-
6 marsi, Korreshi për ‘Report Tv’: Nëse Basha dhe Berisha do kenë kandidatë të përbashkët, fitojmë 6 bashkitë! Me 2, e vështirë por jo e pamundur! Ja çfarë kërkon baza
Deputeti Korreshi theksoi se nëse Basha dhe Berisha do kenë një kandidat të përbashkët, i fitojnë 6 bashkitë të cilat janë pa kryetar. Ai theksoi se është e vështirë por jo e pamundur për ta fituar bashkinë edhe me dy kandidatë.
25 Janar 2022, 12:36 -
Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon kandidatët më 30 janar! Ivi Kaso: I zgjedhim sipas primareve
Komisioni i Rithemelimit konfirmon për Report Tv se pavarësisht emrave që përfliten, nuk ka zyrtarizuar asnjë emër për kandidat për 6 bashkitë. Ky proces sipas Ivi Kasos do të përmbyllet me 30 janar, por ende nuk janë të qartë për mënyrën sesi do të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje.
24 Janar 2022, 21:00 -
Ristani në ‘Kontrast’: Lufta e Metës me Bashën e hershme, s’ka lidhje me Berishën! Deputetët pro kryedemokratit, biznesmenë që kanë interes ekonomik
Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore.
24 Janar 2022, 19:25 -
Kume në Report Tv: Gjykata duhet të kishte marrë vendimin për statutet e PD, vonesa po interpretohet politikisht! Basha-Berisha t’i vënë gishtin kokës dhe të shohin çfarë do baza
Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume tha në Report Tv se lidhur me statutet e Pastrisë Demokratike gjykata duhet të kishte dhënë një vendim dhe se kjo vonesë po krijon hapësira për interpretime politike.
24 Janar 2022, 13:22 -
Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki
Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në një ndeshje mes dy palëve armike në Partinë Demokratike se sa një ndeshje e zakonshme mazhorancë-opozitë.
24 Janar 2022, 13:19 -
Jorida Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave, PD: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve
Nënkryetarja e Padtisë Demokratike, Jorida Tabaku ngirit në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesire të qytetarëve, rritjen e çmimeve. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara
24 Janar 2022, 12:22 -
Debate në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkon seancë dëgjimore për '5 Majin'! Bardhi: Nesër të jetë afati i fundit! Bushka: Kërkesa në kundërshtim me rregulloren
Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme me debate, kjo për shkak të kërkesës së opozitës për të mbajtur një seancë dëgjimore për shembjet e banesave në '5 Maj'. Opozita nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një seancë dëgjimore maksimumi deri nesër, por kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, kërkesa do të shqyrtohet dhe do të vendoset data.
24 Janar 2022, 12:05 -
Rama: Në prill zgjedhim Presidentin, emrin e ri e konsultojmë me shqiptarët! Krijimi i 2 PD-ve na e bën të vështirë dialogun me opozitën! Detyra jonë t'i kthejmë dinjitetin asaj zyre
Kryeministri Rama u shpreh në takimin me Grupin Parlamentar të PS-së se kjo mazhorancë ka detyrimin t'ia japë një Presidenti normal këtij vendi.
24 Janar 2022, 10:51 -
Pas Lushnjës edhe në Durrës kërkojnë 'koalicion Basha-Berisha' për vendoret! Burime për Report Tv: Demokratët duan kandidat të përbashkët për kryebashkiak
Demokratët që mbështesin Sali Berishën kanë sot afatin e fundit për shpalljen e emrave pretendent pranë Komisionit të Rithemelimit, emra të cilët pritet të miratohen për të kaluar më pas në një tjetër fazë, atë të përzgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e datës 6 mars Burime të brendshme Report Tv ka zbuluar se PD dega Durrës, do të dalë me një emër të përbashkët, për të përfaqësuar të dyja grupimet Basha-Berisha.
24 Janar 2022, 10:29 -
Paloka shkoi për syze dhe nxorri dy herë sytë
Një deklaratë e tillë nuk përbën aspak çudi. Manipulimet e votave brenda partive politike dhe fushatave zgjedhore e kanë zanafillën kohë me parë dhe vazhdojnë me ritme më të forta sot. E megjithatë kjo deklaratë është e rëndë, jo për faktin e thjeshtë se në PD ka patur manipulime, por për dy arsye të tjera.
23 Janar 2022, 17:24 -
Pse Basha dhe Berisha janë peng i njëri-tjetrit!?
Një politikan i mirë duhet t’i përballë kohërat dhe duhet të dijë realisht të jetë përgjegjës për vendimet e tij. Për fat të keq, ky nuk është rasti i njerëzve, të cilët synojnë të kenë sot monopolin e drejtimit të Partisë Demokratike.
23 Janar 2022, 16:59 -
Paloka pranoi manipulimin e votave e zgjedhjeve për kreun e PD korrikun e kaluar, Kadilli: Jam viktimë e vjedhjes së votave, Basha të largohet bashkë me elitën drejtuese të partisë
Fatbardh Kadilli e ka cilësuar veten viktimë të zgjedhjeve për kryetar të PD në korrikun e kaluara, një ditë pasi Edi Paloka pranoi manipulimin e votave gjatë këtij procesi në favor të Lulzim Bashës.
23 Janar 2022, 16:02 -
Mbyllja e shkollave për 3 ditë, reagon PD: Dështim në sistemin e ngrohjes, vendimet gjysmake të Ministres së Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë
Për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave ekstremisht të ulëta, ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për 3 ditë, javën që vjen. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila nënvizon se kjo nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale në shkolla siç është ngrohja
23 Janar 2022, 13:18 -
Tabaku nxjerr dokumentin për inceneratorët: Koha që SPAK të veprojë
Jorida Tabaku e cila është kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët, ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës në vitin 2020, ku sipas saj i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë e in
22 Janar 2022, 17:26 -
Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë 'non grata'
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.
22 Janar 2022, 14:51 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, lufta për vendin e dytë!
Në dukje pa rëndësi, këto zgjedhje kanë vlerë të konsiderueshme, pasi bëhet fjalë për 4 bashki me peshë të madhe elektorale dhe jo vetëm, duke filluar me Shkodrën që është qëndër qarku, Durrësi ku Edi Rama është deputet, për të vijuar me Lushnjën një nga bashkitë me numër të madh banorësh e votuesish. Dibra bashki qendër qarku, për të vijuar me Vorën dhe Rrogozhinën me ndikim në tortën e rezultatin për parlamentaret.
22 Janar 2022, 14:48 -
Demokratët duhet të votojnë Foltoren apo PD?
A janë votat për Foltoren de jure vota kundër PD dhe a e dëmtojnë PD përballë egërsisë së pushtetit? Atëherë nëse Foltorja nuk del dot de jure me logon e PD në zgjedhje a përfaqëson interesat e PD dhe të demokratëve? Kandidatët e pavarur a janë në fakt dëmtues të PD dhe po ashtu kundërshtar po aq sa pushteti i Ramës?
22 Janar 2022, 12:53 -
Deputeti Sula në 'Pa Protokoll': Nëse KQZ regjistron kandidatët e Berishës dhe jo tanët, do të bëj fushatë për ato kandidatë
Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula deklaroi në 'Pa Protokoll' në Report Tv se nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i regjistron kandidatët e PD-së zyrtare por ato të lëvizjes së Berishës ai vetë do të bënte fushatë për t;i mbështetur ato që të fitonin kundër sociali
21 Janar 2022, 22:12 -
'Lufta' në PD, përplasen në 'Pa Protokoll' Baçi dhe Sula! Deputeti i PD: Të bëjmë 'armëpushim' për zgjedhjet! Mbështetësi i Berishës: Votove ti të përjashtohem unë?! Le nam, mos dil më pro Bashës
Situata në Partinë Demokratike, ndarja në 2 kampe edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore në 6 bashki më 6 mars, është tema e diskutimit sonte në 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu. I ftuar në studio nga krahu i Lulzim Bashës është deputeti Dash Sula, i cili dha për herë të parë idenë e një 'armëpushimi për 6 marsin' mes palëve.
21 Janar 2022, 21:45 -
Njerëzit e Berishës, mbledhje në zyrat e PD në Korçë, çelësin ia marrin pronarit të godinës! Ristani: Do rrimë gjatë këtu, bëjmë koalicion me LSI-në në vendoret e pjesshme
Në Korçë mbështetësit e Sali Berishës kanë zhvilluar mbledhjen brenda zyrave të PD-së në këtë qytet. Sipas informacioneve Arben Ristani dhe mbështetës të tjerë çelësin ia kanë marrë marrin pronarit të ndërtesës.
21 Janar 2022, 21:05 -
Mero Baze: 21 Janari ka marrë hak vetë!
Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.
21 Janar 2022, 19:45 -
PD e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit bëhen bashkë në Lushnjë, Korreshi: Të propozojmë një kandidat të përbashkët, t'i imponohemi ne Tiranës
Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, tha se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në
21 Janar 2022, 18:30 -
U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.
21 Janar 2022, 17:53 -
‘Kërkoi gjakderdhje’ PD informon ndërkombëtarët për përjashtimin e Berishës! Raporti në duart e selive diplomatike: U kërkuam mbështetësve të tij të distancohen nga dhuna
Pasojat politike të 8 janarit, që u konkretizuan me vendimin e orëve të para të mëngjesit të 11 janarit me përjashtimin nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 8 të tjerëve, si dhe pezullimin e 19 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, tashmë ndodhen në tryezat e ndërkombëtarëve
21 Janar 2022, 17:00 -
Këshilli i Legjislacionit miraton raportin për shtyrjen e afateve të vettingut vetëm me votat e PS-së! LSI voton kundër, deputetët e PD bojkotuan votimin
Raporti për shtyrjen e afateve të institucioneve të vettingut është miratuar në mbledhjen përbashkët të komisionit të ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Ndryshe nga votimi unanim i Reformës në Drejtësi në 2016, shtyrja e fatit u miratua vetëm me votat e PS, LSi votoi kundër ndërsa deputetët e PD bojkotuan
21 Janar 2022, 13:23 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, fushata nis më 19 shkurt! Celibashi: Do kushtojnë 180 mln lekë, Vora votim elektronik! Berisha duhet të sjellë vërtetim nga gjykata nëse do kandidojë me logon e PD
Celibashi theksoi se po punohet që në të 6 bashkitë, identifikimi i zgjedhësve të bëhet në mënyrë elektronikë, ndërsa votimi elektronik mund të aplikohet vetëm në Vorë. Celibashi ka dhënë detaje për KZAZ-të, Qendrat e Votimit dhe numrin e zgjedhësve. Ai u shpreh se në total janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi në të 6 bashkitë.
21 Janar 2022, 11:49 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Majlinda Angoni kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës
Burime për Report Tv bëjnë me dije Partia Socialiste ka propozuar si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angonin. Aktualisht Angoni është në krye t&eum
21 Janar 2022, 11:16 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PS shans të dytë për Emirjana Sakon në Durrës, zbulohen kandidatët e Bashës dhe Berishës! Në Shkodër socialistët në garë me prefekten Angoni
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Socialistët në Shkodër do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angon. Për bashkinë Durrës Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, Berisha me Ardian Mukën.
21 Janar 2022, 10:57 -
Oerd Bylykbashi zbardh detajet e garës së 6 marsit: Ekziston mundësia për të bashkëpunuar me aleatët dhe jo me siglën e PD! Gjykata në shkelje të ligjit
Deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se për shkak të mungesës së një vendimi nga Gjykata për Kuvendin e 11 dhjetorit në këto zgjedhje, Komisioni i Rithemelimit do të hyjë në garë me kadidatë të pavarur dhe jo me siglën e PD-së gjithashtu nuk përjashtohet bashkëpunimi me aleatët
21 Janar 2022, 02:09 -
Mbështetësit e Berishës e kërcënojnë me jetë, video kur Basha zbret në terren me masa shtesë sigurie, fuoristrada e tij me fenelina! Policia për Report Tv: I ka pa leje, makinat s'janë të Gardës
Teksa mbështetësit e Berishës sa vijnë dhe shtojnë dozën e kërcënimeve ndaj tij, ku u kërkojnë demokratëve ta rrahin dhe ta helmojnë, kryedemokrati ka shtuar masat e sigurisë, ku në takimet që zhvillon ka një prezencë më të lartë të efektivëve të policisë, ndërsa Range Rover me të cilin udhëton është i pajisur me fenelina policie.
20 Janar 2022, 21:12 -
PS-PD ‘përplasje’ për afatet, Felaj: Opozita varrosi Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, e përdorën politikisht! Shmangu ballafaqimin me dëshmitarët
Opozita dhe maxhoranca nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të punimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj thotë për Report Tv se opozita me qëndrimet e saj varrosi Komisionin Hetimor, për shkak se nuk u tregua e gatshme që brenda afatit kohor të punimeve të zbriste në terren për të hetuar inceneratorët, por edhe për të thirrur dëshmitarët.
20 Janar 2022, 20:44 -
Zgjedhjet në 6 bashki, Salianji: PD gati për të fituar! Demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja'
Ndalur te Sali Berisha, Salianji tha se demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja', ndërsa për hyrjen e ish-kryeministrit dhe mbështetësve të tij në zgjedhje, ai u shpreh se nuk mund të regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë.
20 Janar 2022, 20:01 -
Ylli Pata: Shanset e mbijetesës politike të 'partisë non grata' Berisha-Meta
Tashmë është e qartë se lëvizja e Ilir Metës me dekretimin e zgjedhjeve vendore po synon që grupi i tij politik tashmë së bashku me Sali Berishën, po synon që të dëmtojë Lulzim Bashën në zgjedhjet e pjeshme vendore.
20 Janar 2022, 19:32 -
Situata në PD dhe zgjedhjet e pjesshme lokale, anëtari i Këshillit Kombëtar: Fitojmë 4 nga 6 bashki, jemi në rrugën e duhur! Studiuesi: Berisha e 'shkundi' partinë
Pavarësisht përçarjes në PD, për anëtarin e Këshillit Kombëtar Olsi Karapici, situata po tenton drejt më të mirës dhe se nga 6 bashki, ata pretendojnë të fitojnë në 4. Në emisionin 'Studio Live' në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj , ai përmendi bashkinë e Shkodrës, Lushnjës, Rrogozhinës dhe Vorës si të sigurta.
20 Janar 2022, 18:21 -
Ekskluzive/ Deputetët e ‘Foltores’ futën makina luksoze pa doganë! Benza të tipit të fundit dhe Range Rover, emrat nga Këlliçi, Noka tek Spaho dhe Paloka
Deputetët e grupit të Berishës sapo morën mandatet shfrytëzuan privilegjet duke sjellë makina luksoze nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra pa paguar detyrimet doganore, paguanin kredi si të pastrehë dhe nga ana tjetër futën automjete të shtrenjta.
20 Janar 2022, 17:23 -
Shtyllat e PD që përmbysin çdo regjim!
Shtylla e parë dhe e palëkundur që garanton një PD të fortë dhe idealiste është ndarja e saj me të kaluarën. Demokratët nuk janë vetëm ata që kanë 30 vjet me privilegje dhe që janë ngjitur me ngjitëse në karriget e pushtetit në çdo rast e në çdo kohë.
20 Janar 2022, 17:16