-
Posterat e Këlliçit, Murati në Report Tv: Të papërshtatshme e të panevojshme! Demokratët janë konservatorë, s’duhet dhënë ky mesazh
Analisti i njohur Erl Murati ka komentuar këtë të mërkurë, posterin jo etik të nxjerrë nga kandidati i çiftit Berisha-Meta në Tiranë, Këlliçi. I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Murati analizoi fillimisht situatën e fushatës, e më pas përfaqësimin e Këlliçit përpara kryeqytetasve.
26 Prill 2023, 13:01 -
Të miturit në timon, shkak për aksidente tragjike! Ekspertët në Report Tv: Fenomeni duhet goditur që në gjenezë! Oficeri: Janë zbuluar 30 raste në 4 muaj
Duke marrë shkas nga rritja e numrit të aksidenteve tragjik si pasojë, e drejtimit të automjetit nga të mitur dhe adoleshentë, ekspertët bënë thirrje për situatën alarmante dhe rasteve në rritje të fëmijëve qe shkaktojnë aksidente teksa ngasin automjete pa leje drejtimi.
25 Prill 2023, 16:33 -
'14 maji'/ Agalliu në Report Tv: Luftën e kemi me partinë në pushtet, mbështesim demokratët jo 'non gratë-n'! Ne hodhëm hapim e parë, nuk përçajmë votën e PD
Deputeti i PD, Arbi Agalliu thotë se luftën për zgjedhjet vendore e kanë me partinë në pushtet por nuk lë pa përmendur koalicionin opozitar Berisha-Meta. Në një intervistë për Report Tv, deputeti demokrat thotë se kanë tentuar që të mos e përcajnë votën. Me këtë argument justifikon faktin që zgjodhën 14 kandidatë për kryetarë bashkie dhe jo 61.
25 Prill 2023, 14:15 -
Ndalimi i peshkimit në liqenin e Ohrit e Prespës, zv.ministri i Bujqësisë: Periudha e shtimit, masë për të mbrojtur speciet nënujore! Monitorohet nga një task-forcë
Zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo foli në Report Tv për ndalimin e peshkimit në liqenin e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Kristo në një lidhje për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu shpjegoi se kjo masë merret çdo vit në të njëjtën periudhë kohore, pasi është koha e shtimit të llojeve të ndryshme të peshqve.
24 Prill 2023, 14:27 -
Humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda flet për Report Tv: Dua drejtësi! Nuk kam besim te SPAK, prokurorët të kenë më shumë këllqe
Zamira Durda, e cila humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, ka folur për Report Tv, pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Mediut. Në një intervistë për sot ‘Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Durda bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se ka 15 vite dyerve të gjykatave.
24 Prill 2023, 12:20 -
Mungesë punëtorësh/ Bedinaj: Të hiqet ndihma sociale për ata që mund të punojnë me orar të shkurtuar! Gjoka: Kemi marrë 2000 indianë në Bujqësi
Disa sektorë të rëndësishëm po vuajnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar, por për kreun e operatorëve Turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj, kjo nuk vjen për shkak të kushteve apo pagave të ulëta.
21 Prill 2023, 15:41 -
Debati për fletën e votimit/ Kume në Report Tv: Ta bënin emrin e koalicionit ‘Me Berishën fitojmë’! Gashi: Largimi i Ramës, prioritet! Hoxha: S’ka kundërshtarë
Fajtor për debatin që është rindezur së fundmi se emri i kujt duhet të vendoset në fletën e votimit të 14 majit, për ish kreun e KQZ-së, Kristaq Kume është vetë legjislacioni ynë pasi nuk e ka të shkruar të qartë se si do të vijohet në situata të tilla.
20 Prill 2023, 15:14 -
Euro në nivelin më të ulët historik, këmbehet me 112.3 lekë! Eksperti: Rrezik për ekonominë, prek shumë sektorë! Problem paratë informale
Monedha ‘euro’ në muajt e fundit ka pasur një rënie drastike. Në vendin tonë, sot 1 euro këmbehet me 112.3 lekë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik të monedhës europiane.
19 Prill 2023, 12:16 -
Ankimi i PD në KAS që t’i vendoset emri i Metës në koalicionin me Berishën, juristi për Report Tv: Rasti unik në praktikën e KQZ, ka hapësirë për ndryshim
Nisur nga ankimimi që Partia Demokratike, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka bërë për vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, juristi Redi Ramaj shprehet se ka Kodi Zgjedhor lë hapësira për interpretim.
18 Prill 2023, 13:30 -
Dhuna ndaj 28-vjeçares, sociologia në Report Tv: Shqetësues fenomeni i dhunës te të rinjtë! Ka një tendencë kriminaliteti, duhet edukim
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, sociologët mendojnë se rasti i 28 vjeçares, që u mbajt peng nga i dashuri për një javë rresht është një nga shprehjet e fenomenit të dhunës te të rinjtë shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë bëhen shqetësues për shoqërinë dukë u predispozuar të bien pre e kriminalitetit.
17 Prill 2023, 15:49 -
KQZ kërkon verifikimin/ Kapllanaj për Report Tv: Duan të më prishin imazhin! Kandidati i Berishës, i paguar për t’i prishur punë PD
Kërkesën e KQZ për verifikime pasi dyshohet e ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, kandidati i PD për Mallakastrën, Agron Kapllanaj e ka cilësuar si politike, me qëllim për t’i dëmtuar imazhin. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kapllanaj tha se ky është një tregues se KQZ është një institucion i politizuar, ndonëse do duhet të ishte e kundërta.
14 Prill 2023, 14:23 -
-
‘Vendoret’/ Shehu në Report Tv: S’do marrim mbi 30 Bashki është çmenduri ta them, por do kemi rezultat! Gazetari: Berisha do humbë edhe Shkodrën
Pragu i zgjedhjeve dhe ethet e fushatës kanë nxitur sërish debatet që e kanë ‘përndjekur’ Partinë Demokratike që në përçarjen e tyre. Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur i bindur se çifti Berisha-Meta do kenë rezultate mjaft të mira
11 Prill 2023, 14:48 -
Rritja e numrit të vëzhguesve për ‘vendore’-t e 14 majit, Mërtiri: Nuk zgjidhin problemin, zgjedhjet manipulohen që para ditës së votimit
Sipas analistit, Ergys Mërtiri, shtimi i numrit të vëzhguesve, jo domosdoshmërisht do të sjellë si rezultat zgjedhje me standart më të lartë. Në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Mërtiri tha se problemi i vërtetë që duhet të zgjidhet sot në Shqipëri ka të bëjë me shitblerjen e votave para ditës së votimit.
7 Prill 2023, 14:06 -
Rikthimi i basteve, Shyti: Kushti për të pasur llogari bankare step shumë persona! Soko: Organizimi të jetë në pika fizike, online shteti nuk i kontrollon dot
Ish kreu i shoqatës së basteve, Arjan Shyti u shpreh pro projektligjit të propozuar për rikthimin e basteve, por sipas tij duhen rishikuar rregullimet që ligji përmban. Nevoja për të pasur një llogari bankare si e vetmja mënyrë për të qenë në gjendje të vendosen baste online, është diçka që do të stepë shumë persona, sipas Shytit.
6 Prill 2023, 14:46 -
14 Maji/ Drejtuesi i ‘Qëndresa Qytetare’: Blerja e votës problemi kryesor, politika e pa interesuar ta luftojë! Drejtësia të dënojë zyrtarë, jo vetëm disa komisionerë
Rigels Xhemollari, drejtues në ‘Qëndresa Qytetare’, organizate e cila merret me vëzhgimin e zgjedhjeve deklaron se blerja e votës dhe përdorimi i burimeve publike janë 2 prej problematikave më të mëdha të zgjedhjeve në vend. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Xhemollari shprehet vetëm pjesëmarrja e minimizon efektin e këtij fenomeni.
6 Prill 2023, 13:41 -
14 segmente rrugore me kamera, eksperti në Report Tv: Do ulen aksidentet! Kodi i ri rrugor? Duhej të ishte vënë fillimisht në provë
14 segmente rrugore do të jenë të monitoruara nga kamerat e sigurisë si formë e re të monitorimit kundër shkeljeve të qarkullimit. Për ekspertin rrugor, Fadil Likaj ky ‘fortifikim’ digjital, jo vetëm që është dobi, por madje e sheh si metodë efikase për të ulur rendimentin në rritje të aksidenteve rrugore.
29 Mars 2023, 13:30 -
Sulmi drejt Top Channel, ish-drejtuesi i uniformave blu: Policia nuk ngriti dot strukturë të posaçme për goditjen e grupeve kriminale
Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi e cilëson akt të pastër terrori sulmin me kallashnikov drejt Top Channel, ku mbeti i vdekur roja i sigurisë Pal Kola, 61 vjeç. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu thotë se gardhi i fjalës së lirë është prishur.
28 Mars 2023, 14:57 -
‘Vendoret’/ Balla për Report Tv: Alibeajt i rroftë ‘vula’, nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki! Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit.Por sa bashki synojnë socialsitët në këtë zgjedhje? Balla thotë se ata janë e vetmja parti që futen në garë për t’i fituar të 61 bashkitë.
28 Mars 2023, 14:49 -
Krizë për punëtorët, Topuzi në Report Tv: Turizmi ka sfida të mëdha, duhet ta kthejmë në profesion për punonjësit
Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi ka folur sot për sektorin e turizmit në Sot LIve në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu. Ai u shpreh se pavarësisht se sektori i turizmit është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë vendase, në fakt përballet me disa sfida
28 Mars 2023, 13:49 -
Bizneset ‘me lupë’ për punëtorë, kreu i shoqatës së Fasonerisë në Report TV: Shkak emigrimi, dhe pagat! Presim punëtorë nga Filipinet
Kreu i shoqatës së Fasonerisë, Edvin Preçe ka folur në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu lidhur me krizën e bizneseve për punëtorë. Së fundmi, biznesi i fasonëve ka pasur goditjen më të madhe, për shkak të mungesës së forcës punëtore. Sipas Preçit, kjo gjë vjen si pasojë e faktorit social, por gjithsesi mbetet edhe pagat e ulëta një element që ndikon
24 Mars 2023, 12:48 -
Polemikat për Vlora Hysenin, e propozuara për kreun e SHISH, analisti: Gruaja më e besueshme për partnerët! S’u përjashtua nga Kurti për paaftësi
Propozimi i kryeministrit Rama në Presidencë për Vlora Hysenin si kryetare e SHISH u përfol shumë, madje edhe u aludua për një “mesazh të koduar” për Kosovën, pasi kjo e fundit ishte shkarkuar nga kryeministri i Kosovës nga një post i rëndësishëm.
20 Mars 2023, 13:42 -
Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, zv.ministri: Ndryshon skema e naftës, mund të aplikojnë edhe fermerët me 1 ha sipërfaqe bujqësore
Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari i ftuar në Report Tv shpjegoi se ka një ndryshim në skemën e mbështetjes së fermerëve me naftë.
17 Mars 2023, 15:58 -
Ndryshimet në Kodin Rrugor, eksperti në Report Tv: Të nevojshme! Si në vendet e BE, shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike
Eksperti rrugor Fadil Likaj ka komentuar në Report Tv ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që u miratuan një ditë më parë në parlament edhe me votat e opozitës.Eksperti tha se këto ndryshime ishin të duhura duke pasur parasysh edhe aksidentin tragjik që u dënua në mbikalimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën.
17 Mars 2023, 14:18 -
Qeveria dha alarmin për mungesën e punëtorëve, eksperti për Report Tv: Të hartohet një manual për të frenuar largimet, bizneset të rrisin pagat
Pas alarmit për mungesë të burimeve njerëzore nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, eksperti Erjon Muça në një intervistë për Report Tv, shpjegon disa mënyra thjeshta sesi një sipërmarrje private mund të mbështesë punonjësit dhe t’iu krijojë atyre një ambient të mirë për të punuar.
14 Mars 2023, 14:58 -
Celibashi vendos sot fatin e PD-së së Alibeajt, Beqiri në Report Tv: I detyruar ta regjistrojë! Burimi: S’do ketë surpriza! Daci: Kreu i KQZ s'do reflektojë
Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë sërish ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhjet vendore, pasi KAS rrëzoi ankimimin e Enklejd Alibeajt. Avokati Idajet Beqiri thotë në Report Tv se Celibashi është i detyruar që sipas ligjit ta regjistrojnë PD-në e Alibeajt në zgjedhje.
14 Mars 2023, 14:24 -
Rënia e euros, eksperti Gjokutaj: Banka e Shqipërisë duhet të reagojë, të rishikohet norma bazë e interesit! Institucionet të mos heshtin për paranë informale
Euro ka rënë nën nivelin e 114 lekëve. Ditën e sotme, 1 euro këmbehej me 113.97 lekë. Shkak është bërë inflacioni i ulët, normat e interesit, ekonomia dhe paraja informale, thotë eksperti Eduard Gjokutaj.
14 Mars 2023, 14:15 -
KQZ rrëzoi Berishën, debate në Report Tv, Baçi: Basha është i infiltruar i kryeministrit, mercenar i tij! Gazetari: Se mundni dot Ramën dhe merreni me atë
Pas Apelit, Berisha mori edhe rrëzimin nga KQZ për siglën e Partisë Demokratike. Por daljen edhe njëherë në skenë të ish kryedemokratit Lulzim Basha, se kanë pritur mirë mbështetësit e Berishës. Për deputetin Luan Baçi, kjo “bllokadë” e Rithemelimit vjen si pasojë e lojës së pistë të Lulzim Bashës. I ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Luan Baçi debatoi me gazetarin Flogert Muça.
9 Mars 2023, 14:36 -
DEA amerikane kërkon informatorë në Shqipëri, eksperti Softa: Paaftësi e institucioneve shqiptare! Qytetarëve i thonë se e kanë seriozisht luftën ndaj drogave
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se linja e re e sinjalizimit të DEA-s amerikane që kërkon informatorë për luftën ndaj drogës tregon dobësinë e institucioneve shqiptarë për parandalimin e pastrimit të parave.
7 Mars 2023, 14:04 -
3 marsi i PD, Kalaja në Report Tv: Protestuam për Ramën jo për vulën! Ambasada e SHBA-ve të largohet nga ‘Apeli’ se është gafë
Avokatja Adriana Kalaja ka folur pak orë pas përfundimit të protestës së Berishës në Report Tv. E pyetur nga gazetari Nertil Agalliu, Kalaja komentoi vendimin nga Apeli ndërsa shtoi se ankimimi i Alibeajt për vendimin e Zhukrit është i pa vlefshëm pasi autorizimi i Bashës është i pavlefshëm nga mungesa e tagrit
3 Mars 2023, 16:04 -
I shkuan në ndihmë Turqisë për tërmetin, Komandanti Cengu për Report Tv: Nxorëm vetëm një fëmijë të gjallë
Komandanti i Ekipit të kërkim-shpëtimit rrëfeu për Report Tv, operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Cengu u shpreh se fatkeqësisht u nxorën 26 trupa të vdekur nga rrënojat.
22 Shkurt 2023, 13:02 -
32 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Ceka për Report Tv: Ka përparuar populli, jo politika! Opozita duhet, por pa Berishën
Dita e djeshme shënoi plot 32 vite më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, që zyrtarisht shënoi dhe shembjen e komunizmit në Shqipëri, si vendi i fundit që e kreu këtë akt në pjesën e Europës lindore
21 Shkurt 2023, 14:48 -
Parandalimi i atentatit ndaj ‘Otit të Elbasanit’, eksperti i kriminalistikës: Policia tregoi se po lëviz, por duhet të marrë në kontroll territorin
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha se parandalimi i atentatit ndaj Elton Kilës në Elbasan është një punë për të cilën policia duhet të përgëzohet. Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se tashmë policia duhet të vendosë kontroll të plotë mbi territorin e qytetit të Elbasanit.
21 Shkurt 2023, 12:03 -
Berisha foli për orgji me McGonigal, debat në Report Tv, Spahiu: Gratë e Kuvendit u revoltuan sepse na cenoi! Deputetja e Rithemelimit: Punoni me dy standarde, edhe nga PS fyhet
Po këto fyerje të rënda, për deputeten e Rithemelimit, Sorina Koti ky vendim është me dy standarde tërësisht i padrejtë. E pyetur nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu, në Sot lIve në Shqipëri sipas saj, Berisha nuk ka fyer askënd madje është ofenduar më rëndë nga partia socialiste.
15 Shkurt 2023, 14:08 -
Rënia e euros, eksperti Gjokutaj në Report Tv: Shkak qarkullimi i parave informale dhe rënia e eksporteve
Euro ka pësuar sërish ulje në vendin tonë dhe ka rënën në nivelin e 115 lekëve. Shkak për zhvlerësimin e euros eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj thotë për Report Tv se është bërë inflacioni, rritja e normës bazë të interesit por edhe ulja e eksporteve.
15 Shkurt 2023, 13:11 -
Tërmeti tragjik në Turqi, gazetari për Report Tv: Familjarët presin në ankth nëse do i shohin të gjallë të afërmit e tyre! As hoteli ku fle s’është i sigurt
Një javë pas tërmetit tragjik në Turqi, gazetarët vijojnë të tregojnë tmerret që u duhet të përballen në terren. Shifrat alarmante kanë bërë që banorët të humbin shpresën. Në një intervistë për Report Tv me Nertil Agalliun, gazetari Sylejman Kllokoqi rrëfen se me sa tension përballen të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit që kanë shkuar në terren për të dhënë ndihmë teksa përballen me tensionin e madh teksa familjarët presin me ankth nëse i kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat të afërmit e tyre.
13 Shkurt 2023, 12:51 -
Nisma e 5 vjeçares bashkon qytetarët! Shqiptarët mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti! E ëma e vogëlushes: Në 14 shkurt nisen drejt Turqisë
Në një lidhje skype për studion e ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Megi Gjoni, nëna e 5 vjeçares ka bërë me dije se prej ditësh kishte nisur grumbullimi i ndihmave nga shqiptarët për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
10 Shkurt 2023, 13:08 -
Pagesa për transportin e mësuesve, Kushi në Report Tv: Po ndërhyjmë në VKM, do përfitojnë edhe ata që punojnë jashtë bashkisë! Në fuqi së shpejti
Qeveria po ndërhyn në një VKM me qëllim që të mundësojë pagesën e transportit për mësuesit që punojnë jashtë bashkisë ku jetojnë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se aktualisht pagesë për transport marrin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km nga shkolla ku punon, por duhet të jetë brenda bashkisë.
9 Shkurt 2023, 14:36 -
Dita e katërt e kërkimeve për gjetjen e të mbijetuarve në Turqi, gazetari: Dy qytete janë bërë rrafsh me tokën, duket sikur ka rënë bombë atomike
Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve në tërmetin katastrofik që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 17 mijë personave deri më tani, kanë hyrë në ditën e katërt të tyre. Gazetari, Sokol Brahaj tha se dy qytete të Turqisë janë shkatërruar pothuajse totalisht.
9 Shkurt 2023, 13:35 -
SPAK nuk heton ‘21 Janarin’, ia delegon Prokurorisë së Tiranës, avokati: E drejtë! S’mund të nisë hetimet pa pasur audio-përgjimin origjinal
Ditën e sotme, SPAK shpalli moskompetencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin dhe për avokatin Redi Ramaj ishte vendim i drejtë.
9 Shkurt 2023, 13:33