-
Greqia vendos masa të reja kundër Omicronit
Greqia njoftoi të hënën për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron. Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës.
27 Dhjetor 2021, 19:44 -
Greqi/ Rekord infektimesh që nga shkurti 2020! 9,284 raste të reja dhe 66 viktima në 24 orët e fundit
Shifrat e koronavirusit në Greqi janë alarmante. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9,284 raste të reja. Infektimet në 24 orët e fundit kanë shënuar shifra rekord që prej shkurtit të vitit 2020.
27 Dhjetor 2021, 16:56 -
Tërmet i fuqishëm 5.2 ballë godet Greqinë, nuk ka informacione për të lënduar
Një tërmet i fortë, 5.2 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar në Kretë pasditen e së dielës. Sipas Institutit Gjeodinamik të vendit, tërmeti ndodhi 46 km në jug të Kassos, ndërsa thellësia fokale ishte 8.9 km.
26 Dhjetor 2021, 17:05 -
Ndarja nga jeta e ish-presidentit grek, Meta i dërgon mesazh ngushëllimi: Të paharruara takimet me të dhe respekti ndaj shqiptarëve
Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kombit grek për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Karolos Papulias, të cilin e konsideron një personalitet të madh që që ko
26 Dhjetor 2021, 15:59 -
Greqi/Të paktën 30 të vdekur në aksidentin me anije me emigrantë, mes tyre 3 gra dhe një foshnje! Shkak, rivaliteti turko-grek
Rojet bregdetare greke kërkuan të mbijetuarit në detin Egje të shtunën, pas aksidentit të fundit në një seri të aksidenteve me anije me emigrantë që kanë vrarë të paktën 30 njerëz në vetëm disa ditë.
25 Dhjetor 2021, 23:37 -
Regjistrohen 6.590 raste me COVID-19 në Greqi, 58 qytetarë humbën betejën me jetën në 24 orët e fundit! Mbi 84% e të shtruarve në spital të pavaksinuar
Greqia vijon të shënojë një numër të lartë infektimesh ditore nga COVID-19. në 24 orët e fundit u raportuan me virusin 6.590 qytetarë, ndërsa betejën me jetën e humbën 58.
25 Dhjetor 2021, 17:14 -
E kishin futur në disa çanta dhe e kishin hedhur në shkurre, sekuestrohet 192 kg drogë në kufirin greko-shqiptar
Janë sekuestruar 192 kilogramë drogë në kufirin greko-shqiptar. Disa peshkatarë kanë njoftuar policinë për disa çanta të dyshimta në vendin e quajtur Loridha, Sjadhe në vendin e quajtur ‘Psaria’
23 Dhjetor 2021, 14:40 -
E rëndë! Humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Kretë, del nga rruga dhe përmbyset, ‘paloset’ automjeti, trupi nxirret me vështirësi nga zjarrfikësit
Një aksident i rëndë që i mori jetën 29-vjeçarit shqiptar Enkeled Biba, është regjistruar 30 minuta pas mesnate në Kretë të Greqisë.
23 Dhjetor 2021, 10:42 -
Mesdheu, ‘varreza pa gurë varresh’ dhjetra refugjatë besohet të kenë vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat greke
Autoritetet greke kanë thënë se dhjetëra refugjatë kanë vdekur pasi një varkë me rreth 50 persona, sipas një dëshmitari, u mbyt në ishullin Folegandros, kjo shënon humbjen e dytë të madhe të jetëve në Mesdhe brenda disa ditësh.
23 Dhjetor 2021, 02:51 -
Koronavirusi në Greqi/ 6,424 raste të reja dhe 77 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 77 viktima ndërsa prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 20,055 vdekje nga COVID. Greqia pak ditë më parë ka vendosur masa të reja anti-COVID. Çdo person që do të hyjë në territorin e Greqisë përveç certifikatës së vaksinimit duhet të ketë edhe një test negativ të koronavirusit të 48 orëve të fundit.
21 Dhjetor 2021, 17:53 -
Gjykata e Gjirokastrës tha se ishte vetëvrasje, mediat greke: Vendimi ngre pikëpyetje për drejtësinë! Prokurorja thotë se u vetëvra me dy plumba në zemër
Vendimi i Gjykatës së Gjirokastrës, e cila tha se minoritari grek Kostandin Katsifas, kreu ‘vetëvrasjes’, për mediat greke ngre pikëpyetje për drejtësinë në Shqipëri. Sipas mediave greke, në këtë moment prokurorja është përfshirë në një rast shpërdorimi të detyrës dhe korrupsion, pasi e ka atribuar vrasjen e pjesëtarit të minoritetit grek të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë deri në vetëvrasje, me…dy plumba në zemër
20 Dhjetor 2021, 13:48 -
U raportua e zhdukur prej tre ditësh, gjendet 35-vjeçarja shqiptare në Greqi
Esmeralda Shira, 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe banuese në Greqi, e cila u raportua e humbur, është gjetur. Gazetari Shpëtim Zinxhiria përmes një njoftimi në ‘Facebook’ bën me dije se 35-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.
19 Dhjetor 2021, 13:39 -
Hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-COVID në Greqi, test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në vendin fqinj
Nga sot, shqiptarët që hyjnë në Greqi, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit.
19 Dhjetor 2021, 12:28 -
Greqi/ 4,345 të infektuar dhe 63 viktima në 24 orët e fundit! 684 pacientë të shtruar në spitale
Në 7 ditët e fundit sa i përket rasteve të konfirmuara 207 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 3,409 të tjerë janë raste kontakti. Nga bilanci i viktimave, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.
18 Dhjetor 2021, 20:32 -
Sherr masiv në Greqi, shqiptarët i futen në shtëpi pakistanezëve! Njëri prej tyre përfundon në spital, të tjerët futen ilegalisht në Shqipëri
Përplasje mes emigrantësh në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja në Asproklis, Igumenicë. Një grup prej katër shqiptarësh, ka mësyrë në një banesë të marrë me qira nga 5 punëtorë nga Pakistani dhe Somalia.
18 Dhjetor 2021, 10:35 -
E paparë ndonjëherë/ Një person vaksinohet për të tjerët, mjafton ta paguani 25 euro! Çudia në Greqi
Pandemia COVID na ka krijuar situata nga më të çuditshmet. Në Greqi së fundmi është njoftuar arrestimi i një personi, i cili tentoi të vaksinohej për llogari të një personi të tretë.
17 Dhjetor 2021, 13:47 -
Qeveria greke tërhiqet, mjafton vetëm rapid testi për të kaluar festat e fundvitit në Greqi! Pas 19 dhjetorit edhe shqiptarët udhëtojnë pa kosto të shtuar
Qeveria greke është tërhequr nga vendimin se ata që do të hyjnë në territorin grek nga 19 dhjetori, përfshirë edhe shqiptarët, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit.
17 Dhjetor 2021, 11:13 -
Mjeku në Greqi flet për 'Report Tv': Pas 15 janarit 100 euro gjobë në muaj për të pavaksinuarit! Test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në Greqi
Të gjithë qytetarët që do hyjnë në Greqi nga 19 dhjetori, janë të detyruar të paraqesin test PCR negativ për 48 orët e fundit përveç certifikatës së vaksinimit. Mjeku u shpreh se do ketë gjoba pas 15 janarit në Greqi për ata që nuk do të vaksinohen dhe do jetë 100 euro në muaj.
16 Dhjetor 2021, 19:15 -
Ashpërsohen masat në prag të festave të fundvitit! Test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në Greqi pas 19 dhjetorit, përfshihen edhe shqiptarët
Mësohet se ata që do të hyjnë në Greqi, përfshirë këtu edhe shqiptarët, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit.
15 Dhjetor 2021, 19:38 -
E rëndë! Gjenden pa shenja jete 2 fëmijë mes flakëve në banesën e tyre në Greqi, në ‘luftë’ me vdekjen vëllai 2-vjeçar
Nja ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Kamatero në Greqi, pasi dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç janë gjetur pa shenja jete në banesë, pasi atë e kaploi zjarri.
14 Dhjetor 2021, 10:38 -
Shkoi për të blerë bukë, qëllohet për vdekje me armë zjarri nga një grua në mes të pastiçerisë 53-vjeçarja në Selanik, vëllai i viktimës: Ishte e divorcuar, nuk e dimë nëse ka lidhje
Një grua 53 vjeç ka mbetur e vrarë pas të shtënave me armë në drejtim të saj nga një grua tjetër, teksa po blinte bukë në pastiçerinë e lagjes në Selanik të Greqisë.
13 Dhjetor 2021, 13:07