-
Bota
Numri i rasteve të fruthit është rritur me 79 për qind
Infektimet me fruth janë përsëri në rritje. Në fillim të vitit numri i infeksioneve të raportuara në mbarë botën tregon një rritje prej 79 për qind, njofton organizata e OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH. Një arsye është se fushatat e vaksinimit u ndërprenë nga pandemia e koronës. Mungesa e vaksinimeve kërcënon tani jetën e miliona fëmijëve, paralajmëruan agjencitë e OKB-së.
30 Prill 2022, 16:48 -
Bota
OBSH konfirmon vdekjen e një fëmije nga një lloj misterioz i hepatitit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. OBSH nuk dha detaje për vdekjen e fëmijës
24 Prill 2022, 17:12 -
OBSH: Disa shtete evropiane hoqën “brutalisht” masat kundër COVID-19
Dhjetëra shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë, kanë hequr kufizimet për COVID-19 në mënyrë “shumë brutale” dhe tani po përjetojnë një rritje të rasteve, me gjasë për shkak të variantit më të transmetueshëm BA2, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
23 Mars 2022, 00:45 -
World Economic Forum: 10 gjërat që i mësoi pandemia botës
Më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se COVID-19 ishte një pandemi. Që atëherë, më shumë se gjashtë milionë jetë në mbarë botën janë humbur nga sëmundja dhe jeta e përditshme është përmbysur në mënyra të panumërta.
21 Mars 2022, 07:54 -
Ukraina në luftë, OBSH jep alarmin: Spitalet në krizë për furnizimin me oksigjen, rezervat mund të mbarojnë brenda 24 orëve
Furnizimet jetike me oksigjen për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID dhe sëmundje të tjera kritike, përfshirë lëndimet e luftës, janë duke u pakësuar rrezikshëm në Ukrainë.
28 Shkurt 2022, 14:25 -
‘Vala po niset drejt lindjes’, OBSH paralajmëron Europë Lindore: Rrisni intensitetin e vaksinimeve anti-COVID
Zyra për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër koronavirusit në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po niset andej.
15 Shkurt 2022, 11:16 -
Kreu i OBSH: Duhen edhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë! Shtetet e varfra kanë nevojë për mbështetje
Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Europian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë (G20). Gordon Brown, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe.
10 Shkurt 2022, 20:35 -
OBSH: Evropa po hyn në 'lojën përfundimtare të mundshme' të pandemisë COVID
Drejtori i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë tha të enjten se kontinenti tani po hyn në një "përfundim të besueshëm" të pandemisë dhe se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka filluar të rrite
4 Shkurt 2022, 04:39 -
OBSH, thirrje kundër heqjes së menjëhershme të masave kufizuese
Në një konferencë shtypi të martën në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë.
3 Shkurt 2022, 15:58 -
OBSH paralajmëron: Mos mendoni se COVID po arrin fundin e lojës, ka gjasa të dalin variante të reja
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit dhe paralajmëroi se variante të reja mund të hasen së shpejti
25 Janar 2022, 15:57 -
OBSH: Omicron nuk është fundi i pandemisë, virusi ka ‘fuqi’ të shndërrohet! Kujdes nga ky variant, mund të përjetohet edhe në forma të rënda
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron nuk do të jetë varianti i fundit i COVID-19, pasi “virusi” ka fuqinë të shndërrohet gjatë gjithë kohës.
23 Janar 2022, 19:52 -
Omicron ekspozon mungesën e fleksibilitetit në spitalet e Evropës
Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi javën e kaluar për një "dritare të mundësive që po mbyllet " për vendet evropiane për të parandaluar që sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor të mbingarkohen, pasi varianti Omicron i koronavirusit prodhon rritje pothuajse vertikale të infeksioneve me koronavirus.
17 Janar 2022, 10:09 -
OBSH shton ilaçe të reja në trajtimet e COVID në mes të rritjes së Omicron
Ilaçi baricitinib, i cili përdoret gjithashtu për trajtimin e artritit reumatoid, "rekomandohet fuqimisht" për pacientët me COVID-19 të rëndë ose kritik, në kombinim me kortikosteroidet, tha paneli i ekspertëve ndërkombëtarë të agjencisë së OKB-së në udhëzimet e publikuara nga britanikët raportoi Gazeta Mjekësore të premten.
15 Janar 2022, 03:51 -
OBSH rekomandon ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19
Ilaçi Baricitinib që përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, sipas OBSH-së, rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë, në kombinim me kortikosteroidet, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve dhe forcojnë imunitetin.
14 Janar 2022, 09:16 -
OBSH: Javës që shkoi 7 milionë raste me Omicron në Evropë
Drejtori i OBSH-së për Evropë, Dr. Hans Kluge tha në një konferencë shtypi se 26 vendet evropiane raportojnë se çdo javë mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID. Ndërsa Omicroni vazhdon të përhapet në lindje të kontinentit evropian, zoti Kluge u shpreh i shqetësuar se vendet me përqindje të ulët të vaksinimit do të përjetojnë shtim të madh të rasteve me variantin e ri.
12 Janar 2022, 07:53 -
OBSH: Gjysma e popullsisë së Evropës do infektohet nga Omicron brenda 6-8 javësh
Gjysma Evropës do të jetë infektuar në 6-8 javët e ardhshme nga varianti Omicron, ka deklaruar OBSH. Vala e infektimeve është duke u përhapur nga vendet përëndimore drejt lindjes dhe Ballkanit, bëri të ditur shefi i OBSH për Europën, Hans Kluge. Përllogaritja është bërë mbi bazën e infektimeve që u shënuan javën e parë të janarit në të gjithë Europën.
11 Janar 2022, 22:06 -
OBSH: Është ende herët që ta trajtojmë COVID-19 si grip stinor
Varianti Omicron i koronavirusit pritet të infektojë mbi gjysmën e popullsisë në Evropë, por ende nuk mund të trajtohet si një sëmundje endemike e ngjashme me gripin stinor, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë
11 Janar 2022, 17:50 -
OBSH: Rritje rekord i rasteve të reja me COVID-19, por më pak vdekje! 9.5 milionë të infektuar gjatë javës së fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se një rekord prej 9.5 milionë infektimesh nga COVID-19 u numëruan gjatë javës së fundit, ndërsa varianti Omikron i koronavirusit ka përfshirë planetin. Kjo është një rritje me 71% krahasuar me periudhën e mëparshme 7-ditore, rritje të cilën OBSH-ja e krahasoi me një cunami. Megjithatë, numri javor i vdekjeve të regjistruara vazhdoi të bjerë.
6 Janar 2022, 21:05 -
OBSH: Vaksinat kineze ofrojnë mbrojtje ndaj Omicron
Vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara gjerësisht nga kompanitë kineze Sinopharm dhe Sinovac mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes nga varianti Omicron. Kjo deklaratë u bë nga një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
5 Janar 2022, 11:57 -
Konfirmohet rasti i parë me ‘Florona’ në Izrael, grip sezonal që kombinohet me COVID! OBSH-qytetarëve: Vaksinohuni me të dyja vaksinat
Izraeli ka konfirmuar rastin e parë në botë të sëmundjes “Florona”. Sipas ekspertëve kjo është një sëmundje ku personat që i infekton e kalojnë njëkohësisht edhe koronavirusin dhe gripin.
1 Janar 2022, 18:57 -
Kreu i OBSH optimist: Pandemia e koronavirusit do të mposhtet brenda vitit 2022
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se është optimist se pandemia e koronavirusit do të mposhtet në vitin 2022, me kusht që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e tij
31 Dhjetor 2021, 21:03 -
OBSH: 'Omicron' dhe 'Delta' mund të shkaktojnë 'cunami' infektimesh! Ka ende shpresë që pandemia të përfundojë në 2022
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha sot se është i shqetësuar se variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit, së bashku mund të prodhojë “cunami” infektimesh, por ai shtoi se ka ende shpresë që pandemia do të përfundojë më 2022.
29 Dhjetor 2021, 19:17 -
Omicron frikëson botën, OBSH thirrje qeverive: Shmangni bllokimet, ndikon seriozisht në probleme të shëndetit mendor
Teksa varianti Omicron i COVID ka frikësuar botën, duke bërë që shumë vende të rikthejnë izolimin, OBSH i ka bërë thirrje qeverive që të kontrollojnë përhapjen e virusit duke shmangur bllokimin total.
21 Dhjetor 2021, 11:46 -
OBSH bën thirrje për anulim të disa organizimeve për shkak të Omicronit: Një festë e ndaluar, më mirë se një jetë e humbur
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën.
21 Dhjetor 2021, 08:17 -
OBSH ngre alarmin për variantin Omicron, përhapet dhe infekton të vaksinuarit
Varianti Omicron i koronavirusit po përhapet më shpejt se varianti Delta dhe po shkakton infeksione tek njerëzit tashmë të vaksinuar ose që janë shëruar nga sëmundja COVID-19, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
21 Dhjetor 2021, 00:26 -
OBSH miraton vaksinën indiane 'Covovax' kundër koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin e vaksinës indiane ‘Covovax’ kundër koronavirusit. Kjo vaksinë është prodhuar nga Instituti i Indisë me licencë nga Novavax. Pas miratimit të kësaj vaksine pritet lehtësimi i aksesit të vendeve të varfra për të marrë dozat kundër COVID.
17 Dhjetor 2021, 20:45 -
Vdes pacienti i parë nga varianti 'Omicron' në Britani! Johnson: Vaksinohuni me doza përforcuese
Shënohet viktima e parë si pasojë e variantit 'Omicron' të koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Ai thekson se ideja që 'Omicron' është një variant më pak i rrezikshëm, duhet lënë mënjanë.
13 Dhjetor 2021, 13:35 -
OBSH: Mos përdorni plazmën e gjakut për të trajtuar pacientët me COVID! Nuk rrit shanset për t'i mbijetuar virusit dhe as zvogëlon rrezikun e intubimit
Mos përdorni plazmën e gjakut të pacientëve që kanë kaluar COVID për të trajtuar pacientët e infektuar, rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas OBSH, të dhënat tregojnë se përdorimi i plazmës së gjakut as nuk rrit shanset e mbijetesës dhe as zvogëlon rrezikun për t'u intubuar.
7 Dhjetor 2021, 08:07 -
Bota
Përhapja e variantit 'Omicron' të COVID, OBSH thirrje: Personat me probleme shëndetësore dhe ata mbi 60 vjeç të shmangin udhëtimet
Organizata Botërore e Shëndetit i ka bërë thirrje personave që kanë probleme me shëndetin të mos udhëtojnë, për shkak të variantit 'Omicron' të COVID. Në këtë kategori përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti.
30 Nëntor 2021, 22:30 -
Bota
Fëmijët nën 2 vjeç po preken nga Omicron, 10% të rasteve spitalore
Fëmijët nën moshën 2 vjeç përbëjnë rreth 10% të totalit të pranimeve në spital në epiqendrën e omicron, Tshwane në Afrikën e Jugut, sipas Institutit Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese. Më shumë fëmijë po pranohen sesa gjatë fazave të hershme të pandemisë, ndërsa vendi ka hyrë në valën e katërt aktuale të infektimeve.
30 Nëntor 2021, 13:38 -
Shëndeti
Rreziku nga varianti i ri Omicron, Ministrja e Shëndetësisë nē Asamblenë e OBSH: Mundësi historike për t’u bashkuar në emër të mbrojtjes së brezave të ardhshëm
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se përpjekjet e përbashkëta drejt Traktatit Ndërkombëtar për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë është një hap përpara drejt një mbrojtjeje më të fuqishme dhe më të shpejtë kolektive
30 Nëntor 2021, 12:10 -
Shëndeti
'Duhet t'i kushtojmë rëndësi të veçantë', ushqimet e pasigurta bëjnë bashkë në Durrës vendet e Ballkanit Perëndimor
Sfidat aktuale me të cilat përballet prodhimi, tregtia dhe konsumi i sigurt i ushqimit kërkojnë një përgjigje më efikase ndaj incidenteve të sigurisë ushqimore, për t'iu përshtatur më mirë kërkesave dhe nevojave me të cilat ndeshen sot shtetet. Është jetike pasi, kur bëhet fjalë për konsumatorin, e vetmja gjë që ka rëndësi është që ushqimi që konsumojmë të jetë i sigurt dhe i ushqyeshëm.
29 Nëntor 2021, 19:46 -
Shëndeti
Varianti i ri i COVID, BioNTech nis punën për përshtatjen e një vaksine për këtë mutacion
Kompania farmaceutike BioNTech tha të hënën se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për variantin e ri të koronavirusit Omicron, që po përhapet me të madhe në vende të ndryshme të botës.
29 Nëntor 2021, 17:29 -
Bota
OBSH, thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare për pandemitë
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ende është shumë e paqartë se sa ngjitës dhe i rëndë mund të jetë infektimi me variantin e ri të koronavirusit, Omicron. Ai i bëri këto komente në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim hartimin e një plani global të veprimit drejt parandalimit, përgatitjes dhe reagimit ndaj pandemive të ardhshme.
29 Nëntor 2021, 15:23 -
Shëndeti
Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të Covid-it
Shkencëtarët e Afrikës së Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit që thonë se është bërë shkak për një rritje së fundmi të numrit të infeksioneve. Mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të parë varianti i ri, por ditët e fundit shkencëtarët në Afrikën e Jugut paralajmëruan Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe tashmë infeksioni po ndeshet tek udhëtarët që mbërrijnë në disa vende, nga Australia, në Izrael e Holandë.
29 Nëntor 2021, 10:01 -
Bota
Varianti i ri i COVID alarmon edhe më shumë botën, njoftohet takim i jashtëzakonshëm i G7-s! OBSH paralajmëron: Vendet të marrin masa
Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë. Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.
29 Nëntor 2021, 09:47 - Bota