-
Politikë
PD rikthehet në Kuvend pas dy vite e gjysmë bojkot! Sfidat, ndryshimet kushtetuese e reforma zgjedhore! Basha në ‘udhëkryq’, të zgjedhë mes Berishës dhe kërkesës së SHBA-së
2 vite e gjysmë pas djegies së mandateve Partia Demokratike rikthehet në shtator në parlamentin e ri me gati gjysmën e deputetëve që ulen për herë të parë në karrigen e ligjvënësit. Gjatë kësaj legjislature sfidë e PD do të jetë realizimi i ndryshimeve kushtetuese për balancimin e pushteteve ndërsa në fokus do të jetë realizimi i reformës së plotë zgjedhore. Ndërsa sfida e Bashës është distancimi nga Berisha sikurse e kërkon SHBA
24 Gusht 2021, 15:35 -
Opinion
Mero Baze: Pse Berishët po ‘krahasojnë’ gabimet e SHBA me ato të Berishës
Pasi u bindën se vendimi për Berishën është marrë nga raportet e sugjeruara për Departamentin e Shtetit nga agjencitë e sigurisë në SHBA, tani beteja e re e Berishëve është përqendruar tek gabimet e SHBA. Dhe meqë ajo që po ndodh në Kabul, po trondit botën dhe po përjetohet si një disfatë e madhe e SHBA, shpresa për Berishët është që dhe ata të përfshihen në këtë “rishikim gabimesh”.
21 Gusht 2021, 20:38 - Politikë
-
Opinion
Berisha armiqëson PD-në me Bashën, me ‘kauzën’ e luftës kundër ‘regjimit Rama-Luli’
Berisha po lufton fort për të ruajtur të njejtin pozicion në PD, atë të qeverisjes në prapaskenë si dorë e fortë e saj, dhe për më tepër që asnjë vendim madhor të mos merret pa kaluar nëpër dorën e tij dhe marrë dakordësinë e tij. Ndaj Berishës i nevojitet shumë dërgimi i Bashës në “cepin e ringut politik” si pjesë e “regjimit” të përbashkët me Edi Ramën.
19 Gusht 2021, 18:59 -
Opinion
Po skadon 'ultimatumi' i Yuri Kim, a do të ketë një afrim Rama-Basha?!
Çfarë do të bëjë PD-ja në sezonin e ri politik, ku ka dy pika të rëndësishme si kërkesë nga partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Të marrë një vendim për Sali Berishën, pra që ta largojë nga grupi parlamentar dhe të nisë një stinë të re politike për të bashkëpunuar me mazhorancën. PD, tani duhet të shprehet nëse është dakord për këto pika, apo i kundërshton, do një stinë të re politke me socialistët, apo do të vijojë përplasjen si në 4 vjeçarin e shkuar?
18 Gusht 2021, 19:44 -
Opinion
Mero Baze: Trimërimi i 'salibanizmit' nga talebanizmi, na ndihmon më shumë
Sali Berisha ka postuar një video të vjetër të tij, që u hakërrehet socialistëve në Parlament si një cub me fjalor talibani. Çdo njeri normal do të kishte paguar ta fshinte atë video nga publiku, dhe nëse ekzistonte. Ai me sa duket do të tregojë se ashtu si talibanët rezistuan 20 vjet për të ardhur sërish në pushtet, dhe ai do të rezistojë qoftë dhe i vetëm.
17 Gusht 2021, 21:18 -
Politikë
I kërkojnë që të heqë dorë nga mandati i deputetit, Berisha mesazh SHBA-së nga foltorja e parlamentit: Unë nuk tërhiqem, o plehra, o budallenj, o çakenj!
Teksa shtatori po afrohet dhe pritet të krijohet parlamenti i ri, Sali Berisha vijon të përsërisë se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse një vendim i tillë dëmton PD-në, partinë që e themeloi vetë. Sot, ai ka zgjedhur që t'u përçojë një mesazh SHBA-ve, pikërisht me deklaratën e tij të para disa viteve duke thënë "se ai është Sali Berisha dhe nuk tërhiqet".
17 Gusht 2021, 14:58 -
Opinion
Gjëra të mëdha do të ndodhin në Shtator
Asnjë lëvizje dhe vendim i duhur nuk ka gjasa të bëhet dhe të merret nga Lulzim Basha si para ashtu dhe pas 31 Gushtit, ç’ka do të thotë se ai, gjithçka do ta lërë në “rënie të lirë”. Ai po pret ç’do të thotë përsëri zonja Kim, ç’do të bëjë SPAK-u, DASH-i, FBI-ja, apo dhe vetë Sali Berisha. Lulzimi nuk ka qenë, dhe nuk është “aventurieri” i ngjarjeve të mëdha. Ai nuk rrezikon me kokën e tij, ai bindet. Edhe kësaj here, ai i është bindur Sali Berishës.
15 Gusht 2021, 18:01 -
Politikë
Ultimatumi i SHBA për t’u ndarë nga Berisha, Basha: Për mua Doktori është shkollë dhe lehtësim, është historia dhe shpirti i PD, ftesa për të ‘vrarë babanë’ qesharake
Disa mesazhe gjatë muajve të fundit të Lulzim Bashës që sinjalizojnë pafuqinë e tij për t’u ndarë nga Sali Berisha në shtator. Kreu i PD e ka zgjidhur dilemën për t’u rreshtuar me Berishën apo me Perëndimin
13 Gusht 2021, 19:00 -
Opinion
Mero Baze: Jo vetëm Lulzim Basha, por dhe shteti shqiptar duhet të distancohet nga Sali Berisha
Partisë Demokratike po i kërkohet të distancohet nga Sali Berisha, për shkak të ndëshkimit amerikan, si një minues i demokracisë, përfitues familjarisht prej parave të korrupsionit shtetëror dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.
12 Gusht 2021, 19:40 -
Opinion
Albin Kurtin e pret fati i Sali Berishës, i përbuzur nga SHBA e të gjithë
Me kokëfortësinë, me mendjemadhësinë, me refuzimin e marrëveshjes së Washingtonit, me izolimin e Kosovës nga Shqipëria dhe me kolonizimin ekonomik të Kosovës nga Serbia, Kryeministrin Kurti e pret fati i Sali Berishës! Kështu, të përbuzur përfundojnë të gjithë ata që s’u lë përshtypje askush, përveç vetja. E kur mbesin pastaj vetëm me vete e tyre (siç ka mbetur Sali Berisha) e kuptojnë se para se të nisen t’i udhëheqin të tjerët, është dashur t’i pushtojnë epshet e tyre.
12 Gusht 2021, 18:55 -
Politikë
Deklaratat e Kim, analistët: PD do e braktisë Berishën, futet në parlament nëse s’do ketë fakte deri në shtator! Basha i ka premtuar SHBA-së distancim
Teksa amerikanët kërkojnë që Sali Berisha të mos jetë pjesë e parlamentit në shtator, analistët Plator Nesturi dhe Ben Andoni janë të bindur se Partia Demokratike do ta braktisë liderin e saj historik në momentin e fundit. Nesuri thotë se Basha ia ka premtuar këtë zyrtarit të lartë amerikan Filip Riker, ndërsa për Andonin, me Berishën në parlament, Partia Demokratike humb shumë.
9 Gusht 2021, 19:02 -
Opinion
Berisha dhe një problem me fotografitë e Bush që po poston në rrjetet sociale
Pyetja që shtrohet për Berishën është se si ka mundësi që këta burra shteti të SHBA-ve janë larguar nga politika dhe ti që i kishe idhuj apo miq, s’i more kurrë si shembull? Duket se ky fiksimi i Berishës për t’u marrë me arkivat dhe me familjen Bush më tepër se gjithçka po zbulon dëshirën e errët të tij për një pushtet të përjetshëm…
9 Gusht 2021, 13:55 -
Opinion
Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it
Rreth 2/3 e votuesve të PD-së, sipas një sondazhi që zhvillova para dy javësh, mendojnë së Berisha duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar demokrat, pavarësisht se është shpallur person 'non-grata' nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ma do mendja së shumica dërrmuese e tyre besojnë gjithashtu se Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
9 Gusht 2021, 10:31 -
Politikë
Pushimet lënë pezull reformimin e kupolës së PD, çfarë pritet në shtator? Vendimi më i rëndësishëm i Bashës ‘fati' i Berishës
Demokratët kanë nisur pushimet të zgjatura dhe kanë lënë pezull ndryshimet që Lulzim Basha duhet t’i bëjë kupolës drejtuese në PD. Para shtatorit, selia blu pritet të zgjedhë nënkryetarët, sekretarët, por edhe të marrë një vendim lidhur me mandatin e ish kryeministrit Sali Berisha. Deri tani nuk ka asnjë shenjë për zhvillme të mundshme në këtë parti.
7 Gusht 2021, 15:34 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Njëri Oso Kukë, tjetri Piter Pan, dy bashkëpengjet nga PD-ja yrysh Amerikës
“Il Dottore” iku. Valentino Rossi kishte fituar gjithçka, por vendosi t’i thotë vetes: “Mjaft! Kaq ishte!”. U largua fitimtar, mbas një karriere që zgjati pothuaj tre dekada. Për një kampion është shumë e rëndësishme që të gjejë kohën e duhur për t’u larguar dhe është e rëndësishme të largohet pa humbur.
7 Gusht 2021, 14:56 -
Opinion
Kadilli: Berisha krijoi monopolin e tij në parti, e kishte më të rëndësishme se PD! Nuk e kupton që duhet të hiqet mënjanë, por është i shmangshëm
Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD. Strukturoi partinë sipas profilit të tij dhe e dominoi me fanatikët e tij sipas kalkulimeve të veta politike. E çoi majtas dhe djathtas. E hapi dhe e mbylli sipas interesit të tij politik. Krijoi mitin e tij. Në vite krijoi monopolin e vet në PD. Ky monopol ishte për atë me i rëndësishëm se PD. Por, edhe pas gjithë këtyre, Berisha është plotësisht i shmangshëm.
7 Gusht 2021, 10:08 -
Opinion
Berisha terrorizon Bashën me dosjen e lobimit me para ruse në SHBA, tërheq zvarrë PD-në
Sali Berisha është në hall të madh jo vetëm sepse është shpallur persona “non grata” nga SHBA familjarisht dhe i është cenuar nderi e dinjiteti i tij. Ish kryeministri është në hall para drejtësisë, pasi e parashikon se çfarë mund të ndodhë më pas, kur SPAK-u të marrë dosjet e rënda të tij të zullumeve në 30 vitet e sundimit me dorë të hekurt të PD dhe të vendit.
6 Gusht 2021, 20:55 -
Opinion
Mero Baze: Beteja e 'berishëve' për të ndryshuar Amerikën!
Sali Berisha ende nuk po gjen dot një zyrtar të lartë të Partisë Demokratike t’i dalë në krah. Më e shumta që bëjnë pro tij, është që heshtin dhe shmangin deklaratat. Më tej akoma, nuk gjejnë dot asnjë gazetar përveç atyre që paguan djali i tij, që të shkruajnë broçkulla të tilla.
6 Gusht 2021, 19:11 -
Opinion
Pasojat e para të 'ortekut' amerikan ndaj Sali Berishës
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, madje as nuk po përjetojmë një panoramë të pandodhur politike. Siç ka ndodhur më herët në disa vende pranë nesh, ku Departamenti Amerikan i Shtetit përdori mekanizmin “Non grata” për politikanë e zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.
6 Gusht 2021, 18:01 -
Opinion
Berishës nuk ia ka fajin Yuri Kim
Sulmi i përqendruar i ndjekësve të Berishës ndaj ambasadores Yuri Kim është ndër më jo produktivët në politikën shqiptare. Zonja Kim është përfaqësuesja e shtetit të vet dhe si e tillë ajo nuk përfaqëson asgjë personale në sjelljen e saj. Si një shtet me përgjegjësi botërore, ambasadat amerikane në botë janë tepër të kujdesshme që mos te krijojnë keqkuptime në qasjet dhe deklaratat e tyre. Kjo fillon nga konteksti kur jepen ato e deri te përkthimi.
6 Gusht 2021, 14:04 -
Opinion
Një vjeshtë e zjarrtë na pret
Konferenca e datës 5 gusht 2021 që mbajti Z.Berisha paralajmëron se ditë të vështira do të vijnë. Zjarret e gushtit do të shuhen por zjarre të tjera do të ndizen. Nuk duhet të ketë dyshime se Partia Demokratike nën trysninë e e Saliut me të tijët, si çobanët që dogjën kullotat, do të ndezin zjarr pas zjarri dhe, nëse do t’ia dalin, do ta kthejnë vendin në tokë të djegur.
6 Gusht 2021, 13:24 -
Opinion
E megjithatë, je vetëm!
Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, është vendosur për herën e dytë përballë gazetarëve, duke shpjeguar etimologjinë politike të konceptit bar dhe më shumë nga të gjitha akuzat që ai ka përballë, shprehur sëfundmi me “këshillat” nga ambasadorja amerikane. E vetmja e re është se ai nuk tërhiqet dhe deklarata e stërpërsëritur se: ndaj tij nuk ka prova.
6 Gusht 2021, 09:43 -
Opinion
Tik-taku po troket, Berisha e ca hyzmeqarë, puthadorë e 'doracë' përballë treshes Biden-Blinken-Kim
Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin! Thelbi i gjithë kësaj fjalie brenda mesazhit të lëshuar nga Ambasada Amerikane është te togfjalëshi “çdo mjet”. Kush nuk lexon, nuk dëgjon dhe nuk kupton ose bën sikur ose është naiv.
5 Gusht 2021, 21:34 -
Politikë
Berisha 'hedh në sulm' besnikun e tij, Tritan Shehu-SHBA-së: Lideri historik i PD promotori i Shqipërisë demokratike, u zgjodh nga qytetarët, do jemi bashkë në Kuvend
Sa herë që dikush sulmon Sali Berishën, i pari që reagon dhe i del në mbrojtje, madje edhe duke i sulmuar ata që kanë 'akuzuar me pa të drejtë ' tutorin e tij ndër vite është Tritan Shehu. Besniku i pandarë i Berishës, Shehu edhe këtë herë nuk ka hezituar që t'i kundërpërgjigjet SHBA dhe kërkesë së tyre që ish kryeministri nuk duhet të futet në parlament shtatorin që vjen.
5 Gusht 2021, 20:37 -
Opinion
Mero Baze: Kryengritja në gotë e Sali Berishës kundër SHBA
Lufta e re e Berishes me SHBA dhe mbi të gjithë, premtimi i tij solemn për të fituar betejën me SHBA, është lajmi më i mirë për çdo armik të tij, për çdo kundërshtar të tij, bile dhe për çdo bashkëpunëtor të tij, që nuk ka guxim ta bëjë vetë atë luftë. Më besoni, është lajm i mirë dhe për Tritan Shehun. I shkëlqen fytyra kur del e mbron, me shpresë ta vazhdojë këtë marrëzi. Vetëm për demokratët shqiptarë, ata të vërtetët, që kanë besuar tek Berisha e SHBA njëkohësisht, është një lajm i zi, pasi ata po përballen me një gënjeshtër 30 vjeçare, që quhet Sali Berisha.
5 Gusht 2021, 19:17 -
Politikë
Ultimatumi i Kim dhe sulmet e Berishës ndaj SHBA, Patozi: Deri tani ka 'fituar' vetëm Basha, si të mos ishte hallexhiu që duhet të bëjë një zgjedhje përvëluese
Nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se SHBA nuk e do Sali Berishën në parlament në shtator dhe sulmet që Berisha bën ndaj diplomates dhe SHBA duke këmbëngulur me 'nerv' se atë nuk e largon askush nga parlamenti, ajo që të bën përshtypje është heshtja e Lulzim Bashës për këtë çështje.
5 Gusht 2021, 18:32 -
Politikë
Deklaratat dhe sulmet e Berishës, reagon SHBA: Qëndrimi ynë i qartë, e luftojmë me të gjitha instrumentet korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë
Pas deklaratave të forta të Berishës ka ardhur edhe reagimi i Shteteve tëBashkuara të Amerikës. Ambasada amerikane në Tiranë ka thënë se do ta luftojë me të gjitha forcat korrupsionin.
5 Gusht 2021, 15:06 -
Opinion
E fundose përfundimisht Partinë Demokratike
Sali Berisha përfundimisht ka fundosur Partinë Demokratike. Ai në daljen e tij më të fundit para medieve, ka folur si një Sekretar i Parë, aspak si një ish-kryeministër apo dhe ish-president i një vendi demokratik. Ka njollosur dhe baltosur Lulzim Bashën, dhe u ka treguar gjithë demokratëve dhe shqiptarëve se “situatën brenda asaj partie e dirigjoj unë, dhe vendos unë për gjithçka”.
5 Gusht 2021, 14:45 -
Politikë
Berisha i hap luftë të gjithëve, sulmon Kim dhe Gjykatën e Lartë: Ambasadorja po sillet si Guvernatore! Gjyqtarët Sadushi, Pupe dhe Panda janë marrë peng
Ish-kryeministri, Sali Berisha, i gjendur përballë një ultimatumi amerikan që e duan jashtë politikës ka zgjedhur sot të sulmojë ashpër ambasadoren Yuri Kim, anëtarët e Gjykatës së Lartë me në krye Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandan dhe reformën në drejtësi.
5 Gusht 2021, 14:20 -
Politikë
Ke frikë se mos të tradhëton Basha?! Berisha: Ja çfarë i kërkoi ai ambasadores Kim në takim
Për Sali Berishën, Lulzim Basha u soll mirë në takimin me Yuri Kim. Sipas tij kreu i PD i kërkoi prova. "Kreu i PD-së i ka thënë znj. Kim që të paraqesin prova dhe fakte. Zonja është përgjigjur, i kemi për nuk mund të t'i publikojmë! Unë p&eu
5 Gusht 2021, 12:35 -
Politikë
Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i PD, Berisha mesazh demokratëve: Kërkoni fakte që nesër të mos hani bar
I pyetur nëse disa anëtarë të Grupit Parlamenar të PD kanë kërkuar përjashtimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka përcjellë atyre një mesazh. Berisha tha se ata duhet të kërkojnë fakte që nesër të mos hanë barë. “Skam asnjë informacion konkret, n&
5 Gusht 2021, 12:34 -
Politikë
Berisha presion demokratëve: Edhe pse nuk duhet të ndërhyjë në këtë betejë, të mos hajë bar
Sali Berisha e ka konfirmuar. Ai do të jetë si deputet i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në shtator në Kuvend. "Ne Parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do të jem në aleancë me çdo demokrat dhe &
5 Gusht 2021, 12:29 -
Politikë
Futja në Kuvend/ Berisha: Nëse del një fakt marr vendimet e mia, tani s’ka forcë t’më ndalë! Edhe Basha ka kërkuar fakte e prova
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse del një fakt ndaj tij lidhur me akuzat që DASH parashtoir kur e shpalli ”non grata” tha se do të marrë vendimet e tij për tu futur ose jo në Kuvend. Por në këtë moment tha se nuk ka forcë në botë që ti imponojë vendim tjetër. Sipsa Berishës edhe Basha ka kërkuar fakt
5 Gusht 2021, 12:29 -
Politikë
Sali Berisha: Yuri Kim është unike në botë, përmendi barin! Unë dua që shqiptarët të mos hanë bar
Për ish-Kryeministrin Sali Berisha nuk ka forcë që e ndal të futet në Kuvend në muajin shtator. "Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore kërkon tani t'i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe kush nuk duhet të
5 Gusht 2021, 12:23 -
Politikë
Berisha: Me padinë ndaj Bliken kërkoj të mbroj dinjitetin e familjes time! Vendim politik, Kim kërkon të mos futem në Kuvend pa asnjë provë
Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për median tha se me padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken kërkon të mbrojë dinjitetin e tij, të familjes së tij dhe të shqiptarëve. Sakaq shton se vendimi është politik dhe se Blinken nuk ka prova ndaj si ka bërë publike sipas tij.
5 Gusht 2021, 12:16 -
Politikë
Ultimatumi i Kim, Sali Berisha: S'ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar, Basha t'i thotë ambasadores Kim që të kërkojë falje
Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon 'luftën' e tij me amerikanët. Berisha e bëri të qartë qëndrimin se në shtator do të futet në Parlament si demokrat dhe se për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal.
5 Gusht 2021, 09:42 -
Opinion
Do jetë kjo vjeshta e fundit jashtë qelisë për 'gangsterët' politikë shqiptarë?!
Ka një besim të shtuar tek qytetarët se drejtësia e re në Shqipëri do të arrijë të mundë fenomenin e pandëshkueshmërisë në vend! Ky besim mbështetet kryesisht në angazhimin e fortë amerikan dhe europian për zhbërjen e drejtësisë së vjetër dhe ngritjen dalëngadalë të drejtësisë së re, e cila po formatohet dhe po institucionalizohet ditë pas dite.
5 Gusht 2021, 09:06 -
Politikë
'Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri', Yuri Kim analizon situatën në vend: Është koha që udhëheqësit të ndërmarrin veprime të guximshme
Në editorialin e saj për zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri, kryesisht këtë vit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thotë se SHBA do një aleat të mirë dhe jo një aleat më probleme, si një kusht për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë përmes investimeve
4 Gusht 2021, 10:39 - Opinion