Sallatë me bullgur nga zonja Vjollca

27 Prill 2020, 11:45

Sallatë me bullgur Përbërësit: 1 gotë bullgur Vaj ulliri 2 karrota 2 limona ( lëngu) 5 qepë të njoma 1/2 filxhan çaji misra të zierë 1 spec i kuq Koper, majdanoz, nenexhik 1 filxhan çaji kastraveca turshi 1/2 filxhan çaji arra të copëtuara Vaj ulliri

Përgatitja: Vendosim një tigan të thellë me vaj ulliri. Shtojmë në të karrotat të grirë në rende, i përziejmë për një minutë. Shtojmë bullgurin dhe i kaurdisim së bashku, shtojmë një gotë e gjysmë ujë të valuar, lëngun e dy limonëve, kripë, i përziejmë dhe ulim temperaturën në minimum. E lëmë bullgurin të mbuluar për 15 minuta. Ndërkohë qepët e njoma, majdanozin, koperin, nenexhikun, specin e kuq, kastravecat turshi i presim shumë imët. Arrat po ashtu i copëtojmë. Largojmë bullgurin dhe e thërrmojmë me pirun pasi të ftohet. Shtojmë të gjithë përbërësit e prerë imët, misrat dhe arrat. I përziejmë, shtojmë vaj ulliri dhe e shërbejmë.