-
'Provimet online janë fake', pedagogët: Të vaksinohemi edhe ne për tu kthyer në auditore! Të parët të jenë 2500 kolegët mbi 45 vjeç
Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kërkon nga qeveria vaksinimin e pedagogëve me synim rikthimin në auditore në semestrin e dytë për të realizuar provimet. Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi thotë për Report Tv se duhen vaksinuar të parët rreth 2500 pedagogë mbi 45 vjeç.
15 Janar 2021, 16:35 -
Ndërgjegjësohen shqiptarët, asnjë lokal i gjobitur dhe zero persona që dalin pas orë 22:00! Gjobiten 361 persona për mosmbajtjen e maskës
Asnjë biznes nuk është gjobitur për shkeljen e masave anti-covid dhe asnjë qytetar për daljen pas orës 22:00 gatë 24 orëve të fundit. Policia njofton se ka ndëshkuar për mosmbajtjen e maskës 361 qytetarë.
15 Janar 2021, 15:12 -
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve letër qeverisë: Të vaksinohet edhe stafi akademik, krahas bluzave të bardha
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministres së Arsimti, Evis Kushi ku kërkojnë që të vaksinohet edhe stafi akademik dhe ndihmës akademik të universiteteve krahas personelit të sistemit shëndetësor.
14 Janar 2021, 22:41 -
COVID-19/ 707 raste pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.
13 Janar 2021, 17:34 -
Kryeministrja serbe telefonon Ramën: Hiqet testi negativ për COVID për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Serbi
Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVID. Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Brnabiç, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, përmes një telefonate.
13 Janar 2021, 12:15 -
Numri i infektimeve i lartë, Holanda zgjat periudhën e kufizimeve! Paralajmëron edhe Gjermania
Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zgjatjen deri më 9 shkurt të kufizimeve antiCOVID-19 në vend, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë, ndërsa numri i infektimeve vazhdon të jetë i lartë.
12 Janar 2021, 22:25 -
Përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit: Në shkolla s’përdoret më gaz për ngrohje, e patolerueshme nëse konstatohen raste! 75% e nxënësve e zhvillojnë mësimin në klasë
Përgjegjësi i burimeve njerëzore në DPAP, Fiqiri Çifliku në një intervistë për Report Tv ka deklarur se nuk do të ketë më ngrohje me gaz në asnjë shkollë në vendin tonë.
12 Janar 2021, 20:05 -
COVID-19/ Brataj në Report Tv: Askush nuk e mendonte që Shqipëria do niste vaksinimin dje! Ja kur hiqen përfundimisht masat kufizuese
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Report Tv foli për vaksinimin, teksa u shpreh se kjo ishte një arritje e madhe për vendin që askush se priste të niste kaq shpejt. Brataj tregoi efektet anësore të vaksinës dhe se kur do të marrin fund masat kufizuese si rezultat i pandemisë.
12 Janar 2021, 17:49 -
Ekskluzive/Lëvizja e opozitës për lejimin e mitingjeve dhe dasmave, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës së Mediut në seancë plenare
Partia Republikane ka dozuar një padi në Kushtetuese për rrëzimin e urdhrit të Manastirliut që ndalon të gjitha llojet e grumbullimeve mbi 10 vetë, gjykata ka vendosur në dhomë këshillimi shqyrtimin e kërkesës në seancën plenare me 7 anëtar, ja çfarë mund të ndodhë
12 Janar 2021, 16:03 -
Ministri i shëndetësisë Zemaj: Kosova e fundit në rajon sa i përket infektimeve dhe viktimave nga COVID-19, bashkë ia dalim!
Ministri kosovar i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, gjatë zhvillimit të një takimi me Bordin Këshillues është shprehur për situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e mirë të saj në vend.
12 Janar 2021, 12:29 -
Sot nisi vaksinimi, Tomini: Do aplikohet në kushte të shëndetshme, jo te të prekurit me COVID! Këto janë efektet që mund të keni
Shefja Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur për procesin e vaksinimit i cili ka nisur sot në vendin tonë dhe të parët që janë vaksinuar janë mjekët Najada Çomo, Tritan Kalo, Pëllumb Pipero dhe kryeministri Edi Rama.
11 Janar 2021, 17:12 -
Bënë vaksinën anti-COVID, Pipero: Ka efekte anësore afatshkurtra, sot fillon fundi i kësaj pandemie! Kalo: Tani më i sigurt në punë
Mjeku Pëllum Pipero ka folur pasi ka bërë vaksinën anti-COVID. Ai ka deklaruar se efektet anësore të kësaj vaksine janë afaktshkurtra, të tilla si skuqje, dhimbje por thekson se nuk zgjasin. Isha me fat që e kam bërë vaksinën ndër të parët dhe isha me fat që nuk jam prekur. Të
11 Janar 2021, 15:51 -
Të parët që bënë vaksinën anti-COVID, Pipero: Ka efekte anësore afatshkurtra! Kalo: S’e ndjheva kur filloi dhe mbaroi, tani më i sigurt në punë
Mjeku Pëllum Pipero ka folur pasi ka bërë vaksinën anti-COVID. Ai ka deklaruar se efektet anësore të kësaj vaksine janë afaktshkurtra, të tilla si skuqje, dhimbje por thekson se nuk zgjasin. &l
11 Janar 2021, 15:50 -
Batuta e Ramës: Radhën për vaksinën e ka Saliu kur të futemi tek moshat e thyera
Në përfundim të një prononcimi për mediat, Kryeministri Rama u pyet nëse do të vaksinohet edhe lideri i opozitës Lulzim Basha. "Radhën për vaksinën e ka Saliu kur të futemi tek moshat e thyera", u përgjigj Kryeministri.
11 Janar 2021, 15:34 -
Sapo bëri vaksinën anti COVID/ Rama flet ekskluzivisht për Report Tv: E vetmja armë efikase për të neutralizuar sëmundjen e rrezikshme
Pasi bëri vaksinën anti COVID, Kryeministri Rama foli ekskluzivisht për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku. "Duke pasur parasysh që jemi në një vonesë vetëm pak javore në raport me vendet më të mëdha, më të fuqishme, është vërtetë një arritje e rën
11 Janar 2021, 15:32 -
Kryeinfermierja e Infektivit, Merita Sefa: Shumë e lumtur që arrita te kjo ditë (VIDEO)
Kryeinfermierja e Infektivit, Merita Sefa, para se të bëjë vaksinën ka folur për mediat. Ajo është shprehur se është shumë e lumtur për këtë ditë. "Shumë e lumtur që arrita te kjo ditë. Absolutisht nuk ka frikë nga vaksina"
11 Janar 2021, 15:24 -
Çomo e entuziazmuar pasi bëri vaksinën anti-COVID: S'e besonim... Ne jemi më të gëzuarit se jemi përballur me realitet të vështirë
Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka qenë e para që do bëjë vaksinën anti-COVID në vendin tonë dhe fill pas saj ka qenë kryeministri Edi Rama. Në një prononcim pasi ka bërë vaksinën ajo u shpreh se është një kënaqësi e madhe, duke theksuar se u bë realitet diçka
11 Janar 2021, 16:38 -
Fillon zyrtarisht vaksinimi anti COVID! Çomo, Rama, Pipero dhe Kalo, 4 të parët që bëjnë vaksinën! Kryeministri: Arritje e rëndësishme, arma e vetme kundër virusit (VIDEO)
Ka nisur sot në Shqipëri procesi i vaksinimit të personave të parë anti-COVID! Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. Sot janë vaksinuar 50 personat e parë dhe procesi do të vijojë edhe nesër. Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID.
11 Janar 2021, 15:10 -
Britani e Madhe/ Zyrtari i lartë mjekësor paralajmëron: Javët e ardhshme më kritike për sa i përket pandemisë, varianti i ri i COVID-19 mund të nxisë rritjen infektimeve
Zyrtari i lartë mjekësor profesori Chris Whitty ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të përballet me javët më kritike për sa i përket pandemisë.
11 Janar 2021, 11:47 -
Mbi 40 mijë të vdekur nga COVID-19 në Gjermani/ Angela Merkel: Javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë
Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, në mesazhin e saj për sa i përket koronavirusit, ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë.
10 Janar 2021, 16:22 -
COVID-19/ 100 fëmijë të infektuar gjatë pandemisë, Gjeorgjina Kuli për Report Tv: 4 prej tyre u intubuan
Rreth 100 fëmijë janë shtruar në total në repartin COVID të pediatrisë në QSUT që nga nisja e pandemisë në vendin tonë. Profesoreshë Gjeorgjina Kuli thotë për Report Tv se 4 fëmijë janë intubuar, 3 prej të cilëve kanë arritur të shërohen. Aktualisht 10 fëmijë të infektuar ndodhen të shtruar në spital.
9 Janar 2021, 17:15 -
Rekord testimesh për COVID-19, 655 raste pozitive dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima dhe 655 raste të reja pozitive. Gjithashtu dita e sotme ka shënuar një rekord të testimeve të kryera që nga fillimi i pandemisë, ku në 24 orë janë bërë 4499 testime.
9 Janar 2021, 16:47 -
Brataj: Që prej fillimit të pandemisë rreth 700 mijë thirrje dhe 150 mijë vizita
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri me dije shifrat e përballjes me COVID që prej fillimit të pandemisë deri në ditën e fundit të vitit të kaluar. Brataj tha se janë bërë rreth 700 mijë thirrje gjatë kësaj periudhe dhe janë kryer 150 mijë vizita.
6 Janar 2021, 12:38 -
Infektimet për periudhën 23 dhjetor-5 janar/ Fico: Mosha mesatare 48.7 vjeç! Gjirokastra qyteti më i prekur
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se gjatë periudhës 2 javore 23 dhjetor-5 janar ka një rënie të lehtë të rasteve, megjithatë mbetemi ende në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë. Ajo tha se në këto dy javë mosha mesatare e të infektuarve është 48.7 vjeç dhe m&eu
6 Janar 2021, 12:28 -
Masat anti COVID/ Vijon 'ora policore' pas 22:00, edhe për 2 javë universitetet online, pezullim i fluturimeve me Britaninë deri më 18 janar! Shqetësuese rritja e rasteve te moshat e reja
Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19 tha se ora policia pas 22:00 do të vijojë të jetë ende në fuqi, ndërsa theksoi shqetësimin se po rriten rastet pozitive te moshat e reja 25- 34 vjeç. Universitetet do të vijojnë mësimin online edhe për 2 javë, ndërsa pezullimet e fluturimeve me Britaninë do të vijojnë deri më 18 janar.
6 Janar 2021, 12:26