Osobuko me salcë dhe perime nga zonja Vjollca

24 Prill 2020, 11:19

Osobuko me salcë dhe perime

Përbërësit: 4 racione këmbë viçi (ossobuko) 1 qepë 2 thelpinj hudhra 1/4 e preshit 1 fetë rrënjë selinoje 2 karrota mesatare 1 patate mesatare 4 domate (të pjekura) 1 gotë pure domate 2 gota ujë Vaj ulliri 1 lugë gjelle gjalp 1 gotë verë 3 lugë gjelle miell Kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Në një tenxhere vendosim 2 lugë gjelle vaj, 1 lugë gjelle gjalp. Kaurdisim qepën të prerë në kubikë, preshin në unaza të holla, hudhrën të grirë imët, I përziejmë mirë për 3 minuta dhe vazhdojmë të shtojmë rrënjën e selinosë, karrotat, patatet në kubikë të vegjël, I kaurdisim të gjitha perimet së bashku për 5 minuta dhe më pas shtojmë patatet pa lëkurë në kubikë. I përziejmë së bashku duke shtuar dhe purenë e domates, e lëmë trq marrë veten dhe shtojmë dy gota ujë, kripë dhe e lëmë të ziejë mbuluar me kapak. Ndërkohë marinojmë copat e mishit me kripë dhe piper të zi dhe I pudrosim mirë me miell nga të dyja anët. Ngrohim vajin, plus një thelpi hudhër, skuqim copat e mishit derisa të zërë kore të artë, I shuajmë me verë të bardhë dhe I lëmë pa kapak derisa vera të avullojë. Në një tepsi shtojmë ½ e salcës me perime vendosim copat e mishit mbi salcë dhe salcën e mbetur e përziejmë me yndyrën që skuqëm mishin dhe ja vendosim sipër. Mbulojmë tepsinë me kapak dhe e vendosim në furrë në temperaturë 17- gradë Celsius, për 50 min-1 orë. Këtë mish me salcë dhe perime e servirim me oriz, makarona ose polentë.