-
Ke një histori për të treguar? Mëso më shumë për fushatën 'Stories that matter'
Nëse je i ri dhe ke një histori frymëzuese për të treguar, bëhu pjesë e fushatës së Kongresit Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit "Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022" për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë, 12 Gusht 2022. Afati për të dërguar historinë tuaj është deri në datën 9 Gusht.
1 Gusht 2022, 17:23 -
Zgjedhjet 2023/ Fatbardh Kadilli shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Do bashkoj çdo thërrime opozitarizmi
Fatbardh Kadilli ka bërë me dije se mund të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se dëshiron të realizojë një projekt bashkimi në mënyrë që secila prej palëve të kapërcejë vetveten.
23 Korrik 2022, 11:10 -
Tirana dhe Korça ‘pushtohen’ nga tingujt e Jazz, 5 netët e magjishme të festivalit ‘Gjon Mili, Jazz&Blues’
5 netë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” mbajti mbërthyer adhuruesit e kësaj rryme në Tiranë dhe Korçë. Nën moderimin e Stenaldo Mëhillit dhe Elona Islamajt, në datat 12, 13, 14 korrik festivali u zhvillua te Reja në Tiranë, si dhe në pedonalen e Korçës në datat 15-16 Korrik.
18 Korrik 2022, 17:32 -
Miratohet projekti, zgjatim Lumit Lana nga 'Pallati me Shigjeta' deri në Kashar! Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrorë sa kanë
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar. Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.
12 Korrik 2022, 12:43 -
Shkolla e re në Dritas drejt përfundimit, Veliaj: Gati në shtator, e njëjta cilësi si në qendër edhe në periferi të Tiranës
Shkolla e re e fshatit Dritas, pjesë e buqetës së 40 shkollave të reja në Tiranë, po ngrihet më e bukur dhe më e fortë, gati të presë nxënësit në shtator. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi ecurinë e punimeve në këtë shkollë, për të cilën tha se do jetë me kushte edhe më të mira se shkollat në qendër të Tiranës.
11 Korrik 2022, 12:05 -
Veliaj pret deputetët dhe senatorët italianë: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të Parlamentit dhe Senatit Italian, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimit me deputeten Francesca Gerardi dhe senatorin Manuel Vescovi, Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë si një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
8 Korrik 2022, 11:54 -
Veliaj: Deri në shtator do lejohen të lëvizin gjatë fundjavës mjetet e tonazhit të rëndë, do mbyllim shkollat e reja dhe lagjet e rindërtimit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se mjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të lëvizin vetëm gjatë fundjavës, me orare të përcaktuara, deri në shtator, kur të nisin sërish shkollat.
6 Korrik 2022, 18:37 -
Veliaj pret familjarët dhe miqtë e kompozitorit të madh shqiptar, Çesk Zadeja: Përkujtojmë veprën e jashtëzakonshme në vitin e 95-vjetorit të lindjes së tij
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti familjen dhe miq të kompozitorit të madh shqiptar, Çesk Zadeja. Ky vit, i cili përkon me 95-vjetorin e lindjes së tij, i kushtohet veprës që la pas kompozitori, si një vlerësim për kontributin që ai dha për muzikën dhe artin shqiptar. Zadeja lindi në Shkodër në qershor 1927, në një familje qytetare, dhe u nda nga jeta në gusht 1997.
4 Korrik 2022, 22:11 -
Suksesi në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’, Veliaj: Krenar që kthehemi me 4 medalje të Sport Klub Tiranës
Nga Orani i Algjerisë, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndihet krenar për performancën e sportistëve shqiptarë, të cilët i dhanë 4 medalje Shqipërisë. Kryebashkiaku ndoqi dje nga afër garën e peshëngritësit Erkand Qerimaj, i cili mori medaljen e argjendtë, por ndërkaq shtoi se këto lojra ishin një sukses për Sport Klubin Tirana.
3 Korrik 2022, 18:37 -
Transformohet kompleksi te pishinat, nis kampionati i notit, Veliaj: Jo vetëm për notarët, por për gjithë komunitetin
Një tjetër mjedis sportiv i rikthehet qytetarëve të Tiranës. Parku i pishinave te Diga e Liqenit është transformuar plotësisht në pak ditë dhe sot priti garën e parë të kampionatit të notit.
1 Korrik 2022, 15:44 -
Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, Shkëlzen Lamuçën, zjarrfikësin hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla në Astir
Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
30 Qershor 2022, 13:24 -
-
Merr miqtë dhe me 6 Korrik shijo magjinë e kërcimit me balerinin Eno Peçi te Sheshi 'Skënderbej'
Të mërkurën më 6 Korrik merrni miqtë tuaj dhe shkoni te Sheshi "Skënderbej", aty ku me pjesëmarrjen e veçantë të koreografit dhe yllit të baletit të skenave botërore Eno Peçi, shijoni dhe festoni magjinë e kërcimit.
29 Qershor 2022, 11:10 -
Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: Lagjja më e bukur! Gjyqtarët që bllokojnë punën nuk e kanë të gjatë në drejtësi
Në inspektimin e radhës në lagjen e re “5 Maji”, një nga kantieret më të mëdha të Programit të Rindërtimit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo do të jetë lagjja më e bukur e Tiranës. Sipas tij, apartamentet e reja për familjet e prekura nga tërmeti dhe banorët e zonës që do të strehohen aty, do të jenë gati shumë shpejt.
28 Qershor 2022, 14:46 -
Veliaj pret senatorin italian Luciano D'Alfonso: Një avokat i zellshëm i kauzave të përbashkëta dhe mbështetës i madh i shqiptarëve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim senatorin italian, ish kryetarin e Bashkisë së Pescara-s, Luciano D'Alfonso, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe historitë e suksesit mes dy shteteve. Veliaj e falenderoi senatorin D'Alfonso për mbështetjen që i ka dhënë komunitetit shqiptar në Itali.
27 Qershor 2022, 14:04 -
Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ është gati, Veliaj: Shkolla e së ardhmes! Basti i atyre që bllokojnë punët dhe janë kundër progresit, është i humbur
Gjimnazi “Sami Frashëri” është gati për vitin e ri shkollor në shtator. Një shkollë më e madhe se ajo që u dëmtua rëndë nga tërmeti, me një arkitekturë unike dhe me mjedise cilësore për zhvillimin e mësimit.
25 Qershor 2022, 13:27 -
Veliaj takon drejtoreshën e BERZH: Bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë, rrit vlerën e pronës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të cilët tha se janë “aleatët e Tiranës në ditë të vështira”. Veliaj theksoi disa investime që Bashkia e Tiranës po kryen në bashkëpunim me BERZH-in. Ai dha lajmin e mirë për kthimin e zonës së Bregut të Lumit në një park linear, si vijim i projektit të Pyllit Orbital.
24 Qershor 2022, 14:13 -
Java e Kulturës Spanjolle/ Veliaj pret legjendat e basketbollit spanjoll: Shtojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve
Teksa në Tiranë ka nisur Java e Kulturës Spanjolle, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim legjendat e basketbollit të Realit të Madridit dhe Spanjës. Veliaj u shpreh i kënaqur për marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë dhe Spanjës dhe nënvizoi se kjo marrëdhenie e mirë duhet të vazhdojë sa më gjatë.
23 Qershor 2022, 14:01 -
Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana qytet i destinuar të rritet
Njëzetë e dy shtetas të huaj u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe deputeti Avdullah Hoti.
20 Qershor 2022, 14:53 -
FOTOT/ Merr formë lagjja e re te ‘5 Maji’, ja si duken pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti
Lagja e re ‘5 Maji’ po merr formë çdo ditë e më shumë. Puna po vijon jo vetëm në ndërtimin e pallateve të reja, por njëkohësisht edhe në asfaltimin e rrugëve dhe sistemimin e ambienteve të përbashkëta.
17 Qershor 2022, 14:32 -
Teknologji e re për mbetjet në Tiranë, Veliaj: 3 risi për mbledhjen e mbeturinave, ata që i gjuajnë tigrit me gurë të njëjtët që djegin edhe kazanët
Tirana po piloton me sukses teknologji të re për pastrimin e qytetit. Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryetari Veliaj deklaroi se në kryeqytet po vijon vendosja e kontenierëve të rinj metalikë që do të zëvendësojë ata plastikë, të cilët janë edhe më rezistentë.
14 Qershor 2022, 19:52 -
Bashkia e Tiranës shpërblen sportistët elitarë, Veliaj: Nuk mjafton vetëm ‘O sa mirë me qenë shqiptar’, mbajmë fjalën për premtimet e bëra
Bashkia e Tiranës vijon të mbajë traditën e mirë të këtyre 7 viteve të fundit për të shpërblyer sportistët dhe klubet elitarë sipas meritës, me bonuse apo edhe me infrastrukturë dhe kushte më të mira për stërvitje.
14 Qershor 2022, 19:48 -
-
Talenti i Benfikës merr shtetësi shqiptare për të mbrojtur ngjyrat kuqezi, Veliaj: Jemi pjesë e një skuadre, për emancipim dhe progres
Adrian Bajrami cilësohet si një nga lojtarët me të ardhme premtuese në Portugali. I lindur në Zvicër dhe lojtar i Benfikës, Bajrami u betua së bashku me 10 shtetas të tjerë, para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar, duke zgjedhur para kombëtares helvete, përfaqësimin e ngjyrave kuqezi.
13 Qershor 2022, 12:17 -
-
Eduard Shalsi rikthehet në Njësinë 1: Veliaj, njeriu i duhur për Bashkinë e Tiranës, punët e qytetit në duart të sigurta
Deputeti socialist Eduard Shalsi është rikthyer si i deleguar i PS në Njësisë 1 në kryeqytet. Gjatë takimit me asamblenë socialiste të kësaj njësie, Shalsi deklaroi se koha tregoi se Erion Veliaj është njeriu i duhur në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës
9 Qershor 2022, 19:58 -
-
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin e provës, Veliaj: Risi rehabilitimi me punë për interesin publik
Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me zbatimin e dënimit alternativ për personat e dënuar që ta shlyejnë atë duke kryer punë për interes publik.
8 Qershor 2022, 16:52 -
Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, takon Veliajn: E ndjej veten në shtëpi sa herë që vij në Tiranë, Veliaj: Krijimi i hapësirave europiane, objektivi ynë
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila së bashku me grup europarlamentarësh vizituan vendin tonë, zhvilluan edhe një takim me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
7 Qershor 2022, 12:09 -
Veliaj pret ministrin italian të Kulturës dhe i jep ‘Çelësin e qytetit’, Franceschini: Tirana një qytet evropian, model i zhvillimit dinamik
Java e Kulturës Italiane ka sjellë në Tiranë ministrin italian të Kulturës, Dario Franceschini. Ai u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në shenjë mirënjohje i dorëzoi dhe “Çelësin e qytetit”.
6 Qershor 2022, 17:03 -
Vendosen kontenierët e parë nëntokësorë, Rama: Pastrimi është civilizim, kazanët e rinj, as nuk ndotin e as vandalizohen
Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, u vendosën sot në sheshin “Sulejman Pasha” dhe shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në
5 Qershor 2022, 14:55 -
Vendosen kontenierët e parë nëntokësorë, Veliaj: Nisim një revolucion për pastrimin e Tiranës
Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, të vendosur në sheshin “Sulejman Pasha”, shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.
5 Qershor 2022, 14:40 -
Veliaj prezanton teknologjinë e re me kazanë nëntokësorë për mbetjet: ‘Eco Tirana’ histori suksesi! Bucci: Impakt në uljen e ndotjes
Për herë të parë, Tirana do të përdorë një teknologji të re për grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve. Mbetjet nuk do të hidhen më në koshat ku jemi mësuar deri më tani, por në kontejnerë nëntokësorë, të cilët nuk krijojnë papastërti përreth tyre dhe shmangin aromat e këqija, sidomos në verë.
5 Qershor 2022, 12:34 -
Starton ‘Java e Kulturës Italiane’, Veliaj: Me fat që e kemi fqinje, në mesnatë ndezim iluminarët e Puglias në qendër të Tiranës
Nga sot, në Tiranë, ka nisur "Java e Kulturës Italiane", gjatë së cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh me fokus kulturen, ekonominë, artin dhe muzikën.
31 Maj 2022, 17:18 -
Kopshti Zoologjik çel dyert të shtunën, jo më 1 qershor, Veliaj fton fëmijët dhe prindërit: E hapim në ditë pushimi, kemi plot surpriza
Për shkak se 1 Qershori, Dita e Fëmijëve, bie ditë shkolle për fëmijët, por është edhe ditë pune për prindërit e tyre, hapja zyrtare e Kopshtit të ri Zoologjik do të bëhet ditën e shtunë, më 4 qershor.
31 Maj 2022, 15:18 -
Finalja e Champions League nisi me vonesë, rrjeti çmendet me Parisin: Merrni shembull nga Tirana
Finalja e Champions League në Paris nisi me vonesë pasi tifozët e futën në stadium pa biletë dhe autoritetet u detyruan t’i nxjerrin jashtë , për t’i futur sërish. Nga ana tjetër, autobusi i Liverpool u vonua.
28 Maj 2022, 22:37 -
Zhvillohet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bashkia plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve
Kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore, kurse hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht. Qendra e qytetit do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët. Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret
28 Maj 2022, 13:21 -
Fatos Çoçoli: Çfarë fituam nga 25 maji?
Fituam një imazh të një vendi paqësor, të sigurt dhe të organizuar mirë për një aktivitet sportiv madhor të nivelit evropian dhe botëror. Ky “sy i mirë” nuk ka të paguar. Edhe me fushata publicitare, spote televizive, dokumentare te sponsorizuar ne rrjetet televizive ndërkombëtare me një buxhet 10-15 milionë euro, nuk do te mund te arrinim këtë ngritje prestigji te vendit tone pas 25 majit.
27 Maj 2022, 20:06 -
E diela sjell garat e notit, vrapit dhe çiklizmit, Veliaj: Një vit historik për Tiranën, të gjitha këto të mira vijnë prej investimeve
Pas finales së madhe të Conference League, që u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Air Albania”, aktivitetet sportive në Tiranë vijojnë këtë të dielë me “Tiranathlonën”, një garë e jashtëzakonshme që përfshirë tre disiplina: not, pedalim dhe vrap
27 Maj 2022, 18:07 -
100-vjetori i Institutit 'Harry Fultz', Veliaj: Shkollat, hapësira që na hapin mendjen
100-vjetori i themelimit të Institutit “Harry Fultz” ka bërë bashkë mjaft personalitete të njohura të vendit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se shkolla duhet të jetë një institucion që krijon hapësira të reja mendimi. Duke shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas sulmit në një shkollë në Teksas, Veliaj theksoi se arsimi është ai që na emancipon si shoqëri.
27 Maj 2022, 18:02