-
'Xhafaj', Alibeaj mbërrin te Krimet e Rënda, pritet dëshmia e tij për përgjimin e PD
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të japë dëshminë lidhur me përgjimin e publikuar nga PD, ku pretendohet nga opozita se është implikuar në trafikun e drogës edhe Agron Xhafaj.
21 Maj 2018, 13:11 -
EMRAT/ Kush janë dy prokurorët që do hetojnë përgjimin e PD për Xhafajn
Dosja e përgjimit të PD ndodhet në duart e dy prokurorëve, Genti Osmani dhe Përparim Kulluri, të cilët do të hedhin dritë mbi të vërtetën e përgjimit, për të zbuluar personin që e ka bërë, si dhe për të zbuluar nëse Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës, siç pretendon opozita. Krimet e Rënda brenda javës pritet të kenë një ekspertizë për përgjimin e PD.
21 Maj 2018, 12:35 -
Noka: Përgjim tjetër për Xhafajn, të shtunën ju largojmë. Braçe: Bujrum, merreni pushtetin si në '96
Debatet e forta kanë përfshirë Komisionin e Ekonomisë. Flamur Noka ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD për Agron Xhafajn, duke shtuar se të shtunën opozita do largojë qeverinë. Nga ana e tij, Braçe i kujtoi Nokës vitin 1996.
21 Maj 2018, 11:46 -
Duhet të ishte te Krimet e Rënda, deputeti i PD shfaqet duke kërkuar ndjesë diku tjetër
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, duhet të ishte paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me përgjimin e PD, ashtu siç u paraqitën Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.
21 Maj 2018, 11:29 -
'Xhafaj', Salianji, Alibeaj e Bardhi dëshmojnë te Krimet: Duhet dënim spektakolar për trafikantët
Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.
21 Maj 2018, 10:23 -
'Xhafaj', Balla: Do merrnim masa të ashpra nëse historia e 'Babales' do ishte e vërtetë
Sipas Ballës në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por janë të përfshirë edhe gjyqtar të korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.
19 Maj 2018, 16:28 -
Prokuroria: Verifikim pasurisë së Agron Xhafajt, të proceduar edhe 3 zyrtarët e PD
Prokuroria e Përgjithshme sqaron se ka procedime penale të regjistruara, njeri në prokurorinë e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Agron Xhafa dhe tjetri në Prokurorinë për Krime te Renda kryesisht.
17 Maj 2018, 23:01 -
Prokuroria merr në pyetje 'dëshmitarin X', burime nga Policia: E kemi shoqëruar
"Dëshmitari X" është marrë në pyetje nga Prokuroria pas publikimit nga PD të dëshmisë së tij ku ka rrëfyer të shkuarën kriminale në Itali, akuzat për Agron Xhafën e tentativën për të trafikuar kanabis drejt Italisë i ndihmuar, sipas tij, nga Xhafaj.
17 Maj 2018, 21:38 -
Dëshmitari 'X'/Albert Veliu ishte ekstraduar më 2013-n nga Italia për trafikim automjetesh
Aliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit P
17 Maj 2018, 15:23 -
Report TV siguron dosjen italiane të Albert Veliut, zbulohen gënjeshtrat e 'dëshmitarit X'
Report TV zbulon dosjen italiane të 'dëshmitarit X' Albert Veliu gjatë intervistës dhënë në selinë e Partisë Demokratike, ku denoncoi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik droge.
17 Maj 2018, 17:16 -
'Dëshmitari X' i PD: Agronin e vura në provë për një rrugë droge (Videodëshmia e plotë)
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot në një konferencë për shtyp, ku publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu.
17 Maj 2018, 14:37 -
Ylli Manjani e pranon: Përgjimi për vëllain e Xhafajt është përpunuar, në të u ndërhy para se të publikohej
Ish-ministri Ylli Manjani thotë se video-përgjimi për vëllain e Fatmir Xhafajt është përpunuar. Por, ai thotë se problem është që tani nuk mund të verifikohet zëri origjinal me atë të videos, pasi Agron Xhafaj u largua në Itali.
17 Maj 2018, 12:16 -
Përgjimi misterioz/ 3 zyrtarët e PD-së nuk paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Deputetët Alibeaj e Salianji dhe eksperti ligjor Gazmend Bardhi, do jepnin llogari pas padisë së ngritur nga Agron Xhafaj lidhur me përgjimin ambiental të publikuar prej tyre 3 ditë më parë dhe që ngriti dyshime të mëdha lidhur autenticitetin e tij.
17 Maj 2018, 08:32 -
'Mos i bëj tjetrit, atë që s'do dëshiroje të ta bënin ty!'/Xhafaj flet për momentet e vështira që kaloi familja e tij
Edhe pse familja e tij ka qenë në qendër të akuzave, Xhafaj tha se ai kurrë nuk do merret me familjet e të tjerëve, bashkëshortet e fëmijët e atyre që e kanë sulmuar këto ditë.
16 Maj 2018, 20:03 -
'Përgjimi manipulim'/Xhafaj: Prokuroria ta hetojë, opozita shantazh institucioneve të sigurisë
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e cilësoi manipulim videopërgjimin e publikuar nga opozita tre ditë më parë. Xhafaj i bëri thirrje Prokurorisë të hetonte shpejt, ndërsa opozitën e akuzoi se po bën shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë në vijim të luftës për pushtet.
16 Maj 2018, 19:38 -
Xhafaj: E vërteta e dënimit të vëllait tim në Itali më 2002, çfarë bisedova me Majkon
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sqaruar dënimin e vëllait të tij në Itali, Agron Xhafaj. Duke ju përgjigjur akuzave të opozitës, Xhafaj deklaroi se vëllai i tij ka marrë një dënim penal në Itali në vitin 2002 dhe për këtë ai ka kërkuar dorëheqjen.
16 Maj 2018, 19:14 -
Akuzat për vëllanë/Xhafaj: S'kam menduar dorëheqjen, nuk trembem nga shantazhet
Duke rrëfyer të vërtetën e ndalimit të vëllait të tij në Itali 16 vite më parë, Fatmir Xhafaj deklaroi për mediat se nuk e kishte menduar dorëheqjen pas rikthimit të akuzave për këtë çështje. As Rama, tha Xhafaj, s'i ka kërkuar largimin.
16 Maj 2018, 18:39 -
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj njofton konferencë për mediat në 18:30, biseda me Majkon
Nuk dihet ende se për çfarë do flasë ministri i Brendshëm përpara gazetarëve, por dalja e tij vjen pas akuzave të opozitës për vëllain e tij, për të cilin të hënën publikuan një regjistrim ambiental ku Agron Xhafaj bisedon me një trafikant droge.
16 Maj 2018, 16:45 -
Kallëzimi i Agron Xhafajt, Krimet e Rënda thërrasin tre zyrtarët e PD
Tre zyrtarët janë thirrur për t'u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së enjte. Ata do pyeten lidhur me publikimin e videopërgjimit ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, bisedon me një trafikant.
16 Maj 2018, 16:26 -
Dorëheqje? Burime nga Ministria e Brendshme: Asgjë e vërtetë, Xhafaj vijon në krye të detyrës
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në zyrë duke vijuar normalisht detyrën duke rrëzuar kështu aludimet në disa portale që flasin për një dorëheqje pas akuzave të PD për vëllanë e tij.
15 Maj 2018, 12:14 -
“Vëllai” i Xhafës dhe pushteti familjar i Sali Berishës
Nga ky obsession nuk shpëtoi as Fatmir Xhafa. Por deri tani, jo vetëm që nuk kemi asnjë provë, por jemi para disa fakteve konfuze që më shumë dëshmojnë se PD ka problem të madh Fatmir Xhafën, se sa ndonjë problem real të Fatmir Xhafës.
15 Maj 2018, 10:42 -
A ka një komplot kundër Fatmir Xhafajt?
Nga një ministër gjetje, por dhe i vetmi që i tregoi vendin kryeministrit Rama, në një ministër me pozitën më të lëkundur në detyrë. Por çfarë po ndodh në të vërtetë me Fatmir Xhafajn? A është sulmi ndaj tij një aksion rutinë i opozitës, apo më shumë
14 Maj 2018, 17:36 -
Agron Xhafaj/ 6 misteret mbi origjinën e përgjimit të PD-së që ngrenë pikëpyetje
Partia Demokratike bie edhe në një tjetër kontradiktë kur nga njëra anë sulmon Fatmir Xhafajn se ka penguar hetimin apo arrestimin e vëllait të tij dhe nga ana tjetër, nxjerr një përgjim, i cili mund të bëhet vetëm me vendim të organeve të drejtësisë
14 Maj 2018, 14:34