-
Plazhi i Darëzezës në mëshirë të fatit, vihet nën 'pushtetin' e mbeturinave (VIDEO)
Plazhi i Darëzezës në Fier është lënë më mëshirë të fatit, duke u mbuluar nga mbeturinat. Grupi i xhirimit të Report Tv konstatoi se mbeturinat kanë mbuluar rërën, ndërsa hapja e sezonit turistik duket i largët edhe pse jemi në Maj.
8 Maj 2020, 19:24 -
Operatorët turistikë letër Ramës: Duam paketë të dedikuar, hiq fashën orare, hap plazhet e kufijtë, të huajt gati të vijnë në 1 qershor (VIDEO)
Unioni i Operatorëve Turistik kërkon hapjen e plazheve dhe të kufijve me rajonin në 18 maj. Në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama ata kërkojnë një paketë të dedikuar turizmit, dhe të hapet sezoni i organizuar në mënyrë që të pengojmë falimentimin e bizneseve. Sipas tyre nëse situata vijon e tillë 70% e të punësuarve në këtë sektor rrezikojnë të mbesin të papunë.
8 Maj 2020, 10:46 -
Plazhi/ Rregullat për hotelet, punonjësit dhe xhirot me anije turistike
Në draftin që ka siguruar Shqiptarja.com janë të përcaktuara të gjitha rregullat që duhet të ndjekin strukturat akomoduese, pra hotelet, si për pushuesit edhe për punonjësit, por edhe lëvizja me trena, autobusë, furgonë dhe anije turistike nisur nga situata e koronavirusit.
2 Maj 2020, 16:57 -
Veliu: Mos hyni në det, plazhi është i ndaluar deri në një urdhër të dytë! Nuk do të ketë tolerime
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu inspektoi masat për ngritjen e pikave të kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën, pra në mënyrë që të mos lejohet kalimi i qytetarëve nga zona e gjelbër te ajo me risk dhe e kundërta.
26 Prill 2020, 16:01 -
'Mos ma prek plazhin', banorët e Sarandës sërish në protestë për zgjerimin e shëtitores, inxhinieri: Rëra nuk preket (VIDEO)
Qytetarët janë pritur për takim vetëm nga inxhinieri i firmës kontraktore i cili u ka shpjeguar projektin disa prej tyre duke theksuar se plazhi nuk do të prishet. Protestuesit sërish nuk kanë rënë dakord me projektin i cili sipas tyre do të paralizoj plazhin e Centralit për disa muaj.
11 Nëntor 2019, 13:45 -
Vijon plazhi në vjeshtë në Shëngjin dhe Vlorë, pushuesi: E çuditshme! Vjet në këto kohë ndeza sobën
E pazakontë për sytë tanë, por kjo fund vjeshte shumë qytetarë i ka gjetur i ka gjetur pranë detit. Temperaturat ende të nxehta ka ftuar pushuesit në plazhin e Shëngjinit dhe të Vlorës të shijojnë rrezet e diellit, ndonëse shumë vite më parë ata ishin duke pritur dëborën e parë.
27 Tetor 2019, 16:00 -
Efektet anësore nga kremrat e diellit, dermatologia: Ja rreziqet që i kanosen lëkurës dhe trupit nga përdorimi
Përdorimi I kremrave mbrojtës ndaj diellit është I domosdoshëm në këto ditë të nxehta. Pavarësisht benefiteve kremrat solar kanë edhe efekte anësore. Për Report Tv mjekja dermatologe e QSUT, Migena Vargu tregon rreziqet që i kanosen lëkurës dhe trupit tonë nga përdorimi i tyre.
8 Gusht 2019, 17:55 -
Lëvizte me armë me silenciator në plazh, kapet shkodrani te Shkëmbi i Kavajës (FOTO)
I arrestuari është S. Xh. 19 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa u prangos në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet dhe iu sekuestrua pistoleta me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.
6 Gusht 2019, 15:50 -
‘Kujdes, plazh i rrezikshëm, mos notoni’! Porto Nova tërheq turistët e huaj: Jemi të mahnitur
Edhe pse është quajtur apo cilësuar si një ndër plazhet më të rrezikshme, plazhi i Porto Novës është i mbipopulluar nga turistë vendas dhe të huaj, kryesisht ata me rrulota. Ata që preferojnë këtë plazh më së shumti janë turistët Italianë dhe Gjermanë. Turistët shprehen të mahnitur nga bukuria e këtij plazhi pavarësisht rrezikshmërisë së tij.
5 Gusht 2019, 19:28 -
Rama u merr plazhet bashkive: Në shtator ligji i ri, nuk ka më rrumpallë, zaptime dhe qoka
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njofton se në shtator do të kalojë ligji i ri në Kuvend që u heq bashkive administrimin e vijës bregdetare. Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si rrumpallë.
4 Gusht 2019, 14:32 -
'Pisllëk i madh'| Duhet të kishte turistë, por plazhi i Likmetës është pushtuar nga plehrat (VIDEO)
I ndodhur në skajin verior të Durrësit, plazhi i Likmetës është kthyer në një vendgrumbullim plehrash. Të vetmit që shikon në këtë zonë janë disa peshkatarë. Ata shprehen se dikur kjo zonë ishte mjaft e frekuentuar, por ndotja ka bërë që plazhi mos shfrytëzohet më nga pushuesit.
4 Gusht 2019, 13:35 -
Njolla gjaku dhe britma njerëzish të frikësuar/ Sherr mes dy grupeve në zonën 'VIP' në Jalë (VIDEO)
Një sherr mes të rinjve ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës në një lokal nate në plazhin e Jalës. Sipas policisë në konflikt janë përfshirë dy grupe të rinjsh të cilët nuk ishin banorë të zonës, të cilët pasi kishin konsumuar alkool dhe festuar nën shoqërinë e miqve janë konfliktuar me njwri-tjetrit.
28 Korrik 2019, 12:04 -
Kthimi i pushuesve/ Aksi Radhimë-Vlorë bllokohet, probleme me trafikun edhe në Morinë (VIDEO)
Pushuesit e shumtë që kanë shkuar në bregdetin e jugut këtë të diel kanë krijuar radhë ta gjata trafiku në aksin Radhimë-Vlorë. Po kështu radhë të gjata janë krijuar edhe në doganën e Morinës. Në këtë doganë kanë hyrë rredh 30 mijë pushues Kosovarë të cilët kthehen në banesat e tyre.
7 Korrik 2019, 19:40 -
Narta e Zvërcneci, destinacionet e preferuara të pushuesve
Plazhi i Zvërnecit dhe Nartës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit të cilët duan që verën ta kalojnë në det. Numri i tyre nga viti në vit ka ardhur duke u rritur si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve që ofrohen në këto zona.
5 Korrik 2019, 17:07 -
Mediat suedeze jehonë 15 plazheve të mrekullueshme të Shqipërisë (FOTO)
Sipas “Swedish Nomad”, Shqipëria shpejt është bërë një destinacion popullor veror. Bregdeti mahnitës dhe plazhet e bukura janë sigurisht disa nga faktorët kryesorë që kanë sjellë rritjen e numrit të turistëve.
30 Qershor 2019, 16:55 -
Mbresa nga një udhëtim në buzë të Jugut (FOTO)
Nëse të premton koha, Butrinti dhe Ksamili nuk duhen lënë pa u vizituar. Ka pushues që Sarandën e “përdorin” vetëm për plazh e ushqim, por ka edhe të tjerë që dëshirojnë të eksplorojnë bukuri të lashta, qoftë edhe kur i kanë eksploruar ato më parë.
26 Qershor 2019, 16:25