-
Shëndeti
Aksioni për vaksinimin anti-COVID në të gjitha bashkitë, Veliaj thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me administratorët e njësive të çdo njësie në kryeqytet, me të cilët folën për nisjen e fushatës që në fokus ka ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Veliaj tha se gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën.
15 Tetor 2021, 12:37 -
Shëndeti
Berishës 'qytetari dixhital' i thotë se po bëjnë vaksina të skaduara, reagon ashpër ISHP: E turpshme dhe aspak e vërtetë
Sali Berisha ka përhapur panik ditën e sotme në lidhje me procesin e vaksinimit duke thënë se janë të skaduara. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Institutit të Shëndetit Publik duke i cilësuar lajme të tilla të turpshme dhe të pavërteta.
14 Tetor 2021, 22:15 - Shëndeti
- Kosova & Rajoni
- Politikë
-
Shëndeti
Pikëpyetje mbi vaksinën anti-COVID, studentët ‘shuajnë’ dilemat
Studentë të mjekësisë që kishin pyetje në lidhje me vaksinat-anti COVID patën mundësi që të zhvillojnë një bisedë me ekspertë të shëndetësisë. Për mjekun infeksionist Arjan Harxhi, vetëm vaksina mund të ndalojë pandeminë dhe dëshiron që këtë vit studentët e vaksinuar të jenë në spital për të mësuar e shërbyer.
12 Tetor 2021, 21:28 -
Shëndeti
Dita e dytë e javës së vaksinimit të studentëve, Ministria e Shëndetësisë thirrje: E vetmja mënyrë për të qëndruar në auditore është vaksinimi
Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin në auditore. Kështu deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të studentëve në Kampusin e Universitetit të Durrësit, duke nxitur studentët të vaksinohen.
12 Tetor 2021, 13:02 -
Sociale
Frikë nga vaksina anti-COVID, OBSH në Shqipëri: Duhet komunikim dhe informacion i plotë për situatën
Që njerëzit të rrisin besimin ndaj vaksinës antiCOVID, si e vetmja mundësi për të shpëtuar jetë njerëzish, sipas kreut të OBSH në Shqipëri Gerald Rockenschaub duhet shtuar komunikimi duke u afruar informacion edhe më të plotë rreth situatës së pandemisë.
11 Tetor 2021, 20:04 -
Politikë
Drejtori Ekzekutiv i Pfizer në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në momentin më të vështirë! Albert Bourla: Kryeministri më erdhi me plan të qartë si do bëheshin vaksinat, i lumtur të ndihmoja
Rama falënderoi Bourla për ndihmën, ndërsa tha se ai i hapi derën Shqipërisë në momentin më të vështirë, kur vendi ishte 'mbërthyer' nga frika e COVID. Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Pfizer u shpreh se gjatë takimit në Nju Jork me Ramën, kryeministri i kishte prezantuar planin si do të kryheshin vaksinat, duke e bindur atë që t'i jepte dozat e para Shqipërisë për të nisur luftën ndaj COVID.
11 Tetor 2021, 11:58 -
Kosova & Rajoni
COVID-19 në Greqi, 30 humbje jete dhe 1.358 raste të reja në 24 orët e fundit, shumica e pacientëve të shtruar në spital të pavaksinuar
Në një kohë kur vend po “lufton” me pandeminë dhe një rritje drastike të rasteve pas shfaqjes së variantit delta, në Greqi janë regjistruar 30 humbje jete dhe 1.358 raste të reja në 24 orët e fundit.
10 Tetor 2021, 17:39 - Kosova & Rajoni
-
Bota
Protestuesit e green-pass 'djegin' Romën, 12 të arrestuar! Mes vandalëve, udhëheqës të partisë së neofashistëve
12 persona janë arrestuar në Itali, pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme në Romë, kundër pasaportave të vaksinave. Ndër të arrestuarit gjithashtu Roberto Fiore dhe Giuliamo Castellino, përkatësisht drejtuesi kombëtar dhe udhëheqësi i Romës në partinë “Forza Nuova”.
10 Tetor 2021, 11:35 -
Bota
Italia vendos dozë të tretë vaksine anti COVID-19 për mbi 60-vjeçarët dhe ata me imunitet të dobët
Italia shumë shpejt do të fillojë administrimin e dozës përforcuese të vaksinave antiCOVID-19 për të gjithë grupmoshën mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët. Vendimi është marrë dje nga Ministria Shëndetësisë.
10 Tetor 2021, 08:55 - Bota
-
Kosova & Rajoni
Zgjedhjet më 17 tetor në Kosovë, KQZ: Komisionet dhe vëzhguesit duhet të jenë të vaksinuar ndaj COVID
Komisionet dhe vëzhguesit që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë do duhet të jenë të vaksinuar. Kjo është kërkesa që KQZ u ka dërguar partive politike, ndërsa qytetarët do duhet të respektojnë masat anti-covid.
9 Tetor 2021, 14:49 -
Sociale
'Java e vaksinimi të studentëve' rektorja e Universiteti të Shkodrës: Deri tani janë vaksinuar 80 % e stafit, janë ngritur 3 qendra vaksinimi për studentët dhe pedagogët
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, tha se do të ngrihen 3 qendra vaksinimi në universitet me qëllim që të gjithë studentët ta bëjnë vaksinë dhe të jenë të sigurt gjatë auditorëve ku do të zhvillojnë leksionet. Golemi tha se deri tani 80 % e stafit të Universiteti të Shkodrës është vaksinuar , por ende nuk kanë një shifër për studentët e vaksinuar.
8 Tetor 2021, 13:25 -
Bota
COVID-19, Biden thirrje bizneseve të detyrojnë punëtorët të vaksinohen: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë
Presidenti SHBA, Joe Biden u ka bërë sërish thirrje bizneseve amerikane që t’i detyrojnë punëtorët e tyre të marrin vaksinën kundër COVID-19, duke theksuar se vetëm kështu do të “mposhtim” pandeminë.
8 Tetor 2021, 10:35 -
Sociale
‘Java e vaksinimit masiv të studentëve’, Rama: Vaksina rruga e vetme për të hyrë në auditor
Ndërsa lajmi për shtyrjen me një javë të universiteteve është bërë publik ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje studentëve të shfrytëzojnë këtë javë për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
7 Tetor 2021, 09:32 - Shëndeti
- Bota
-
Shëndeti
Skënder Brataj: Si u refuzua 30 vite më parë mRNA, sot teknologjia kryesore për vaksinën anti-Covid! Historia fillon nga Ballkani 3 dekada më parë
Ideja e mRNA e refuzuar 30 vite më parë, sot është bërë teknologjia kryesore në garën për vaksinën anti Covid-19. Ekzistojnë shumë vaksina eksperimentale në studime klinike të fazës së fundit në nivel global, por ato të testuara nga Pfizer BioNTech dhe Moderna janë ato që mbështeten në mRNA(messenger ribonucleic acid).
5 Tetor 2021, 19:37 -
Kosova & Rajoni
Greqi, autoritetet nisin fushatën e vaksinës së gripit, mund të injektohet në të njëjtën ditë me vaksinën anti-Covid
Në një kohë ku popullsia po vijon të vaksinohet kundër COVID-19, Ministria greke e Shëndetësisë tha se kjo vaksinë së bashku me atë të gripit mund të merren edhe në të njëjtën ditë, pasi vaksina e gripit nuk ka ndikim në marrjen e vaksinave të tjera.
4 Tetor 2021, 19:10 - Kosova & Rajoni
-
Bota
Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna
1 Tetor 2021, 21:59 -
Shëndeti
Shtim i rasteve me COVID, Rakacolli për Report TV: S'ka nevojë për masa shtesë! Ka gra shtatzëna të shtruara, duhet të vaksinohen
Në një kohë kur shifrat e infektimeve dhe viktimave në vendin tonë kanë pësuar një rritje, Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Report TV ka folur lidhur me situatën epidemiologjie dhe mundësinë për stabilizimin e saj përmes vaksinës anti-COVID.
1 Tetor 2021, 18:54 -
Shëndeti
Vaksina më e preferuar? Tomini: Pfizer dhe Coronavac! Po diskutojmë për dozë të 3-të te personat mbi 65 vjeç
Vaksina më e preferuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se ka qenë Pfizeri dhe Coronavac (kinezja). Komiteti Teknik tha Tomini po diskuton aplikimin e një doze të tretë vaksine te personat mbi 65 vjeç. &q
30 Shtator 2021, 22:22 -
Shëndeti
Gratë shtatzëna dhe vaksina anti-COVID, Ulqinaku: Ta shmangin 3 muajit e parë, më pas mos të hezitojnë! Tomini: Rekomandojmë Pfizer
Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Repolitix”, foli lidhur me vaksinën kundër COVID-19 dhe gratë shtatzëna. I pyetur lidhur me kohën e duhur të marrjes së vaksinës, Ulqinaku u shpreh se nga 0-3 muajshe ideale do të ishte për gratë shtatzëna të shmangin vaks
30 Shtator 2021, 22:11 -
Shëndeti
69 të vdekur nga COVID në 5 ditë, Tomini: Të pavaksinuar, rriten të shtruarit në terapi intensive! Mjeku Bejtaj: Shtatzënat të vaksinohen, turp historirat me sterilitetin
Në 5 ditët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me COVID 69 qytetarë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se viktimat kanë qenë të pavaksinuar.
30 Shtator 2021, 21:36 -
Shëndeti
E reja shtatzënë humb jetën nga COVID në muajin e 4 të shtatzënisë, mjeku: Rreziku pas javës së 35! Duhet të vaksinohen
Pas dy ditësh në intubim, një 33 vjeçare nga Lezha e infektuar me COVID dhe 4 muajshe shtatzënë ndërroi jetë në Spitalin Infektiv. Mjekët obstetër-gjinekolog këshillojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen ndaj COVID.
30 Shtator 2021, 19:37 -
Kosova & Rajoni
Qeveria greke ka një dhuratë për adoleshentët e vaksinuar kundër COVID-19, 50 GB për të rinjtë nga 15-17 vjeç
E çfarë mund të ishte më mirë se 50 GB internet dhuratë për një adoleshent të shekullit të teknologjisë? Asgjë! Pikërisht këtë shpërblim ka menduar t’i japë qeveria greke çdo adoleshenti nga 15-17 vjeç që do të bëjë vaksinën anti-COVID.
30 Shtator 2021, 16:24 - Kosova & Rajoni
-
Shëndeti
Edhe Shqipëria mund të aplikojë dozën e tretë të vaksinës! Miratohet kontrata me rreth 500 mijë doza Pfizer
Vendi ynë ka siguruar 500.760 doza të vaksinës përmes kontratës të nënshkruar me Pfizer, duke e çuar kështu në 3 milionë doza të siguruara brenda këtij viti. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ndërsa ministrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e sasisë së vaksinave, vendi ynë është gati për të aplikuar dozën e tretë.
30 Shtator 2021, 11:48 -
Bota
Refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID-19, United Airlines do të përjashtojë nga puna afro 600 punonjës
Kompania me mbi 67 mijë punonjës tha se 99 për qind e punonjësve tashmë kanë përfunduar vaksinimin, duke shtuar se personat që do të përjashtohen nga puna përbëjnë 1 për qind
30 Shtator 2021, 10:15 -
Bota
Youtube bllokon çdo përmbajtje kundër vaksinave
Skepticizmi në rritje i qytetarëve kundër vaksinimit, i nxitur kryesisht nga shpërndarja e informacionit të rremë në rrjetet social, ka nxitur Youtube të deklarojë se do të bllokojë shfaqjen e gjithë materialeve kundër vaksinave.
30 Shtator 2021, 09:27 -
Politikë
Mbështetje financiare për studentët ekselentë që jetojnë jashtë vendit, Ministrja Arsimit për mësimin me turne: Vendimi nuk është definitiv për gjithë vitin
Studentët që studiojnë jashtë vendit do të përfitojnë nga fondi i ekselencës. Kështu bëri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila njoftoi vendimin e qeverisë për sot. Kushi tha më tej se është miratuar memorandumit i bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanj&a
29 Shtator 2021, 14:03 -
Politikë
Vendimet e qeverisë/ Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet
Shqipëria do të ketë marrëveshje me Spanjën për ekstradimet. Vendimi është marrë sot në mbledhje e qeverisë, ndërkohë që e komunikoi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se tashmë shqiptarët që kanë kryer krime në Spanjë nuk mund të gjejë strehë në
29 Shtator 2021, 13:44 -
Politikë
Miratohen vendimet për një sërë shpronësimesh, i hapet rruga vijimit të punimeve në unazën e qytetit të Kavajës dhe Korçës
Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë tha se janë marrë një sërë vendimesh në lidhje me shpronësimet. Balluku tha se do të vijojnë punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës dhe unazën e Korçës, e po ashtu, është b
29 Shtator 2021, 13:37 -
Politikë
Vendimet e qeverisë/ Miratohet fondi, deri në fund të vitit do të vijnë 500 mijë doza Pfizer! 35% e popullsisë është vaksinuar plotësisht! Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet
6 milion dollarë është fondi i miratuar për blerjen e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer që do të vijnë në deri në fund të vitit në vendin tonë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë e cila u zhvillua ditën e sotme. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vendi ynë do të ketë gati vaksinat edhe për vitin e ardhëm, ndërsa foli me optimizëm për procesin e vaksinimit
29 Shtator 2021, 13:25 -
Kosova & Rajoni
Kosova e gatshme të fillojë me dozën e tretë të vaksinës
Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës
28 Shtator 2021, 22:51 - Bota