Flet në Pa Gjurme vajza e çiftit Pasho: Elona i dha 20 mijë të tjera ditën kur prindërit u zhdukën

7 Janar, 16:34 | Përditesimi i fundit: 2021-01-07 16:37:03

Pak ditë pas arrestimit te Elona Kaleshit, më 22 dhjetor të 2020 detaje te reja zbulon në një tjetër intervistë dhënë për emisionin ’Pa Gjurme’ vajza e çiftit të masakruar Pasho. Misteri i dorëzimit të 20 mijë euro që Elona, ish-e dashura e Taulantit i dha këtij të fundit ditën kur ai doli nga burgu më 2 nëntor të vitit 2015, kur humbën gjurmët Teuta dhe Shpëtim Pasho. Vitore Pasho tregon edhe një tjetër ngjarje, atë se si Elona arriti t’u vidhte prindërve të saj nga banka 2000 eurot, që i ati i kishte marrë nga një aksident që i kishte ndodhur.

Mediat në Itali duke cituar burime nga grupi i hetimit raportojnë se denoncimet e Viktoria Pasho, vajza e çiftit ka akuzuar Elona Kaleshin, ish të dashurën e vëllait të saj, si fajtore për zhdukjen e prindërve. Sipas hetuesve Elona e mbante 'peng'  vajzën me presione sepse dinte për një marrëdhënie të Viktorias me një burrë të martuar.

Kur ajo nxori historinë e burrit tim, që unë sot kam familje me të. Nuk isha sa e para dhe as e fundit. Është e kot, që duhej te merrej me një histori që nuk i duhej fare të ndërhynte. Dhe kur ajo i tha vëllait dhe ai erdhi e më rrahu, Taulanti i tha asaj. Po ty kush ti dha ato 20 mijë eurot që erdhi dhe mi dhe mua ? Ajo i tha: Të dielën erdhi dhe mi solli babai. Dmth ditën që prindërit u zhdukën, asaj i kishte sjellë paratë babai i saj ?... Më tepër se kaq ku do vemi. Ajo nuk do dali, nuk do ta lëmë ne të dalë nga burgu. Me thënë të drejtën ne tani rrimë me frikë, sepse kush e di kë ka përjashta. Dikush mund të tentojë të na bëjë dëm, të na heqi qafe, si hoqën qafe prindërit tanë. Se ne dolëm troç në televizor, se po kërkonim prindërit tanë, dhe jo dy mace që kishin ngordhur.

Mediat italiane shkruajnë se në një bisedë telefonike të zbardhur nga grupi hetimor, ku Elona Kaleshi fliste me të dashurin e vëllait të saj Denisit akuzon Taulantin për vrasjen, ia hidhte atij fajin.

Tani neve me thënë të drejtën nuk arrijmë që të besojmë një gjë të tillë, nuk arrijmë kurrë. Kjo është një dhembje shumë e madhe që në nuk po vendosim të jemi të qetë, dhe nuk po arrijmë të kuptojmë se ccfarë ka ndodhur. Është gjithnjë ajo që ne na morën në pyetje. Këtë e dëgjuam kur kishin folur fqinjët, që ajo qelbësira i kishte treguar, kur fqinja i kishte thënë çfarë ere është këtu, ishte gjak dhe vinte era, dhe ajo me ato turinjtë e fortë siç flet ajo me atë prepotencën e saj që një shishe verë më është thyer. Ndërsa fqinja i kishte thënë, përkundrazi këtu vjen erë e trupave të vdekur.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha