-
COVID-19 shton kërkesat për ilaçe! INSTAT: Importi i produkteve farmaceutike arriti në 17.6 mln € në nëntor 2020! Vitamina C dhe antibiotikët më të kërkuarat
17.6 milionë euro ilaçe u importuan në Nëntor duke regjistruar rritje krahasuar me një vit më parë. Por bazuar tek INSTAT në vend pati rekord importi në muajin tetor, dhe sipas farmacistëve më të kërkuarat ishin barnat që përdoren për kurimin nga COVID-19.
22 Dhjetor 2020, 17:01 -
Bilanci/ Ulet ndjeshëm numri i aksidenteve me 17.8 % dhe 35 viktima më pak në 11 muajt e parë të 2020, krahasuar me 2019!
Në një bilanc të bërë gjatë 11 muajve janar-nëntor 2020, aksidentet rrugore dhe viktimave kanë shënuar një ulje krahasuar me periudhën e një viti më parë në 2019
22 Dhjetor 2020, 12:32 -
Rekord në tregtimin e makinerive dhe pjesëve të këmbimit për nëntor 2020, fasonët në ‘koma’
Që prej fillimit të pandemisë në fillim në mars të këtij viti, muaji nëntor ka shënuar një rritje të ndjeshme të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i mallrave në muajin e kaluar u rrit me 10.5% dhe importi me 5% krahasuar me nëntorin e 2019. Përmirësim është shënuar tek sektori automotiv ndërsa industria fasone vijon të jetë në koma.
17 Dhjetor 2020, 18:54 -
COVID-19 'detyroi' bizneset e turizmit të ulin pagat e punonjësve me 24 %! Në kulmin e sezonit turistik shitjet e agjencive ranë me 56.9%
Në kulmin e sezonit turistik në periudhën korrik-shtator 2020, bizneset e këtij sektori ulën pagat e punonjësve. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë pagat në agjencitë turistike, hotele dhe restorante janë ulur me 24%. Ndërkohë është shënuar rënie e ndjeshme edhe në shitjet neto të këtyre subjekteve.
17 Dhjetor 2020, 18:45 -
Nga janari-nëntor 2020 u mblodhën 310 mln € më pak se në 2019 për shkak të pandemisë
Pandemia COVID-19 vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 11 muajt e këtij viti janë mbledhur 310 milionë euro më pak se në 2019. Ndërkohë është regjistruar rënie e të ardhurave në muajin nëntor, pas përmirësimit në muajin tetor. Sakaq deficiti i buxhetit ka arritur në 591 milionë euro.
16 Dhjetor 2020, 20:04 -
Meta: Buxheti i 2021 parashikon veç rritje pagash për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë, por jo pensionistëve
Presidenti Ilir Meta tregon pse e ktheu buxhetin e vitit 2021. Meta thekson se sipas tij buxheti i 2021-shit nuk planifikon rritje pagash as për administratën publike dhe as pensionistëve, por vetëm për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë.“Buxheti 2021 nuk planifikon, as indeksim dhe as rritje të pagës për administrat&am
13 Dhjetor 2020, 18:30 -
Ktheu buxhetin 2021, Meta: Nuk nxit rritjen e punësimit dhe as pensioneve! Parashikon veç rritje pagash për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë
Pas kthimit të buxhetit të vitit 2021 për shqyrtim në parlament me argumentin se nuk i përgjigjej nevojave emergjente që po shkakton pandemia, presidenti Ilir Meta këtë herë është ndalur tek papunësia. Meta thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti humbën punën 50 mijë qytetare dhe se niveli i papunësisë arriti në 11.9%.
13 Dhjetor 2020, 11:37 -
Rikthehen në punë 34 mijë qytetarë, INSTAT: Papunësia ra në 11.6%! Korrik-Shtator ulet paga mesatare, rënia më e madhe në sektorin privat
Gjatë sezonit veror tregu ka arritur të rikthejë një numër të konsiderueshëm qytetarësh në punë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të këtij viti, që konsiston me daljen nga karantina papunësia ka rënë me 0.3% krahasuar me tremujorin e dytë kur ishim të izoluar.
10 Dhjetor 2020, 17:35 -
21% e të rinjve të papunë/ Eksperti Muça: 3 shkaqet kryesore! Tregu kërkon më shumë zanatçi sesa të shkolluar
Mbi 21% e të rinjve në vend nuk janë të punësuar dhe sipas të dhënave të INSTAT deri në muajin qershor ishin 71 mijë të rinj të papunë. Ekspertët teksa listojnë shkaqet kryesore thonë se edhe paga e ulët i demoralizon dhe i bënë joaktiv
9 Dhjetor 2020, 07:46 -
Familjet e pasura shpenzojnë 34 herë më shumë për arsimin se ato të varfra, lajmërohet polarizim i shoqërisë
Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e popullsisë me të ardhura të larta po i rrisin shpenzimet për t’u arsimuar me ritme më të shpejta se ato të varfra.
27 Nëntor 2020, 07:45 -
Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës
Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpenzimet u reduktuan ndjeshëm. Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAt dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.
25 Nëntor 2020, 09:17 -
Ulet importi, më shumë energji elektrike nga HEC-et publike! Prodhimi vendas në korrik-shtator është rritur me 8%
Vendi po mposht varësinë nga importi i energjisë elektrike. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë prodhimi vendas i energjisë është rritur me 8%, dhe kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë hidrocentralet publike. Nga ana tjetër është ulur konsumi i energjisë nga bizneset me 5.1%.
24 Nëntor 2020, 15:39 -
Efekti i COVID/ Nga Shkodra te Lezha, zbuloni qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë
Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.
23 Nëntor 2020, 07:50 -
7 parashikime kontradiktore për rënien ekonomike në Shqipëri, BERZH ‘shikon’ më zi
Të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato vendase japin shifra të ndryshueshme herë pas here për rënien ekonomike të Shqipërisë. Deri më tani BERZH ka parashikimin më të zymtë për ekonominë, dhe Ministria e Financave vlerësimin më optimist.
21 Nëntor 2020, 15:57 -
Bie me 43.3% numri i turistëve në Korrik-Shtator, INSTAT: Rënia më e madhe në rajonin e veriut
Në muajit e nxehtë të verës numri i turistëve ka pësuar një rënie me 43.3%, krahasuar me 2019. Sipas të dhënave të INSTAT si pasojë e pandemisë rënia më e madhe e vizitorëve është shënuar në rajonin verior. Sipas raportit strukturat akomoduese nuk u shfrytëzuan as 20%.
19 Nëntor 2020, 17:09 -
Lajm i mirë/ Tetori pozitiv, ulet numri i aksidenteve rrugore dhe viktimave
108 aksidente janë regjistruar në muajin tetor në të gjithë vendin duke regjistruar një rënie me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një ulje të viktimave, 10 më pak se në tetor të 2019-ës.
18 Nëntor 2020, 16:50 -
Efekti COVID, importet e barnave arrijnë rekord në tetor, rriten 42%! Po përdoren shumë antibiotikë
Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.
18 Nëntor 2020, 08:46 -
E vërteta e 'fshehjes' së vdekjeve nga autoritet e fataliteteve nga COVID-19
Ka disa profesorë, profesorë dokotorë, etj. që po përpiqen të përcjellin në publik mesazhin se bazuar në publikimin e djeshëm të INSTAT për të dhënat demografike të tremujorit të tretë 2020 kemi një rritje të ndjeshme të vdekjeve e për rrjedhojë “fshehje” nga autoritet e fataliteteve nga Covid 19.
13 Nëntor 2020, 12:05 -
Paga maksimale pritet të arrijë në 131 mijë lekë, bashkë me pagën minimale do paguhen 37 milionë euro taksa më shumë në 2021
Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15%.
10 Nëntor 2020, 08:38 -
Shtrenjtohen me rreth 15% frutat dhe perimet! INSTAT: Ndikuan në rritjen e inflacionit, në tetor arriti në 2%
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në muajin tetor janë shtrenjtuar dhe kjo ka rritur edhe inflacionin që sipas Bankës është pozitive. Shtrenjtimi më i madh në çmime është konstatuar tek zarzavatet dhe frutat në një kohë që kostot e shëndetit dhe të transportit janë ulur.
9 Nëntor 2020, 17:23 -
INSTAT: Pandemia rrit ndjeshëm 'dembelizmin' në Lezhë, Elbasan, Shkodër dhe Berat
Pandemia ka nxitur 'dembelizmin' në shumë qytete të vendit. Në qarqet e Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit, popullsia në grupmoshën 15-65 vjeç, që nuk parapëlqen të punojë, ka shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë, sipas matjeve të INSTAT.
9 Nëntor 2020, 08:10 -
Miratohet ligji për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave, pikat e nxehta etnia dhe feja
Zhbllokohet pas dy vitesh projektligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, kusht i vendosur nga Brukselit për avancimin në rrugën e integrimit, çdo person që ndodhet në Shqipëri mund të deklarojë etninë dhe fenë
19 Tetor 2020, 18:44 -
INSTAT/ 2014-2019, lindjet tkurren me 12%, vdekshmëria foshnjore rritet ndjeshëm, arsyet
Tkurren lindjet me 12 %. Sipas të dhënave nga INSTATnë vitin 2015 kishin lindur 32,715 foshnja, teksa humbën betejën me jetën në vitin e parë pas lindjes 233 prej tyre. Në 2019 kishim më pak lindje, 28,561, teksa humben jetën 293 foshnja.
12 Tetor 2020, 07:35 -
Ekonomia në botën e çudirave! Kriza më e thellë në Shqipëri që nga piramidat e vitit 1997
Shifrat e para zyrtare po japin përmasat reale të pasojave të pandemisë. INSTAT raportoi se ekonomia ra me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, në kulmin e pandemisë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia është më e thella që nga viti i krizës së piramidave në vitin 1997, por, nga ana tjetër, në krahasim me shtetet e tjera që u goditën po aq ashpër, është më e moderuar.
11 Tetor 2020, 08:25 -
Shqiptarët shpenzojnë dyfish më shumë për argëtim sesa arsim, INSTAT: Në 2019 për arsim në muaj u shpenzua vetëm 2500 lekë
Shqiptarët preferojnë të shpëntojnë më shumë për argëtimin sesa për arsimin. Në vitin 2019 qytetarët kanë harxhuar mbi 6 mijë lekë në muaj për alkool, duhan dhe për argëtim, kurse për arsim kanë harxhuar vetëm 2 mijë e 500 lekë.
5 Tetor 2020, 20:16 -
Biznesi fason në vështirësi: Kemi porosi vetëm për materiale anti-COVID, shteti të na japë grante
Biznesi fason kërkon mbështetje financiare nga shteti, pasi janë në vështirësi për shkak të mungesës së kontratave të reja dhe pezullim të atyre që kishin lidhur më parë. Përfaqësuesit e këtij biznesi thonë për Report TV se të vetmet kërkesa për prodhim që kanë aktualisht janë për veshje mjekësore anti-COVID-19.
26 Shtator 2020, 14:26 -
63% turistë më pak në gusht, nuk zhgënjen Kosova
Bregdeti shqiptar është vizituar këtë vit nga 65% më pak turistë të huaj krahasuar me një vit më parë. Të dhënat i bëri publike INSTAT. Gjatë muajit korrik dhe gusht në vend kanë hyrë 963 mijë 275 shtetas të huaj nga mbi 2.7 milionë që frekuentuan vendin tonë gjatë të njëjtës periudhë të 2019.
23 Shtator 2020, 20:04 -
Tregtia me pakicë gjatë pandemisë është tkurrur me 8.3%! INSTAT: Goditja më e madhe tek tregtia me pakicë e hidrokarbureve
Ka rënë me 8.3% tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të vitit. Në periudhën e karantinës Prill-Qershor sipas të dhënave të INSTAT është rritur vetëm tregtia për ushqime, pije dhe duhan, me një përmirësim të lehtë prej 1.4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.
15 Shtator 2020, 14:53 -
Mbi 84 mijë vetë në kërkim të një pune! Pandemia trefishon numrin e të papunëve
Më shumë se 84 mijë njerëz janë në kërkim të një pune në vendin tonë. Vetëm nga pandemia është trefishuar numri i qytetareve që regjistrohen për herë të parë si të papunë. Në tre muajit e karantinës u regjistruan 14 mijë e 867 persona për herë të parë si punëkërkues. Kjo është shifra më e lartë për të paktën 5 vitet e fundit.
13 Shtator 2020, 15:52 -
Sa shpenzuan shqiptarët për mish dhe nënprodukte, dibranët më mishngrënësit në vend
Shpenzimet për mish dhe nënprodukte kanë peshën kryesore në shpenzimet që ne bëjmë për të ushqyer. Rreth 44% e totalit të shpenzimeve që bëjnë familjet shqiptare në këtë drejtim apo 33,400 lekë kanë si qëllim kryesor sigurimin e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike.
13 Shtator 2020, 08:04 -
INSTAT: Në korrik në Shqipëri kanë hyrë 387 mijë e 716 të huaj
Numri i turistëve vijon të jetë në rënie të thellë në raport me një vit më parë, por numri i atyre që vijnë për biznese është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT në 7 muaj në vend kanë ardhur 1.1 milionë shtetas të huaj duke u tkurrur me 64% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër gjatë pandemisë është rritur me 11% numri i personave që kanë ardhur për biznes në vend.
25 Gusht 2020, 10:30 -
COVID-i i mbylli dyert turistëve, INSTAT: Rënie me 75.6%
Numri i vizitorëve në prag të sezonit veror ka rënë ndjeshëm, si pasojë e pandemisë. INSTAT raporton për një tkurrje me 75.6% të numrit të turistëve për periudhën prill-qershor. Nga ana tjetër edhe numri i netëve të qëndrimit në vendin tonë ka rënë ndjeshëm me 76% në prill maj qershor.
21 Gusht 2020, 16:23 -
Fluksi nga Lindja, në 2019 u rritën me rreth 50% kërkesat për azil të refugjatëve në Shqipëri, 80% gra
INSTAT deklaron se azilkërkuesit me origjinë nga Iraku dhe Siria zënë 62,4 % gjithsej në 2019, 2.408 rezultojnë nga Iraku, 1.682 nga Siria, 576 nga Maroku, 499 nga Algjeria, 275 nga Pakistani dhe nga 269 nga Afganistani.
21 Gusht 2020, 13:31 -
INSTAT: Shqipëria ul me 13.4% eksportet me Kosovën, i rrit me 42% me Serbinë (VIDEO)
Edhe pse masat kundër COVID-19, janë lehtësuar, tregtia mbetet e brishtë. Në 7-muaj eksporte e mallrave u reduktuan me 16.8%, dhe goditjen më të madhe e kanë marrë nga biznesi fason. Referuar të dhënave të INSTAT, si eksportet ashtu edhe importet të tekstileve dhe këpucëve kanë pësuar rënien më të madhe në muajin korrik.
17 Gusht 2020, 18:13