Picë me bukë të ftohtë nga zonja Vjollca

30 Prill 2020, 10:36

Picë me bukë të ftohtë Përbërësit: 2-3 vezë 1 gotë qumësht Kripë dhe piper i zi 4-5 feta bukë 2 lugë gjelle pure domate 4 feta proshutë 50 gr djathë pice 1/4 lugë kafe rigon

Përgatitja: Në një tas rrahim vezët, kripë, piper, qumësht, salcë, I përziejmë mirë të gjithë, përshshim bukën dhe e përziejmë mirë në masën e lëngshme derisa buka të përthithë të gjithë qumështin dhe vezën. Lyjemë një tigan me pak vaj, shtojmë në të bukën e njomur, e ngjesim mirë me dorë, I shtojmë djathin e picës sipër, proshutën, disa feta domate, pak spec jeshil dhe e lëmë të piqet në temperaturë mesatare për 8-10 minuta.