-
Kronikë
Vaksinim me detyrim për mësuesit? Sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: S’ekziston një vendim i tillë, u keqinterpretua kërkesa për informacion rutinë
Nuk ka vendim për vaksinimin me detyrim të mësuesve! Kjo u bë me dije sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, në një reagim në lidhje me një lajm që qarkulloi në media ditën e sotme, ku një mesazh dërguar mësuesve u interpretua si urdhër për vaksinimin me detyrim të tyre.
23 Korrik 2021, 19:43 -
Kronikë
Rakacolli: Sinjale shumë të forta, varianti Delta në Shqipëri, qytetarët të vaksinohen! Vjeshta e këtij viti do të jetë sfidë
Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë, për zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, sinjalet për praninë e tij janë të forta. E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, ndërsa komentoi rritjen e rasteve të reja të infeksionit ditët e fundit në vend, Rakacolli u shpreh se shkaqet janë dy: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.
23 Korrik 2021, 17:41 -
Kronikë
Shtimi i infektimeve me COVID, Alimehmeti: Shkak varianti Delta dhe grumbullimet! Prioritet për vaksinim ata që nuk kanë kaluar sëmundjen
Për epidemiologun Ilir Alimehemeti mutacioni Delta është i pranishëm në vendin tonë dhe është një nga shkaqet e shtimit të rasteve të infektimeve. Nga ana tjetër kanë ndikuar edhe grumbullimet gjatë kampionatit evropian. Por megjithatë Alimehmeti tha për Report Tv se në këtë periudhë prioritet në vaksinim duhet të kenë ata qytetarë që nuk e kanë kaluar virusin.
23 Korrik 2021, 16:21 -
Kronikë
Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Javët e hapura të vaksinimit do vazhdojnë! Kemi dyshime për variantin Delta
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar një nga njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq. Manastirliu bëri më dije se të hënën priten që të mbërrijnë 44 mijë doza vaksinash Pfizer duke bërë që numri i sasive të vaksinave në vend të rritet për të vijuar me javët e hapura të vaksinimit. Por, ministja u shpreh se në vendin tonë dyshohet se ka hyrë varinati Delta, por ende nuk është konfirmuar pasi po priten përgjigjjet nga laburatorët.
23 Korrik 2021, 11:19 - Kronikë
-
Kronikë
COVID/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime të kryera në vend, Manastirliu: E vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit
Ka shkuar në 1,095,453 numri total i vaksinimeve të kryer anë vend, ku vetëm në 24 orë janë vaksinuar më shumë se 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19.
21 Korrik 2021, 22:49 -
Kronikë
Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s'do jetë si e vitit të kaluar
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në 'Repolitix', Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet
21 Korrik 2021, 22:31 -
Kronikë
Kita Sallabanda nga Spanja: Shqipëria, masa më pak kufizuese dhe situatë më pozitive! Duhet studiuar si e bëri vaksinimin
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një lidhje nga Madriti për emisionin 'Repolitix', u shpreh se Shqipëria është fenomen pozitiv sa i përket vaksinimit. Sipas tij edhe pse ka marrë masa më pak kufizuese, ka një situatë më pozitive se vendet e tjera në përballjen me COVID. &
21 Korrik 2021, 21:55 -
Kronikë
Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar
Dyshimet se varianti Delta i COVID-19 ka mbërritur ehe në vendin tonë, janë të forta. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha në 'Repolitix', se ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e këtij virusi në Shqipëri, rritja e rasteve të reja të infeksionit, është shqetësuese.
21 Korrik 2021, 21:35 -
Kronikë
10% e rasteve me COVID janë qytetarë të vaksinuar, ISHP: Sëmundjen e kaluan lehtë, pa nevojë për spital! Rastet e infeksionit kryesisht te të pavaksinuarit
Instituti Shëndetit Publik sqaron se rritja e lehtë e rasteve me COVID ishte e pritshme për shkak të sezonit turistik, 5% e rasteve pozitive me koronavirus janë të huaj që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri. Nga ana tjetër mes të infektuarve ka dhe qytetarë të vaksinuar por sipas ekspertëve e kanë kaluar virusin në formë të lehtë, pa shkuar në spital.
21 Korrik 2021, 17:24 -
Kronikë
Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Durrës, Manastirliu apelon për vaksinim: Rrezik nga varianti Delta
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga COVID-19, pasi vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.
21 Korrik 2021, 14:22 -
Kronikë
‘Është koha tani’, Manastirliu thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID: Vijon vaksinimi i hapur +18 vjeç deri të dielën
Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar kundër COVID, në kuadër të javës së hapur të vaksinimit masiv të qytetarëve +18 vjeç
21 Korrik 2021, 11:50 -
Kronikë
Ditët e hapura të vaksinimit, Braçe apel: Vaksinohuni, mund të infektohesh kudo dhe kurdo
Teksa numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve është rritur, zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë apel për qytetarët që të vaksinohen pasi mund të infektohen kudo. Sipas tij, vetëm kështu mund t'i përgjigjemi rritjes së infektimeve.
20 Korrik 2021, 20:15 -
Kronikë
Mbi 32 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Deri më tani 1.6 mln në Shqipëri, nuk ndalemi
32.760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin 'Nënë Tereza'. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili thekson se në vendin tonë kanë ardhur gjithsej 1.611.550 doza vaksinash.
19 Korrik 2021, 21:46 -
Kronikë
Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama apel: Të vaksinohemi
Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.
19 Korrik 2021, 07:24 -
Kronikë
Nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19
Nga nesër do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore. Kështu bën me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit
18 Korrik 2021, 19:03 -
Kronikë
‘Rreziku i infektimit është i pranishëm’ mjeku Kalo thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID: Ul në maksimum rrezikun e vdekjeve
Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se rreziku i infektimit nga variantet COVID, është i pranishëm pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, apo numrit të shtrimeve në spital. Kalo thotë se duhet të bëhet kujdes maksimal për higjienën personale, ndërkohë që thekson së qytetarët nuk duhet të nënvlerësojnë dobi prurjen nga vaksinimi anti-COVID
17 Korrik 2021, 09:51 -
Kronikë
Intensifikimi i fushatës, Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, ku ka ndjekur procesin e vaksinimit, ka bërë me dije se, të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.
16 Korrik 2021, 13:47 - Kronikë
-
Kronikë
COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës
340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Ramës, kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.
15 Korrik 2021, 07:25 - Bota
-
Sociale
Report Tv ‘derë më derë’ me grupin e vaksinatorëve! 16 familje marrin dozën e parë të Coronavac: Shumë mirë që na erdhi në shtëpi
Report Tv ishte sot pranë familjeve në Bathore së bashku me njësitë e lëvizshme të vaksinimit, ku trokitën portë më portë për ti ofruar qytetarëve vaksinën anti-covid. Gazetarja Doris Sallaku ka përgatitur një material se si organizohet dhe realizohet ky proces i cili fillimisht ka nisur në Tiranë por që shpejt do të funksionojë në të gjithë vendin
14 Korrik 2021, 18:10 -
Kronikë
18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri! Manastirliu: Do të vijojmë vaksinimin 'derë më derë'
1,238,790 është numri i vaksinave në total të mbërritur në Shqipëri, ku vetëm sot kanë ardhur 18,720 doza. Ato i përkasin kompanisë Pfizer, për të cilat ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se do të vijohet me vaksinimin "derë më derë".
12 Korrik 2021, 21:28 -
Sociale
Mjeku Stroni për Report Tv: Varianti ‘Delta’ mes nesh, mjekët të jenë vigjilentë! Situata e pandemisë e qetë, është arritur imuniteti i tufës! Ka raste infektimi pas dy dozave të vaksinës
Edhe pse deri tani nuk kemi konfirmim për prezencën e variantit Delta në Shqipëri, por infeksionisti Gent Stroni thotë për Report Tv se ky variant ka mbërritur. Sipas tij mjekët duhet të jenë vigjilentë pasi simptomat e këtij varianti ngjasojnë me ato të virozave të stinës
12 Korrik 2021, 16:48 -
Kronikë
Mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Vaksinimi derë më derë, do intensifikojmë procesin në të gjitha grupmoshat
Ditën e sotme mbërrijnë në vendin tonë 18,720 doza te vaksinave Pfizer që do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Gjithashtu në vend ka nisur dhe vaksinimi derë më derë ku njësitë e lëvizshme vaksinojnë qytetarët në shtëpitë e tyre. Ky vaksinim do të shtrihet me shtatë njësi lëvizëse në të gjithë territorin, duke rritur aksesin për qytetarët.
12 Korrik 2021, 12:55 -
Kronikë
Nis nga Paskuqani me Njësitë e Lëvizshme, Manastirliu: Vaksinim derë me derë për të mbrojtur sa më shumë qytetarë kundër COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID me njësitë e lëvizshme.
10 Korrik 2021, 14:13 -
Kronikë
Varianti Delta i COVID, Fico për Report Tv: Kemi sinjale të pazakonta, i kemi çuar në laborator reference! S’ka simptoma të qarta që i dallon! Vaksina i vetmi mjet mbrojtës
Edhe pse nuk është konfirmuar ende prezenca e Variantit Delta i COVID, ose siç njihet ndryshe ai indian, në Shqipëri, ai mund të jetë prezent pasi pa sinjale të pazakonta nga hetimet epidemiologjike të kryera në vend. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, në një intervistë për Report Tv, tha se ka sinjale të pazakonta të pranisë së tij, por që mostrat janë dërguar në laborator reference dhe pritet të dalin rezultatet.
9 Korrik 2021, 20:42 -
Kronikë
Manastirliu: Kemi sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri! Mostrat do dërgohen në Gjermani! Njësi të lëvizshme për vaksinimin derë më derë
Varianti Delta i COVID, ose siç njihet ndryshe ai indian, mund të ketë hyrë në Shqipëri. Për këtë, ka disa sinjale të pazakonta për të cilat një sërë mostrash do të dërgohen në Gjermani, për të arritur deri në një përfundim zyrtar. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajoi që bëri të ditur këtë lajm, teksa bëri thirrje që të mos neglizhohet vaksinimi anti-COVID.
9 Korrik 2021, 13:37 -
Kronikë
Greqia i dhuron Shqipërisë 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca! Rama dhe Manastirliu: Do vijojmë derë më derë me fushatën e vaksinimit
Greqia i ka dhuruar Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ISHP. Lajmin e kanë bërë të ditur kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa njoftojnë se në total në vendin tonë janë mbi 1.2 milionë vaksina anti-COVID të mbërritura
8 Korrik 2021, 09:37 -
Sociale
26% e popullsisë e vaksinuar me dozën e parë kundër COVID, ISHP: Ulja e rasteve relaksoi qytetarët, ka rënë interesi i tyre për t’u vaksinuar
26% e popullsisë në vendin tonë deri tani ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid ndërsa në total janë kryer 1 milionë vaksinime. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj tha për Report Tv se për shkak të uljes së rasteve me COVID qytetarët po neglizhojnë vaksinimin
7 Korrik 2021, 16:34 - Kronikë
-
Kronikë
Mbërrijnë mbi 16 mijë vaksina Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë dhe mbështetje nga Austria! Në total janë kryer 994,081 vaksinime
Në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 16,380 doza të vaksinës Pfizer, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.
5 Korrik 2021, 22:03 -
Kronikë
Vaksinimi masiv, Manastirliu: Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vend
Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë në kuadër të procesit të vaksinimit masiv. Njoftimin e bëri me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se kështu do të mund të rrisim edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve.
5 Korrik 2021, 15:04 -
Kronikë
4 paciente gra mbi 60-vjeç të shtruara në Infektiv me COVID, të gjitha të pa vaksinuara! 2 ditë të hapura për vaksinimin +18 vjeç dhe në korrik e gusht
Ekspertët thonë se vaksina anti-COVID ndihmon që në rast se prekesh nga virusi, nuk kalon një formë të rëndë të saj e nuk ka nevojë për hospitalizim...shembulli konkret vjen nga Infektivi, ku të shtruara janë 4 paciente që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.
5 Korrik 2021, 11:00 -
Kronikë
Manastirliu thirrje qytetarëve: Vaksinohuni që t'u bëjmë ballë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës së ardhshme
Ndërsa procesi i vaksinimit vijon pa ndërprerë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vijon t'u bëjë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur gjatë verës
2 Korrik 2021, 19:25 -
Kronikë
Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.2 në Lushnje: Javën e ardhshme nis vaksinimi antiCOVID me njësitë e lëvizshme
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Lushnje, ku ka bërë me dije se javën e ardhshme, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të nisin vaksinimin ndaj COVID19 në terren, në territore ku ende qytetarët nuk janë vaksinuar
2 Korrik 2021, 12:25 -
Politikë
Manastirliu: Nuk kemi asnjë rast me variantin Delta, tjetër marrëveshje me Pfizer për 23,400 doza vaksine
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka bërë me dije sigurimin e 23,400 dozave të tjera vaksinash nga kompania Pfizer, pjesë e marrëveshjes që qeveria shqiptare ka me instrumentin COVAX.
1 Korrik 2021, 11:07 -
Kronikë
Dita e dytë e vaksinimit +18 vjeç, mbi 26 mijë qytetarë u lajmëruan nga e-Albania, mjekja: Popullata do të vaksinohet
Shumë të rinj shfrytëzuan dy ditët e hapura të vaksinimit për të injektuar dozën e parë të vaksinës anti-covid. Mjekja pranë qendrës së vaksinimit në sheshin “Skënderbej” thotë se fluksi i qytetarëve ka qenë i madh kurse në total nga portali e-Albania janë konfirmuar mbi 26 mijë kërkesa për vaksinim.
30 Qershor 2021, 16:37 -
Kronikë
Vijon vaksinimi +18 vjeç deri në orën 20:00, Manastirliu publikon dëshmitë e qytetarëve: Të kënaqur që na u dha kjo mundësi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me dëshmitë e disa qytetarëve që kanë kryer vaksinimin antiCOVID në dy ditet e vaksinimit të hapur
30 Qershor 2021, 15:56 -
Kronikë
Sot dita e dytë e vaksinimit masiv +18 vjeç, Manastirliu: Paraqituni pranë qëndrës së vaksinimit me kartë identiteti
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij
30 Qershor 2021, 10:04