-
61-vjeçari u vra 5 vite më parë, eksperti i kriminalistikës në Report Tv: Interceptime, detaje të vogla, lidhje me prova të vjetra... si u zbardh krimi horror në Tiranë
Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa ngjarje të tilla zbardhen përmes lidhjes së detajeve të vogla, të të qenit të vëmendshëm të hetuesve. Në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Softa thotë se për zbardhjen e kësaj ngjarje mund të kenë ndihmuar perceptimet telefonike, të cilat kanë dhënë të dhëna që më pas janë ballafaquar me fakte të tjera derisa është dalë në përfundim.
17 Dhjetor 2022, 12:34 -
Dumani kreu i ri i SPAK, Sula në ‘Pa Protokoll’: Prezenca e Kim e domosdoshme, ditët e lumtura për politikanët do marrin fund! Shabani: Procesi pati presione
Altin Dumani do të drejtojë SPAK për tre vitet e ardhshme, por çfarë nënkuptoi prania e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë proces. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.
16 Dhjetor 2022, 22:19 -
Goditja me grusht në protestë/ Softa: Sali Berisha mund të humbte jetën nga sulmi! Bodigardët ishin të papërgatitur
“Sali Berisha mund të humbte jetën nga sulmi”. Ky ishte komenti i ekspertit të sigurisë Fatjon Softa në Report Tv për goditjen me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu drejt ish-kryeministrit në protestën e 6 dhjetorit.
8 Dhjetor 2022, 17:40 -
Laboratori i kokainës në Fier/ Eksperti i kriminalistikës: Grupi nuk funksionon vetëm! Çdo mall që vjen nga vendet e dyshuara duhet të futet në kontroll të veçantë
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa e cilëson rast flagrant laboratorin e drogës që u zbulua në Fier, ku u kapën 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro. Në një intervistë për “Sot, live në Shqipëri” me Migena Sotirin dhe Nertil Agalliun, Softa thotë se duhet të jetë një grup i strukturuar pasi është hera e parë që droga ka hyrë në Shqipëri duke kaluar të gjitha kontrollet ndërsa sasia e lëndës narkotike fshihej mes thasëve me pleh kimik.
25 Nëntor 2022, 11:43 -
Vdekja e Lear Kurtit, eksperti i kriminalistikës: Momenti i autopsisë është filmuar! Efektivët duhet ta kishin çuar në spital, jo në komisariat
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa bëri me dije se momenti i autopsisë së Lear Kurtit është filmuar dhe do t’i vihen në dispozicion prokurorisë. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, u shpreh se prioritet është shëndeti i njeriut ndaj efektivët duhet ta kishin çuar në spital sapo kanë konstatuar gjendjen jo të mirë shëndetësore të 32-vjeçarit.
24 Tetor 2022, 14:01 -
Atentati me dy të vrarë, Softa: Janë ekzekutime të mirëorganizuara! I kryejnë vrasjet në mbikalime apo nënkalime që të arratisen
Atentati me 2 të vrarë një ditë më parë në autostradën Vlorë-Fier është i mirëorganizuar dhe i ngjashëm erdhe me krimet e mëparshme të ndodhur në vend, të cilat ende nuk kanë një autor. Kështu u shpreh i ftuar në Report Tv, eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i cili tha se këto krime janë të frikshme, pasi aksionet e grupeve kriminale janë të qeta dhe të mirëorganizuara
19 Gusht 2022, 17:05 -
Ngjarja tragjike në Himarë, Koçi: Ata që marrin mjete lundruese duhet të kenë patentë! Softa: Të mos lejohen në brigjet ku lahen pushuesit
Deputeti Petro Koçi reagoi për Report Tv, i cili e konsideroi ngjarjen shumë të rëndë dhe e vendosi theksin tek masat që duhet të marrin autoritet për të shmangur tragjedi të tilla. Koçi thekson se mjetet lundruese nuk duhet të lejohen të lëvizin aty ku ka pushues, pasi vë në rrezik jetën e tyre.
2 Gusht 2022, 20:16 -
Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, eksperti në Report Tv: Autorët kenë qenë nën efektin e drogës ose nuk janë mësuar me ekzekutime
"Kanë qenë nën efektin e drogës ose kryejnë vrasje pa i bërë përshtypje". Ky ishte komenti i ekspertit të sigurisë Fatjon Softa për vrasjen e 3 të rinjve dje në mbikalimin e Fushë-Krujës ndërsa ngre dyshime se mund të ketë pasur pagesa të larta për këtë ngjarje.
18 Korrik 2022, 18:14 -
Armët në territor, eksperti i sigurisë Fatjon Softa në Report Tv: Duhet një amnisti e tretë, armët që qarkullojnë në vend janë ato të 97-tës
Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa armët që qarkullojnë sot nëpër Shqipëri janë ato të marra në vitin 1997 nga depot e ushtrisë e që vazhdojnë të ruhen dhe të qarkullojnë dhe sot.
22 Qershor 2022, 12:05 -
SPAK nuk kapi 4 personazhet më të kërkuar të botës së krimit/ Eksperti Softa: Operacioni u dekonspirua, të përgjohen celularët e policëve
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Sot Live në Shqipëri" nga Andi Kapxhiu për të folur për ngjarjet kriminale që janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
20 Maj 2022, 14:29 -
Aksidenti i rëndë në Tiranë, Softa: Testi i drogës nuk zgjidh problemin, njerëz të tillë kanë mbështetje nga zyrtarë, Qibini: Nuk respektohet edukata rrugore
Të ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv ekspertët rrugore Fatjon Softa dhe Islam Qibini vendosën theksin tek fakti se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugorë.
9 Maj 2022, 13:31 -
‘Bomba kimike’ Bonzai, eksperti në Report Tv: Efektet të paimagjinueshme, laborator prodhimi edhe në Shqipëri! Kanabisi mjekësor? Qytetarët të pyeten me referendum
“Bomba kimike” Bonzai, droga më “trend” që po qarkullon në vendin tonë, për ekspertin e sigurisë nga Italia, Fatjon Softa ka efekte të paimagjinueshme dhe të rrezikshme, që mund të çojnë deri në vdekjen e një personi.
25 Prill 2022, 13:00 -
Elektricistët nuk denoncojnë vjedhjen e energjisë në ‘shtëpitë e barit’, eksperti për Report Tv: Duhet certifikatë sigurie edhe për punonjësit e OSHEE
Përhapja e kultivimit të kanabisit, në ambjentet të mbyllura, ose të njohura si shtëpitë e barit, ka joshur jo vetëm punonjës policie, por edhe elektricistë që në këto raste nuk denoncojnë vjedhjen e energjisë elektrike. Nga 1 Janari 15 punonjës të OSHEE janë arrestuar dhe ishte kryepolici Gledis Nano ai që i kërkoi OSHEE-së një raport mbi situatën.
27 Mars 2022, 19:43 -
Dosja ‘Toyota Yaris’, eksperti i kriminalistikës për Report Tv: Basha nuk mban përgjegjësi penale për deklaratat në Kuvend! Drejtësia belge do t’i shkojë deri në fund kësaj historie
Ekperti tha në “Sot Live në Shqipëri” se fakti që Basha nuk tregoi burimin, është e drejta e tij, ndërsa gjithçka tjetër mbetet për t’u gjykuar nga drejtësia belge.
11 Shkurt 2022, 14:15 -
Ekspertët 'dënojnë' publikimin e të dhënave personale! Softa: Informacioni në duart e krimit, alarm që të ikim! Vishaj: Ligjvënësit të ndërhyjnë
Ekspertët e dënojnë ekspozimin e të dhënave private të qytetarëve duke kërkuar të merren masa të menjëhershme që mos të përsëritet më.
27 Dhjetor 2021, 19:07 -
Publikimi i pagave/ Softa: Skandal i përmasave të mëdha, do ketë efekte sociale! Zhilla: Qytetarët do të jenë më të shantazhueshëm! Të merren masa që të parandalohen dëmet ekonomike
Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Për ekspertin e kriminlasitikës Fatjon Softa ky është një skandal i përmasave të mëdha dhe se do të ketë efekte të sociale
23 Dhjetor 2021, 13:37 -
Kronikë
Vrasja e ish-deputetit/ Hajdarmataj e Softa në Report Tv: Policia ka faj që s’e parandaloi, ishte e paralajmëruar! Armët sheshit, kambanë alarmi për shtetin
Vrasja e Pashko Ujkës është një vrasje mafioze, por është faji i policisë që ngjarja nuk ishte parandaluar. Kështu thanë të ftuar në Report Tv ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj si dhe eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa
30 Nëntor 2021, 12:59 -
Lajme nga emisionet
Vrasja makabër e 8-vjeçarit, debati në Report Tv/ Eksperti i sigurisë: Dënimi me vdekje të shtrohet në Kuvend! Sociologu Tushe: Nuk është zgjidhje, problemi të institucionet
Në mënyrën më makabre dhe çnjerëzore një burrë i mori jetën një djali të vogël vetëm 8 vjeç ditën e djeshme në Fier. Lidhur me reagimet e njerëzve dhe profilin e kriminelit ka folur për Report Tv sociologu Profesor Gëzim Tushe, i cili tha se autori e ka kryer vrasjen në gjakftohtësi dhe kjo e bënë situatën edhe më të rrezikshme.
17 Nëntor 2021, 13:35 -
Kronikë
Arrestime në radhët e policëve, eksperti Softa: Të hetohen nga krimi ekonomik, në pikat kufitare efektivët të kalohen në filtër! Janë ndryshuar drejtorët, s’është ulur krimi
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, tha se kjo është një situatë e rëndë për rolin e policisë së shtetit dhe se tregon një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Brendshme, për t’i kontrolluar këto efektivë. Softa tha se Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë efektivët e policisë, kryesisht në zonat me pika kufitare dhe të vendoset një filtër i fortë, pasi do të ndalohen kalimet qoftë të drogës apo klandestinëve. Për Softën efektivët e arrestuar duhet edhe të hetohen nga krimi ekonomik
21 Tetor 2021, 12:25 -
Kronikë
Pritshmëritë për Gledis Nanon, ekspertët për Report Tv: Të qëndrojë larg politikës! Besim e ‘spastrim’
Pas marrjes zyrtarisht të detyrës nga kreu i ri i Policisë së Shtetit, ekspertët kërkojnë që Gledis Nanos të shkëputet nga politika dhe të rikthejë besimin brenda strukturave. Fatjon Softa dhe Sadedin Fishta analizojnë për Report Tv pritshmëritë ndja kryepolicit të ri.
8 Tetor 2021, 15:52 -
Kronikë
Raporti i EUROPOL, eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme! Shqipëria 'autostradë' e lëvizjes së drogës, ngarkesat duhen gjurmuar deri në fund
Në studion e emisionit "Sot Live në Shqipëri" në "Report Tv", eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha se shqiptarët kanë kaluar nga ndërmjetës në trafikun e drogës, në porositës e shpërndarës dhe janë bërë drejtues të rrjeteve të mëdha kriminale. Nisur nga rastet e përsëritura të kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në Portin e Durrësit, në kontejner që vijnë nga Ekuadori, eksperti u shpreh se kjo tregon se vendi ynë është kthyer në 'autostradë' të lëvizjes së sasive të mëdha të drogës.
8 Shtator 2021, 13:56 -
Kronikë
'Në Shqipëri laboratorë të kokainës për Evropën', eksperti Softa: Droga e kapur të lihej të shkonte në destinacion! Durrësi, nyje strategjike për trafikimin lëndëve narkotike
Droga që kapet në Durrës duhet të lejohet të shkoj në destinacion pasi kështu zbulohen porositësit e vertëtë të kokainës, thotë për Report Tv eksperti Fatjon Softa. Sipas tij, porti i Durrësit është pikë strategjike kalimi, për shkak të afërsisë me Tiranën, por ai pranon se përformanca e policisë në luftën kundër drogës është rritur
14 Korrik 2021, 16:13 -
Kronikë
4 të vrarë në Velipojë, eksperti Fatjon Softa: Kambanë alarmi, duhet reagim! Qytetarët bëhen kaubojsa për të zgjidhur hallet e tyre
Konflikti i armatosur në Velipojë që përfundoi me katër viktima është një këmbanë alarmi për policinë. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha për Report Tv se qytetarët kanë humbur besimin dhe po kërkojnë vetëgjyqësi duke gjetur zgjidhje kaubojsash. Softa e konsideron shtetin të gjunjëzuar në kushtet që nuk reagon. Sipas tij, policia duhet të lëviz dhe të parandaloj ngjarje
27 Qershor 2021, 14:53 -
Kronikë
Këputi këmbën në aksident, në pranga djali i ish-drejtuesit të policisë! Eksperti i sigurisë: Postblloqet kanë dalë jashtë loje, duhen kamerat inteligjente
Aksidenti rëndë dje në “Xhanfize Keko” ku një vajzë humbi këmbën, ka për shkak shpejtësinë më të cilën po lëviste drejtuesi i mjetit tip Benz, 19-vjeçari Jehon Breçani i cili u arrestua nga policia. Nisur nga situata e rëndë e ngjarjeve të tilla, ekspertët e sigurisë propozojnë teknologjinë për të ulur shifrat e aksidenteve
11 Qershor 2021, 16:45 -
Kronikë
Vrasjet në vend, eksperti i sigurisë: Armët e '97 ende nëpër shtëpitë e shqiptarëve, kontrolli dhe grumbullimi i tyre problem masiv! Vlora kryeqendër e ekzekutimeve
Sipas ekspertit të sigurisë,Fatjon Softa, ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë Xhandarmëri, një forcë që do të vepronte paralelisht me Policinë që, sipas tij, është një praktikë që ndiqet nga shumë shtetet të tjera.
4 Qershor 2021, 18:53 -
Kronikë
Krimi rritet para zgjedhjeve, flet specialisti i policisë: Luftohet kur pozitë-opozitë ngrenë strategji! Bazat me armë e municione duhen marrë seriozisht
Sofistikimi i krimit në Shqipëri kërkon një bashkëpunim strategjik të pozitës dhe të opozitës, sipas ekspertit të antikrimit Fatjon Softa. Për Softën fakti që katër muajt e parë të këtij vitit kanë qenë me të dhunshëm dhe vrasje më shumë se vitin e kaluar, ka lidhje me kohën e para zgjedhjeve
4 Maj 2021, 15:32