-
PD dhe LSI thyejnë bojkotimin e Kuvendit, opozita rikthehet në Këshillin e Legjislacionit
Deputetët e opozitës kanë thyer sot bojkotin duke u rikthyer në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Mbledhja e Komisionit nisi në orën 12:00 dhe zgjati për rreth një orë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit u diskutua për kërkesën e PD-së për vettingun në politikë.
5 Dhjetor 2018, 10:51 -
Shumica paralajmëron rrëzimin e dekretit të Metës për Vitore Tushën, Ulsi Manja: Është nënkryetare e KED
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh në "45 minuta" në Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, se Vitore Tushaj, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
20 Nëntor 2018, 16:51 -
Vetingu/ Zbardhet takimi i Gjonajt me ekspertët e Venecias: Pastrimin e politikës do e bëjë drejtësia e re
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka pritur në një takim të dërguarit e Komisionit të Venecias. Gjatë takimit, ministrja ka vlerësuar rolin e Komisionit të Venecias si një partner shumë i rëndësishëm që ka kontribuar dhe bashkëpunuar efektivisht në shumë procese të rëndësishme për Shqipërinë dhe sidomos për reformën në drejtësi.
20 Nëntor 2018, 14:47 -
Vettingu në politikë/ Pas Presidentit dhe partive, zbardhet axhenda e ekspertëve të ‘Venecias’ në ditën e dytë
Delegacioni i nisi takimet dje me kryetarët e grupeve parlamentare, presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE-së. Ndërsa sot do të kenë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard.
20 Nëntor 2018, 09:08 -
Komisioni i Venecias në Tiranë, PD: Veting politikanëve/ PS: Presim opinionin e ekspertëve
Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës. Komisioni do të njihet më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve
19 Nëntor 2018, 07:55 -
Fotolajm/ Ironia e Ramës: Basha do jetë në opozitë edhe në vitin 2031
Lulzim Basha u shpreh sot nga Berati se nuk do ta thyejë bojkotin e Kuvendit pa kaluar më parë Vettingun e politikanëve. Rama zgjedh ta ironizojë Bashën, duke publikuar një foto ku duket kryetari demokrat i vjetëruar, me mjekër dhe thinja. Sipas Ramës, ky është Basha i vitit 2031, sërish në opozitë.
18 Nëntor 2018, 22:20 -
Në limite të djegies së mandateve, Basha: S’rikthehemi në Kuvendin e lidhur me krimin, pa shtet ligjor populli do të marrë në dorë fatet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Beratit. Gjatë fjalës së tij në takim Basha ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se nuk do të bëhet asnjë kompromis për politikanët që janë të lidhur me krimin. Në limite të afatit për djegien e mandateve kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron nga berate se nuk do të ketë rikthim në Kuvend pa veting në politikë dhe largimin e kriminelëve
18 Nëntor 2018, 13:16 -
Vettingu në politikë, Hysi: Brenda dhjetorit besojmë që do të vijë përgjigja nga ‘Venecia’
Në mbledhjen e sotme ishin të ftuar përfaqësuesit e biznesit për të dhënë opinionet e tyre për nismën e opozitës, ndërsa i pranishëm nga deputetët e PD ishte vetëm Ervin Salianji. Ai u shpreh se biznesi është kryesori që kapet nga vettingu i politikës se i prishim monopolet.
26 Tetor 2018, 10:30 -
Demokratët braktisin sërish Vettingun, Akademikët kundër nismës së tyre
Pedagogë të juridikut kanë shprehur vërejtje për nismën e demokratëve për të ndryshuar sërish Kushtetutën për vettingun në politikë. Ata i thanë këto vlerësime në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku opozita u përfaqësua vetëm pak minuta nga Luçiano Boçi.
19 Tetor 2018, 15:40 -
Meta te ‘5 Pyetjet': Vettingu në politikë krijon kakofoni. Babalja? Opozita të faktojë akuzat
Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” për të folur për temat më të nxehta të aktualitetit politik. Kreu i shtetit u shpreh kundër nismës së opozitës për vettingun në politikë.
15 Tetor 2018, 20:35 -
‘Hipokritë, fasadë’/ Alibeaj largohet nga dëgjesa për Vettingun në Politikë pas debatit me Ruçin
Paraditen e sotme është mbledhur Këshilli i Legjislacionit në një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të diskutuar mbi propozimin e PD dhe LSI për vettingun në politikë.
12 Tetor 2018, 11:21 -
Vettingu në Politikë, Ruçi letër ‘Venecias’: A sjell mbivendosje të Reformës në Drejtësi?
Report Tv ka siguruar letrën që Ruçi i ka dërguar Presidentit të Venecias Buquichio. Kreu i legjislativit shqiptar i kërkon opinion për 8 çështje që lidhen me nismën e PD dhe LSI për vettingun në politikë.
3 Tetor 2018, 17:29 -
Gjermania kundër nismës së opozitës: Vettingu në Politikë? Humbje kohe, pasi do ta bëjë SPAK-u
Opozita ka shpallur vettingun në politikë kauzën e re, ndërsa shumica ka deklaruar se drafti i dorëzuar në Kuvend më parë duhet të kalojë nga Komisioni i Venecias për opinion, pasi zyrtarët e lartë të shtetit do i hetojë SPAK dhe BKH.
28 Shtator 2018, 09:47 -
Ekskluzive/ Ambasadori britanik Duncan Norman: Vetting-u në politikë, ndoshta për momentin i panevojshëm
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman në një intervistë ekskluzive për Report Tv, thotë se propozimi i PD për Vetting në politikë është interesant por thekson se ndoshta në këtë moment ku ndodhet Shqipëria është i panevojshëm.
27 Shtator 2018, 18:43 -
Vettingu në politikë, Këshilli i Legjislacionit dhe Ligjet shqyrtojnë sot nismën e PD
Sot në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa do të shqyrtojnë nismën e opozitës për ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë.
26 Shtator 2018, 09:52 -
"Edhe ashtu edhe kështu"/ Rama tallet me Bashën për rolin e Venecias për Vettingun në Politikë (VIDEO)
Venttingu në politikë është kryefjala e aksionit të opozitës, e cila dorëzoi në datë 7 shtator draftin në Kuvend me propozimin, por që nuk parashikon në ligj familjarët e zyrtarëve të lartë të shtetit.
21 Shtator 2018, 20:44 -
“Ligji për lojërat e fatit do ndihmojë familjarët e Xhafës”, ministri: Të hetojë prokuroria, s’kam lidhje
Ministri Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend i ka kthyer përgjigje Bashës për akuzat e këtij të fundit për përfshirjen e familjarëve të tij në biznesin e lojërave të fatit. Basha tha nga Vlora se ligji i ri do të favorizojë familjarët e Xhafës.
20 Shtator 2018, 13:32 -
Vettingu në politikë, në 26 shtator Këshilli i Legjislacionit dhe Ligjet shqyrtojnë nismën e PD
Në datë 26 shtator në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa do të shqyrtojnë nismën e opozitës për ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë.
19 Shtator 2018, 15:42 -
Vettingu në Politikë, PS: Luli do që nusen, kunatin, vëllanë apo fëmijët e Saliut t’i lërë jashtë
Partia Socialiste ka reaguar pas insistimit të opozitës për vettingun në politikë. Deputetja e PS, Klotilda Bushka reagoi sot pas deklaratave të Bashës për nismën e re ligjore që ka depozituar në Kuvend.
18 Shtator 2018, 18:03 -
Vettingu në politikë, Basha kundër Ramës: Dërgimi në Komisionin e Venecias, i panevojshëm
Në një bashkëbisedim për gazetarët, kryedemokrati u shpreh se instrumentet që do bëjnë Vettingun te politikanët do jenë apolitike. Ai iu përgjigj dhe Ramës kur tha se dërgimi i draftit në Komisionin e Venecias është i panevojshëm.
18 Shtator 2018, 12:37 -
Kontrolli i politikës, deputetët që kërkojnë Veting të dënuar dhe me nga 2 emra
Në listën e deputetëve firmëtarë bien në sy edhe disa ligjvënës të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, deputetë që kanë ndryshuar emrat, persona me dosje të pagjykuara si dhe ligjvënës të akuzuar për korrupsion.
15 Shtator 2018, 07:16 -
Nard Ndoka në Report Tv: Opozita nuk hyn në zgjedhjet lokale pa Vettingun në politikë
I ftuar në studion e Report Tv, Ndoka tha se garancia që i kërkon opozita kryeministrit, është pastrimi i politikës nga lidhjet me krimin e organizuar, përmes bërjes së Vettingut në politikë.
14 Shtator 2018, 19:24