-
Infektimi me COVID pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, mjeku shqiptar: Është normale! Trupit i duhet 28 ditë të krijojë mbrojtje
Mjeku shqiptar, Genc Kapxhiu në Itali tha se është normale që një person të infektohet pavarësisht se mund të ketë marrë dozën e parë të koronavirusit. Në një intervistë në Report Tv, ai u shpreh se ka pasur një rast edhe në Itali në zonën e Lombardias. Sipas tij, trupit të njeriut i duhet 28 ditë që të krijojë mbrojtjen ndaj koronavirusit, por sërish duhen respektuar masat si mbajtja e maskës apo higjiena pasi asnjë pre vaksinave nuk ka një efektivitet prej 100 %.
27 Janar 2021, 12:49 -
Kreu i AstraZenecës, Soriot: Nuk po bëjmë padrejtësi! 17% të prodhimit të vaksinave anti-COVID në shkurt do të jenë për BE-në
Kreu i AstraZeneces, Pascal Sorio ka mbrojtur kompaninë e tij farmaceutike në lidhje me kritikat për vonesën e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-COVID në BE.
27 Janar 2021, 11:11 -
Nis 'lufta' e vaksinave antiCOVID mes Londrës dhe Brukselit
Alarm në Britaninë e Madh, pas deklaratave të Bashkimit Europian për të kontrolluar eksportimin e vaksinave të prodhuara në territorin e unionit jashtë BE. Qeveria britanike ka frikë se mund të bllokohet dorëzimi i vaksinave pas vendimit të kompanisë AstraZenneca, për të limituar dorëzimin e vaksinave javën e kaluar.
26 Janar 2021, 11:52 -
Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 311 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, mes tyre një 29-vjeçar
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 311 persona dhe janë regjistruar 10 viktima, mes tyre një 29-vjeçar.
25 Janar 2021, 15:28 -
'Mbi 55 mijë teste të shpejta', Manastirliu në qendrën shëndetësore të 'Qytetit Studentit': Vaksina nëpërmjet COVAX në shkurt (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore "Qyteti Studenti" u shpreh se në komunitet janë 51 pika të testimit të shpejtë. Ajo tha se deri më tani janë kryer 55 testime të shpejta për koronavirusin dhe prenotimi bëhet përmes mjekut të familjes.
25 Janar 2021, 13:31 -
Fushata e vaksinës për Covid-19, Ballkani Perëndimor ndihet i përjashtuar
Më 27 dhjetor të 2020, vaksinimi anti-COVID i qytetarëve ka nisur në BE me Pfizer.Të nesërmen, Komisioni Evropian miratoi një paketë prej 70 milion eurosh për Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar shtetet e rajonit të vaksinojnë më të rrezikuarit.
25 Janar 2021, 13:01 -
FOTOGALERIA/ Kush janë mjekët që morën sot vaksinën Pfizer në “Air Albania”
Në ditën e 15-të të vaksinimit në Shqipëri vijon procesi me të gjithë ata që janë në ballë të luftës me COVID-19. Sot në stadiumin “Air Albania” e ka pasur radhës ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve.
25 Janar 2021, 11:41 -
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio për vonesën e vaksinave anti-COVID: Kompanitë farmaceutike nuk po respektojnë kontratën, do të marrim masa ligjore
Italia do të marrë masa ligjore dhe do të rrisë presionin ndaj Brukselit në lidhje me vonesën e shpërndarjes së vaksinave anti-COVID Pfizer dhe AstraZeneca, ka deklaruar ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ditën e djeshme.
25 Janar 2021, 10:00 -
Situata e COVID-19 në botë, mbi 99 mln të infektuara! Mbi 2 mln viktima, SHBA më e prekura
E kush e ka imagjinuar qe në vitin 2020 do të “shkundej” rutina e qenies më pedante në tokë, njeriut, nga një pandemi të quajtur COVID-19. Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 99.782.6342, ndërkohë që numri i viktimave është 2.139.214 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
25 Janar 2021, 08:20 -
Varianti i ri britanik i COVID-19 ka mbërritur në Serbi, Vuçiç: Kam frikë, sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ku foli në lidhje me pandeminë, tha se në vend ka mbërritur varianti i ri britanik i COVID-19.
24 Janar 2021, 16:49 -
Jo vetëm 'Air Albania' në Shqipëri, edhe Britania e Madhe vë në dispozion stadiumin për vaksinimin anti-COVID
Në Shqipëri prej 2 javësh tashmë është duke u bërë vaksinimi anti-COVID në stadiumin kombëtar 'Air Albania'. Qeveria shqiptare është kritikuar se ka zgjedhur stadiumin për propagandë. Por ndërkohë Shqipëria nuk është i vetmi vend që përdor stadiumet për të bërë fushatën e vaksinimit.
23 Janar 2021, 15:42 -
COVAX firmos me Pfizer, Manastirliu: Lajm i mirë, kemi parapaguar dhe përfitojmë në dritaren e parë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimi në Twitter bën me dije se pas marrëveshjes se COVAX me kompaninë Pfizer/BioNTech, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës, pasi ka parapaguar 3.9 milion dollarë.
23 Janar 2021, 14:37 -
VIDEO/ 'Drita e shumëpritur në fund të tunelit', Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID
Në ditën e 13 të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.
23 Janar 2021, 10:26 -
Pfizer i vë në dispozicion 40 mln vaksina anti-COVID platformës COVAX, OBSH: Shpërndarja në vendet e varfra nis në shkurt
Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të jenë në gjendje të marrin dozat e para të vaksinave të tyre muajin e ardhshëm, kjo pasi është arritur marrëveshja me Pfizer-BioNTech për 40 milion vaksina. Skema COVAX pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, synon vaksinimin e 20% të popullsisë së prekshme këtë vit.
23 Janar 2021, 10:12 -
AstraZeneca furnizon në BE-në me më pak vaksina sesa ishte planifkuar
Një përfaqësues i nivelit të lartë të BE-së pak pas kësaj deklarate i dha të dhëna më precize agjencisë së lajmeve Reuters. Sipas tij numri i ampulave në tremujorin e parë të vitit do të jetë rreth 31 milion, afërsisht 60 përqind më pak nga sa ishte planifikuar.
23 Janar 2021, 08:58 -
Bill Gates me vaksinën anti-COVID, ndan foton për të gjithë: Ndihem për mrekulli
Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID. Lajmin e bën me dijen vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku Gates ka theksuar se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.
23 Janar 2021, 08:21 -
Rriten shpresat për Shqipërinë/ Pfizer nënshkruan marrëveshje për furnizimin e COVAX me vaksinën anti-COVID (VIDEO)
Kompania Pfizer dhe BioNTech ka rënë dakord për të dhënë vaksinën e saj, mekanizmit të COVAX, i cili planifikon tu sigurojë vaksina vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
22 Janar 2021, 11:54 -
Skandali në Itali: Mjekëve në një spital u është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid (VIDEO)
Një skandal është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, ku bëhet fjalë për vaksinën kundër e Pfizer kundër COVID-19. Mediat italiane shkruajnë se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës kundër Covid-19.
22 Janar 2021, 11:42 -
Në vijën e parë të luftës me COVID, në 10 muaj pandemi 10% e 'bluzave të bardha' të infektuar! Vijon vaksinimi, ja kush janë grupet prioritare
Në 10 muaj pandemi, rreth 10% e bluzave të bardha janë prekur nga koronavirusi. 2347 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës kanë kaluar covid. Kjo është dhe arsyeja përse në Programin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19 është vendosur që personeli shëndetësor të jetë grupi i parë prioritar.
21 Janar 2021, 17:35 -
E çuditshme, Rabini izraelit: Vaksinat kundër koronavirusit ju bëjnë homoseksualë
Në një kohë kur shkalla e vaksinimit në rang global është rritur ndjeshëm, rabini izraelit Daniel Asor, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, u kërkoi njerëzve të mos e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sepse “kjo do t’i bëjë ata homoseksualë”.
21 Janar 2021, 11:41 -
Mbretëria e Bashkuar në përpjekje për të shpëtuar vaksinat nga stuhia ‘Christofer
Mijëra shtëpi janë gjendur nën ujë dhe mijëra banorë janë evakuuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shërbimet e urgjencës kaluan natën në Industrial Estate Wrexham për të mbrojtur vaksinat e AstraZeneca.
21 Janar 2021, 11:02 -
Dita 10 e vaksinimit/ Mjekët: Ndihemi të mbrojtur! Koordinatorja: Kush ka kollë e temperaturë, s’vaksinohet (VIDEO)
Në ditën e 10 të vaksinimit anti-covid në stadiumin Air Albania priten të vaksinohen rreth 50 personel shëndetësor, kryesisht të shërbimit infektiv të pediatris. Pas kryerjes së vaksinës mjekë e infermierë shprehen për Report Tv se ndjehen më të sigurt në përballjen me COVID-19.
20 Janar 2021, 19:44 -
Vota e emigrantëve, Pëllumbi: Ne kërkojmë të bëhet me postë, demokratët nuk kanë propozuar asgjë! Marrëveshja me Pfizer? Deputetët u njohën me të përpara votimit
Sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi gjatë një interviste në Report Tv tha se tashmë votimi i emigrantëve është ligj dhe se socialistët kanë propozuar që ajo të realizohet me postë. Por sipas tij, demokratët nuk kanë propozuar asgjë duke krijuar përshtypjen se se ata nuk e duan këtë. Ndonëse marrëveshja me Pfizer që do sigurojë vaksinat anti-COVID nuk u bë publike, mazhoranca pretendon se deputetët u njohën me të para se ta votonin.
20 Janar 2021, 18:11 -
Rama e Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë: E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave, pavarësisht pandemisë (VIDEO)
Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Rrogozhinës, që i shërben 14 mijë banorëve, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zinxhiri ftohës për vaksinat antiCOVD do të jetë i organizuar në të gjithë vendin.
20 Janar 2021, 17:40 -
Rusia kërkon nga Agjencia Evropiane e Barnave miratimin e vaksinës Sputnik V
Rusia ka paraqitur ditën e sotme në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) një kërkesë për regjistrimin e vaksinës së koronavirusit Sputnik V. Fondi Rus për Investime Direkte ka kërkuar lejen për shpërndarjen e vaksinës edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
20 Janar 2021, 12:18