-
Jetimi që ndihmon jetimët, kandidat për çmimin ndërkombëtar
Alfred Muharremi është i pari shqiptar kandidat për çmimin 'Herman Gmeiner', i cili është një fondacion kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Alfredi i rritur vet në fshatin SOS, pa mbështetjen e familjes, për fat është shëndërruar sot në një shembull për të tjerët.
30 Qershor 2020, 12:57 -
A do të organizohen karnavalet këtë vit? Bashkia Korçë ka marrë masa të reja për aktivitetin
Karnavalet janë një ndër aktvitet më të bukura që organizohen çdo vit në Korçë. Në një intervsitë për ‘Rreze Dielli’ Larisa Katundi, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun në Korcë tregoi se si do të realizohen karnavalet këtë vit.
30 Qershor 2020, 11:34 -
Nga gurët misteriozë tek insektet dëmtuese, ambientalisti tregon çudirat e natyrës shqiptare
Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli ‘’ ishte i ftuar ambientalisti Abdullah Diku ai foli për disa nga cudirat më të mëdha të natyrës shqiptare ndër to disa gurë misteriozë që janë gjetur në zonën e Tepelenës, për tulipanin 100% shqiptar që rrezikon të zhduket si dhe për insektin kinez që po dëmton natyrën shqiptare.
29 Qershor 2020, 14:15 -
‘’S’më duhen titujt por paret’’, indinjohet shkrimtari Gaqo Bushaka për pensionin
Sot në ‘’Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’Nostalgji’’ ishte në një intervistë mjaft interesante shkrimtari Gaqo Bushaka , i cili tregoi jo vetëm për letërsinë dhe librat e tij por edhe shumë të pathëna për jetën e tij. Ndërsa shprehet se titujt dhe lëvdatat nuk i bëjnë më përshtypje por do të donte që të rishikonin pjesën e pensionit.
26 Qershor 2020, 12:10 -
Thyen 3 herë rekordin ‘Guinness’, shqiptari tërheq vëmendjen e Donald Trump dhe Rita Orës
Sot në ‘’ Rreze Dielli’’ nëpërmjet një lidhje në skype ishim në një bisedë më artistin Alkent Pozhegu, i cili ka thyer disa herë rekordin ‘Guiness’ për mozaikët e tij me drithëra, duke realizuar mozaikë të figurave të njohura botërore.
23 Qershor 2020, 11:10 -
Binjaket 8-vjeçare fitojnë disa çmime me performancat e tyre muzikore, ja si e zbuluan talentin
Sot në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuara binjaket Kristela dhe Klesta, të cilat janë vetëm 8 vjeçe, por gjatë kësaj kohe kanë arritur të rrëmbejnë disa çmime për talentin që kanë shfaqur në violinë dhe violinçel.
23 Qershor 2020, 10:57 -
Gazetarja Era Cela: Bullizmi kibernetik ndër format më të përhapura
Sot në ''Rreze Dielli'' folëm për fenomenin e bullizmit. Të ftuara në studio ishin Era Cela gazetare si dhe Klorinda Serani psikologe. Era Cela është një prej nismëtareve të një fushate kundër bullizmit. Ajo u shpreh se bullizmi kibernetik është një ndër format më të përhapura aktualisht.
22 Qershor 2020, 11:33 -
Gazetarja Elsa Ymeri: Rrjetet sociale një dritare që nuk duhet marrë si e ‘mirëqenë’ nga të rinjtë
Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuara kirurgia plastike Senera Hoxha dhe Elsa Ymeri, të cilat diskutuan mbi ndikimin që kanë mediat virtuale në dëshirën e të rinjve por jo vetëm për të përmirësuar pamjen e tyre sipas standarteve që paraqiten në rrjetet sociale.
18 Qershor 2020, 12:10 -
Kanceri i gjirit/ Donjeta Zeqa: Kërkesa nga vajzat që duan të dhurojnë flokët e tyre
Në një intervistë në Rreze Dielli ishte e ftuar Donjeta Zeqa, përfaqësuese e organizatës Europa Donna, në të cilën adresohen të gjitha vajzat që dëshirojnë të dhurojnë flokët e tyre, për vajzat dhe gratë e prekura nga sëmundja e kancerit të gjirit.
17 Qershor 2020, 12:03 -
Sezoni turistik/ Durrësi në kaos, ende nuk ka nisur përgatitja për turistët
Në një intervistë në Rreze Dielli, ishin të ftuar Xhimi Lamaj operator turistik si dhe Alma Celaj moderatore, të cilët folën mbi pushimet në Shqipëri këtë vit, cilat janë pikat që mund të vizitojmë dhe llojet e turizmit.
16 Qershor 2020, 12:10 -
‘’Ndjehem fajtore përpara fëmijëve të mi’’, gjeneralja e parë grua në Shqipëri rrëfen brengën e saj
Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në rubrikën e nostalgjisë, ishte e ftuar gjeneralja e parë grua në Shqipëri, Manushaqe Shehu. Ajo rrëfeu punën e saj shumëvjecare si pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë, por edhe vështirësitë e të qënit një grua në karrierë.
12 Qershor 2020, 11:10 -
Detektivja Shkënda Lili: Gjatë pandemisë janë rritur kërkesat për divorce
Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar ‘’ Shkënda Lili, një detektive private e cila foli për punën e saj si detektive por edhe për vështirësinë e punës, në periudhën e pandemisë. Ajo shprehet se gjatë kësaj periudhe është rritur numri I kërkesa për divorce.
11 Qershor 2020, 11:41 -
Mamia e luftës së Kosovës: Kam ndihmuar mbi 100 gra të lindin nëpër male
Sanije Desku ka shërbyer si mami gjatë luftës së Kosovës. Dy dekada më parë ajo ka ndihmuar rreth 100 gra të lindin fëmijët e tyre. Në një intervsitë në ‘’Rreze Dielli’’, ajo tregoi për këto përjetime të saj gjatë luftës dhe ndihmën e pacmuar që i ka dhënë grave shtatzanë.
11 Qershor 2020, 11:00 -
Ja cila zonë në Shqipëri prodhon mjaltin më të veçantë në vend
Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ e realizuar nëpërmjet skype ishte e ftuar Flora Sali, me profesion bletërritëse. Ajo tregoi se si mund të dallojmë mjaltin cilësor nga mjalti jo cilësor si dhe zonën ku rritet një lloj mjalti mjaft i veçantë.
10 Qershor 2020, 11:10 -
Udhëtoi drejt Italisë, mbeti në izolim për shkak të virusit, i riu tregon përjetimin e tij: Kishim frikë të merrnim frymë
Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte I ftuar menaxheri Indrit Voga i cili tregoi përjetimet e tij gjatë periudhës së pandemisë. Ai udhëtoi drejt Italisë për punë dhe mbeti në izolim për shkak të virusit. Shifrat gjatë kësaj periudhe kanë qenë aq të larta sa kishin frikë edhe të merrnin frymë shprehet ai.
9 Qershor 2020, 12:20 -
A ka jetë pas vdekjes? Teologu indian dhe shkrimtari shqiptar: Po! ‘Ka shumë dëshmi kohët e fundit që tregojnë se kjo botë ekziston’
Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ u diskutua me shkrimtarin Enkelejd Lamaj dhe teologun indian Samad Ghori , për temën ‘’ A ka jetë pas vdekjes’’. Një diskutim në të cilin të ftuarit janë të mendimit se jeta vazhdon dhe se nuk shuhet kurrë.
8 Qershor 2020, 12:28 -
‘Më kanë flakur bojën në pikturë’, piktori Franko Dine tregon reagimet e qytetarëve për pikturat e tij
Franko Dine është një nga artistët e rrallë në Shqipëri që realizon grafite në mur. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ai tregoi për vështirësitë e artit të tij dhe se sa shumë kritiohet nga qytetarët, për shkak të pikturave me mesazhe që përcjellin realitetin shqiptar.
5 Qershor 2020, 11:58 -
A na rrezikon shëndetin intoleranca ndaj laktozës? Nutricionitsja Rolina Naço: Po! Ja cilat janë dëmet që na shkakton në organizëm
Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report TV, nutricionistja Rolina Naço foli për personat të cilët janë intolerant ndaj laktozës. Ajo u shpreh se mund të jemi intolerant ndaj laktozës që në moshë shumë të hershme.
4 Qershor 2020, 11:49 -
'Jam femër e burgosur në trupin e një mashkulli', transgjinorja Luana rrëfen historinë e saj
Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në studio ishte pjesëtari i LGBT-s transgjinorja Luana, për të rrëfyer historinë e tij, kur filloi të ndihej femër dhe se si e sheh historinë e tij sot, si një histori suksesi. Luana ka treguar fillesat e ndjenjave të saj që në moshë mjaft të hershme si dhe vendimin për të bërë një sjellje ashtu sic e ndjente.
3 Qershor 2020, 11:07 -
Fatime Blakaj, zonja që konsiderohet si ‘’ Nënë Tereza’’ e dytë: Kam shpëtuar mbi 2000 fëmijë
Fatime Blakaj konsiderohet si ‘’ Nënë Tereza’’ e dytë, ajo jeton në Austri prej 31 vitesh. Fatimja profesionin e saj të parë ka si dizenjuese, por pas emigrimit drejt Austrisë, duket se jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’, ajo tregon historinë e saj se si vendosi t’i përkushtohej punës si vullnetare.
2 Qershor 2020, 11:35 -
Historia e trishtë e Klodiana Duzhës: Më hoqën 7 kile mish të huaj në….
Sot në ‘’Rreze Dielli’’ në një intervistë në Skype, ishte e ftuar Kloadiana Duzha, e cila prej vitesh vuan nga një sëmundje, që ia ka bërë të pamundur të punësohet diku. Ajo ka kryer dy operacione të vështira, dhe është në pritje të operacionit të tretë.
28 Maj 2020, 14:36 -
Njihuni me Ibrahim Karaj, zotëria që prej 50 vitesh kujdeset për pëllumbat e veçantë
Më shumë se gjysmë shekulli, Ibrahim Karaj është përkujdesur për pëllumbat e llojit ‘’ Balli’’. Ai kalon një pjesë të konsiderueshmë të ditës me ta, duke e kufizuar veten edhe nga aktivitete të tjera.
27 Maj 2020, 11:06 -
Valbona në kolaps, anulohen të gjitha rezervimet
Zhvillimi i vrullshëm i turizmit malor në zonën e Valbonës po nxit zinxhirin mbështetës për sektorin, duke ndihmuar qytetin verior të dalë nga varfëria. Mirëpo situata aktuale duket se ka ndikuar mjaft, në ngadalësimin e turizimit në këtë zonë.
27 Maj 2020, 10:50 -
Violeta Bejleri, zonja që prej 23 vitesh jeton në një kabinë elektrike
Kjo është historia e zonjës Violeta Bejleri, e cila prej 23 vitesh jeton në një kabinë elektrike. Por gjatë gjithë jetës së saj, ka qenë aq e lidhur me të bukurën, sa që asnjë ditë nuk del nga shtëpia pa kapele, një aksesor me të cilin e ka pagëzuar veshjen e saj prej më shmë se 50 vitesh. Në një intervistë në studion e ‘’ Rreze Dielli’’ ajo tregoi historinë saj, të mbushur me frymëzim dhe shpresë.
25 Maj 2020, 12:11 -
'Mjeshtri i Madh' Bujar Qamili: 'Unë bëra të pamundurën 42 vite në skenë, por ëndrra ime ishte…’
Ai është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore shqiptare, me një karrierë mbi 40 vjeçare, i cili me zërin dhe muzikën e tij, ka gëzuar jo pak herë shqiptarët. Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’, Bujari rrëfeu disa të pathëna mbi karrierën e tij të gjatë, ëndrrën për të qenë një këngëtar i madh dhe emocionet që ka marrë gjatë kësaj kohe, nga publiku.
22 Maj 2020, 11:24 -
Astronautja shqiptare, ja pse një trup qiellor me emër shqiptar vërtitet në gjithësi
Astronautja shqiptare Pranvera Hyseni në një intervistë për ‘’ Rreze Dielli’’ ka treguar historinë e saj të suksesit. Ajo është vetëm 24 vjece por ka arritur të themelojë dhe udhëheq organizatën e vetme astronomike në Kosovë.
21 Maj 2020, 11:28 -
Avokatja që mbrojti çështjen ‘ Haradinaj’ në Hagë: ”Kam mësuar shumë mbi strukturat e përfshira në këtë luftë”
Rudina Jasini është avokatja shqiptare që mbrojti çështjen ‘ Haradinaj’ në Hagë. Në këtë intervistë për ‘’ Rreze Dielli’’ ajo tregon eksperiencën e saj në këtë cështje të veçantë për të, ku ndër të tjera u shpreh se fillimisht nuk kishte menduar të aplikonte pasi ishte ende e re.
20 Maj 2020, 12:08