-
COVID-19/ 100 fëmijë të infektuar gjatë pandemisë, Gjeorgjina Kuli për Report Tv: 4 prej tyre u intubuan
Rreth 100 fëmijë janë shtruar në total në repartin COVID të pediatrisë në QSUT që nga nisja e pandemisë në vendin tonë. Profesoreshë Gjeorgjina Kuli thotë për Report Tv se 4 fëmijë janë intubuar, 3 prej të cilëve kanë arritur të shërohen. Aktualisht 10 fëmijë të infektuar ndodhen të shtruar në spital.
9 Janar 2021, 17:15 -
Rekord testimesh për COVID-19, 655 raste pozitive dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima dhe 655 raste të reja pozitive. Gjithashtu dita e sotme ka shënuar një rekord të testimeve të kryera që nga fillimi i pandemisë, ku në 24 orë janë bërë 4499 testime.
9 Janar 2021, 16:47 -
Biznesi online ‘triumfon’ në pandemi! Agjentja e shitjeve: Qytetarët të pasigurt, shpenzojnë për ushqime dhe produkte higjienike
Biznesi i ri që po zhvillohet online është ndër të vetmit që përfitoi nga pandemia COVID-19. Përgjatë vitit pandemik 2020 regjistroi një rritje të ndjeshme në shitje, por nga ana tjetër u përball edhe me një sjellje të re konsumatore. Qytetarët kërkuan më shumë produkte ushqimore dhe higjienike.
9 Janar 2021, 16:29 -
Biznesi rrit besimin në ekonomi, por qytetaret vijojnë kursimin! Alban Zusi: Sipërmarrja po ri-përshtatet, pandemia mësim për vendin
Banka e Shqipërisë thotë se viti 2020 u mbyll me rënie besimi nga qytetarët në ekonomi, por gjendja e bizneseve është përmirësuar. Eksperti Alban Zusi tregon për Report TV se sipërmarrjet po ri-përshtaten me realitetin e ri.
9 Janar 2021, 16:21 -
Vaksinimi anti-covid/ ISHP: 60 pika në Air Albania për të bërë vaksinën, përjashtohen shtatzënat dhe fëmijët
Në javën e tretë të janarit pritet të nisë vaksinimi anti-covid në vendin tonë. Erida Nelaj, menaxhere e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, tregon për Report TV se kategoritë që përjashtohen janë gratë shtatzëna dhe moshat nën 16 vjeç. Fillimisht do të vaksinohet personeli shëndetësor i spitaleve COVID, me dy doza në një hark kohor prej 21 ditësh.
6 Janar 2021, 13:51 -
Brataj: Që prej fillimit të pandemisë rreth 700 mijë thirrje dhe 150 mijë vizita
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri me dije shifrat e përballjes me COVID që prej fillimit të pandemisë deri në ditën e fundit të vitit të kaluar. Brataj tha se janë bërë rreth 700 mijë thirrje gjatë kësaj periudhe dhe janë kryer 150 mijë vizita.
6 Janar 2021, 12:38 -
Infektimet për periudhën 23 dhjetor-5 janar/ Fico: Mosha mesatare 48.7 vjeç! Gjirokastra qyteti më i prekur
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se gjatë periudhës 2 javore 23 dhjetor-5 janar ka një rënie të lehtë të rasteve, megjithatë mbetemi ende në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë. Ajo tha se në këto dy javë mosha mesatare e të infektuarve është 48.7 vjeç dhe m&eu
6 Janar 2021, 12:28 -
Masat anti COVID/ Vijon 'ora policore' pas 22:00, edhe për 2 javë universitetet online, pezullim i fluturimeve me Britaninë deri më 18 janar! Shqetësuese rritja e rasteve te moshat e reja
Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19 tha se ora policia pas 22:00 do të vijojë të jetë ende në fuqi, ndërsa theksoi shqetësimin se po rriten rastet pozitive te moshat e reja 25- 34 vjeç. Universitetet do të vijojnë mësimin online edhe për 2 javë, ndërsa pezullimet e fluturimeve me Britaninë do të vijojnë deri më 18 janar.
6 Janar 2021, 12:26 -
Uji i bekuar/ Pandemia anulon hedhjen e kryqit në ujë në Durrës dhe Gjirokastër
Në qytetin e Durrësit, Kisha Ortodokse ka zhvilluar meshën e ujit te bekuar, por jo ceremoninë e hedhjes së kryqit për shkak të pandemisë. Kjo ceremoni zhvillohej në afërsi të porti të Durrësit, për që k&am
6 Janar 2021, 11:02 -
Dita e ujit të bekuar/COVID anulon ceremoninë e hedhjes së kryqit në shumicën e vendit! 'Devijon' Vlora, Pogradeci dhe Berati, ku ishte i pranishëm Meta (VIDEO)
Për shkak të pandemisë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujë dhe kapja e saj nga besimtarët për të marrë bekimin për këtë vit do të mungojë në qytetin e Korçës, Sarandës, Fierit, Durrësit dhe Gjirokastrës por jo në Vlorë, Pogradec dhe Berat, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta.
6 Janar 2021, 10:09 -
COVID-19/ 660 raste pozitive dhe 11 viktima në 24 orët e fundit! Nga sot rikthehet ora policore që prej 22:00
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 660 raste pozitive dhe 11 humbje jete nga COVID-19. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë informon se sot kufizimi i lëvizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00. Ulje të ndjeshme kanë shënuar edhe rastet e shtrimeve në spital dhe pacientët e intubuar.
5 Janar 2021, 16:42 -
COVID-19/Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi nis nga bluzat e bardha, kush e ka kaluar t'ia lërë radhën kolegut! Shifrat në rënie, të bëhet një lehtësim gradual i masave
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se vaksinimi për anti-covid do të nis nga grupet më të riskuara që janë bluzat e bardha dhe më pas me moshën e tretë. Alimehmeti tha se do të bëhet një llogaritje e saktë se kush do të jetë prioritet, ndërsa tha se mjekët që e kanë kaluar nuk janë aq prioritet dhe se mund t'ia lënë radhën një kolegu.
4 Janar 2021, 13:38 -
Rama publikon videon: Si mund të merret përmes e-Albania paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-COVID në shtëpi
Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm, për sa i përket rimbursimit të trajtimit ambulator anti-COVID na banesë.
4 Janar 2021, 08:05 -
Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë
Gazetari Carlo Bollino shprehet se Italia duhet t'i rikthejë solidaritetin Shqipërisë duke e ndihmuar me sigurimin e dozave të vaksinës. Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen e tyre ka mbetur ende pa vaksina.
3 Janar 2021, 15:06 -
Sigurimi i vaksinës anti-covid, qytetarët: Na dha shpresë, do ta bëjmë
Sigurimi i vaksinës anti-covid është një lajm shpresëdhënës për qytetarët shqiptarë. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se kjo është nisja më e mirë për 2021 ndërsa thonë se janë të gatshëm për ta bërë vaksinën sapo të mbërrijë në Shqipëri.
2 Janar 2021, 13:18 -
SPECIALE/ Politikë me Covid-19? Beteja për protagonizëm në pandemi, akuzat e opozitës se qeveria nuk mori masat e duhura
Opozita premtoi se nuk do të bënte politikë me Covid-19. Por lufta me koronavirus u kthye në një prej përplasjeve më të ashpra mes palëve gjatë vitit 2020. PD e LSI që prej nisjes së pandemisë, akuzuan qeverinë se po i lë njerëzit të vetëm përballë sfidës globale.
2 Janar 2021, 12:56 -
COVID-19/ 574 raste të reja, 6 viktima në 24 orët e fundit! Humbin jetën arkitekti i njohur në Korçë dhe mjeku radiolog në Kavajë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 574 raste të reja dhe 6 viktima duke shënuar ulje për disa ditë me radhë. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe arkitekti i njohur në Korçë, Kliti Kallamata dhe mjeku radiolog në Kavajë, Hyqmet Musta.
29 Dhjetor 2020, 16:39 -
Ishte shtruar tek Infektivi, COVID-i i merr jetën drejtorit të 'Patentave' në Gjirokastër! Çuçi: Lamtumirë mik, çdo fjalë do ishte e pamjaftueshme për të vlerësuar siç duhet
OVID-19 i ka marrë jetën Drejtorit të 'Patentave' në Gjirokastër, Edi Pesha. Prej më shumë se 20 ditës ai ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa gjendja shëndetësore e tij ishte rënduar shumë ditët e fundit, ku ishte vënë edhe në intubim.
25 Dhjetor 2020, 20:02 -
Rakacolli tregon nëse do ia besonte shëndetin një studenti mjekësie online dhe flet për testet e shpejta: Erdhën kur duhej! Në fillim s'do bënin punë (VIDEO)
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se testet e shpejta kanë ardhur në kohën e duhur në Shqipëri, pasi ato nuk janë efektive në fillimet e pandemisë.
25 Dhjetor 2020, 19:11 -
Më shumë të shëruar se sa të infektuar! Sot 503 raste pozitive dhe 6 viktima nga COVID-19! Humb jetën kornisti Andrea Canaj dhe mësuesi në Elbasan
24 orët e fundit në vendin tonë kanë shënuar ulje të rasteve pozitive dhe viktimave me COVID, konkretisht 503 raste të reja dhe 6 humbje jete. Ndërsa të shëruarit janë 550 qytetarë, ulen shtrimet në spitale.
23 Dhjetor 2020, 16:35 -
I infektuar me COVID, humb betejën kornisti Andrea Canaj
Humb betejën me COVD Kornisti Andrea Canaj. Lajmi i hidhur për botën e artiti është dhënë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku përmes një mesazhi në rrjete sociale bëhet me dije se Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare.
23 Dhjetor 2020, 12:20 -
Rama shpërndan videon/ Mësuesi i shëruar nga COVID: Trajtimi në dy prej spitaleve në Tiranë, duhet të ruhemi
Mësuesit kanë qenë një prej kategorive më të rrezikuar dhe më të prekura nga COVID-19 në vend. Një prej tyre është Olsi Daizi, i cili ka kaluar sëmundjen në dy prej spitaleve COVID në Tiranë. Në një video të shpërndarë nga Kryeministri Rama Daizi tregon përjetimin e tij.
22 Dhjetor 2020, 12:16 -
2020 një vit i vështirë në Lezhë/ Kryebashkiaku Ndreu: Ulëm investimet, shkurtuam vende pune, tërmeti dhe pandemia ndikuan ne financa
2020 ka qenë një vit i vështirë financiar për Bashkinë e Lezhës, pasi ka ndikuar termeti dhe pandemia. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se niveli i mbledhjes së taksave është i ulet, ndaj ai ka ka shkurtuar vendet e punes dhe ka reduktuar investimet.
16 Dhjetor 2020, 11:18 -
COVID-19/ Numri i viktimave kalon mbi 1000, që nga fillimi i pandemisë shuhen 25 mjekë! Sot 788 raste të reja dhe 14 humbje jete
Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 788 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 14 viktima. Gjithashtu sot humbi jetën edhe mjeku anestezist Mihal Kërçi. Tirana e Shkodra janë qytete me numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1003 humbje jete.
13 Dhjetor 2020, 16:43 -
VIDEO/ Puna e epidemiologëve në terren dhe testimi i pacientëve me COVID-19, Rama: Shqipëria po forcon kapacitetet testuese
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket puna e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, pas simptomave të shfaqura në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të virusit.
12 Dhjetor 2020, 08:26 -
Sot 753 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19! Humb jetën gjinekologu në Vlorë, pas dy javësh i shtruar në spital
Në 24 orët janë regjistruar në vendin tonë 753 raste të reja dhe 14 humbje jete nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën edhe një gjenekolog në Vlorë, i cili kishte dy javë i shtruar në spital.
8 Dhjetor 2020, 16:30