-
21 humbje jete dhe 952 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! Një javë më parë virusi i mori jetën 18-vjeçarit nga Tirana, sot ndërron jetë edhe babai i tij
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 21 persona si dhe janë regjistruar 952 raste të reja. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid, ndërsa në spital janë shtruar 662 pacientë.
28 Shkurt 2021, 16:59 -
Vendi të shkojë drejt mbylljes totale? Mjeku Shapo nga Londra: Nuk bëhet për shkak të fushatës elektorale! Mjeku Xhaxho: Duhet të ashpërsohen masat
Por sipas mjekut që jeton dhe punon në Londër, askush nga klasa politike në këto momente nuk do të ishte në gjendje që të ndërmerrte masa të tilla për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në vendin tonë
26 Shkurt 2021, 22:37 -
Pa maska, të përqafuar dhe mbi 30 veta në një ambient të vogël, Paloka 'harron' pandeminë, mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë në thyerje të masave antiCOVID
Edi Paloka ka inauguruar shtabin e PD në Fushë Krujës duke mbledhur shumë njerëz, të gjithë pa maska dhe të përqafuar me njeri-tjetrin në kundërshtim të hapur me masat antiCOVID, i cili nuk ka nguruar të publikojë edhe foto në profilin e tij në Facebook.
21 Shkurt 2021, 08:13 -
COVID-19/1112 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit! Bëhen 736 vaksinime vetëm sot në Tiranë, Shkodër, Vlorë
Infektimet me COVID-19 në vendin tonë por edhe numri i viktimave prej këtij virusi vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 1112 ratse të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Rastet më të larta janë shënuar në qarkun e Tiranës me 392 të infektura me COVID në 24 orët e fundit.
18 Shkurt 2021, 18:05 -
Berat/ Prej 7 ditësh qytetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për testet e kryera për COVID
Testet e Covid-19,të kryera në qytetin e Beratit nuk kanë marrë asnjë përgjigje që prej dt.11 Shkurt. Burime të sigurta dhe të besueshme brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat bëjnë me dije se, ka vonesa të theksuara në dërgimin e përgjigjeve të tamponëve që kryhen çdo ditë në këtë institucion
18 Shkurt 2021, 12:48 -
COVID prek 3 nxënës në Berat! Infektohen pronari dhe sanitarja e një bar-kafeje
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 1,075 raste të reja me koronavirus, nga 3901 testime të kryera. Nga këto raste të përgjithshme, 10 të infektuar u konfirmuan në Berat ku aktualisht jan&eu
17 Shkurt 2021, 20:53 -
I afërmi i shtruar në pavionin COVID në Shkodër, qytetari: I kanë hequr aparaturat dhe duan të lënë të vdesë
Një qytetar i cili ka të shtruar xhaxhain e tij në spitalin Rajonal në Shkodër, pasi është i sëmurë më COVID, pretendon se të afërmit të tij i janë hequr aparaturat e oksigjenit
17 Shkurt 2021, 12:08 -
Tha se i kanë vjedhur portofolin me para babait, QSUT reagon pas denoncimit të vajzës: Nuk kishte kartën e identitetit me vete, i mori sendet sapo u identifikua
QSUT ka reaguar në lidhje me denoncimin e një qytetareje së babait të saj i kishin marrë sendet me vlerë si portofolin me para dhe një unazë në spitalin COVID1.
16 Shkurt 2021, 16:44 -
'Më morën portofolin me lekë të babait tek Infektivi!' Vajzës i kthehen sendet personale pas shqetësimit të ngritur në media! QSUT: Nuk kishte mjet identifikimi
Ajo deklaron se babait të saj i kanë marrë portofolin dhe një unazë floriri, ku shton se infermieret i thonë se sendet personale i ka marrë e bija, por në fakt ajo konfirmon se nuk i ka marrë dhe se e bija e vetme e tij është ajo. Por pas denoncimit të qytetares në polici dhe apelit të bërë në media, zonjës i janë kthyer sendet personale të babait të saj
16 Shkurt 2021, 12:35 -
Rakacolli në Report Tv: Problem të infektuarit, nuk karantinohen! Shtim të rasteve me COVID tek moshat 15-35 vjeç, ka shumë të rinj në terapi intensive
Në një intervistë në Report Tv, Rakacolli tha se kemi shumë të rinj në terapi intensive dhe se problemi më i madh i shtimit të rasteve është fakti se nuk respektohen masat antiCOVID. Rakacolli ngriti edhe problemin se personat e infektuar nuk karantinohen, por dalin nga shtëpia sapo ndihen më mirë dhe kjo bën që ata të jenë burim infektivi.
15 Shkurt 2021, 17:54 -
Covid-19/110 raste pozitive në qarkun e Beratit në 24 orë, gjysma e tyre pensionistë
Në qarkun e Beratit janë regjistruar 110 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit. Konkretisht 52 raste në Berat,50 raste në Kuçovë,6 raste në Skrapar,1 rast në Urë-Vajgurore dhe 1 rast në Poliçan. 62 raste janë pensionistë të moshave nga 62-76 vjeç. Gjithashtu të pre
12 Shkurt 2021, 22:37 -
Covid-i më gjeti pa plan e më hodhi në duar mjekësh matrapazë që më bënë lëndë të parë për Turqinë
Me duket se e kalova Covid-in. Prekja nga virusi me gjeti pa plan. Me hodhi ne duar mjekesh te papergjegjshem e matrapaze, te cilet me bene objekt abuzimi me skanerat dhe me pas, me pane si "lende te pare" Turqie.
12 Shkurt 2021, 18:20 -
Sot 1059 raste pozitive dhe 14 viktima nga COVID! Infektohen ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë dhe disa të burgosur në sektorin VIP në Peqin
Në 24 orët e fundit janë shënuar 1059 raste të reja pozitive dhe 14 viktima duke bërë që shifrat në vendit tonë të jetë të larta nga COVID-19. Ditën e sotme rezultoi pozitive ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad. Gjithashtu dhe disa të dënuar në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitiv.
12 Shkurt 2021, 16:59 -
Rezultoi pozitive me COVID-19, Veliaj i uron shërim të shpejtë ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka uruar shërim të shpejtë ambasadores amerikane Yuri Kim prej COVID-19. Ishte vetë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e cila bëri të ditur se ka rezultuar pozitive me COVID-19.
12 Shkurt 2021, 15:08 -
Rritet numri i infektimeve me COVID-19/ Vijojnë kontrollet nga policia, 1278 qytetarë dolën pa maskë, 14 shkelën orën policore dhe 10 lokale nuk zbatuan masat anti-COVID
Ditët e fundit për shkak të shtimit të rasteve pozitive me COVID-19, policia e shtetit ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin për monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID
12 Shkurt 2021, 14:33 -
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim pozitive me COVID: Do vazhdoj detyrën nga shtëpia
COVID-19 nuk ka kursyer as ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe as atë të Suedisë, Elsa Hastad. Diplomatet kanë njoftuar ditën e sotme se kanë rezultuar pozitive me koronavirus dhe janë vetëizoluar në shtëpi.
12 Shkurt 2021, 14:11 -
Gjinekologu që realizoi 'mrekullinë' te COVID2: Nëna e intubuar gjatë lindjes, fëmija ishte në orët e fundit të mbijetesës! Kishte rrezikshmëri, por jeta triumfoi
Mjeku Obstetër-Gjinokolog, Rezart Ajazi ishte ‘heroi’ që bëri të mundur këtë mrekulli. Në një intervistë për Report Tv, gjinekologu Ajazi tha se ky ishte një rast i rëndë ku edhe vetë orët e jetës së bebit brenda barkut të nënë ishin të numëruara.
11 Shkurt 2021, 17:47 -
Nuk mbajtën maskën dhe nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten 1647 qytetarë dhe 7 subjekte me nga 1 mln lekë në 24 orë
Paralajmërimi se kontrollet to të jenë më të rrepta dhe jo më këshilluese duket se kanë nisur zbatim që ditën e sotme ku në 24 orët e fundit janë gjobitur për mos mbajtje të maskës mbrojtës edhe respektimin e masave antiCOVID 1647 qytetarë.
11 Shkurt 2021, 15:37 -
Hajdari në 'Repolitix': Nga nesër s'ka më këshillime, gjoba e deri në pezull të lokaleve e bizneseve që nuk respektojnë masat
Kryeinspektori të Kontrollit të Shtetit, Shkëlqim Hajdari tha se duke filluar nga dita e nesërme me hyrjen në fuqi të masave të reja nuk do të ketë më këshillime nga grupet e inspektorëve në terren, por do të nisin gjobat për të gjitha institucionet e bizneset që nuk zbatojnë protokollet antiCOVID
10 Shkurt 2021, 22:50 -
Epidemiologu Simaku për 'Repolitix': Mutacionet apo mbetjet e virusit në trup mund të sjellin riinfektim! Masat duhen respektuar nga të gjithë, as vaksina nuk mbron 100 %
Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku deklaroi se rastet e riinfektimeve me COVID-19 janë të rralla, por që ndodhin dhe për këtë arsye çdo person, si ai që ka kaluar COVID apo jo dhe si ai që ka bërë vaksinë duhet të ruhen pasi deri sa pandemia të zhduket të gjithë janë të rrezikuar.
10 Shkurt 2021, 22:25 -
'Tallesha me shoqet!' Rrëfimi i vajzës së riinfektuar: Mendoja se kisha fituar anti-trupa, nuk po u besoja syve kur pashë testin
“Kur bëra testin e shpejtë për të dytën herë nuk e mendoja se do të dilte pozitiv,” tregon I.SH, një vajzë 28-vjeçare e cila e ka kaluar Covid-19 dy herë. Ajo i tha gazetës “Si” se herën e parë që ishte infektuar ishte izoluar në shtëpi me të gjithë njerëzit e saj dhe kishin paguar një infermier për t’i trajtuar i cili vinte dy herë në ditë.
10 Shkurt 2021, 19:40 -
Masat e reja anti-Covid, Rama: Të zbatohen rigorozisht, duke nisur nga partitë politike
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar qytetarëve me një apel në rrjetet sociale fill pas komunikimit të masave të reja nga ministrja Manastirliu dhe Komiteti i Ekspertëve. Rama shkruan se masat e reja duhet të zbatohen rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim.
10 Shkurt 2021, 17:35 -
Rakacolli apel qytetarëve: Mos prisni të shfaqen format e rënda për të shkuar në spital! Jaka: Qytetarët kanë humbur besimin, duan të mjekohen në shtëpi (VIDEO)
Rritja e rasteve aktive me COVID-19 por dhe shtimi i rasteve të trajtimit në shtëpi të virusit edhe kur ai shfaqet në forma të rënda ka bërë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli të bëjë thirrje dhe apel për qytetarët që t'u drejtohen spitaleve dhe të mos shkojnë aty kur është tepër vonë.
9 Shkurt 2021, 22:43 -
Rritja e shifrave me COVID, mjeku Sallabanda: Në Shqipëri duhet të ketë izolim selektiv, të mos ketë komunikim mes qyteteve me shumë infektime aktive (VIDEO)
Mjeku shqiptar Kita Sallabanda nga Madridi tha se mbajtja nën kontroll e rasteve në Spanjë lidhet me izolimin selektiv të qyteteve ku nuk lejohen hyrje-daljet e personave nga vendet me shumë raste tek ato me më pak raste infektive me COVID. Sallabanda tha se një gjë e tillë duhet ndjekur edhe në Shqipëri.
9 Shkurt 2021, 22:00 -
Rritja e shifrave të COVID, Braçe: Jepini fund qokave, po vrisni njerëz! Në Divjakë 174 raste aktive, në disa zona të saj mësimi online për 2 javë
Rritja e numrit të infektimeve dhe neglizhenca e qytetarëve për mbajtjen e masave dhe respektimin e masave anti-covid, ka sjellë reagimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili apelon që qytetarët të heqin dorë nga ceremonitë mortore ku njerëzit mblidhen për ngushëllim dhe të ndalojnë qokat, pasi po marrin jetë.
8 Shkurt 2021, 23:00 -
U infektua me COVID-19, ndahet nga jeta mjeku në Berat
Mjeku Josif Dena në Berat ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmi u njoftua në Facebook nga faqja e qytetit, e cila shtoi se Dena ishte një nga mjekët më të njohur të qytetit të Beratit. "Ndahet nga jeta doktor Sifii (Josif Dena) pas një betejë me Covid. Një humbje e madhe për familjen dhe qytetin! Ngush&
6 Shkurt 2021, 21:56 -
Mrekulli te COVID 2, vjen në jetë një fëmijë i shëndetshëm! Nëna e infektuar me COVID në luftë për jetën
Edhe pse nga spitalet COVID shpesh marrim lajme të trishtuara dhe trajtohen pacientët e infektuar, ndodhin dhe mrekulli si rasti i lindjes së një djali, dy ditë më parë duke sjellë rreze shprese për bluzat e bardha dhe pacientët.
6 Shkurt 2021, 18:41 -
Rekord infektimesh me COVID, 1130 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë! Humb jetën mjeku në Berat dhe 28-vjeçarja te COVID2, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1130 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën edhe një 28 vjeçare e cila ishte e intubuar prej 1 jave dhe pak ditë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
6 Shkurt 2021, 17:27 -
Rritja e shifrave me COVID, ISHSH kryen 1013 monitorime në Tiranë për zbatimin e masave! Gjatë 2021 janë mbyllur 33 subjekte për mosrespektim të tyre
Vetëm sot në qytetin e Tiranës jan zhvilluar 1013 monitorime, 832 individë dhe 181 subjekte të këshilluar dhe monitoruar për vendosjen e maskës dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
6 Shkurt 2021, 16:49 -
Speciale/Report TV brenda COVID 2, rritet numri i të rinjve të infektuar: Ndodhi nga neglizhenca, se menduam se do e kalonim kaq rëndë! Apelojmë moshatarët të bëjnë kujdes
Rritja e rasteve me COVID në vendin tonë po shënon shifra të larta duke shënuar mbi 1000 raste në ditë, ndërsa dhe numri i viktima ka shënuar rritje. Problem janë të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë po preken nga virusi, duke sjellë edhe ngritjen e alarmit nga epidemiologët në vend. Report Tv udhëtoi brenda mureve të Covid 2, ku numri i të rinjve është rritur. Ata apelojnë për kujdes, teksa thonë se neglizhenca mund të sjellë pasoja fatale.
6 Shkurt 2021, 15:44 -
Historia e trishtë/ Pak ditë më parë lindi fëmijën e saj të tretë, COVID i merr jetën nënës 28-vjeçare! Luftoi për 10 ditë me radhë për jetën te 'Shefqet Ndroqi'
Një lajm shumë i trishtë nga spitali "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. COVID i ka marrë jetën një 28-vjeçareje. 28-vjeçarja ishte nga Vloçishti i Korçës lindi fëmijën e saj të tretë pak ditë më parë. .
6 Shkurt 2021, 13:59