-
Vendimi i qeverisë/ Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do zgjasë deri në 31 dhjetor 2022
Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do të zgjasë deri në 31 dhjetor 2022. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
29 Prill 2022, 17:24 -
Rritet me 10 lekë të tjera çmimi i naftës, arrin në 243 lekë! Benzina shkon në 223 lekë! Çmimet më të larta që prej 26 marsit
Një litër naftë nga sot do të shitet me 243 lekë për litër, duke shënuar nivelin e dytë më të lartë që prej ngritjes së Bordit. Por në mungesë të Transparencës së caktimit të çmimeve, institucionet duhet të shpjegojnë përse në një kohë që nafta në bursë nuk ka luhatje dhe çmimi ka rënë, në Shqipëri arrin nivele rekord.
29 Prill 2022, 13:07 -
Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet
Ndikimi i luftës në Ukrainë do të ndjehet edhe në ekonominë e vendit për një periudhë të gjatë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se sipas një vrojtimi të kryer me bankat vërehet se ndikimi negativ i luftës në ekonomi do të jetë mbi 1 vit.
29 Prill 2022, 11:40 -
Ulet çmimi i naftës, nga 235 lekë për litër, shkon në 232! Rritet çmimi i benzinës, shkon në 212 lekë për litër! Gazi do të kushtojë 9 lekë më pak
Referuar çmimeve të mëparshme të vendosura nga bordi, rezulton se uljen më të madhe me 9 lekë e ka pasur gazi i cili nga 115 lekë në 104 lekë. Nafta nga 235 Lekë/litri është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1 lek.
23 Prill 2022, 14:45 -
Ministrja e Ekonomisë në takimet e pranverës me FMN dhe BB: Masat e marra nga qeveria dhanë efektet ne rritjen ekonomike të vendit
Në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington, delegacioni shqiptar përfaqësohej nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe guvernatori i Bankës së Shqi
23 Prill 2022, 14:09 -
Guvernatori Sejko: Inflacion gjatë 2022 do jetë më i lartë sesa parashikimi! Rritja ekonomike do ngadalësohet
Inflacioni në Shqipëri për vitin 2022 pritet të jetë më lartë sesa është parashikuar, ndërsa rritja ekonomike do të ngadalësohet. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbledhjet e Pranverës me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington.
23 Prill 2022, 13:23 -
Bordi i ushqimeve nuk i ndalon plotësisht abuzimet me çmimet! 'Financat': Marzhi i fitimit s’mund të jetë 100% i saktë! Braçe: Vaji hyri me 223 lekë dhe u shit me 350 lekë
Çmimet tavan të përcaktuara për vajin, sheqerin, miellin e orizin nuk e ndalojnë plotësisht abuzimin nga tregtarët. Çmimet e importit dhe marzhet e fitimit ishin në qendër të debatit në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe kërkoi sqarime pse ende nuk është ndërhyrë tek inputet bujqësore.
19 Prill 2022, 19:38 -
Nafta e shtrenjtë, peshkarexhat e Shëngjinit dalin gjithnjë e më rrallë në det, shtrenjtohen ushqimet e detit në restorante
Rritja e çmimit të naftës po jep efekt negativ si në sektorin e peshkimit ashtu dhe në industrinë e turizmit. Në Shëngjin peshkatarët nuk dalin në det, ndërsa bizneset po përballen me mungesë të produkteve. E gjitha kjo ka çuar në rritjen e çmimit të peshkut dhe prodhimeve të detit në restorante.
16 Prill 2022, 16:36 -
Kultivim pa plehra kimikë, më pak perime në Kuçovë, fermerët: Qeveria të ulë çmimet ose largohemi nga vendi
Çmimi i plehrave kimikë është kthyer në shqetësimin kryesor për fermerët e Kuçovës, një ndër zonat më prodhuese në vend si për perimet në sera ashtu dhe për drithërat. Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në treg për uljen e çmimeve ose t’u japë subvencione.
15 Prill 2022, 16:53 - Bota
-
Shtrenjtimi i energjisë, Braçe: Për të pasurit na duhet një tatim i ri progresiv për të ardhurat nga kapitali! Për energjinë, burime të reja
Për deputeti socialet Erion Braçe, fatura energjisë 13 mijë, 14 mijë lekëshe apo edhe 20 mijë lekëshe, nuk të bën të pasur. I pasur, thotë Braçe, janë ato që zotërojnë pasuri të paluajtshme e të luajshtme që zotërojnë përfitimet nga kjo pasuri dhe se tashmë duhet të ketë tatime të reja për to
14 Prill 2022, 12:09 -
Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, fermerët: E mbjellim tokën me para borxh
Rritja e kostos për të mbjellë produktet bujqësore ka vënë në vështirësi fermerët, të cilët ankohen për çmimin e lartë të pesticideve dhe karburantit. Sipërfaqja e tokës së papunuar është rritur, ndërsa disa prej tyre thanë se janë zhytur në borxhe.
13 Prill 2022, 18:43 -
Vendimi hyn sot në fuqi, rritet sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta, benzina e gazi
Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme do të ketë një rritje të çmimit të karburanteve. Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare.
13 Prill 2022, 13:39 -
Gati 1800 karta fermerësh për subvencionimin e karburantit, prioritet prodhimi i kulturave të stinës
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është shprehur sot se 1800 karta fermerësh që do të përfitojnë karburantin për bujqësinë. E pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori, ajo tha se i është dhënë prioritet kultivimit të produkteve të kohës.&a
13 Prill 2022, 13:29 -
Ministrja e Shëndetësisë: Nuk do të shpërbehet Komiteti i Ekspertëve, po vijon punën me vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend
Komiteti Teknik i Ekspertëve vijon punën për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, pavarësisht se kemi një rëni të ndejshme të rasteve të reja nga COVID, apo rastet fatale.‘Komiteti i Ekspertëve jo vetëm që nuk ka plan që të shpërbëhet, por ka vijuar q&am
13 Prill 2022, 13:17 -
Vendimet e qeverisë/ Ministrja e Shëndetësisë: Indeksohen çmimet, zgjerohen përfitimet për qytetarët nga lista e barnave me rimbursim
Me indeksimin e çmimeve të barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme, do të rriten përfitimet e qytetarëve me terapi mjekimi falas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije vendimet e reja pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, dy prej të cilëve lidhen me Listë
13 Prill 2022, 14:35 -
Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Jemi në mes të një krize çmimesh, bordet po tregojnë abuzimet dhe përqendrimet në tregje! Te karburantet ka mungesë transparence
Deputeti u ndal edhe te tragu i karburanteve, ku tha se ka jo vetëm përqendrim, por edhe mungesë transparence të plotë. Sipas Braçes 'dikush fsheh diçka' dhe askush nuk merr përsipër ta zbardhë deri në fund, duke shtuar se duhet kuptuar si blihet nafta nga kompanitë e shumicës, si furnizohen ato dhe si më pas furnizojnë kompanitë e pakicës.
13 Prill 2022, 13:09 -
Kursim për energjinë, Qeveria po përgatit vendimin: Familjet që harxhojnë më shumë se 700 kWh në muaj e paguajnë më shtrenjtë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj.
13 Prill 2022, 13:02 -
Rritja e çmimeve dhe turizmi, debati në Report Tv! Kreu i shoqatës së Bareve: Konsumi ka rënë 20%, priten çmime më të larta! Eksperti Ozuni: Do të preket turizmi
Rritja e çmimeve të ushqimeve ka shkuar një rritje edhe të çmimeve në bare dhe restorante. Kjo pritet të sjellë probleme dhe ulje edhe më tej të konsumit, çka do të ndikojë edhe në sezonin turistik që fillon së shpejti.
11 Prill 2022, 16:22 -
U arrestua në pikën Hani i Hotit pasi kërkohej për bllokimin e Rrugës së Kombit në protestën kundër rritjes së çmimeve, lihet i lirë Kol Nikolli: Do padis policinë
Kol Nikolli, kryetar i ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës, është lënë i lirë pas dëshmisë së tij në polici. Ai u arrestua paraditen e sotme në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Nikolli ishte shpallur në kërkim kombëtar për protestën kundër rritjes së &am
11 Prill 2022, 15:49 -
Arrestimi i Kol Nikollit në kufi, reagon Alibeaj: Të lirohet menjëherë kreu i ish- të përndjekurve dhe t'i kërkohet falje
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, kërkon lirimin e kryetarit të të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli i cili u ndalua sot në pikën kufitare të Hanit të
11 Prill 2022, 14:28 -
U arrestua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, flet për Report Tv Kol Nikolli: Nuk kam qenë prezent fare në protestë! Më kanë ndaluar për arsye politike
Kol Nikolli, kryetar i ish-të Përndjekurve në Mirditë, është ndaluar nga policia, pas protestës kundër rritjes së çmimeve ku u bllokua Rruga e Kombit. Nikolli tha në një intervistë për Report Tv, se ai nuk ka qenë fare prezent në protestë, ndërsa thotë se ndalimi është bërë p&e
11 Prill 2022, 11:56 -
Bllokimi i Rrugës së Kombit në protestën kundër rritjes së çmimeve, lirohet disa orë pas ndalimit kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Kol Nikolli: S’kam qenë i pranishëm, do padis policinë
Kol Nikolli, kryetar i ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai po tentonte që të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës dhe i është komunikuar urdhër-arresti, i lëshuar në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit
11 Prill 2022, 11:35 -
Më i shtrenjti në 20 vite/ Inflacioni në mars ishte 5.7%, muaji që kulmoi rritja e çmimeve! Në krahasim me një vit më parë ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 9.3 %
Nga fillimi i muajit Mars, çmimet u rritën fort jo vetëm për produktet e shportës dhe të karburantit, por aktualisht në vendin tonë është rritur çdo produkt . Sipas INSTAT inflacioni në muajin e kaluar ishte 5.7%, ndërkohë që vetëm çmimet e ushqimeve u rritën me 9.3% krahasuar me një vit më parë
8 Prill 2022, 11:18 -
Lufta në Ukrainë/ Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin e Bujqësinë (FAO): Çmimet botërore të ushqimeve nuk kanë qenë kurrë kaq të larta
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën ndjeshëm në mars, duke arritur nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, ndërsa pasojat e luftës në Ukrainë përfshinin tregjet kryesore të drithërave dhe vajrave vegjetale. Çmimet e grurit u rritën me pothuajse 20 për qind, indeksi i çmimeve të vajit vegjetal të FAO-s u rrit me 23.2 për qind, i nxitur nga kuotimet më të larta për vajin e farës së lulediellit, nga i cili Ukraina është eksportuesi kryesor në botë.
8 Prill 2022, 10:49 -
Angli: Përballë mungesës së furnizimeve, çmimet e ushqimeve do rriten edhe më shumë
Shefja e re e “Co-op”, koperativës konsumatore britanike, një sipërmarrje e shitjes me pakicë e shumicë të ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar njofton se çmimi i ushqimeve do të rriten, pasi do ketë edhe mungesë të furnizimit me disa artikuj
8 Prill 2022, 10:32 -
Kriza e çmimeve përkeqëson konsumin e qytetarëve, Banka e Shqipërisë: Besimi i qytetarëve u ul me 6.7%, si në pandemi! Kanë reduktuar blerjet, nisin kursimin
Kriza e çmimeve e nisur prej më shumë se një muaj, ka ulur menjëherë konsumin e qytetarëve, të cilët kanë nisur të kursejnë. Banka e Shqipërisë raporton se besimi i konsumatorëve në ekonomi në muajin mars ra në nivelin e dytë më të ulët historik pas uljes që shënoi në fillimet e pandemisë.
7 Prill 2022, 20:26 -
Mund të ketë çmim tavan edhe për produkte të tjera! Ministria e Financave: Kemi caktuar çmimet maksimale, ndryshojnë në varësi të importit! Nisin kontrollet për abuzimet
Përveç vajit , miellit, sheqerit dhe orizit, produkte të tjera mund ti shtohen monitorimit të bordit. Lajmi e dha për Report TV anëtari i Bordit Niko Lera i cili shton se kanë nisur kontrollet për zbatimin e vendimit në njësitë tregtare.
7 Prill 2022, 15:13 -
A po zbatohen çmimet e ushqimeve të caktuara nga Bordi? Vëzhgimi i Report Tv, disa markete abuzojnë, çmime më të larta! Qytetarët: Skandal, blejmë më pak
Jo të gjithë dyqanet ushqimore po e respektojnë vendimin e bordit për çmimet e vajit dhe orizit. Nga një vëzhgim i Report TV vihet re se në disa markete vaji shitet deri në 30 lekë më shtrenjtë se vendimi i bordit, ndërsa 20 lekë më shtrenjtë kushton edhe orizi.
6 Prill 2022, 20:36 -
Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli! Report Tv sjell krahasimin e çmimeve para dhe gjatë luftës! Bordi cakton marzh fitimi për bizneset
Mielli, vaj, sheqeri dhe orizi, janë 4 produktet që Bordi i Transparencës ka vendosur që të mbajë në monitorim dhe caktojë një çmim tavan për shitjen e tyre.
6 Prill 2022, 10:51 -
Pritshmëritë e inflacionit– dilemat e bankave qendrore, rekomandime
Niveli më i lartë i inflacionit në 30 vite”, janë titujt që mbizotërojnë sot në fjalorin e debateve ekonomike e financiare, në të gjithë forumet, mediat, duke bërë që inflacioni të jetë tema më e nxehtë në tregje sot. Dhe jo më kot. Po t’u referohemi treguesve të fundit të inflacionit në disa vende, shifrat janë të tilla që tejkalojnë parashikimet edhe të një muaji më parë
6 Prill 2022, 10:55 -
Rritet me 7 lekë çmimi i naftës! Nga sot deri në 12 prill, do të shitet me 233 lekë për litër! Rritet me nga 1 lekë benzina dhe gazi! Pakica marzh fitimi 12 lekë/litri
Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.
5 Prill 2022, 16:43 -
Ministrja e Financave: Inflacioni këtë vit pritet 4.5 %, kemi shkurtuar shpenzimet publike
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se inflacioni ka shkurtuar shpenzimet publike, ku këtë vit pritet që inflacioni të shkojë në 4.5 %"Inflacioni këtë vit pritet të shkojë në 4.5 %. në vijim të parashikimeve kemi shkurtuar shpenzimet publike dhe operacionale për të financuar paket&a
5 Prill 2022, 12:32 -
Ministrja e Financave: Janar-Shkurt 2022 të ardhurat u rritën me 18.1 mld lekë krahasuar me 2021! Në 6 muajt e parë të këtij viti mbyllet procesi i fiskalizimit
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se në dy muajt e parë të 2022 ka patur rritje të të ardhurave me 18.1 miliardë lekë, ndërsa në 6 muajt e parë të 2022 do të përmbyllet i gjithë procesi i fiskalizimit. "Në dy muajt e parë janar-shkurt, kemi pasur rritje të të ardh
5 Prill 2022, 12:18 -
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Me vështirësi përcaktuam marzhet e fitimit, çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin publikohen sot
Sot do të bëhen publike çmimet e referencës për katër produkte, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Ministrja: Rritja ekonomike në 2021 ishte 8.5%, 4.76% krahasuar me vitin 2019! Është ulur papunësia
5 Prill 2022, 12:17