-
Dako: Agron Duka fushatë në 2013 me Avdylin në krah! Halimi e Vokshi kafe me të dënuarin përjetë (VIDEO)
Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild', Vangjush Dako i ka cilësuar si avantazh politik, që nuk ka ndikuar aspak në reputacionin e tij, përkundrazi! Në studion e "Repolitix" në Report Tv, kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Dako, i cili ka qenë kryefjalë e mediave javën e fundit për shkak të përgjimeve, ka mohuar që të ketë qenë duke folur me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut. Një sajesë, e ka cilësuar Dako, pas së cilës fshihet opozita, që synon që nëpërmjet tyre të legjitimojnë djegien e mandateve.
7 Qershor 2019, 20:25 -
Çfarë ka brenda 624 CD-ve?! Përgjimet e publikuara tek VOA i zbardhi Hajdarmataj tre ditë pasi mori në dorë '339-ën'
Për herë të parë Donika Prela zbuloi se në dosje nuk ka vetëm audio-përgjime, por edhe video (115). Përgjimet më të mëdha janë kryer në vitin 2018, plot 479 CD dhe kanë vijuar edhe në vitin 2019, ku Prela tha se janë 35 CD.
7 Qershor 2019, 16:49 -
Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela: '339' dosja më e madhe në historinë e prokurorisë shqiptare. 74 persona në hetim, numri pritet të rritet. Nxjerrja e sekretit hetimor tek "Bild" - Prela: Një prokuror po heton rrjedhjen e informacion. Nuk janë në hetim prokurorët aktual të dosjes (Vladimir Mara dhe Dritan Premçi). Në total. dosja ka 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD, të cilat nuk ishin transkriptuar deri në tetor 2018 kur dosjen e kishte pasur në dorë Besim Hajdarmataj. 1 muaj pasi i kaloi prokurorëve aktualë, u nxorrën 44 masa arresti me burg dhe u zgjeruan hetimet. HISTORIKU i dosjes: E nisi Anton Martini me 2 OPGJ, tashmë e kanë 2 prokurorë me 11 oficerë.
7 Qershor 2019, 13:31 -
Kush i nxori përgjimet e dosjes 339? Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës: Po e kaloj pa përgjigje...
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj gjatë konferencës për mediat ku doli sot për të njoftuar goditjen e rastit të kontrabandës së makinave u pyet edhe për hetimet e nisura për nxjerrjen e sekretit hetimor për dosjen 339 pas përgjimeve që u publikuan nga gazeta gjermane 'Bild'.
7 Qershor 2019, 12:02 -
'339', historia e një shantazhi të prokurorëve dhe opozitës për pazar politik
Është e treta herë që publikohet dosja “339”. Në fillim shqip, nga gazetarët që punonin si zëdhënësa jozyrtarë, të prokurorëve që u prekën nga reforma. Dhe në fakt, atëhere ishte dhe më serioze. Prokurorët që kishin dosjen nuk vepruan, pasi donin të bënin pazar me dosjen për vendin e tyre të punës, të rrezikuar nga Vettingu.
5 Qershor 2019, 21:00 -
Bild/ Gazetari e sinkronizuar me politikën
Pse perkthimet e botuara ne Gjermani jane në anglisht? Pse nuk priti gazetari të përfundonte artikullin e tij, por vendosi t’u japë përparësi botimit të përgjimeve audio? Dhe pse shkrimi nuk është edhe në print? Përshtypja është se sinkronizimi me agjendën e ditës të Bashës e impononte këtë urgjencë, edhe me koston e sakrifikimit të aspektit gazetaresk.
5 Qershor 2019, 18:29 -
Publikimi i audio-përgjimeve/ Arta Marku: Prokurorët bëjnë pazare me dosjet për interesa të vogla
'Prokurorë dhe punonjës të tjerë janë të gatshëm që për interesa personale të bëjnë pazare me dosjet penale', kështu shprehet Prokurorja e përgjithshme Arta Marku në një reagim pas publikimit të audio-përgjimeve, pjesë e dosjes 339, nga gazeta gjermane 'Bild'.
5 Qershor 2019, 16:51 -
Dosja 339/ Ja 12 emrat e parë që dërgohen në gjyq, mes tyre dy nipërit e ish-deputetit dhe ish-kampioni i mundjes
Samuel Ndoka dhe Vilson Ndoka, dy nipërit e ish-deputetit socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, janë marrë të pandehur së bashku me 10 persona të tjerë, të cilët janë pjesë e dosjes së famshme 339. Në kuadër të dosjes 339 po verifikohet edhe Vangjush Dako për shit-blerje votash dhe korrupsion zgjedhor.
27 Maj 2019, 14:05 -
Kryemadhi akuza ndaj Lleshajt: Le gradën e ushtarakut për portofolin e një ministri
Kryetarja e LSI-së ishte sot në Fushë Krujë nga ku akuzoi Sandër Lleshaj se ka helmuar qytetarët me gaz lostsjellës dhe përsëriti edhe njëherë qëndrimin ndaj qeverisë Rama për blerje votash. Kryemadhi tha se djegia e mandateve nga opozita ishte një gjest për shqiptarët.
10 Mars 2019, 18:14 -
Rama mohoi vjedhjen e zgjedhjeve/ Strazimiri: Bandat që blejnë vota nuk janë të PD-së
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gent Strazimiri në një dalje për mediat ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai është i lidhur me krimin dhe se ka blerë zgjedhjet.
19 Shkurt 2019, 18:32 -
Nxjerrja e përgjimeve për blerjen e votave/ Prokuroria: Po hetojmë nga doli informacioni, jo gazetarët
Prokuroria deklaron se hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal por thekson se nuk po hetohen gazetarët që i kanë publikuar.
5 Shkurt 2019, 13:36 -
Protesta e opozitës/ Basha në Durrës: Dako, shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë
Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve, me të cilët pretendojnë se ka bashkëpunuar për të blerë votat për të ardhur në pushtet.
1 Shkurt 2019, 17:00 -
Darka e burrave, Salianji konfirmon versionin e Dakos (VIDEO)
Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një video në rrjetet sociale nga një darkë festive, ku të pranishëm mes shumë personave janë Vangjush Dako, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela dhe deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
1 Shkurt 2019, 14:39 -
Përgjimet e Zërit të Amerikës/ Prokuroria nis hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur një hetim në lidhje me nxjerrjen e hetimeve të djeshme nga Zëri i Amerikës, pas transmetimit të disa përgjimeve për blerje të votave në qytetet si Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër.
31 Janar 2019, 13:52 -
'Zëri i Amerikës': Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri
Përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, në një moment që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.
30 Janar 2019, 19:34 -
Akuzat për Dakon, Salianji sjell shembullin italian: Atje shteti nuk afrohet me krimin, këtu qeveria drejton me votat e mafiozëve
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka sjellë një shembull nga shteti italian, ku sipas tij, zv.kryeministri italian di Maio, nuk ka pranuar të shkojë në një takim elektoral, pasi kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e një mafiozi
24 Nëntor 2018, 16:01 -
Pollo: Në një vend normal, Dako do të kishte dhënë dorëheqjen
Deputeti demokrat Genc Pollo ka dalë këtë të premte në një konferencë për shtyp ku e ka komentuar trajtimin që shteti shqiptar i ka bërë përfshirjes së kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako në përgjimet e bandës së Avdylajve, si një anormali.
23 Nëntor 2018, 15:31 -
'Dosja 339', Duka: Vangjush Dako është emblemë e blerjes së votave, e ka vendin prapa hekurave
Deputetja e PD-së, Valentina Duka në një deklaratë për shtyp ka vijuar vazhdën e akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. Duka shprehet se përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit.
20 Nëntor 2018, 11:58 -
Dosja 339/ PD akuza Dakos: Rama ka kyçur provat për masakrën elektorale në Durrës. Kryebashkiaku: Padi edhe për Vokshin, zonjë gënjeshtare
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi sot se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, pas akuzave që kjo e fundit bëri ditën e sotme nga selia blu. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama, po mban kyçur në zyrat e prokurorisë provat në lidhjen me dosjen ‘339’, që sipas PD dërgojnë në burg Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon për krim elektoral.
10 Nëntor 2018, 16:05 -
'Ty s'të voton as mamaja jote', Bylykbashi i kundërvihet sërish Dakos: Supermen, po shkon drejt burgut
Reagimi i djeshëm i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako përkundrejt akuzave të bëra nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, është pasuar nga një tjetër reagim i këtij të fundit.
10 Nëntor 2018, 10:46 -
Përgjimet, PD: Arrestimi i Dakos i domosdoshëm, çudia s'mund të zgjasë vetëm 3 ditë
Partia Demokratike vijon sulmet ndaj kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Deputeti Gent Strazimiri ka deklaruar këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se dosja "339" nuk duhet të lihet në harresë pasi ajo është "radiografia e pushtetit të lidhur me krimin".
7 Nëntor 2018, 14:32 -
'Përgjimet, provat që demaskojnë Dakon', Spaho: Pa u futur në burg, nuk do të ketë drejtësi
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar për mediat se kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako duhet të vendoset në pranga pasi përgjimet e publikuara vërtetojnë se Dako është i përfshirë me krimin e organizuar.
5 Nëntor 2018, 13:34