjensise Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power dhe administratorin e SHBA-ve, Eric Nelson.
22 Janar 2022, 00:20 -
FOTOLAJM/ Votuesit e Biden shumë herë më të vaksinuar se ata të që kanë mbështetur Trump
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të ketë dallime në normat e vaksinimit kundër COVID-19 sipas linjave partiake, një hendek që është rritur me kalimin e kohës. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme votuesit e Biden kanë përqindje shumë më të madhe vaksinimi sesa ata që kanë votuan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2020.
22 Janar 2022, 10:23 -
-
Anketa, vetëm 43% e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht punën e presidentit Biden
Sipas një ankete të fundit, miratimi i punës së Presidentit Biden ra në nivelin më të ulët të presidencës së tij këtë javë, ndërsa amerikanët duken gjithnjë e më të lodhur nga pandemia e COVID-it dhe ndikimi i saj mbi ekonominë
21 Janar 2022, 17:25 -