-
Daçiç: Nëse përfshihet SHBA në dialogun me Kosovën, edhe ne thërrasim Rusinë
Sipas ministrit të Brendshëm të Serbisë, përfshirja e drejtpërdrejtë e Amerikës në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës u njoftua nga vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili i dërgoi letra Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij Hashim Thaçit, duke i ftuar ata për të arritur një marrëveshje në interes të "të dyja palëve".
23 Dhjetor 2018, 08:38 -
Tarifa 100% ndaj mallrave serbe, Haradinaj: Kosova nuk do të heqë dorë, pavarësisht thirrjeve të BE-së (INTERVISTA)
Kryeministri i Kosovës tha se përplasjet e tij me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun ku ajo synon të anëtarësohet, por janë pasqyrim i trajtimit jo të duhur të Kosovës nga Brukseli
19 Dhjetor 2018, 11:19 -
Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump përmes një letre drejtuar Hashim Thaçit vlerëson progresin e Kosovës dhe thekson se SHBA kërkon vijimin e suksesit të shtetit të ri në Europë. Ai insiston për arritjen e një marrëveshje Prishtinë-Beograd, e cila siç shton Trump do duhej festuar në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin dhe Vuçiç.
18 Dhjetor 2018, 16:14 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj propozon draft-marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorët e Quinit, ku për herë të parë ka prezantuar draft-marrëveshje gjithpërfshirëse, që do i hap rrugën ecurise se dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.
13 Dhjetor 2018, 18:33 -
Transformimi i FSK në Ushtri / Stoltenberg bisedë telefonike me Haradinajn dhe Vuçiç: U bëra thirrje për gjakftohtësi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, rreth konstatimeve të përftuara nga takimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s për gjendjen e Ballkanit Perëndimor.
6 Dhjetor 2018, 16:16 -
Daçiç shpërfill këshillat e Fleckenstein: Së shpejti më pak se 100 vende do ta njohin pavarësinë e Kosovës
Në Parlamentin Europian eurodeputeti për Shqipërinë bëri thirrje që Serbia të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht pasi një fqinjësi e mirë mes dy vendeve është qendrore për paqen në rajon.
6 Dhjetor 2018, 09:56 -
Deputeti gjerman: BE-ja duhet të reagojë për taksën, por edhe të liberalizojë vizat për Kosovën
Josip Juratovic, deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë në Bundestagun Gjerman, thotë se BE-ja duhet të reagojë për taksën 100% të Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia si dhe të mbajë fjalën për heqjen e vizave për Kosovën
5 Dhjetor 2018, 14:34 -
Taksa 100% ndaj Serbisë, Haradinaj u dërgon letër të gjitha shteteve të BE-së
Kryeministri ka treguar se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka respektuar në plotësi të gjitha marrëveshjet (CEFTA-n) dhe të gjitha obligimet, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
4 Dhjetor 2018, 17:14 -
Ushtria dhe taksa e Kosovës alarmon Serbinë, Vuçiç: Do të kenë pasoja katastrofike
Presidenti serb paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë, e cila ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën
4 Dhjetor 2018, 10:48 -
Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahn, i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Fotot)
Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”. Pak ditë më parë, gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në Parlamentin Europian, raportuesi Sholtes, kërkoi që BE të mbajë premtimin e bërë për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës
3 Dhjetor 2018, 12:31 -
Taksa 100 % kundër mallrave serbe sjell Hahn në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin
Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitojë Prishtinën ku do të takohet me Presidentin, kryeparlamentarin si dhe kryeministrin, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifë ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovina
30 Nëntor 2018, 14:35 -
Thaçi takime me kongresin amerikan: Morëm mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se ka marrë mbështetjen e të gjitha anëtarëve të kongresit amerikan, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do t’i hapte rrugën e integrimit të dy vëndeve në aleancën euroatlantike.
30 Nëntor 2018, 09:05 -
Hashim Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa përcaktimin e kufirit(INTERVISTA)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vizitë zyrtare në Uashington. Takohet me dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë
28 Nëntor 2018, 19:18 -
Shkëmbimi i territoreve sjell paqen Kosovë-Serbi
Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, e bërë publike shumë vite më parë, por e përditësuar dy muajt e fundit, tashmë është ngritur në nivelin e çështjes për të cilën po flitet në gjithë hapësirën shqiptare, madje edhe në diasporë.
28 Nëntor 2018, 18:35 -
Presidenti serb Vuçiç: E kemi humbur Kosovën. Amerika për shqiptarët si nëna dhe baba
Në një intervistë për televizionin publik serb, Aleksandër Vuçiç tha se organizmat ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje që të vijojë dialogun me Kosovën por paralajmëroi se nuk pranon shantazhe nga askush.
27 Nëntor 2018, 22:26 -
Mediat serbe: Ndërkombëtarët po shfrytëzojnë çdo rast për të ushtruar presion ndaj nesh
Media serbe i ka kushtuar një artikull çeljes së negociatave për anëtarsimin e Serbisë në BE. Sipas "The Telegraph", Serbisë i është ushtruar vazhdimisht presion dhe i është "sugjeruar" largimi nga Kina dhe Rusia.
19 Nëntor 2018, 09:11 -
Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi në Paris: Jo ndarje e as krijim të “Republika Srpska”
Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, si modeli i Republika Srpska. Këtë e ka bërë të ditur në një komunikim me gazetarët në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i shtetit kosovar teksa foli për marrëveshjen eventuale që do të mund të arrihet në kuadër të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënvizoi gjithashtu se nuk ka njohje reciproke, si dy vende të pavarura dhe sovrane pa njohjen edhe të kufijve në nivel ndërshtetëror.
10 Nëntor 2018, 16:45 -
Meta takon zv/ndihmës sekretaren amerikane të shtetit, në fokus reformat dhe situata rajonale
Presidenti Ilir Meta dhe zv/ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Elisabeth Millard biseduan për ecurinë e reformave në Shqipëri si dhe situatën në rajon, dialogun Kosovë-Serbi e referendumin për emrin në Maqedoni.
19 Shtator 2018, 13:50 -
Dialogu Kosovë-Serbi/ Mehmet Kraja në “5 pyetje nga Babaramo”: Duhet transparencë, Tirana mos të fshihet, qëndrim më konstruktiv
Në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo në “5 pyetje nga Babaramo”, akademiku Mehmet Kraja ka thënë se edhe roli i Tiranës zyrtare duhet të jetë më konstruktiv në këtë dialog.
10 Shtator 2018, 22:02 -
Korrigjimi i kufijve/ Limaj në ‘5 pyetje’: Të mos hyjmë në shtigje të rrezikshme, baza është kushtetuta e Kosovës
Në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, zv.kryeministri Fatmir Limaj është shprehur kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve.
10 Shtator 2018, 21:43 -
Kosovë/ Seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj prezanton emrat e grupit negociator me Serbinë
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për miratimin e emrave që do jenë pjesë e grupit negociator me Serbinë ka nisur. Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar emrat e grupit negociator, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë në seancë.
4 Shtator 2018, 10:52 -
Politikania serbe: Kundërshtoj ndarjen e Kosovës, është koncept millosheviçjan
Politikania dhe sociologia e njohur nga Beogradi thotë se vendosja e kufijve të rinj në Ballkan do të shkaktonte vuajtje të mëdha, shkatërrim dhe jostabilitet. Ajo thotë se koncepti është millosheviçjan
25 Gusht 2018, 17:13 -
‘Kufijtë', Arifi: Shqipëria, jo propagandë! Të investojë në Luginën e Preshevës, s’kemi ujë e kanalizime
Shqipërim Arifi, Kryetari i komunës së Preshevës, ka thënë se llugina ose do bashkohet me Kosovën ose të qendrojë ashtu siç është. Arifi i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të investojë në luginë.
23 Gusht 2018, 14:51 -
Dialogu me Serbinë/ Thaçi: Të mbyllet demarkacioni prej 400 kilometrash, Kosova, pjesë e OKB
Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka komentuar sërish çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi thotë se përfundimi duhet të jetë me mbylljen e demarkacionit prej 400 kilometrash në kufirin mes dy vendeve dhe njohjen e Kosovës
17 Gusht 2018, 17:01 -
DASH: Serbia dhe Kosova të shmangin retorikën negative, marrëveshja kusht për integrimin
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin.
8 Gusht 2018, 10:55 -
Dialogu me Serbinë/ Thaçi paralajmëron referendum për marrëveshjen finale: Vendimi u takon qytetarëve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëron mbajtjen e një referendumi për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, ku ka theksuar se vendimi final u takon qytetarëve të Kosovës.
3 Gusht 2018, 17:20 -
Deklarata e fortë e ambasadorit amerikan: As Beogradi dhe as Prishtina nuk do të marrin kurrë çfarë duan
Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se dialogu Beograd- Prishtinë duhet të hyjë në fazë më intensive. Ka shtuar se shpreson se kompromis madje do gjendet brenda këtij viti.
2 Korrik 2018, 19:56 -
Vuçiç e pranon para Komisionerit Hahn: Më mirë kompromis, sesa luftë me Kosovën!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me Komisionerin Evropian për negociata të zgjerimit Johanes Han, i cili është në vizitë zyrtare në Beograd. Ai tha se është më mirë kompromisi, se sa lufta me Kosovën.
2 Korrik 2018, 15:48