-
Mercenarë nga Kosova në Ukrainë?! Ministria e Jashtme hedh poshtë pretendimet ruse
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe raportimeve nga agjencia ruse e lajmeve, TASS se “mercenarë nga Kosova” po dërgohen në rajonin Donbas të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Moska.
21 Shkurt 2022, 09:04 -
‘Lista e zezë’, SHBA: Rusia gati emrat që do të vrasin dhe dërgojnë në kampe! Në shënjestër disidentët rusë dhe bjellorusë, gazetarë dhe anëtarë të komunitetit LGBT
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar kreun e OKB përmes një letre se kanë informacion të besueshme që tregon se Moska po përpilon një “listë të zezë” me ukrainas që duan të vrasin ose dërgojnë në kampe pas një okupimi ushtarak.
21 Shkurt 2022, 08:55 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, SHBA ngre alarmin: Mundësi reale për luftë në Evropë
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të dielën për mundësinë shumë reale të luftës në Evropë. Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, nënpresidentja Harris u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen për “një çast
20 Shkurt 2022, 14:53 -
Tensionet në Ukrainë, Putin dhe Macron bisedojnë sot në telefon
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin do të flasin me telefon të dielën, ndërsa përpjekjet diplomatike për të shmangur pushtimin e mëtejshëm rus të Ukrainës vazhdojnë.“Macron është bërë personi më i shpeshtë i Putinit për të biseduar
20 Shkurt 2022, 12:43 -
Shqipëria pjesë e hartës së rrezikut rus? Ministrja e Jashtme britanike: Putin po pushtoi Ukrainën do shtrihet edhe në vendet e Ballkanit
Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të pushtojë Kievin dhe nëse kjo ndodh do të vazhdojë luftën me vendet e baltikut dhe Ballkanin Perëndimor. Truss ka theksuar se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën p&a
20 Shkurt 2022, 11:03 -
VIDEOLAJM/ Plas sherri live në televizion, politikani pro-rus nuk pranoi të dënonte veprimet e Putin, gazetari ukrainas e rreh me grushte
Situata e tensionuar në kufi në Ukrainë ka sjell një debat të ashpër në një studio televizive në Ukrainë, që agravoi deri në një përleshje fizike mes një gazetari ukrainas dhe një politikani pro-rus.
20 Shkurt 2022, 10:16 -
Xhaçka takim me homologen gjermane dhe të rajonit në Mynih, diskutime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar me homologët e saj të rajonit dhe Gjermanisë gjatë zhvillimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Xhaçka është shprehur se është diskutuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit.
20 Shkurt 2022, 09:44 -
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, VIDEO nga momenti kur ministri ukrainas shtrihet në tokë për t’u shpëtuar sulmeve
Ministri i Brendshëm i Ukrainë, Denys Monastyrsky me disa deputetë dhe një grup gazetarësh në momentin që ndodheshin për një vizitë në vijën e kuqe të frontit të kufirit të Ukrainës me Rusinë kanë qenë në mes të rrezikut të shpërthimeve dhe predhave nga militantët pro-rusë sot.
20 Shkurt 2022, 09:38 -
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Trupat ruse gati për të goditur, janë pozicionuar për sulm
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se “tashmë është e qartë se Rusia ka marrë vendim dhe po lëvizte në pozicionet e duhura për të kryer një sulm ndaj Ukrainës”. Sekretari amerikan i Mbrojtj
20 Shkurt 2022, 08:42 -
Tensionet në Ukrainë, Zelensky kërkon takim me Putin për zgjidhjen e situatës! Boris Johnson: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Rusia po planifikon "luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945". Për këtë situatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës, por ende nuk ka dhënë përgjigje nga Kremlini.
20 Shkurt 2022, 08:10 -
Tensionet Ukrainë-Rusi, Zelenskyy kërkon takim me Putin për zgjidhjen e situatës, ende asnjë përgjigje nga presidenti rus
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me një rritje të mprehtë të dhunës brenda dhe rreth territorit që mbahet nga rebelët e mbështetur nga Rusia dhe paralajmërimeve gjithnjë e më alarmuese se Rusia planifikon të sulmojë, i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës.
20 Shkurt 2022, 07:33 -
Kryengritësit pro rusë në Ukrainën lindore urdhërojnë mobilizimin e plotë
Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak të shtunën, në një periudhë shtimi të dhunës në rajonin e shkatërruar nga lufta dhe frikës në perëndim se Rusia mund të përdorë situatën në atë zonë, si pretekst për pushtimin e Ukrainës.
19 Shkurt 2022, 16:38 -
Videot e separatistëve në Ukrainë për evakuim “emergjent” ishin incizuar më herët
Videot e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, duke urdhëruar evakuimin “emergjent” që u postuan më 18 shkurt, në fakt ishin incizuar më 16 shkurt, thuhet në një analizë të Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, që ka analizuar të dhënat e marra nga aplikacioni i mesazheve Telegram.
19 Shkurt 2022, 15:21 -
Gratë stërviten në Ukrainë, 700 gra e vajza në Kiev gati të studiojnë aftësitë vetëmbrojtëse dhe të mbijetesës
Kur Garda e Grave të Ukrainës bëri një ftesë për një kurs mbijetese dhe vetëmbrojtjeje, 700 gra u regjistruan. Por dhoma në bashkinë e Kievit ku ishte planifikuar të zhvillohej trajnimi të shtunën mund të mbante vetëm deri në 300 persona, kështu që u shtuan më shumë data.
19 Shkurt 2022, 14:50 -
SHBA: Reagojmë ashpër nëse Rusia pushton Ukrainën! Liderët e NATO të unifikuar në konferencën e Mynihut, i pranishëm edhe Rama
Nga konferenca e Mynihut zëvendës presidentja e SHBA, Kamala Harris tha se aleatët do t’i përgjigjen ashpër dhe bashkarisht Rusisë në rast se pushton Ukrainën. Ndërsa kreu i NATO Stoltenberg zbuloi se Moska po bën kërkesa të parealizueshme. Në përpjekje për të shmangur luftën Macron do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe Putin.
19 Shkurt 2022, 14:20 -
Biden është i sigurt se Putini do të pushtojë Ukrainën brenda disa ditësh ndërsa civilët do të largohen me autobus
Vladimir Putin i Rusisë ka vendosur të pushtojë Ukrainën brenda disa ditësh, tha presidenti amerikan Joe Biden të premten pasi separatistët e mbështetur nga Moska u thanë civilëve që të largoheshin nga rajonet e shkëputura me autobusë, një lëvizje që Perëndimi frikësohet se është. pjesë e një preteksti për një sulm.
19 Shkurt 2022, 01:11 -
Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takohet me Mitsotakis! Kryeministri grek: Dërgimi i çështjes së detit në Hagë do i shërbejë fqinjësisë së mirë
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih që ka nisur sot dhe d të mbahet për 3 ditë për të diskutuar tensionet me Rusisë dhe Ukrainës. Rama është takuar në Mynih me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
18 Shkurt 2022, 22:44 -
Deklaratat e Lavrov për mercenarët, ambasada e Ukrainës në Tiranë: Përpjekje për të përkeqësuar situatën! Ndërkombëtarët të dënojnë provokimet nga Rusia
Ambasada Ukrainase në Tiranë i ka quajtur deklarata dezinformuese akuzat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se se mercenarë nga Shqipëria, po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas. Në regim shkru
18 Shkurt 2022, 22:07 -
Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Ministria e Jashtme Shqiptare: Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse, i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka hedhur poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”. Mini
18 Shkurt 2022, 21:33 -
OKB: Pushtimi i Ukrainës do të ishte katastrofik
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se do të ishte “katastrofike” nëse situata do të përshkallëzohej në një pushtim rus të Ukrainës.“Jam thellësisht i shqetësuar për vendosjen e trupave rusë në kufijtë e Ukrainës, dhe gjithashtu për rrit
18 Shkurt 2022, 19:47 -
Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Meta në 'Kontrast': Dezinformim ose propagandë! Rusia të vetëpërmbahet
Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se po mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutohen për luftën në Donbas. Sipas Metës, kjo mund të jet&a
18 Shkurt 2022, 19:41 -
Tensionet me Rusinë, separatistët në Ukrainën lindore do të evakuojnë banorët e rajoneve pro-ruse
Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore thanë të premten, se po planifikojnë të evakuojnë banorët e rajonit të tyre, një zhvillim shqetësues që Perëndimi beson se Moska do ta përdorë si pretekst për të sulmuar Ukrainën.
18 Shkurt 2022, 19:31 -
Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Majko i përgjigjet ashpër Lavrovit: Ambasada të japë shpjegime
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Lavrov i cili tha sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga
18 Shkurt 2022, 14:55 -
Habit Lavrov: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutohen për luftën në Donbas! Ministria e Jashtme: Në shenjë proteste kemi thirrur ambasadorin Rus, i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit
Një deklaratë shumë të fortë ka bërë ministri Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov. mediat ruse shkruajnë se ai është shprehur se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
18 Shkurt 2022, 13:37 -
Situata kritike, Ministria e Mbrojtjes britanike nxjerr videon: Ja si mund ta pushtojë Putin Ukrainën
Rusia do të lëshojë raketa balistike në stërvitjen bërthamore nesër ndërsa liderët botërorë mblidhen në Mynih për të provuar të shmangin luftën në Ukrainë - pasi Moska pretendon se 9,000 civilë kanë vdekur dhe ka pretendime për 'gjenocid'.
18 Shkurt 2022, 12:23 -
Separatistët - një gjemb në këmbë për Ukrainën
Në kohën kur Ukraina ndodhet nën kërcënimin e pushtimit rus, tensionet janë të larta edhe në pjesën lindore të këtij vendi, ku forcat qeveritare luftojnë me separatistët pro-rusë qysh në vitin 2014. Ndonëse më sporadik viteve të fundit, konflikti ka lënë të vrarë mbi 14,000 njerëz.
18 Shkurt 2022, 12:06 -
Granatimet e Ukrainës rinovojnë frikën e pushtimit pasi Rusia dëbon diplomatin amerikan
Granatimet në Ukrainë të enjten rinovuan frikën perëndimore për një pushtim të afërt rus, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden tha se Moska po përgatit një pretekst për të justifikuar një sulm të mundshëm dhe Kremlini dëboi një diplomat amerikan.
18 Shkurt 2022, 01:51 -
Presidenti Ukrainas pi çaj me ushtarët ne kufi me Rusi! Ja dhurata e veçantë që iu bëri
Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi fshatin e vijës së parë të Shyrokyne në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Presidenti kaloi rreth 30 minuta duke ngrënë dhe pirë çaj me ushtarët ukrainas, në atë që shihet si një turne për rritjen e moralit. Në fund, Zelensky u dhuroi ushtar&
17 Shkurt 2022, 21:30 -
Kriza Ukrainë-Rusi, çfarë është marrëveshja e Minskut që po hidhet në tryezë sërish si zgjidhje e konfliktit?
Në një kohë që liderët botërorë përpiqen të gjejnë një zgjidhje diplomatike mbi tensionet e vazhdueshme Rusi-Ukrainë , bisedat janë rikthyer në Marrëveshjen e Minskut të 2015-ës si një rrugëdalje të mundshme nga kriza.
17 Shkurt 2022, 19:13 -
‘Do sulmojë Ukrainën të mërkurën’, Rusia akuza Biden në Këshillin e Sigurimit: Po tensionon situatën me deklarata të tilla
Rusia ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden se po nxit tensionet. Ato e kanë kritikuar për deklaratën e Biden se “Rusia mund të nis një sulm ndaj Ukrainës brenda ditëve të ardhshme”.
17 Shkurt 2022, 18:29 -
Biden: Rusia po kërkon justifikim për luftë! Blinken ofron të takohet me Lavrov javën e ardhshme! Shqipëria në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB: 'OK' negociatave
Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken tha nga këshilli i Sigurimit të OKB-së se rreziku i pushtimit të Ukrainës nga Rusia është shumë afër. Të njëjtin shqetësim shprehu edhe presidenti Biden, sipas të cilit Rusia po kërkon pretekst për të ndërhyrë. Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha tha se vendi ynë mbështet ftesën e Sekretarit Blinken për negociata me homologun rus Lavrov.
17 Shkurt 2022, 17:57 -
Anëtarësia e Shqipërisë në KS në kohë tensionesh globale
Galopi i ngjarjeve në Ukrainë që mbajti në ankth Evropën për kaq kohë, e gjeti të përfshirë në në këtë rrëke zhvillimesh një vend të vogël si Shqipëria, pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe disi në distancë nga arena e një konflikti të mundshëm.
17 Shkurt 2022, 16:40 -
Paralajmërimi i Borell: Nëse Rusia rrit agresionin kundër Ukrainës, të gatshëm t'i propozojmë Këshillit të BE një paketë sanksionesh
Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell, ka deklaruar se është i gatshëm t’i propozojë Këshillit të BE-së një paktë sanksionesh të rënda në rast se do të
17 Shkurt 2022, 16:31 -
Tensionet, Presidenti i Ukrainës: Nuk ka rrugë tjetër për ne veç NATO-s! Stoltenberg: Rusia mund të përdorë një pretekst për të justifikuar pushtimin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se për vendin e tij nuk ka rrugë tjetër veç anëtarësimit në NATO. Ai i ka dhënë kështu një përgjigje të qartë Rusisë, që kërkon që një gjë e tillë të mos lejohet, por megjithatë Zelenskypranoi se anëtarësimi në NATO nuk mund të ndodhë tani. Sipas tij, ky është një proces i gjatë dhe Ukraina as që e ka filluar.
17 Shkurt 2022, 14:00