-
-
-
Real Madrid-Liverpool, finalja e Champions League futet në histori! Pengu Guardiolës: Duhet të kishim vonuar lojën
Real Madrid do jetë finalistja e dytë e Champions League. ‘galaktikët’ falë një përmbysje në ekretimin e lojës me superheroin Rodrigo eliminuan Manchester City-n me rezultatin e përgjithshëm 6-5. Në këtë gjysmëfinale u rregjistrua edhe një incident me protagonist një shqiptar, i cili hyri në fushë me flamurin tonë dhe ndërpreu ndeshjen për disa sekonda.
5 Maj 2022, 10:05 -
Kloop për rekorde, finalja e tretë në Champions me Liverpool! Përmbysja ndaj City-t? Ancelotti: Reali është mbreti!
Liverpool është finalistja e parë e Champions League. Anglezët fituan 2-3 me përmbysje gjysmëfinalen e dytë kundër Villareal, që rezultoi shumë më e ndërlikuar sa pritej. Ndërkohë sonte futbolli europian pritet të përjetojë një tjetër natë plot shkëlqim, pasi Real Madrid do kërkojë përmbysjen kundër Manchester City-t.
4 Maj 2022, 12:34 -
Nuk mjafton, mposhtet Villareal! Liverpool finalistja e parë e Champions League
Liverpooli është finalistja e parë e Champions League! Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme përballë Villareal, e cila ndonëse luftoi shumë fort, nuk ia doli që të realizonte ëndrrën.
3 Maj 2022, 23:05 -
Sonte akti i kthimit, Kloop: Në Spanjë s'do jetë shëtitje! Trajneri i Villareal: Përmbysja? Në fushën tonë asgjë s'është e pamundur
90 minuta e ndajnë Liverpool nga finalja e Champions League, por sonte Vijareal do tentojë të përmbysë anglezët për ëndrrën e madhe edhe pse duket e pamundur. Trajneri i spanjollëve Emery thotë se me mbështetjen e tifozëve asgjë nuk është e pamundur.
3 Maj 2022, 11:22 -
-
-
Gjysmëfinalja mbreslënëse City-Real, Guardiola: Shënuam pak! Ancelotti: Në Bernabeu e përmbysim
Një triller me 7 gola ka rezultuar gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Manchester City dhe Real Madrid, e fituar 4-3 nga anglezët. Në fund trajneri Guardiola kishte keqardhje për numrin e vogël të golave të realizuar, ndërsa tekniku italian i Realit thotë se tifozët do e ndihmojnë ekipin për të përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit.
27 Prill 2022, 12:18 -
Sherr masiv në tunel pas ndeshjes, futbollistëve të Atletico-s nuk u del inati me City-n! Caktohen gjysmëfinalet e Champions League
Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat e tjera që prenë biletën e gjysmëfinales së Champions League. ‘Qytetetarët’ e Guardiolës barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit kundër Atletico-s, një sfidë që më shumë do përflitet për sherret në fushën e lojës, ndërsa Liverpool barazoi 3-3 me Benfikën.
14 Prill 2022, 11:04 -
-
Atletico Madrid nuk ia del dot, Manchester City kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League
Atletico Madrid ka barazuar 0-0 me Manchester City në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Spanjë. Tashmë Manchester City do të përballet në gjysmëfinalen e Champions League me Real Madrid.
13 Prill 2022, 23:35 -
-
'S'më pëlqeu sjellja e arbitrit', trajneri i Chelsea-s me akuza pas eliminimit nga Real! Sonte dy supersfida të tjera në Champions
120 minuta dramatike në Madrid vendosën që Real Madrid të kualifikohej në kurriz të Chelsea-s për gjysmëfinalet e Champions League. Ndërkohë surpriza më e madhe erdhi nga Mynihu, atje ku Villareal që po konsiderohet si hirushja e kompeticionit eliminoi Bayernin. Sakaq sonte luhen dy sfidat e mbetura të fazës çerekfinale Atletico Madrid-Manchester City dhe Liverpool-Benfica.
13 Prill 2022, 10:03 -
Benzema nuk di të ndalet, thyen një tjetër rekord historik me golin e tij që kualifikoi Real Madridin
Benzema arriti të thyente edhe një tjetër rekord historik me golin ndaj Chelseas, duke u bërë kështu lojtari i parë francez i cili shënon 12 herë brenda të njëjtit sezon të Champions League.
13 Prill 2022, 01:25 -
Gola, spektakël dhe kohë shtesë, Real Madrid eleminon me vuajtje Chelsean nga Champions League
'Galaktikët e Europës' kanë arritur të kualifikohen në fazën e gjysmëfinales së Champions League. Real Madrid arriti të eleminonte Chelsean edhe pse me mjaft vështërsi. Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në 'Santiago Bernabeu' shifrat u mbyllën ne 2-3, dhe në total të dy sfidave 5-4 për madrilenët.
12 Prill 2022, 23:41 -
Dramë në Champions League! Villarreal eleminon Bayern Munich, kualifikohet në gjysmëfinale pas 16 vitesh pritje
Surpriza më e madhe e këtij sezoni, Villarreal, ka arritur t'i befasojë të gjithë duke eleminuar tashmë Bayern Munich, pasi skualifikoi Juventusin një fazë më parë. Goli i realizuar nga Lewandowski në minutën e 52 nuk i mjaftoi vendasve, pasi ishte Chukwueze i cili ne minutën e 88 gjeti rrugën e rrjetës duke i prerë të gjitha shpresat bavarezëve.
12 Prill 2022, 23:20 -
'Do ëndërrojmë', Chelsea premton të provojë sonte përmbysjen e madhe! Villareal, 90' ferri kundër Bayern Mynchen
Magjike dhe e mbushur me emocione pritet të jetë ndeshja e kthimit në Champions League mes Realit të Madridit dhe Chelsea-s, me anglezët që synojnë rikuperimin e humbjes 1-3 në Londër. Sakaq edhe Bayern Mynchen ka misionin e vetëm përmbysjen pas humbjes 1-0 një javë më parë në Spanjë kundër Villareal.
12 Prill 2022, 11:43 -
"Nëse luajmë kështu do dërrmohemi edhe në Madrid", Tuchel pesimist pas humbjes me Real! Sonte në fushë Barca, Roma dhe Atalanta
Humbja 3-1 në çerekfinalet e Champions League kundër Real Madrid ka mërzitur shumë trajnerin e Chelsea-s, i cili nuk është entuziazt as për ndeshjen e kthimit. Sakaq Vijareal pasi bëri ‘kurban’ Juventusin mposhti edhe Bayern në ndeshjen e parë. Sonte ndërkohë zbresin në fushë Barcelona dhe Atalanta për Europa League, ndërsa Roma e Mourinhos ka një transfertë delikate në Norvegji.
7 Prill 2022, 10:36 -
Tre rekodre rradhazi, Karim Benzema futet në histori pas 3 golave të realizuara ndaj Chelsea-s në Champions League
Benzema pas 3 golave përballë Chelsea-s, për herë të parë arriti të kalonte edhe shifrën e 40 golave për një sezon, u fut në histori si futbollisti i parë i cili arrin të shënojë tregola përballe Chelsea-s në Champions Leage si dhe tashmë është futbollisti i katërt i cili realizon 2 tripleta rradhazi në Champions Leage.
7 Prill 2022, 05:45
