-
'Theu karantinën', mjeku i spitalit të Krujës: Nuk jam me COVID-19
Mjeku i spitalit të Krujës, Ardian Mata u vendos në qendër të vëmendjes mediatike, pasi u paraqit në punë në kushtet kur ende nuk kishte marrë përgjigjen e analizave për COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik i pyetur për këtë rast tha se fillimisht mjeku kishte refuzuar karantinën, por me insistimin e institucioneve ka bërë karantinën e detyruar 14 ditor.
17 Qershor 2020, 10:38 -
Shtimi i rasteve me COVID/ Shefja e Infektivit: Është për t'u shqetësuar! Mbani maskën ose do kemi më shumë persona të prekur (VIDEO)
Rastet e reja brenda 24 orëve nuk është brenda pritshmërive, por një situatë për t'u shqetësuar, thotë Doktoreshë Najada Çomo, e cila përsërit apelin për respektimin e masave. Ministria e Shëndetësisë iu është rikthyer fushatave sensibilizuese të qytetarëve për COVID-in, dhe kësaj herë është pikërisht Shefja e spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e cila bën thirrje që të respektohen masat, në të kundërtën, parashikon që numri i të prekurve do të shtohet shumë.
17 Qershor 2020, 08:28 -
Dy efektivë të Gardës së Republikës pozitiv me COVID-19
Burime për Report TV bëjnë të ditur se dy efektivë të Gardës së Republikës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se efektivët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen të vetëkarantinuar për 14 ditë. Asnjëri prej tyre nuk është truprojë shoqërues
14 Qershor 2020, 22:18 -
Pas hematologjisë, regjistrohen 2 raste me COVID në spitalin francez në QSUT! 2 specializantë të infektuara
Zgjerohet harta e infeksionit brenda QSUT-së. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 dy specializantë në këtë spital i cili mbulon tre shërbime, atë të ORL-së, Okul
14 Qershor 2020, 19:38 -
U kthye në vatër infeksioni, rihapet pas 2 javësh shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT
Reparti i shërbimit të mjekësisë Interne (Sëmundjeve të brendshme) në QSUT është rihapur pas disa ditëve mbyllur për shkak të vatrës së COVID-it. Disa pacientë, por edhe staf mjekësor u infektuan në këtë shërbim duke sjellë mbylljen në
14 Qershor 2020, 14:15 -
Kruja në vend të parë për infeksionet në 24 orët e fundit! Rikthehet përhapja në fasoneri
Kruja mban vendin e parë në 24 orët e fundit për infeksionet me 16 raste. Shumica prej të prekurve ndodhen në Krujë dhe 3 prej tyre në Fushë Krujë, mes tyre një në Nikël. Report Tv mëson se të prekurit janë kontakte të rasteve të mëparshme kryesisht kontakte fasonësh.
14 Qershor 2020, 12:05 -
Sapo kishte dalë nga QSUT-ja, një e moshuar në Fier e infektuar me COVID
Rasti i infeksionit sot në Fier lidhet me një grua të moshuar nga Libofsha që ishte e shtruar në QSUT, ku edhe është prekur me COVID. Ndërkohë që tamponi i është bërë edhe burrit të saj që në testin e parë rezultoi negativ. Nuk ka persona të tjerë në familje të prekur. Gruaja e infektuar po m
14 Qershor 2020, 12:02 -
QSUT mbetet vatër aktive, shkon në 11 numri i të infektuarve te Shërbimi i Hematologjisë
QSUT vijon që të jetë vatra kryesore nga ku është përhapur infeksioni në shumë qytete të tjera nga pacientët. Ka shkuar në 11 numri i të infektuarve me COVID te shërbimi i Hematologjisë (sëmundja e gjakut) me pacientin e prekur në 24 orët e fundit. Report Tv sjell pamjet e momentit kur ambulanca transporton të infektua
14 Qershor 2020, 11:41 -
57 raste të reja/ QSUT-ja vatra më e madhe me COVID! Pas 11 rasteve te Hematologjia, infektohet dhe spitali Francez! Ministria i rikthehet masave: Kush mundet, të punojë nga shtëpia
Nje nga vatra e infeksioni reparti i hematologjisë te QSUT. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre. 5 të shëruar te Infektivi, asnjë i shtruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, që kudo ku është e mundur të punohet nga shtëpia për të frenuar përhapjen e Covid19. Gjithashtu, Shëndetësia kujtohet sot të theksojë që thyerja e karantinës është e dënueshme.
14 Qershor 2020, 11:02 -
Rritja e rasteve me COVID/ Bardh Spahia akuza të forta Manastirliut: Neglizhencë skandaloze, nuk menaxhon dot institucionet që ke në varësi
Ish deputeti demokrat ka hedhur akuza të forta ndaj Manastirliut se po luan rëndë me sigurinë e shëndetin e njerëzve pasi nuk menaxhon dot respektimin e protokolleve në institucionet që ka në varësi duke e cilësuar si dështim spektakolar.
13 Qershor 2020, 22:31 -
Shtatë raste me koronavirus në Shkodër, dy prej tyre punonjës të një fasonerie
Shtatë raste pozitive me koronavirus janë shënuar në Shkodër ditën e fundit. Dy prej këtyre rasteve janë punonjës të një fasonerie, ndërsa të tjerët janë kontakte të rasteve të mëparshme, por mes tyre raportohen edhe raste të reja.Këta janë tamponë të kryer pak m&a
13 Qershor 2020, 16:49 -
Rasti i parë në Gjirokastër me COVID i importuar nga Tirana, 47-vjeçari ishte i shtruar në QSUT
Për herë të parë, Gjirokastra ka shënuar rastin e parë me COVID-19. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se ky rast është i importuar nga kryeqyteti, ku 47-vjeçari ka qenë i shtruar në QSUT, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Mësohet se u është marrë tamponi familjarëve dhe rasteve të kontaktit që ka pas
13 Qershor 2020, 15:04 -
Preket me COVID-19 një pjesëtar i komunitete rom, u infektua në QSUT
Qyteti i Elbasanit ka regjistruar një rast të ri me koronavirus. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se është infektuar me COVID-19 një qytetar i komunitetit rom. Ai ka qenë i shtruar në QSUT, ku mendohet të jetë i infektuar.
13 Qershor 2020, 14:53 -
Shifra rekord të të infektuarish/ ISHSH zbret në terren, lë pas këshillimet, nis me gjoba! Ndëshkohen 250 biznese
Pas më shumë se një jave "liri totale", ku pothuajse gjithçka i ishte kthyer normalitetit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka zbritur në terren, ku nga kontrollet e kryera kanë konstatuar se bizneset nuk respektonin protokollet e sigurisë, çka reflekton edhe një numër të lartë të të infektuarve.
13 Qershor 2020, 11:14 -
Rekord të infektuarish/ 48 raste të reja me COVID-i, shërohen vetëm 5 pacientë! Rritet numri i të shtruarve në spital, shënohet rasti i parë në Gjirokastër
Ditën e sotme është shënuar shifra më e lartë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 48 persona, 17 më shumë se ditën e djeshsme dhe janë shëruar vetëm 5 persona. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e sotme ka shënuar rastin e parë.
13 Qershor 2020, 11:04 -
Alfred Lela përfundon sërish në spital, tronditet me shëndetësinë! Rrëfen bisedën me mjekun e penduar: Bëra gabim që u ktheva nga SHBA-ja për të ndihmuar vendin
Gazetari Alfred Lela është dashur që të shkojë sërish në spital, kësaj herë jo për veten e tij, por për një mikeshë, edhe pse ajo pamje me të cilën u përballë ishte e papritur.
11 Qershor 2020, 15:58 -
Nis procesi i dezinsektimit në zonat turistike, hapen 28 qendra shëndetësore verore në bregdet dhe male (VIDEO)
Rehabilitohet qendra shëndetësore e Golemit, pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore, ku 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19. Gjithashtu ka nisur dhe programi i dezinsektimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për të garantuar një sezon turistik të sigurt.
8 Qershor 2020, 14:43 -
I kërkoi Tiranës të bëjë tamponin, FSHF rebelohet kundër Shëndetësisë: Jeni burokratë të 'paditur' që doni të lini shqiptarët pa futboll
FSHF-ja deklaron se para ndeshjes me Bylisin, të gjithë ekipit të Ballshit iu bë testi. Të gjithë kanë dalë negativë. Kaq mjafton sipas FSHF-së.
6 Qershor 2020, 08:41 -
Shkon në 34 numri i viktimave me COVID-19/ Ndërron jetë 85-vjeçarja, Ministria: Vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese
Rëndohet bilanci i viktimave me COVID-19 në Shqipëri! Ministrja e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë ditën e sotme një 85-vjeçare, duke e çuar në 34 numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirus
5 Qershor 2020, 22:46 -
Rasti pozitiv me koronavirus në Superligë! FSHF, Ministria e Shëndetësisë dhe mjeku njëzëri: Kampionati rifillon nesër
24 orë e ndajnë Superligën shqiptare nga rifillimi pas tre muajsh për shkak të koronaviursit, por atëherë kur të gjithë po mendonin se si do të zbrisnin në fushë vjen një lajm aspak pozitiv. Një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke ngritur mjaft pikëpyetje për rifillimin e kampionatit.Të kontakt
2 Qershor 2020, 12:19 -
Nga sot s'ka më orare për lëvizjen! Hapen plazhet, palestrat dhe kufijtë tokësorë pa detyrim vetëkarantinimi
Në 1 qershor shënohet edhe nisja e një faze tjetër me masa lehtësuese sa i përket COVID-19! Nga sot, nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime në orari. Megjithatë, teksa Shqipëria po hapet në masën 99%, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qershorit.
31 Maj 2020, 22:16 -
Ulet kurba, 15 raste të reja gjatë 24 orëve, po aq edhe të shëruar, infektohen 2 pjesëtarë të stafit shëndetësor (VIDEO)
Kurba e të prekurve me koronavirus është ulur, pasi gjatë 24 orëve janë regjistruar 15 raste të reja, 8 më pak se dje, duke shkuar në total 1136 numri i të prekurve. Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 15 qytetarë, duke e çuar në total 872 numrin e të shëruarve
31 Maj 2020, 11:31 -
Ish-Presidenti Nishani: Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më!
Grumbullimin e qytetarëve në takimin e Bashës në Durrës për PD-në tregon zemërimin dhe urrejtjen e popullit. Në një reagim, ish-Presidenti Bujar Nishani thotë se Rama është tmerruar nga qytetarët, të cilët kanë nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë.
30 Maj 2020, 14:53 -
Gazment Bardhi: Rama i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve, propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve
Kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, sipas të cilit Ramën e tremb bashkimi i shqiptarëve, referuar këtu mitingu të Lulzim Bashës në Durrës. Sipas Bardhit, Edi Rama e përdori coronavirusin për të vjedhur qytetarët. “Propaganda bajate nuk
30 Maj 2020, 13:06 -
Manastirliu pas mitingut të Bashës: E tmerruar! Qytetarët të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie
Në lidhje me mitingun e organizuar nga kreu i PD, Lulzim Basha në Durrës ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet e tmerruar nga kjo shfaqje që sipas saj është papërgjegjshmëri.Në n
30 Maj 2020, 12:53 -
Mitingu i Bashës në Durrës, Rama: Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!
"Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!", ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas mitingut të kreut të PD, Lulzim Basha në Durrës.
30 Maj 2020, 12:09 -
Urdhri i dytë rrëzon të parin, pas shqetësimit që ngriti Report Tv, policia ndryshon vendimin: Nesër lejohet qarkullimi i makinave
Ngritja e shqetësimit nga Report Tv bëri që Policia e Shtetit të komunikonte edhe njëherë me ministrinë e Shëndetësisë dhe të vendoste përfundimisht se nesër lejohen makinat.
30 Maj 2020, 11:40 -
Tenderat e pandemisë/ SPAK 4 pyetje për doganat, verifikime për kompanitë fituese të materialeve mjekësore
SPAK po kryen verifikime edhe në institucione të tjera përfshirë deklarimet në Tatime nga subjektet fituese të tenderave si dhe kontrollet e bëra në treg nga institucionet e tjera si KLSH apo Autoriteti Konkurrencës.
26 Maj 2020, 11:45 -
9 ditë pas vendimit FSHF-klube, mungon ende konfirmimi për rinisjen e futbollit! MSH: Nuk ka akoma një datë
9 ditë pas vendimit të FSHF-së me klubet e Superligës për të rinisur kampionatin me 3 qershor nuk ka ende një konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo e fundit pas një komunikimi të shkurtër për ‘Report TV’ la të kuptohet se deri në fund të kësaj jave nuk do të ketë një vendim për këtë çështje.
21 Maj 2020, 15:46 -
Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me COVID, 15 raste të reja në 24 orë (VIDEO)
Shqipëria nuk e ka fituar ende betejën me koronavirusin dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Ndonëse një ditë më parë u konfirmua vetëm një rast i ri, sot ka pasur një rritje të ndjeshme duke shkuar në 15 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit nga 185 teste të kryera!
20 Maj 2020, 11:02 -
8% e bluzave të bardha me covid, krijuan antitrupa! Në fazën e rihapjes do rriten testimet
Me uljen e rasteve me koronavirus dhe me lehtësimin e masave në Shqipëri do të rritet numri i testeve në popullatë. Ndërkohë, testimi serologjik ka zbuluar se rreth 8% e personelit mjekësor të prekur me COVID-19 kanë krijuar antitrupa.
19 Maj 2020, 16:58 -
Më 18 maj nisin stërvitjet në grup, zbardhet dokumenti i MSH, mbetet 3 qershori për tu konfirmuar
Ministria e Shëndetësisë i lejon klubet të rifillojnë stërvitjet por vetëm në ambiente të hapura, të cilat do të zhvillohen sipas protokollit të sigurisë të miratuar nga ISHP dhe do të inspektohen nga përfaqësues të këtij institucioni.
17 Maj 2020, 17:18