-
OBSH: I parakohshëm dhe jo real pretendimi se pandemia e COVID-19 do të përfundojë ketë vit! (VIDEO)
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të ishte e “parakohshme” dhe “jo reale” të pretendojmë se pandemia do të përfundojë deri në fund të vitit, megjithatë fillimi i vaksinimit do të ulë numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.
2 Mars 2021, 10:12 -
Përfiton edhe Shqipëria/ Pas kritikave, COVAX nis shpërndarjen e vaksinave anti- COVID
Pas kritikave të shumta për vonesa dhe jo rrallëherë edhe deklaratave të fuqishme se Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinat COVAX ka dështuar, ditën e sotme programi ka shpërndarë dozat e para.
24 Shkurt 2021, 11:45 -
Pse po vonohen vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë?
Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë syresh nuk është siguruar. Mëgjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars.
22 Shkurt 2021, 08:17 -
SHBA do të bëhen pjesë e COVAX, 4 miliardë dollarë për vaksinimin në vendet e varfra
SHBA, do të mbështesin COVAX, këto janë deklaratat e fundit nga Shtëpia e Bardhë, në përpjekje për të siguruar sa më parë të jetë e mundur vaksinën kundër COVID-19 edhe për vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
19 Shkurt 2021, 10:13 -
OBSH rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për personat mbi 65 vjeç dhe për variantet e reja të Covid-19
Pavarësisht diskutimeve të shumta në lidhje me efektshmërinë e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar sot përdorimin e vaksinës të Oxford AstraZeneca për Covid-19 te njerëzit që nga 18 vjeç e sipër duke përfshirë është ata mbi 65 vjeç, për të cilët më herët ishte thënë se nuk duhej përdorur.
10 Shkurt 2021, 17:04 -
Pas 2 javësh hetime në Wuhan nga ekipi i OBSH-së, eksperti: COVID-19 nuk ka origjinë laboratorike
Ekipi i hetuesve të OBSH-së, rreth 2 javë më parë ka mbërritur në Wuhan, qytetin e Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavisuri, për të zbuluar origjinën e tij. Një prej ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Peter Ben Embarek, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se sipas studimeve të bëra gjatë kësaj kohe, COVID-19 nuk ka rrjedhur nga laboratori biologjik i Wuhanit.
9 Shkurt 2021, 13:13 -
OBSH e shqetësuar për variantet e reja të COVID-19: Të përshpejtohet vaksinimi
Evropa dhe kompanitë farmaceutike duhet të bashkëpunojnë për të përshpejtuar vaksinimet kundër Covid-19 dhe për të ndarë dozat me vendet më të varfra, u shpreh kështu kreu i OBSH-së për Evropën duke shprehur shqetësim në lidhje me përhapjen e varianteve të reja të virusit.
5 Shkurt 2021, 10:27 -
AstraZeneca, vaksina e parë e COVAX-it në Kosovë/ Zyrtarja e OBSH-së: Dozat e para do të mbërrijnë në vend ne mesin e shkurtit
Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se në mesin e muajit shkurt, eventualisht në javën e tretë, në Kosovë do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19, përmes skemës së njohur si COVAX.
3 Shkurt 2021, 12:08 -
Origjina e Koronavirusit, ekipi i OBSH-së inspekton në një laborator të Wuhanit
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë , të cilët aktualisht gjenden në Kinë për të hetuar origjinën e COVID-19 kanë vizituar një laborator në Wuhan për të cilin ka pasur pretendime se aty ka lindur virusi i ri.
3 Shkurt 2021, 11:47 -
Vaksinat COVID-19/ OBSH: 90% e vaksinave janë kryer në vendet më të pasura
Sipas të dhënave të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) deri tani nëntë në 10 vaksinime të korona virusit kryhen në vendet më të pasura. Më shumë se 50 milion injeksione janë administruar tashmë në të gjithë botën, por shumica dërrmuese e tyre kanë qenë në vendet me të ardhura të larta, me Amerikën e Veriut dhe Evropën që kryesojnë.
1 Shkurt 2021, 21:43 -
COVID-19/ OBSH garon për të zhvilluar certifikatat e vaksinimit në mbarë botën
Ndërsa vendet kanë nisur të zhvillojnë pasaportat e tyre të vaksinimit, OBSH po garon për një sistem certifikatash vaksinimi ndaj koronavirusit, që mund të përdoren në mbarë botën duke siguruar ruajtjen e standardeve.
31 Janar 2021, 12:17 -
Varianti britanik i COVID-19 në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj.
31 Janar 2021, 10:24 -
Edhe OBSH kritikon BE-në për vaksinat: Ne duhet të bëjmë shumë dhe duhet ta bëjmë së bashku
Pas kritikave të shumta nga Ballkani Perëndimor por edhe nga disa prej vendeve anëtare edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është e kënaqur me sjelljen e Bashkimit Evropian për vaksinat.
30 Janar 2021, 15:18 -
Ekipi i OBSH-së viziton spitalin e Wuhan, qyteti ku u shfaq rasti i parë me COVID-19, për të kuptuar origjinën e virusit
Ekipi i hetuesve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vizitoi ditën e sotme spitalin ku janë trajtuar pacientët e parë me COVID-19 më shumë se një vit më parë, për të kuptuar më shumë në lidhje me origjinën e koronavirusit.
29 Janar 2021, 12:23 -
Ekipi i OBSH lë karantinimin, nis hetimin sot
Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lë sot karantinimin dhe do të fillojë punën në terren, në Wuhan të Kinës, aty ku edhe u shfaq për herë të parë virusi. Pasi mbërritën në Kinë, atyre iu kërkua të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
28 Janar 2021, 10:56 -
Nëse sistemi imunitar nuk reagon si duhet ndaj vaksinës anti-COVID, rritet agresiviteti i virusit dhe shtohen variantet e reja
Reagimi jo i mjaftueshëm i sistemit imunitar ndaj vaksinave mund të shkaktojë mutacione dhe ta bëjë virusin më agresiv. Prej tij mund të riinfektohen edhe ata që janë shëruar.
27 Janar 2021, 15:03 -
COVID -19,10 Vendet me numrin më të lartë të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit
Përhapja e varianteve të reja të COVID-19 ka bërë që në rang global të shtohen rastet e reja me infeksione. SHBA kryeson listën botërore për numrin më të lartë të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit.
23 Janar 2021, 18:41 -
'Bota në prag të katastrofës morale', kreu i OBSH: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura përpara mjekëve në vendet e varfra (VIDEO)
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom ka kritikuar vendet e pasura ku tha se është e padrejtë që të rinjtë e shëndetshëm të vendeve të pasura të vaksinohen më parë se mjekët dhe të moshuarit në vendet e varfra.
20 Janar 2021, 11:58 -
Jo vetëm Shqipëria/ The Guardian dhe Associated Press: I gjithë Ballkani kritika BE-së për vaksinimin, na ndihmoni ose kthejmë sytë nga Rusia dhe Kina
Një ditë më parë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik” për shkak të privilegjimit të vendeve të pasura në marrjen e vaksinës. Ndërkohë mediat prestigjioze ndërkombëtare i bëjnë jehonë kritikave nga Ballkani se si po sillet BE me rajonin.
19 Janar 2021, 12:04 -
IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID-19
Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 mund të ishte parandaluar, nëse Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dëshironin të bënin një gjë të tillë, ka deklaruar Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin Pandemik (IPPR).
19 Janar 2021, 08:51 -
OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare
Në një kohë që numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 94 milion dhe ai i viktimave në 2. Përpjekjet e qeverive për të vaksinuar të gjithë qytetarët qoftë edhe me kushte, vazhdojnë në disa shtete. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare.
16 Janar 2021, 15:28 -
COVID-19/ OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për Shqipërinë! Manastirliu: Së bashku do ia dalim! Ambasadori Zingraf: Do vazhdojmë mbështetjen tonë
Gjermania i dhuron Shqipërisë 1000 pajisje oksimetra të pulsit në kuadër të 'luftës' kundër koronavirusit. Sjellja e këtyre pajisjeve u realizua nga zyra e OBSH-së në vendin tonë. Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shqiptare në një ceremoni të organizuar të premten me praninë e ministres Ogerta Manastirliu, ambasadorit gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së në vendin tonë.
16 Janar 2021, 10:14 -
OBSH: 95% e vaksinave anti-COVID-19 janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës
Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se 95 përqind e 23.5 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 të shpëndara në të gjithë botën deri më tani janë përdorur në vetëm 10 vende.
15 Janar 2021, 08:09 -
Origjina e COVID-19, ekspertët e OBSH-së arrijnë në Kinë të enjten
Ekipi i ekspertëve të OBSH, do të mbërrijnë të enjten në Kinë, kanë deklaruar sot autoritetet kineze. Ekipi do të shkojë në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, për të cilën Pekini është akuzuar se ka tentuar të pengojë hetimet.
11 Janar 2021, 16:48