-
Si u zhduk i riu shqiptar sa hap e mbyll sytë në Greqi?
Florini është vëllai i dy motrave dhe një vëllai tjetër. Ishte ende një djalë shumë i ri kur ëndërronte të kalonte kufirin shqiptar. Me të mbaruar shkollën 8-vjeçare vendos që së bashku me disa shokë të iki nga Kapshtica me destinacion Greqinë. Mundën që afro 3 muaj të punonin atje në punët në bujqësi, por me t'i kapur policia ata kthehen në Shqipëri.
6 Qershor 2019, 21:57 -
Pas 7 dështimesh radhazi, nënës nga Vlora i rrëmbejnë fëmijën nga gjiri! Ku ia çoi spitali vajzën e sapolindur?
Thëllëza e Agim Alushaj u martuan në vitin 1991. Thëllëza pati 7 dështime njëra pas tjetrës. E vrarë në shpirt dhe me dëshirën për t'u bërë nënë Thelleza më në fund sjell në jetë një vajzë më 16 mars të vitit 1999. Pas kësaj Thëllëza kalon në vdekje klinike për 3 dite. Kur nëna duhet të kishte në krah fëmijën ajo gjendej në reaminacionin e maternitetin të Vlorës.
6 Qershor 2019, 21:39 -
Drama e Shkëndijes/ Bëri dasmën pa dhëndër, sot kërkon nipin
Të dy me origjinë nga Kosova, Shkëndije Berisha u martua me Gëzim Berishën, që jetonte në Gjermani. Ishte një martesë pa celebrim, një prerje fjale, mes palësh, pasi Gëzimi nuk erdhi kurrë në Shqipëri për ta parë nusen e ardhshme. Me Gëzimin e njohu nga një foto një kushërirë e saj. Shkëndije është motra e 5 vëllezërve dhe 3 motrave. Ishin me origjinë nga Kosova dhe janë shpërngulur në një fshat të Durrësit.
5 Qershor 2019, 21:33 -
Jeta në karrige me rrota pas aksidentit, nënë e bijë mes të rrugës! Kanë vetëm njëra-tjetrën dhe asnjë forcë për ndryshim!
Nënë e bijë qëndrojnë në rrugë me shpresën se dikush do i ndihmojë. Merjeme Allko së bashku me vajzën e saj, nëpërmjet Report Tv bëjnë apel që kush të mundet ti ndihmojë, pasi përveçse Merjeme duhet ti nënshtrohet një operacioni, ato nuk kanë as dhe një shtëpi ku të qëndrojnë.
4 Qershor 2019, 22:27 -
U përdhunua nga xhaxhai, 'Pa Gjurmë' i gjen vajzën pas 12 vitesh! Nëna shpërthen në lot kur sheh fotot (VIDEO)
Incesti në familje, xhaxhai përdhunon mbesën. Lindi vajzën nga përdhunimi, e la në shtëpinë e fëmijës. Drama e 15 vjeçares, përdhunimi dhe kërcënimi me jetë. Sot ajo është nënë e një fëmije tjetër, por emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv, mundi të gjejë bijën e saj, që sot është 12-vjeçe. Vajza është birësuar në Elbasan, ndërsa babai i saj birësues është një njeri mjaft i njohur në Shqipëri.
4 Qershor 2019, 21:57 -
Në kërkim të Enverit, trashëgimtarit pas 4 vajzave...Motrat duan të çojnë në vend amanetin e nënës (VIDEO)
Ishte 4 dhjetori i vitit 1985. Këtu nis një tjetër dhembje e madhe për Tahirin, një tjetër plagë e hapur për të. I thonë se fëmija vdiq, e detyrojnë të nënshkruajë një dokument ku firmoste se fëmija vdiq 24 orë pas lindjes, ndërsa djali në fakt ishte afro 4 muajsh.
4 Qershor 2019, 21:03 -
Ku u zhduk Iliri? Fryt i dashurisë i një vajze jetime dhe një djali me ngjyrë
Iliri, djali i vetëm i saj jetonte në Itali me nënën. Elida shkëputi marrëdhëniet me të birin, kur në vitin 2017 ky i fundit u kthye nga autoritetet italiane në Shqipëri. Pas kontakteve rregullisht me të birin, për afro disa muaj me radhë Elida, nuk ka mundur dot të kontaktojë me Ilirin që prej 24 tetorit të vitit 2017.
3 Qershor 2019, 22:46 -
Tha se do ikte në Greqi, por familjarët e mohojnë! Si u zhduk 40-vjeçari, baba i dy fëmijëve?
Ishte 10 nëntori i vitit 2017 kur Ardian Hysa doli në mbrëmje duke u thënë familjarëve se do të takohej me një shok. Kjo ka qenë prania e fundit fizike e tij në familje. Askush nuk e dinte planin e 40-vjeçarit, kur një ditë më pas më datë 11 nëntori, ai merr në telefon dajën e tij duke i pohuar se ishte drejt Greqisë. Që nga ai moment për babanë e dy fëmijëve nuk ka asnjë informacion.
3 Qershor 2019, 22:33 -
Gënjeu për Bleona Matën, i riu nga Maqedonia i dërgon foto me armë dhe kërcënon moderatoren e 'Pa gjurmë'/ Mesazhi
Gazetarët e emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv, janë kërcënuar nga një i ri nga Maqedonia, i cili disa ditë më parë bëri një deklaratë ekskluzive për emisionin kur tha se kishte pasur kontakte me Bleona Matën.
30 Maj 2019, 14:37 -
'Gënjeva për lekë për Bleona Matën'/ Mashtruesi: Jam drogaxhi, mos më çoni në polici
Mbrëmjen e djeshme emisioni 'Pa Gjurmë' risolli historinë e Belona Matës, ku mbërritën telefonata të shumta nga shqiptarët jashtë vendit, sidomos atyre nga Ulqini që dëgjuan dëshmitarin që dha një dëshmi të rëndësishme.
29 Maj 2019, 20:13 -
E përdhunoi xhaxhai, mbesa në kërkim të vajzës që lindi dhe la në shtëpinë e fëmijës (Historia dramatike)
Në muajin maj të vitit 2006 ajo jetonte në një fshat të Elbasanit, pasi kishte mbaruar shkollën 8-vjecare. Vajza e cila kërkon të ruajë anonimatin rrëfeu këtë dramë të jetës së saj pasi është në kërkim të fëmijës që lindi.
28 Maj 2019, 23:03 -
U raportua i vdekur se 'kështu ishin punë e partisë'/ Si u zhduk Conbashi, partizani i luftës?
Todi ishte fëmija i madh i familjes Conbashi. Buqi e Nauka ishin prindër të 7 djemve dhe dy vajzave. Ishin vite të vështira asokohe kur Todi me të vëllanë, Sokratin vendosin që të bëhen pjesë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
23 Maj 2019, 21:46 -
U nis për Itali nga deti me fuçi, historia e 18-vjeçarit të zhdukur që tha: Po ika nuk do të bëhem më i gjallë
Ishte një 18 vjeçar asokohe kur Altin Ramaj humbi çdo kontakt me familjen. Ai u nis nga fshati Dëllenj i Vlorës, fshat të cilin ai e njihte shumë mirë, për shkak se aty familja e tij kishte jetuar më parë.
22 Maj 2019, 21:40 -
Iku nga fshati në kryeqytet/ Nëna me dy vajzat përndiqen dhe kërcënohen nga babai
Një nënë që denoncon dhunën dhe kërcënimin me jetë ndaj saj dhe vajzave, nga ish-bashkëshorti i saj. Një grua siç grua që merr guximin të bëjë publike këtë histori, duke ia besuar ngjarjet e trishta të jetës së saj emisionit ’’Pa gjurmë’’, në kërkim të një ndihme dhe kërkesës për t’u mbrojtur nga ish-bashkëshorti, kërcënimet e të cilit shkojnë deri tek dy vajzat.
21 Maj 2019, 22:18 -
Iku drejt Greqisë në ditën e Pashkës, 35-vjeçari humb kontaktet me familjen
Nuk kishte arsye të shkonte në emigracion. Të dy prindërit ishin mesues dhe punonin shumë për dy fëmijët që ata të mbaronin shkollën dhe të mos u mungonte asgjë. Geraldo Dauti e kishte ndarë mendjen, për të kaluar kufirin. Me të mbaruar shkollën 8-vjecare bashkë me një fqinjin e tij tentojnë të kalojnë kufirin drejt Greqisë, por pa vënë në dijeni familjen për planet e tyre.
16 Maj 2019, 20:23 -
Në kërkim të Astrit Dajës, u zhduk pasi iku drejt Italisë me gomone
Familje të shumta italiane ofruan ndihmën e tyre ndaj emigrantëve shqiptarëve disa prej të cilët u morën dhe u strehuan në shtëpitë italiane.Kështu ndodhi dhe me Astritin. Ai jetonte në një familje italiane të cilët kishin edhe një djalë. Luigi dhe Astriti jetonin bashkë si dy vëllezër.
16 Maj 2019, 20:20 -
Bëri 3 vite burg në Greqi dhe ndryshoi emrin pas kthimit, humb gjurmët 38-vjeçari
Deri kur në vitin 1999 nis të merrej me trafikun e lëndëve narkotike në shtetin fqinj. Pak kohë më pas të këtij viti ai kapet nga policia dhe dënohet me burg. Kryen një vit burg në Volos dhe më pas trasferohet në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo, ku kryen edhe dy vite të tjera, pasi ishte dënuar nga gjykata me tre vite heqje lirie.
15 Maj 2019, 20:03 -
Në kërkim të peshëngritësit të klubit Partizani, dyshohet se punon badigard në një kishë
Nikolini ishte fëmija i fundit nga 8 fëmijët e çiftit Sotir e Vasilika Pleqaj. Familja pati një kalvar të gjatë persekutimesh që në vitin 1967, kur kryefamiljari Sotir Pleqaj, një intelektual i asokohe, i njohur në rrethin e tij, ishte shef sigurimi i postës sekrete për gjithë Shqipërinë.
10 Maj 2019, 20:51 -
Prindërit përballen në sy të fëmijëve/ Nëna mohon akuzat: Më rrëmbeu fëmijët nga dora
Albana nga Dukagjini denoncon dhunën dhe persekutimin psikologjik që ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar mbi të, deri kur ajo vendosi ti japë fund dashurisë me të. Pasi la shkollën përgjysmë pati një tjetër histori dashurie në Velipojë, e cila përfundoi, pasi motra në Tiranë e prezantoi me Rigelsin ish-bashkëshortin e saj, djalin që i përkiste komunitetit rom.
7 Maj 2019, 21:23 -
Ish- futbollisti i Kuçovës zhduket pa lënë gjurmë, çfarë përmbante pakoja e fundit që u dërgoi familjes?
Ishte viti 1991 kur asokohe një 15-vjeçar ish-futbollisti i ekipit të të rinjve të Kuçovës, Belisar Subashi ëndërronte të kalonte përtej kufijve në vitet e ndryshimeve të mëdha.
6 Maj 2019, 22:15