-
Me infermierin për dore dhe e buzëqeshur, qytetarja lë spitalin: Më trajtuan shkëlqyer! S'ka si momenti kur del
Me infermierin që është kujdesur për 15 ditë për ditë, zonja nga Pogradeci ka dalë nga spitali 'Shefqet Ndroqi'. E buzëqeshur, ajo rrëfen se gjatë atyre 15 ditëve ka pasur momente të vështira, por nuk krahasohen me momentin kur ia del të të triumfosh.
3 Shtator 2020, 12:07 -
‘Ky sport është jeta ime!’ Volejbollistet: Luhet për pasion s’e s’ka para, pandemia përkeqësoi situatën (VIDEO)
Të ushtrosh volejbollin në Shqipëri është çështje pasioni dhe jo përfitimi. Këtë e thonë volejbollistet të cilat shtojnë se gjatë pandemisë situata financiare është vështirësuar akoma më shumë.
3 Shtator 2020, 12:03 -
Ekskluzive/ Rrëfimet e të afërmve të pacientëve te 'Shefqet Ndroqi': Mjekët u rrinë te koka, duhet ta sillja më parë në spital! Flasim çdo ditë në celular
Vetëvrasja e dy pacientëve në spitalin "Shefqet Ndroqi" nuk ka zbehur besimin e familjarëve për bluzat e bardha. Për ta, mjekët janë heronj dhe ngjarje të tilla nuk ua zbehin këtë "superfuqi"...
3 Shtator 2020, 11:43 -
2 punonjës me COVID, mbyllet biblioteka e Lezhës! Karantinohet stafi
Prej disa ditësh biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit. Shkak për këtë është bërë infektimi nga koronavirusi i dy punonjësve të këtij institucioni, duke bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet.
3 Shtator 2020, 10:57 -
Pushuesit kosovarë nuk ndalin pushimet në bregdetin shqiptar, trafik në pikën kufitare të Morinës në mëngjes
Pushuesit kosovarë vijojnë pushimet në bregdetin shqiptar pavarësisht se sezoni veror ka përfunduar. Mëngjesin e sotëm (3 shtator) ka pasur trafik në pikën kufitare në Morinë.
3 Shtator 2020, 10:56 -
'S'ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur'/ Braçe- Kryemadhit: E ka si luks besimin! I përgjigjet me shembullin e Papës
Teorinë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi se 's'ka COVID, ku beson në Zot jeton i lumtur', zv. kryeministri Erion Braçe e cilëson si banale, teksa si kundërpërgjigje jep shembullin e Papës në Itali. Me anë të disa fotove të publikuara, Braçe shkruan se dhe Papa është një besimtar, por pavarësisht kësaj respekton të gjitha masat anti-COVID; mbajtjen e maskën, distancimi.
3 Shtator 2020, 08:07 -
Hapja e shkollave, Gjini për Report Tv: Ka një skenar të tretë, po u rriten rastet me covid kthehet mësimi online
Ministria e Arsimit ka edhe nje skenar të tretë për nxënësit pas kthimit nëshkolla. Drejtoresha e përgjithshme e Politikave të Arsimit, Zamira Gjini, për Report Tv u shpreh se nëse rastet me koronavirus rriten, do të rikthehet sërish mësimi online.
2 Shtator 2020, 14:34 -
Berat, 2 raste të reja me koronavirus, njëra prej të cilave punonjëse e infektivit
Ditën e sotme (2 shtator) u regjistruan dy raste të reja me koronavirus në qytetin e Beratit. Burime për Report Tv konfirmojnë se bëhet fjalë për një punonjëse në repartin e infektivit ndërsa personi tjetër është nga fshati Duhanas.
2 Shtator 2020, 12:53 -
Ekonomia shqiptare nën ndikimin e COVID-it, Denaj: 87 mijë të papunë në periudhën Maj-Qershor
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një një takimi bilateral me Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Raçica tha se gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna.
2 Shtator 2020, 12:27 -
Ekonomia reale përballë baltës së përditshme të opozitës
Që nga fillimi i këtij viti ekonomia botërore po përballet me një recesion të paprecedentë, jo vetëm në magnitudë, por edhe në natyrë. Në vetëm pak muaj, kriza e 2020-ës ka fshirë triliona dollarë prodhim në ekonominë globale duke nxjerrë dhjetëra milionë njerëz të papunë anembanë globit.
2 Shtator 2020, 11:45 -
U gjobitët se tejkaluat afatet e qëndrimit jashtë vendit gjatë karantinës? Miratohet vendimi për rimbursimin/ Dokumentet që duhet t’i dorëzoni te 'Tatimet'
Çdo qytetarë që është gjobitur në vendet e Bashkimit Europian se ka tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, duhet të bëjë gati dokumentacionin për të përfituar rimbursimin e pagesës. Dokumentet duhet të dorëzohen nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).
2 Shtator 2020, 10:18 -
Epidemiologu: Virusi është ende prezent, duhet të jemi vigjilentë
Situata e covid ne vendin tonë paraqitet e menaxhueshme. Kështu u shpreh epidemiologu Dritan Ulqinaku në një intervistë për Report Tv ndërkohë që tregoi se fillimi i mësimit në muajin shtator do të monitorohet me shumë kujdes por nuk pritet që të ketë cudi në shifra.
1 Shtator 2020, 21:40 -
Turizmi në Sarandë/ Çipa për Report Tv: Gusht i cënuar në të ardhura ekonomike, turistë ukrainas e bjellorusë
Këtë vit Saranda është përballur me pandeminë e koronavirusit duke mos realizuar pritshmëritë që janë mundësuar vitet e kaluara. Në lidhje me respektimin e rregullave të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ai theksoi se ka pasur sensibilizim në shumicën e personave, por ka pasur edhe devijim.
1 Shtator 2020, 13:40 -
Rama: Mbajtja e shkollave mbyllur, s'ishte opsion! S'ngremë dot mure të larta kundër virusit, por do respektojmë masat
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbajtja shkollave të mbyllur, nuk ka qenë një opsion nga ana e qeverisë. Ai tha se është e pritshme që numri i të infektuarve do të rritjet, nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, por e gjitha varet nga mënyra se si do të respektohen masat."Numrat vetëvetiu do të r
1 Shtator 2020, 13:14 -
Rama takim me drejtuesit rajonalë të arsimit: Bëni natën ditë! Protokolli të zbatohet nga gërma e parë tek e fundit! Ja sa shkolla do kenë 3 turne
Në takimin online që ka zgjatur rreth 32 minuta, kryeministri Edi Rama ka riktheksuar se në klasa nuk do të lejohen të jenë më shumë se 20 nxënës, në shkolla do të ketë punonjës nga Instituti i Shëndetit publik, me të cilin do të ruhen kontakte të përditshme, teksa bëri dhe ndarjen se sa shkolla do të punojnë me 1,2 dhe 3 turne.
1 Shtator 2020, 12:55 -
'Sot është trend, është nona fare'/ Nxënësit mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës në shkolla: Është e papame
Ministria e Arsimit ka bërë një mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskave dhe apeli shkon drejtpërdrejtë për nxënësit e shkollave, që janë rikthyer na banka pas disa muajsh të mbyllur. Me mesazhe rinore, ato vënë theksin se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme.
1 Shtator 2020, 10:45 -
S'ka vetëshërbim, tavolinat me distancë 2 m/ Nga sot hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave! (Protokollet e sigurisë)
Nga dita e sotme qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të konsumojnë një kafe në ambientet e brendshme të lokale! 1 tetori shënon hapjen e ambienteve të mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muaj të mbyllura. Megjithatë, hapja e tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.
30 Shtator 2020, 21:45 -
4 viktima nga COVID-i, rriten të infektuarit! MSH: Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë, mesatarja 153 raste
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 75 të shëruar, 133 raste dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
31 Gusht 2020, 16:23 -
Pas 5 muajsh pandemi, rinis sot shpërndarja e aboneve për shtatorin
Pas 5 muajsh pandemi këtë të hënë ka rinisur prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për linjat e transportit publik në kryeqytet. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se porosia e bërë për abone për muajin shtator është e njëjtë si përpara pandemisë.
31 Gusht 2020, 14:17 -
Sot rinisi shkolla/ 'Mesazhi' për COVID-in në dërrasën e zezë... fundi dhe fillimi i një epoke të re (FOTO)
Ajo vijon të jetë e shkruar në dërrasën e zezë dhe pritet që të fshihet sot nga duart e fëmijëve të vegjël, si një fund dhe fillim epoke të re, asaj të mësimit në kohë pandemie.
31 Gusht 2020, 12:51 -
Nuk kishin akses 'online', nis mësimi për zëvëndësimin e orëve të humbura në Kukës dhe Tropojë
Sot ka filluar mësimi në 9 shkolla të fshatrave te thella malore të Kukësit, të cilët nuk kanë mundur të ndjekin mesimin online gjatë kohës së pandemisë në mars-maj për shkak të mungesës së internetit gjatë pandemisë.Në Kukës janë rreth 35 nxën&a
31 Gusht 2020, 12:29 -
Panariti: Merrni masat për valën e dytë! Meqë s'ka dalë ilaçi kundër COVID-it, ofroni falas vaksinën për gripin e zakonshëm
Ish- deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i bën thirrje qeverisë për marrjen e masave për vaksinim falas të një kategorie qytetarësh kundër gripit të zakonshëm, për të parandaluar përkeqësimin e situatës në fillim të shtatorit.
31 Gusht 2020, 10:47 -
S'patën mundësi të ndjekin mësimin online, rreth 4500 nxënës të ciklit fillor rikthehen në bankat e shkollës! 600 klasa e 2600 mësues në dispozicion
31 gushti shënon edhe rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës, që pas mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo hapësirë kohore, pra nga 31 gushti deri në 11 shtator do të shërbejë për të gjithë ata nxënës që nuk kanë mundur dot të bëjnë mësim online dhe vlen vetëm për ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor). Report Tv mëson se bëhet fjalë për rreth 4500 fëmijë, që janë kryesisht nga komuniteti rom, egjiptjanë dhe ato të shtresave në nevojë që nuk kanë pasur akses për të ndjekur mësimin online.
31 Gusht 2020, 09:47 -
Raporti/ Shqipëria ndër vendet me brishtësi mesatare ndaj pasojave të COVID-19, problem turizmi dhe kujdesi shëndetësor
Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka bërë një analizë të shteteve jashtë Bashkimit Europian lidhur me brishtësinë që ato kanë ndaj pasojave të koronavirusit.
31 Gusht 2020, 08:51 -
Normalizohet situata në Kapshticë, nuk ka qytetarë në pritje! Kuota prej 300 personash që lejohen të kalojnë në ditë s'është plotësuar ende
Mëngjesi i kësaj të hëne ka sjellë edhe normalizim të situatës në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Report Tv me gazetaren Gladiola Hoxha është zhvendosur mëngjesin e sotëm në Kapshticë, ku pas dy ditësh, fatmirësisht radha e makinave dhe e autobusëve është zhdukur. Me hapjen e doganës në orën 06:00, kanë arritur që të kalojnë të gjithë emigrantët që kanë qenë në pritje për të kaluar drejt Greqisë.
31 Gusht 2020, 08:11 -
5 viktima! Për të katërtën ditë radhazi më shumë të shëruar se të prekur! 45 qytetarë në spital, i la COVID-i me pasoja
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 të shëruar, 101 raste dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. 18 pacientë në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar
30 Gusht 2020, 16:16 -
Ulje drastike e të infektuarve/ 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima! Edhe sot më shumë të shëruar se të prekur
Pas më shumë se tre javëve ku numri i të rasteve të reja ka qenë mbi 100, kjo e shtunë ka shënuar një ulje të ndjeshme të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 796 testeve të kryera, në privat dhe në shtet, janë konfirmuar pozitiv me COVID 84 qytetarë, një shifër optimiste nisur edhe nga fakti se ka pasur një numër të lartë të personave që janë testuar. Lajmi i mirë është gjithashtu se edhe sot, për të tretën ditë radhazi numri i të shëruarve ia kalon atyre të rasteve të reja ditore.
29 Gusht 2020, 16:12 -
Studimi anglez/ Brataj jep detaje për ilaçin që po jep rezultate pozitive në luftën kundër COVID-it
Mjeku i njohur Skënder Brataj ka sjellë në vëmendje një studim në Angli, i cili flet për një ilaç i quajtur deksametazon dhe që ka rezultuar i suksesshëm në luftën kundër COVID-it.
28 Gusht 2020, 22:18