-
'Unaza e Madhe'/ Kryetarja e PS për Tiranën: Presidenti është me palën që do ta shikojë Shqipërinë pa drita dhe rrugë
Pas deklaratave të Presidencës për projektin "Unaza e Madhe", ka ardhur një reagim nga ana e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti. Deputetja socialiste i ka komentuar ato si dëshmi që tregon daljen e Presidencës nga roli për të qenë mbi palët.
4 Shkurt 2019, 07:17 -
Rasti për të 'mbështetur' Ilir Metën
Presidenti në fakt është duke u tallur me banorët kur flet për këtë gjë, pasi banorët nuk kanë problem kush merr tenderin, por çdo bëhet me shtëpitë e tyre. Për ata që marrin tenderat është e shqetësuar vetëm LSI dhe Luli që i kanë dhënë lotin më të vogël. Por meqë Presidenti më në fund gjeti një argument ligjor për të justifikuar protagonizmin politik në këtë histori duhet t’i japim të drejtë dhe duhet ta bëjmë këtë për çdo rast të ngjashëm.
3 Shkurt 2019, 23:02 -
-
'Unaza e Re', Veliaj-Metës: Zhgënjim nëse shkojmë nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë, mos saboto Tiranën
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka informuar presidentin Ilir Meta se Bashkia ka miratuar bonus qiraje për familjet e prekura nga projekti i Unazës së Re dhe që kanë ndërtuar shtëpitë pa leje. Ai shton se kundërshtuesit e projektit janë vetëm një grup i vogël të ardhur nga grupseksionet e dhunshme të PD në Kamëz.
3 Shkurt 2019, 17:11 -
Meta kundër projektit te 'Unaza e Re', Rama: Budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht
Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas qëndrimit publik të presidentit Ilir Meta i cili kundërshtoi projektin e "Unazës së Re" duke gjetur shkelje ligjore dhe kërkoi anulimin e projektit që parashikon zgjerimin e rrugës nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.
3 Shkurt 2019, 15:43 -
'Unaza e Re'/ Meta: Qeveria të anulojë projektin. Rama: Presidenti urren qeverinë njësoj si opozita
Presidenti Ilir Meta u ka dalë në mbrojtje banorëve të Unazës së Re duke kërkuar nga qeveria që të anulojë projektin, ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë të gjithë procedurën që është ndjekur.' Paligjshmëria është ekstreme, të anulohet menjëherë projekti' thotë ndër të tjera Meta, që akuzon institucionet shtetërore se nuk kanë dhënë informacion. Kreu i shtetit gjithashtu dënon sjelljen e institucioneve me banorët e Unazës së Re. Reagon Rama duke deklaruar se presidenti e lexon ligjin dhe kushtetutën njësoj si opozita.
3 Shkurt 2019, 14:20 -
'Unaza e Re'/ Meta takim me grupin e banorëve që protestojnë: Po e ndjek me shqetësim, do të mbaj qëndrim
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidentit, gjatë kësaj dëgjese me qytetarët, 'Meta u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse'.
3 Shkurt 2019, 12:56 -
-
Qeveria merr vendimin/ Banorët që preken nga 'Unaza e Madhe', do të jetojnë me qira pa afat në banesat sociale
Disa familje që preken nga zbatimi i projektit "Unaza e Madhe" do të përfitojnë pagim pa afat të qerasë në banesat sociale, deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin. Këshilli i Ministrave ka vendosur që financimi i qirasë do të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
30 Janar 2019, 16:30 -
-
Dita e 81-të e protestës te 'Unaza e Re'/ Balliu: S'do të ketë më një pinxho kryeministër, do të përballet me qytetarët
Si gjithmonë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe eksponentë të opozitës, sikurse deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai u bëri thirrje banorëve që të mbledhin miqtë edhe të afërmit, në mënyrë që të rrëzojnë sa më parë nga pushteti kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është fajtori kryesor për projektin "korruptiv" dhe "antiligjor"
23 Janar 2019, 17:48 -
Dita e 78-të e protestës te Unaza e Re/ Balliu: Kjo javë shumë e rëndësishme, ejani të rrëzojmë qeverinë
Si gjithmonë në mbështetje të protestës kanë qenë edhe eksponentë të PD-së, mes tyre deputeti Klevis Balliu. Ai u bëri thirrje banorëve që të mbledhin miqtë dhe të afërmit në revoltë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës.
20 Janar 2019, 17:31 -
Dëmtoi rëndë gishtat në protestë/ Ina Nuka do niset sërish në Turqi për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale (VIDEO +FOTO)
Efektivja e "Shqiponjave" Ina Nuka do të niset sërish drejt Turqisë për të kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në gishtat e dëmtuar nga protesta e banorëve të "Unazës së Re" përpara Parlamentit. Ditën e sotme, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Ina ka vizituar ambasadën turke në Tiranë ku është pritur nga ambasadori Murat Ahmet Yörük.
18 Janar 2019, 20:49 -
'Unaza e re’, Dita e 76-të e protestës/ Banorët e Astirit peticion Presidentit për hetimin e projektit
Një grup banorësh te Astirit, që preken nga projekti i Unazës së re në kryeqytet kanë vijuar protestën dhe bllokimin e rrugës në ditën e 76- të protestës, ku këtë enjte një pjesë e tyre kanë firmosur një peticion drejtuar presidentit Ilir Meta ku kërkojnë ngritje e një grupi hetimor për projektin e Unazës së Madhe.
18 Janar 2019, 18:34 -
Skandali me tenderat 30 mln € të ‘DH Albania’/ Drejtuesit e ARRSH-së e OST-së në prokurori
Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, ndërsa pas pak pritet që të dëshmojë kreu i OST-së. Ndërkohë që nesër do të pyeten anëtarët e njësisë që vendosin kriteret për tenderat. Pas zbulimit të skandalit, tenderat që u fituan nga kjo kompani te Unaza e Re dhe OST-ja u anuluan, ndërsa prokuroria nisi hetimet.
16 Janar 2019, 11:53 -
Protesta e banorëve të 'Unazës së Re' në ditën e 73-të, Balliu i drejtohet Ramës: Lëri metodat e dështuara të kërcënimit
Banorët e "Unazës së Re" vijojnë të kërkojnë nga qeveria anulimin e projektit "Unaza e Madhe", ndërkohë që, deputeti i PD-së Klevis Balliu, teksa pretendon se disa banorë janë thirrur dje në prokurori dhe gjobitur me pesë milionë lekë të vjetra, akuzon kryeministrin Edi Rama për tentativa kërcënuese dhe përçarëse.
15 Janar 2019, 17:50 -
Tenderi për lotin e parë të ‘Unazës e re’, reagon ARRSH: Pretendimet e PD-së spekulime, janë të njëjtat standarde
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare hedh poshtë deklaratat e PD-së , të bëra një ditë më parë përmes zyrtares Lealba Pelinku se ARRSH ka ndryshuar kriteret për të favorizuar firmën “Gjoka Konstruksion” për rikonstruksionin e lotit të parë të Unazës së Re. Sipas ARRSH kriteret e tenderimit për rikonstruksionin janë të njëjtat standarde me të parin.
15 Janar 2019, 11:12 -
-
‘Unaza e re', Protesta e banorëve të Astirit në ditën e 72-të, Braimllari: Qeverisë i ka ardhur fundi, kemi përballë një kryeministër antikombëtar
Banorët e "Unazës së Re" kanë vijuar protestën që shënon ditën e 72-të edhe këtë të hënë duke bllokuar rrugën e duke kërkuar nga qeveria anulimin e projektit të zgjerimit të rrugës , nga i cili preken ndërtesat pa leje të banorëve të kësaj zone.
14 Janar 2019, 18:27 -
Tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, ARRSH: 6 kompani dorëzojnë ofertat, PD: Rama ka paracaktuar fituesin, u ndryshuan kriteret
Mbyllet tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, 6 kompani dorëzojnë ofertat. Por, sipas PD-së, kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar. Sipas PD, ARRSH ka ndryshuar kriterin për licensën, duke e kaluar nga “NP-12/G”, për punime të Inxhinierisë së Mjedisit në NP-12F për punime të Inxhinierisë së Mjedisit, që është e disponueshme nga Gjoka Konstruksion.
14 Janar 2019, 13:56