-
Përfshihet nga flakët një makinë në mes të Tiranës, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
Makina tip "Volkswagen Golf 5" është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilët kanë krijuar një perimetër sigurie për kalimtarët.
14 Shkurt 2020, 13:54 -
Lezhë/ 19-vjeçari i vë flakën një makine në Shëngjin, shoqërohet në polici (VIDEO)
I shoqëruari në polici është Mikel Pjetrushaj dhe rreth orës 13:05, në Shëngjin, Lezhë dyshohet se ka djegur makinën tip"Benz" në pronësi të Elion Daja, 41 vjeç, banues në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave në fjalë por ende nuk dihen shkaqet.
13 Shkurt 2020, 14:01 -
Flet gardiani i burgut që i dogjën makinën: Ndihem i kërcënuar, dyshoj se ma kanë bërë për shkak të një konflikti për biznesin (VIDEO)
Efektivi i burgut të Shënkollit, Nikoll Prenga thotë se nuk ka konflikte për shkak të detyrës, por e lidh djegien e makinës së tij me konfliktet e pronësisë që ka pasur së fundi për një lokal në emër të tij. "Kjo makina ime u djeg këtu. Në 1 të natës m&am
19 Janar 2020, 12:35 -
I vihet flaka makinës së gardianit të burgut: Ndihem i vrarë në shpirt! Kam konflikte pronësie për lokalin...por nuk e mendoja kurrë kaq ekstrem! (VIDEO)
Si pasojë e flakëve makina e gardianit është shkrumbuar totalisht. Efektivi i burgut të Shënkollit ka bërë të dutur se nuk ka konflikte përshkak të detyrws, por e lidh ngjarjen me biznesin e tijë, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme pronësie kohet e fundit.
19 Janar 2020, 10:34 -
Kush është specialisti i krimeve në Elbasan që iu dogj makina, 6 muaj më parë u pezullua për dekonspirim për armët në Papër
Edvin Gjyli, specialisti i Krimeve në Policinë e Elbasanit, është një emër i përfshirë në çështje të bujshme në Policinë e Elbasanit. Ai ishte një nga katër emrat e punonj&
9 Janar 2020, 08:45 -
Digjet makina e specialistit të krimeve në policinë e Elbasanit, u pezullua nga detyra për dekonspirim për depon e armëve në Papër (VIDEO)
Makina e inspektorit të Krimeve të Rënda në policinë e Elbasanit është përfshirë nga flakët në lagjen 28 nëntori të qytetit të Elbasanit. Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga persona me precedentë penal.
9 Janar 2020, 04:21 -
Shefit të paraburgimit të Elbasanit i digjet makina 100 metra larg 'bluve', policia: Dyshohet aksidentale (Momenti i 'Benz'-it në flakë)
Makina e shefit të policisë së paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan është djegur mbrëmjen e sotme. Automjeti ka qenë i parkuar 100 metra larg drejtorisë së policisë së Elbasanit kur shpërtheu në flakë. Policia thotë se paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
25 Dhjetor 2019, 22:00 -
Shkrumbohen nga flakët furgoni i policisë bashkiake dhe një 'Smart' përpara Bashkisë së Kamzës /VIDEO
Një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip Smart me drejtues I.H. janë shkrumbuar nga flakët përpara godinës së Bashkisë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”, që ka marrë flakë në ecje.
25 Dhjetor 2019, 09:57 -
Peqin- Digjet makina e parkuar përpara shtëpisë së 38-vjeçarit
Një makinë në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale E.D. ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në Peqin, ndërkohë që makina ishte parkuar para banesës së 38-vjeçarit. Nuk dihen enden shkaqet që kanë shkaktuar djegien e automjetit.
13 Dhjetor 2019, 09:59 -
Digjen 3 makina në një garazh në Tiranë, dyshohet qëllimisht! Gruaja: Pronari i pallatit të më dëmshpërblejë ose do bëjmë vetëgjyqësi (VIDEO)
Makinat kanë qenë të parkuar në garazhin që ndodhet në rrugën 3 Dëshmorët në Tiranë, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.
3 Dhjetor 2019, 08:34 -
Djegia e makinës së Dritan Lelit/ Banorët: Shoferi jetonte në pallatin tjetër, këtu parkonte djali im.. (VIDEO)
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili ka raportuar nga vendi i ngjarjes ku u dogj makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli duke thënë se 'Range Roveri' ka qene i parkuar pranë banesëssë shoferi të Lelit. Ndërkohë disa banorë të pallatit ku ishte parkuar makina e djegur kanë dësh
10 Tetor 2019, 08:43 -
Digjet 'Range Roveri' i kryebashkiakut të Vlorës/ Leli për Report Tv: Kam vëllanë sëmurë, s'më intereson çfarë ka ndodhur (VIDEO)
Makina tip 'Range Rover' që përdorej nga kryebashkiaku Leli, ka qenë e parkuar pranë pallatit ku jetonte shoferi i tij E.T. Nga flakët është përfshirë edhe një automjet tjetër që ishte në afërsi të 'Range Roverit' të kryebshkiakut të Vlorës. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë makinat janë lëvizur nga vendi i ngjarjes dhe shërbimet zjarrfikëse po pastrojnë vendin.
10 Tetor 2019, 07:32 -
Dogji makinën e biznesmenit, kapet i riu në Sarandë, ja si u maskua pasi bleu benzinën (VIDEO-Ekskluzive)
Dy ditë pas ngjarjes kapet autori i djegies me benzinë të makinës së biznesmenit Resul Mema. Autori është Ylli Kola 25 vjeç nga Tepelena. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë në momentin që bleu benzinën pranë një pike karburanti për të djegur më pas makinën.
4 Gusht 2019, 11:26