-
Haradinaj: Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje! Momenti më i vështirë? Vrasja e vëllait në luftë, e mbajta për 8 orë në krah
Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për situatën politike në Kosovë dhe nëse vendi duhet të gjejë një zgjidhje për presidentin e ardhshëm, apo do të shkojë në zgjedhje. Haradinaj tha se ka propozuar kandidaturën e tij dhe nëse nuk bihet dakord do të shkojnë në zgjedhje. Ai ka kujtuar me dhimbje edhe momentin e vrasjes së vëllait të tij Luan Haradinaj, ku i është dashur të mbajë mbi shpin për 8 orë trupin e pajetë të tij deri në Has.
15 Dhjetor 2020, 21:50 -
Zëvendëskryeministri Tahiri : Mbyllja e panevojshme gjatë festave të fundvitit në Kosovë, situata epidemiologjike nën kontroll
Festat e fundvitit i ka gjetur qeveritë e shteteve përballë valës së dytë të COVID-19, duke i bërë ato të shtrëngojnë gjithnjë masat me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll. Kosova, duket sikur po përballet më së miri me koronavirusin, pasi numri i rasteve dhe viktimave gjithnjë është në ulje, gjë që përbënë një lajm tepër shpresëdhënës për qeverinë kosovare, duke vendosur kështu të mos ndërmarri masa më strikte anti-COVID për qytetarët.
15 Dhjetor 2020, 09:47 -
Shengeni rajonal, Rama u 'përvishet' kritikëve: Politikë largpamëse, jo katandisje në statuse atdhetarizmi e inflamatore! Në thelb është fuqizim i pavarësisë
Gjatë fjalës së tij teksa ka bërë me dije se ka nisur transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe kritikave në lidhje me Shengenin Ballkanik.
14 Dhjetor 2020, 11:42 -
Nis transmetimin linja 400 kv Shqipëri-Kosovë, Rama: Kemi pritur gjashtë vite, mbeti peng nga vetoja e Serbisë! Shengeni fuqizon pavarësinë
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se sot pas shumë përpjekjesh, do të hedhim një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.
14 Dhjetor 2020, 11:28 -
Koronavirusi në Kosovë, Hoti: Po përgatisim masat e reja për festat e fundvitit!
Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se qeveria e Kosovës po përgatit masat e reja për festat e fundvitit por pa i specifikuar. Ndër të tjera ai foli dhe për situatën e COVID-19 në vend duke u shprehur se në 2 javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga qeveria janë ulur rastet aktive për rreth 15%.
13 Dhjetor 2020, 14:49 -
Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti, në politikë jo
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në kohën që ka luftuar me UÇK-në, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, ka qenë engjëll që e ka dërguar Zoti për të mbrojtur të pafajshmit, ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.
7 Dhjetor 2020, 22:25 -
COVID në Kosovë/ Mjeku për Report Tv: Numri i lartë i viktimave pasi neglizhohet trajtimi i simptomave të para! Nuk e përballojmë izolimin e dytë
Kosova nuk po kalon një situatë të mirë si pasojë e koronavirusit ku çdo ditë regjistrohen qindra raste dhe shumë viktima. Mjeku kirurg, Arbër Morina në një intervistë për Report Tv thotë se një prej arsyeve që kanë rritur numrin e viktimave është vonesa në trajtimin e tyre.
7 Dhjetor 2020, 21:21 -
Kosova nënshkruan aplikimin me aleancën Gavi për sigurimin e vaksinës COVAX Facility
Kosova ka nënshkruar sot aplikimin për të siguruar vaksinën kundër COVID-19 në aleancën GAVI për COVAX Facility. Këtë e ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
7 Dhjetor 2020, 17:39 -
'Ç'drejtësie është kjo?', Rama sjell dëshminë e mjekes që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së: Më vranë vëllanë, aty ku punonte tokën sot ka varrin (VIDEO)
Nën nismën "Liria ka emër", kryeministri Edi Rama solli dëshminë e Gjylsere Berishës, e cila iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si motër medicinale, për t’i shëruar plagët e ushtarëve, por që u detyrua të merrte edhe armën për të luftuar ndaj masakrave të serbit, sidomos në Prizren, ku ajo ishte prezente.
7 Dhjetor 2020, 16:03 -
Rudina Hajdari homazhe te varri i Adem Jasharit, mesazhe politikës: T'i nderojmë duke punuar fort që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë drejt Europës
Deputetja Rudina Hajdari e ka nisur vizitën e saj në Kosovë duke nderuar sakrificën e familjes Jashari, ndërsa ka vizituar kompleksin memorial të tyre. Në një postim në rrjete sociale ajo shkruan se duhet të nderojmë veprën e Kryekomandantit të UÇK Adem Jashari, që dha jetën për lirinë e Kosovës.
7 Dhjetor 2020, 10:38 -
9 muaj pandemi, 1 mijë e 106 të vdekur nga COVID në Kosovë
Bilanci i Kosovës për 9 muaj pandemi tregon se nga COVID kanë ndërruar jetë 1 mijë e 106 persona të infektuar. Nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, e deri më tani me SARS CoV2 pozitiv u infektuan 42 mijë e 805 persona.
7 Dhjetor 2020, 08:19 -
Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se autori dhe viktima ishin në të njëjtën makinë! Shpallet në kërkim një 53-vjeçar turk (Detaje)
Një person është vrarë në lagjen Dardania të Prishtinës ditën e sotme. Policia ka identifikuar të autorin e dyshuar, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, është bastisur banesa e tij, por nuk është gjetur brenda saj. Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.
6 Dhjetor 2020, 15:00 -
Zbulohet një varr masiv në Serbi, me shqiptarë të vrarë gjatë luftës së Kosovës
Mbetjet njerëzore që besohet të jenë trupat e dhjetëra shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë janë gjetur brenda Serbisë, tha një zyrtar serb të premten. Më shumë se dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet një pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
4 Dhjetor 2020, 18:33 -
Gent Cakaj viziton nesër Kosovën, nënshkruhen tri marrëveshje
Nesër në Kosovë do të vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla
3 Dhjetor 2020, 23:08 -
Masakra e Krushës: Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin për krime lufte ndaj serbit
Gjykata e Apelit në Kosovë, tha të martën se ka përgjysmuar dënimin nga 22 në 11 vjet ndaj Darko Tasiçit, ish pjesëtar i policisë serbe, i cili u shpall fajtor në qershor të këtij viti nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.
1 Dhjetor 2020, 20:38 -
Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.
1 Dhjetor 2020, 16:28 -
Historiania Kocaqi: Çështja e Çlirimit politike! Thuhet se gjermani i fundit iku në 4 apo 5 dhjetor! Duhet urgjent bashkim Kosovë-Shqipëri
Një nga çështjet më të debatuara në këto dekada të postkomunizmit ka qenë data e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjermanë. Kjo temë tashmë është kthyer dhe në çështje politike në vendin tonë, ku për 28 dhe 29 nëntor është festuar në ditë të ndryshme nga palët politike. Historiania Elena Kocaqi, në një intervistë për Report TV ka deklaruar se kjo tashmë është kthyer në çështje politike, ndërsa ka shtuar se ka zëra që gjermani i fundit ka ikur në 4 apo 5 dhjetor. Por sipas saj, për të dhënë një datë të saktë duhet të ngrihet një komision me disa historianë të cilët do të shohin dokumentacionin ushtarak gjerman.
30 Nëntor 2020, 19:12 -
Kriza ekonomike e pandemisë së COVID-19, Kosova vendos udhëtim falas për qytetarët me autobusë për një muaj nga 1 dhjetori
Autobusët brenda qyteteve do të ofrojnë udhëtim falas për të gjithë muajin dhjetor. Udhëtimi falas do të nis nga 1 dhjetori, ditën e nesërme dhe do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës për një muaj rresht.
30 Nëntor 2020, 17:08 -
LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64 për qind të votave, ndërsa Millan Radojeviq nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut.
29 Nëntor 2020, 22:52 -
Mashtruesit e Call Center/ Gënjenin pensionistët në Gjermani se do fitonin loto, kapen shqiptarët
Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto. Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor kundër këtyre personave me gjasë do të zhvillohet në Kosovë. Qëllimi është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas policisë, kjo nuk është e lehtë.
28 Nëntor 2020, 22:12 -
23 vjetori i shfaqjes së UÇK, Basha nderon heroin e luftës Llagami dhe jep mesazhe të koduara: Detyra jonë të mos lejojmë të cënohet nga shpifjet sakrifica e tyre
Kreu i PD Lulzim Basha me rastin e 23 vjetorit të shfaqjes së UÇK-së ka nderuar heroin e luftës së Kosovës Skerdilajd Llagami.Në një vizitë në familjen Llagami, Basha shkruan se kujtuan me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Llagamin - Komandant Shpendin
28 Nëntor 2020, 21:07 -
Ekskluzive/ Me flamurin kuqezi në Parlamentin serb, flet për Report TV Shaip Kamberi: Kurrë nuk është e lehtë që në Serbi të bësh diçka
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi rrëfeu se vendosja e flamurit shqiptar në parlamentin serb, ishte shenjë e vendosmërisë së tij dhe bashkëatdhetarëve për të ndryshuar ligjin për simbolet kombëtare në Serbi.
28 Nëntor 2020, 13:06