-
Kronikë
Garë shpejtësi në mes të natës në Unazë të Madhe, gjobiten dy shoferët në Tiranë! Në pranga 28 drejtues mjetesh në fundjavë, pezullohen 198 patenta
Policia bën me dije se gjatë fundjavës në vend u arrestuan 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 198 patenta, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.
30 Gusht 2021, 16:56 -
Kronikë
Me shpejtësi deri në 163 km/h dhe në gjendje të dehur, për 5 orë policia gjobit 35 shoferë dhe pezullon 16 patenta! 4 të arrestuar në Tiranë
Gjatë mbrëmjes së djeshme, si rezultat i kontrolleve për ndëshkimin e shoferëve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, janë gjobitur 35 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 16 patenta. Ndërsa 4 shoferë kanë rënë në pranga, pasi 3 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur ndërsa një lëvizte pa patentë.
29 Gusht 2021, 08:22 -
Kronikë
22 vjeçari ‘fluturon’ me fuoristradë me 159 km/h, nga Fieri i ikën policisë deri në Levan-Vlorë! Gjobitet dhe i hiqet patenta për 10 muaj! Ndëshkohen 1760 shoferë
Aksidentet me bilanc tragjik viktimash rriten por shoferët nuk zënë mend. Një 22-vjeçar nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.
27 Gusht 2021, 16:13 -
Kronikë
Bllokoi trafikun në Astir duke bërë video për TikTok bashkë me shoqet, shoqërohet në polici dhe gjobitet shoferja 21 vjeçare! Ishte pa patentë
Gjobitet dhe shoqërohet në komisariat 21 vjeçarja që bllokoi dje trafikun në Astir bashkë me shoqet e saj për të bërë video për TikTok para makinës me të cilën po udhëtonin.
25 Gusht 2021, 15:49 -
Kronikë
Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, policia gjobit gjatë fundjavës 4.519 shoferë dhe pezullon 198 patenta! Bien në pranga 40 drejtues mjetesh
Vetëm përgjatë fundjavës janë arrestuar 40 shoferë, ku 28 prej tyre po udhëtonin nën efektin e alkoolit dhe 12 të tjerë po drejtonin mjetin pa patentë. Sakaq, 198 shoferëve iu është pezulluar patenta, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt. Bëhet me dije se bën me dije se 4.519 shoferë janë gjobitur pasi kanë shkelur rregullat.
23 Gusht 2021, 16:44 -
Kronikë
Shpejtësi ‘skëterrë’, manovra të rrezikshme dhe drejtim automjeti ‘tap’, policia arreston 13 persona dhe pezullon 111 patenta
Teksa pushimet ende nuk kanë mbaruar dhe jemi përgjatë ditëve të kremtimit të Pelegrinazhit, policia ka qenë në detyrë në akset kryesore rrugore duke pezulluar patenta për shkelësit, duke vendosur gjoba për të “pabindurit” dhe duke arrestuar shoferët me rrezikshmëri të lartë.
22 Gusht 2021, 17:27 -
Kronikë
Parakalime të gabuara me shpejtësi 'skëterrë', arrestohen 21 shoferë, hiqen 68 patenta! Lumë gjobash në 24 orët e fundit
Fundjava ka shënuar fluks makinash drejt zonave bregdetare dhe në Malin e Tomorrit në Berat për shkak të pelegrinazheve. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 21 shoferë, janë pezulluar 68 leje drejtimi, ndërsa janë vendosur 2871 gjoba.
21 Gusht 2021, 18:03 - Kronikë
-
Kronikë
Me 162 km/h, policia në 12 orë policia gjobit 34 shoferë në Tunelin e Elbasanit! Pezullon 15 patenta dhe ndëshkon 3 emigrantë me 40 mijë lekë
Për 12 orë në Tunelin e Elbasanit janë gjobitur 34 shoferë pasi udhëtuar me shpejtësi mbi normat që varionte nga 157 km/h në 162 km/h. Sakaq, janë pezulluar 15 patenta dhe 3 emigrantë janë gjobitur me 40 mijë lekë.
20 Gusht 2021, 19:40 -
Kronikë
Me shpejtësi deri në 185 km/h dhe të dehur në timon, policia gjobit 1.654 shoferë, pezullon 41 patenta! Arrestohen 9 drejtues në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit 1.654 shoferë janë gjobitur në të gjithë vendin për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik kështu veten edhe jetën e të tjerëve. Ndërsa bëhet me dije se 9 shofrë janë arrestuar dhe 41 patenta janë pezulluar për shkak të shpejtësisë mbi normat dhe drejtimit nën eflektin e alkoolit.
19 Gusht 2021, 16:44 -
Kronikë
'Fluturonte' në rrugë me 202 km/h, Policia gjobit 41-vjeçarin nga Holanda! Arrestohen 12 shoferë, pezullohen 45 patenta në 24 orët e fundit
Me dhjetëra shoferë ndëshkohen çdo ditë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, e megjithatë duket se nuk ka ndërgjegjësim. Një 41-vjeçar nga Holanda u gjobit me 40.000 lekë ditën e sotme, pasi u kap duke 'fluturuar' me 'Benzi'-in e tij, me shpejtësi 202 km/h në autostradën Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”.
17 Gusht 2021, 17:13 -
Kronikë
Me shpejtësi deri në 186 km/h, policia gjobit 4.981 shoferë gjatë fundjavës, pezullon 186 patenta dhe arreston 43 shoferë
Si rezultat i kontrolleve të policisë rrugore, gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues pasi u konstatuan duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkaq janë arrestuar 43 shoferë dhe janë gjobitur 4.981 drejtues mjetesh.
16 Gusht 2021, 17:27 -
Kronikë
'Fluturonin' me 186 km/h, policia gjobit 113 drejtues mjetesh në Fier, arreston 5 shoferë! Pezullohen 47 patenta në 48 orë
Gjatë 48 orëve të fundit në në Bypass-in e Fierit dhe aksin rrugor Lushnjë-Fier, janë gjobitur 113 drejtues mjetesh pasi janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara. Ndërkaq, 47 shoferëve iu është pezulluar patenta pasi kanë thyer rregullat rrugore, ndrësa 5 drejtues janë arrestuar.
15 Gusht 2021, 16:23 -
Politikë
Lista/Partitë që drejtohen nga 9 deputetë ndëshkohen për fshehje financash! Gjobë edhe për subjektet politike të ‘Kaubojit’, Ngjelës, Sazan Gurit, Bojaxhiut e 75 kryetarëve të tjerë
Në Shqipëri janë regjistruar 131 parti politike, mbi 100 janë fantazmë, pa adresë dhe anëtarë. 106 parti nuk kanë raportuar në KQZ burimet e financimit për vitin 2020, për pasojë janë gjobitur me një vlerë simbolike. 9 subjekte të ndëshkuara drejtohen nga deputetë.
12 Gusht 2021, 19:43 - Kronikë
-
Kronikë
Me 208 km/h, pa patentë me vete e 6 gjoba të papaguara, 21-vjeçarit i bllokohet 'Audi', gjobitet 80 mijë lekë dhe i hiqet patenta për 6 muaj
Automjeti tip 'Audi' që drejtohej nga një 21-vjeçar është bllokuar nga Polica. Ky mjet po 'fluturonte' në Bypass-in e Fierit me shpejtësi 208 km/h.
11 Gusht 2021, 14:13 - Kronikë
-
Kronikë
Shoferët nuk iu binden rregullave, për 1 javë policia ndëshkon 432 drejtues në Tiranë! Në të gjithë vendin gjobit 1994 shoferë
Përgjatë një jave vetëm në kryeqytet janë gjobitur përkatësisht 432 shoferë, ndërsa në të gjithë territorin e vendit tonë janë ndëshkuar 1994 drejtues mjetesh.
7 Gusht 2021, 16:43 -
Kronikë
Me 192 km/h dhe të dehur në timon, 'fluturojnë' 39 patenta, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orë në aksin Levan-Vlorë
Vetëm në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë e patrulla policie në aksin Levan-Vlorë janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë hequr 39 patenta për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
7 Gusht 2021, 14:36 -
Kronikë
Bilanci i dy ditëve, 19 shoferë në pranga, hiqen 61 patenta, vihen 2567 gjoba! Fluks makinash në fundjavë, policia apel shoferëve: Kujdes shpejtësinë e parakalimet
19 shoferë janë arrestuar për 2 ditë, ndërsa janë hequr 61 patenta dhe janë vënë 2567 gjoba. Ky është bilanci i policisë për 2 ditët e fundit, e cila thekson se gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar përsëri shumë shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar.
6 Gusht 2021, 17:19 -
Kronikë
Kthyen rrugën në piste garash, tentojnë të korruptojnë policët! 13 drejtues mjetesh të arrestuar, policia ndalon 'Ferrarin' në autostradë
13 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor duke u bërë shkak për aksidente. Gjatë monitorimit me radarë dhe kamera, policia ka hequr 54 patenta, ndërsa janë gjobitur 2679 drejtues mjetesh.
4 Gusht 2021, 17:43 -
Kronikë
Me shpejtësi 3-fish mbi normën e lejuar, të dehur në timon e gara shpejtësia, Policia Rrugore bën bilancin e korrikut: 344 drejtues mjetesh të arrestuar dhe mbi 46 mijë të gjobitur
Në një bilanc për muajin korrik, Policia rrugore bën me dije se janë arrestuar në flagrancë 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 160 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
3 Gusht 2021, 17:00 -
Kronikë
Shoferët e 'çmendur' nuk i ndal as radari as gjoba, 'fluturojnë' deri në 176 km/h! Bilanci i muajit korrik
Për rreth 4 orë kontroll gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin Tiranë-Elbasan shoferët janë konstatuar me shpejtësi deri në 176 km/h. Si pasojë e shpejtësisë mbi normat, në 4 orë janë pezulluar 10 patenta dhe janë vendosur 22 gjoba.
3 Gusht 2021, 09:16 -
Kronikë
Manovra të rrezikshme, tentativë për të korruptuar policët dhe drejtim autobusi pa patentën përkatëse, policia arreston 9 shoferë
Polica e Shtetit po vepron me dorë të hekurt mbi të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në 24 orët e fundit janë arrestuar 9 shoferë, janë hequr 79 patenta dhe janë gjobitur 1905 drejtues mjetesh.
2 Gusht 2021, 16:25 -
Kronikë
'Fluturonte' me 191 km/h e me mjet luksoz 'Jaguar', policia gjobit me 40 mijë lekë kosovarin në Rrugën e Kombit! Në 24 orë u arrestuan 14 shoferë, u gjobitën 2.019 drejtues, u pezulluan 56 patenta
Polica ka konstatuar një mjet luksoz të tipi 'Jaguar', i cili 'fluturonte' në rrugën e Kombit me shpejtësi 191 km/h. Për pasojë, drejtuesi i mjetit rezident në Angli është gjobitur me 40 mijë lekë gjobë. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 shoferë, janë gjobitur 2.019 drejtues mjetesh e janë pezulluar 56 patenta.
1 Gusht 2021, 15:54 - Kronikë
-
Kronikë
Të dehur dhe me shpejtësi, arrestohen 10 shoferë, pezullohen 44 patenta! E pësojnë të rinjtë në Tiranë që kthyen fuoristradën në 'kabriolet'
Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l)
30 Korrik 2021, 17:19 -
Kronikë
Në gjendje të dehur e me shpejtësi deri në 187km/h, policia pezullon 43 patenta, arreston 8 shoferë, gjobiten 1898 drejtues mjetesh në 24 orë
Në 24 orët e fundit kanë rënë në prangat e Policisë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ndërsa janë pezulluar 43 patenta për shkak të shpejtësisë mbi normat dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Ndërsa, në të gjithë vendin janë gjobitur 1898 shoferë.
29 Korrik 2021, 16:39 -
Kronikë
Deri në 195 km/h, policia pezullon 39 patenta, gjobë 2150 shoferëve, 8 në pranga! Kapen 'mat' 202 drejtues motomjetesh
Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 39 patenta nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
28 Korrik 2021, 17:28 -
Kronikë
Mbajtën muzikën ndezur pas orarit të përcaktuar, gjobiten me nga 1 mln lekë administratorët e 2 lokaleve në Lezhë
Administratorët e 2 lokaleve në Lezhë janë ndëshkuar me gjobë nga policia, pasi u konstatua se në ambientet e administruara prej tyre, muzika mbahej ndezur përtej orarit të lejuar.
26 Korrik 2021, 11:22 -
Kronikë
Pa patentë dhe të dehur në timon arrestohen 12 drejtues mjetesh! Gjobiten 1788 shoferë makinash
12 drejtues mjetesh janë vënë në pranga të policisë rrugore gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
25 Korrik 2021, 16:25 -
Kronikë
I dehur në timon e duke kryer parakalime të rrezikshme në rrugë, telefonata e qytetarit çon në burg shoferin në Shkodër! Arrestohen edhe 9 drejtues të tjerë mjetesh
Pavarësisht kontrolleve të shtuara në rrugë, sërish duket se nuk ka një ndërgjegjësim nga shoferët në vend, ku çdo ditë gjobiten me dhjetëra prej tyre, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Me një njoftim për media, Policia Rrugore bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 10 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
22 Korrik 2021, 16:08 -
Kronikë
Më shpejtësi deri në 153 km/h, të dehur dhe pa patentë, arrestohen 10 shoferë! Policia gjobit 1919 drejtues mjetesh
Policia vijon kontrollet në rrugë për të monitoruar shoferët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 4 prej tyre pa leje drejtimi
19 Korrik 2021, 17:35 -
Kronikë
Xhama të zinj, targa në vende të gabuara dhe me tabela të Policisë së Shtetit për t’i shpëtuar gjobës, nën hetim disa shoferë në Tiranë
Disa drejtues mjetesh janë vënë nën hetim nga policia, pasi në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin. Policia njofton se janë gjobitur disa shoferë pasi përdorin simbole, apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e punonjësit të Policisë së Shtetit, për t’i shpëtuar masave administrative
18 Korrik 2021, 15:32 -
Kronikë
12 drejtues mjetesh të arrestuar në 24 orë në vend, Policia: 2354 gjoba për shkelje të kodit rrugor
12 drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa patentë, 43 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 2354 gjoba në total për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
17 Korrik 2021, 17:11 -
Kronikë
Arrestohen 11 shoferë, policia gjobit 1911 prej tyre për shkelje të Kodit Rrugor
11 drejtues mjetesh janë vënë në pranga të policisë, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë që janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga këto 32 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 11 për drejtimi mjeti në gjendje të dehur. Sakaq janë marrë 1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore
16 Korrik 2021, 15:48 -
Kronikë
Drejtuan makinën pa patentë dhe të dehur, arrestohen 9 drejtues mjetesh! Gjobiten 1890 shoferë për shkelje të Kodit Rrugor
9 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në 24 orët e fundit, nga cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu janë ndëshkuar me gjobë 1890 drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore
15 Korrik 2021, 17:48 -
Kronikë
VIDEO/ Me foshnjën në makinë pa ndenjëse të posaçme dhe duke pirë duhan, babai i papërgjegjshëm dënohet nga policia! Disa drejtues mjetesh të arrestuar
Në njoftimin e sotëm të policisë për masat kundër drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor një rast shumë i rëndë evidentohet. Një drejtues mjeti kishte fëmijën e tij jo më shumë se 2-vjeç, në vendin e parë të pasagjerit, pa ndenjësen e posaçme dhe për më tepër duke pirë duhan. Babai i papërgjegjshëm është dënuar me gjobë 8000 lekë.
13 Korrik 2021, 16:30 - Kronikë
-
Kronikë
Me 174 km/h, arrestohen 11 shoferë 'të çmendur’, një drejtues u kap i dehur në timon dhe me celular duke i dhënë frugonit
Edhe pse paralajmërimet nga Policia e Shtetit kanë qenë të shumta që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në të kundërt nuk do të ketë tolerime, duket se për një pjesë të shoferëve këto këshilla bien në vesh të shurdhët. Fatmirësisht për ndalimin e ‘shoferëve të çmendur në timon’ që shpesh marrin jetë me mjetet e tyre kanë ndërgjegjësuar qytetarët të cilët i kanë denoncuar ata në polici.
8 Korrik 2021, 16:29