-
Dështon protesta e mbështetësve të Berishës, Basha takim me demokratët në Kurbin: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë
I prerë u tregua kryedemokrati Lulzim Basha nga Kurbini me mbështetësit e Sali Berishës, teksa tha se për ata që duan të përçajnë PD ka dy rrugë: ose të ndalojnë ose do të nxirren jashtë.
20 Janar 2022, 16:24 -
Eduard Zaloshnja: Zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë, të gjitha llogaritë nën 'sitën' e 25 prillit
Para zgjedhjeve të 25 prillit të vjetshëm, dihej publikisht se deputetët fitues të PSD-së do të votonin për një qeveri të majtë, edhe pse garonin në një listë më vete nga lista e PS-së. Ashtu siç dihej publikisht se deputetët fitues të LSI-së do të votonin për një qeveri të djathtë, edhe pse garonin në një listë më vete nga lista e PD-së.
20 Janar 2022, 14:35 -
Çfarë është berishizmi?
Edhe pse është fenomeni politik më i rëndësishëm i tranzicionit, për të cilin flasim pa fund, në fakt, nuk ekziston një përkufizim i qartë i berishizmit si fenomen i sferës sonë politike. Disa e identifikojnë me kultin e liderit autoritarizmin dhe mungesën e demokracisë, të tjerë me gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj kundërshtarit, ndërsa një pjesë e shikojnë si riciklim të enverizmit.
20 Janar 2022, 14:01 -
Gjikondi për Report Tv: Meta karagjoz, pas shkarkimit shpallet ‘Non Grata’! Berisha s'ka shanse të futet në garë për zgjedhjet e pjesshme vendore! Basha i brishtë politikisht
Juristja Brisida Gjikondi tha për Report Tv se vendimi i presidentit Ilir Meta për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media privat dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz.
20 Janar 2022, 13:09 -
Zgjedhjet në bashkitë pa kryetarë, aleatët të ndarë mes Bashës dhe Berishës, edhe PD zyrtare i fton në koalicion! PS 'komode'! LSI e vetme
Aleatët e Partisë Demokratike në këto zgjedhje të 6 marsit, në bashkitë që nuk kanë një kryetar, do duhet të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ndonëse nuk ka një ftesë zyrtare nga ana e kryedemokratit Basha, sinjalet e para sot i dha nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku.
20 Janar 2022, 12:30 -
Një zgjidhje për opozitën!
Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit! Shqetësimin e madh, kryeministri e bëri publik pa i mbushur 24 orë nga 8 janari i zhurmshëm ku të “dy palët” edhe sot e kësaj ditë janë të palëkundur në pozicionin e tyre! Ata që ishin jashtë thonë se nuk pati kurrfarë dhune dhe ata që ishin brenda betohen për qiell e për dhé se selia qendrore e PD nuk ka patur dyer të blinduara!
20 Janar 2022, 11:05 -
A duhet të marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme kur i ka bojkotuar ato?
6 marsi duket se do të jetë data e zgjedhjeve për bashkitë të cilat kanë mbetur pa kryetar. Tepër vonë pasi zgjedhjet lokale për këto bashki janë zhvilluar rreth 30 muaj më parë dhe një pjesë e tyre as nuk pati mundësi të shohë të ulet kush në poltronën e kryetarit dhe ti thotë punës “Gëzuar”.
20 Janar 2022, 10:33 -
Mund të shpallet non grata nga SHBA? Meta: Më vjen për të qeshur, janë qarqe të ndryshme njerëzish që dezinformojnë për mua
Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë se ai mund të shpallet non grata nga SHBA. Ai tha se i vjen për të qeshur me të tilla pyetje, ndërsa shton se janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët kanë krijuar një sistem dezinformomi për presidentin për interesa të ndryshme të tyre." No
19 Janar 2022, 22:32 -
Meta: Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë pa kryetarë!
Pak para mesnatës, presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, në 6 bashkitë pa kryetarë. Bëhet fjalë për bashkinë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjës. Meta tha se afati ligjor prej 45 ditësh do i japi kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet.
19 Janar 2022, 22:10 -
PD harron ‘luftën e brendshme’, beteja në komisionet parlamentare me PS
Lufta e brendshme nuk i ka penguar deputetët e partisë Demokratike që ta përqendrojnë punën e komisioneve parlamentare, në akuzat kundër qeverisë. Në komisionin hetimor për inceneratorët, ata kërkuan arrestimin e zyrtarëve të lartë për përfshirje në këtë aferë.
19 Janar 2022, 21:01 -
Prishja e banesave te '5 Maji', PD kërkon seancë dëgjimore me banorët dhe Veliajn! Dorëzon zyrtarisht kërkesën në Komisionin e Ligjeve
8 deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën për seancë dëgjimore me banorët dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për çështjen e shembjes së banesave te zona e '5 Majit'.
19 Janar 2022, 19:33 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit: Do të marrim pjesë nën siglën e PD! Kajsiu: Basha lider i dobët, por nëse vjen Berisha do të jetë katastrofale, varrimi i opozitës
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija, duke folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të cilat priten të zhvillohen për disa janë në vendin tonë në 6 bashki, tregoi për “Report Tv” se do të kandidojnë nën siglën e PD, ndërsa shtoi se deri në fund të këtij muaj do të jenë caktuar kandidatët.
19 Janar 2022, 18:43 -
Ylli Pata: Zgjedhjet e pjesshme, fati që i ka ardhur në derë Lulzim Bashës
Rast më të mirë për Lulzim Bashën për tu përballur e për ta lëvruar aksionin e tij politik kundër “trekëndshit të Bermudës” nuk ka. Natyrisht beteja mund të jetë e ashpër e mund të mos korrë ndoshta fitore të menjëhershme, por do të kuptojë realisht se cila pjesë e Partisë Demokratike është me të, e kush me Sali Berishën.
19 Janar 2022, 18:31 -
Ngjarjet në PD na mësuan se qasja jonë drejt Drejtësisë është demode?!
Titulli i huazuar për këtë shkrim është marrë në fakt prej epigramit të kapitullit “Drejtësia” të librit “21 Leksione për shekullin e 21” me autor Yuval Noah Harari. Për autorin hebre, megjithë evolucionin e madh që nga paraardhësit tanë dhe cakun ku jemi, ne jetojmë në një iluzion.
19 Janar 2022, 16:48 -
Komisioni i Ligjeve, Bardhi: Ndaloni shembjen e banesave te 5 Maji, duhet seancë dëgjimore banorë-bashki
Anëtari i PD në Komisionin e Ligjeve, Gazment Bardhi ka kërkuar ndalimin e ndërhyrjes për prishjen e banesave në lagjen “5 Maj” në Tiranë si dhe zhvillimin e një seance dëgjimore mes banorëve që preken nga shembjet.
19 Janar 2022, 16:18 -
Basha takim me banorët e degës nr.7: Do të jem pengu i demokratëve dhe i shqiptarëve, por i lirë përballë atyre që kanë denigruar e përçarë! Dora e shtrirë për të penduarit
Nga njësia 7 në kryeqytet, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se mbështetja për Berishën po tkurret gjithnjë e më tepër, ndaj ai u bëri thirrje simpatizantëve të tij që t’i bashkohen.
19 Janar 2022, 14:43 -
Kristalizohet poli i tretë politik, Ilir Meta dhe Sali Berisha drejt daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale
Grupi i Berishës dhe partia e Metës sinjalizojnë zyrtarizimin e aleancës për zgjedhjet lokale, pritet të dalin me kandidatë të përbashkët në 6 bashkitë.
19 Janar 2022, 14:39 -
Berisha kallëzon penalisht Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin për shkatërrim prone e pengim për të protestuar
Komisioni i Rithemelimit të PD ka depozituar në SPAK kallëzim Penal për kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, të udhëhequr nga Sali Berisha.
19 Janar 2022, 14:10 -
Zhgënjimi i dytë i demokratëve të Foltores do të jetë më i madh se i 25 prillit
Si të parët edhe të dytët, luftën ndaj Bashës nuk e kanë parimore, por e kanë personale, sepse demokratët e thjeshtë të mashtruar me propagandë shpresojnë se ish lideri historik është aq shumë i fortë sa mund t'i sjellë prapë në pushtet e ndërsa ish drejtuesit e lartë shpresojnë se rikthimi i liderit historik është e vetmja mundësi për të mundur Bashën e kështu me largimin e tij ata mund të rikthehen përsëri në projektet e së ardhmes së PD!
19 Janar 2022, 12:28 -
Zbulohet skenari i Berishës për të goditur Bashën në zgjedhjet e pjesshme lokale, Duka: Na ka bërë ftesë për bashkëpunim, do krijojë një koalicion
Kreu i PAA-së, Agron Duka në studion e Report Tv ka bërë me dije se kanë marrë një ftesë nga Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar. Ai tha se ky është një nga mundësitë që do të diskutojnë sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.
19 Janar 2022, 12:13 -
Kreu i PD-së Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar ‘non grata’ merr 10 njerëz në telefon dhe i detyron të bëjnë anti-mitingje (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka ironizuar Sali Berishën, pas anti-mitingjeve që ky i fundit ka thirrur kundrejt Lulzim Bashës, teksa zhvillon takime me strukturat
19 Janar 2022, 10:12 -
Zgjedhjet në 6 bashki, anëtari i Këshillit Kombëtar: Me krizën në PD, Basha do mund të fitonte vetëm dy! Malko: Pas Berishës, kryedemokrati do ketë makthe të tjera
Përparim Çaça e konsideroi situatë absurde sulmin e mbështetësve të Berishës ndaj Bashës, në kushtet kur ai po zhvillon takime me demokratët. Mbështetësit e Berishës ai i krahasoi me 'vullnetarët e Enverit'. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Gent Malko u shpreh se Berisha nuk do të jetë 'makthi' i fundit i Bashës dhe se të tjerë e presin atë. Nga ana tjetër, për Aulon Kalanë, anëtar i Këshillit Kombëtar, shqetësim mbetet fakti se Bsha lëviz i shoqëruar me polici.
18 Janar 2022, 22:55 -
Zaloshnja: Dy PD, problem në zgjedhje lokale, por jo në parlamentaret…
Votimi për kryebashkiakët në Shqipëri është mazhoritar, me një raund. Që do të thotë se një kandidat mund të fitojë edhe me 40% të votave, në qoftë se 2-3 kandidatë kundërshtarë e ndjanë mes tyre 60-përqindëshin tjetër. Për këtë arsye të thjeshtë arithmetike, ndarja e PD-së më dysh mund ta dëmtojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme lokale, të pjesshme apo të plota.
18 Janar 2022, 19:43 -
Mbështetësit e Berishës goditën me vezë makinën e Bashës, Bardhi: Çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, model i vjetruar
Në foto Enver Hoxha dhe Sali BerishaSekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me protestën e mbështetësve të Sali Berishës sot,
18 Janar 2022, 19:32 -
Ylli Pata: Kloni i Berishës në Shkodër, dëshmia e 'fabrikës së talenteve' se si funksiononte karriera për 30 vjet në PD
Në mungesën e ngjitjes së tij tek strukturat politike të PD-së së Shkodrës, Sali Berisha, dhe enturazhi i tij prodhuan një “zhvillim” për të zbutur mungesën e arritjes së objektivit, e natyrisht për të ngacmuar në publik me një “lajm” tjetër.
18 Janar 2022, 19:12 -
Mero Baze: Berisha nuk do t’ia numërojnë sa vota ka
Këtë të hënë Sali Berisha u përball për herë të parë zyrtarisht me mungesën e legjitimitetit të “Foltores” së tij, kur Kuvendi i Shqipërisë respektoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetëve të tij nga grupi parlamentar dhe zëvendësimin në postet në Kuvend.
18 Janar 2022, 18:39 -
Partia Demokratike duhet të krijojë fondacionin 'Pjetër Arbnori'
18 janari (1935) është dita e lindjes së Pjetër Arbnorit, ish-drejtues i lartë i Partisë Demokratike, Kryetar i Kuvendit të Parë Pluralist, ish-i burgosur politik dhe njeri me vlera të larta morale dhe intelektuale.
18 Janar 2022, 18:36 -
Mbështetësit e Berishës nuk i ndahen Bashës, protestojnë sërish kundër kreut të PD-së (VIDEO)
Mbështetësit e Sali Berishës, i janë shfaqur sërish Lulzim Bashës pasditen e sotme, teksa po zhvillon një takim tjetër me demokratët në Tiranë.Pas protestave, teksa zhvillonte një takim me gratë mesditën e sotme, edhe në mbrëmje mbështetësit e Sali Berishës kanë protestuar kundër Lu
18 Janar 2022, 18:23 -
Protesta e 8 janarit, Kadilli në Report Tv: Turp e trishtim për të ardhmen! Basha dhe Berisha, luftë kush do marrë peng opozitën! S'kanë moral, s'janë shpresë për asnjë demokrat
Për Fatbardh Kadillin, Basha dhe Berisha janë njerëz pa moral politik. Sipas ij, kjo betejë mes tyre është 'tradhtia' më e madhe që ata po i kanë bërë demokratëve
18 Janar 2022, 18:17 -
Basha mesazh Berishës: Ndalni sa nuk jeni vonë! Dora për ata që e kanë humbur arsyen, por iu është rikthyer është e shtrirë
Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.“Ndalni sa nuk jeni vonë, jua them qetësisht, por vendosmërisht, gjithçka iu fal, por nuk iu fal dhunën e gjuhës së urrejtjes ndaj demokratëve, për të tjerët dora ësht&eum
18 Janar 2022, 13:25 -
Mbështetësja e Bashës që u përplas me Kokalarin: I bëj thirrje Berishës, s'kam frikë t'ia them emrin, të kërkojë falje nga nënat demokrate që i ka gjuajtur me gurë
Violeta Geci është një prej mbështetëset e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e cila ka pasur edhe një përplasje verbale dhe fizike në selinë e PD me Evi Koka
18 Janar 2022, 13:23 -
Batuta e Bashës me gruan demokrate: M'i ço dhe mua ato lule në mesazh, se më nisin vetëm grushte, flakë, zjarr
Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me Grida Dumën dhe gratë demokratike. Teksa Duma tregonte historinë e një gruaje, që sa herë demokratët janë në vështirësi ajo i dërgon lule dhe këngë. Basha i ktheu përgjigje me batutë.Grida Duma: Në ditë
18 Janar 2022, 13:00 -
U prit me protesta, Basha: Po të ishin gra do u thoja, 'Ejani brenda nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve'
Lulzim Basha në fjalën e komentoi me shumë sportivitet atë se çfarë ndodhi.“Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të g
18 Janar 2022, 12:43 -
Basha takim 2 kate poshtë zyrës së Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Berishës e presin me protesta dhe i qëllojnë me vezë makinën: Tradhtar, o plehrë (VIDEO)
Kryedemokrati Lulzim Basha u prit me protestë nga mbështetësit e Berishës, teksa mbërriti për një takim me gratë demokrate vetëm pak metra larg shtëpisë së ish kryeministrit. Protestuesit e qëlluan me vezë dhe e akuzuan tradhtar. Gjatë takimit, Basha i kërkoi Berishës të ndalojë gjuhën e urrejtjes ndaj demokratëve.
18 Janar 2022, 12:23