-
Rrugët bosh të Evropës një imazh jo i largët, në shumë vende të BE-së rikthehen kufizimet
Orë pas ore shtetet po rivendosin kthimin e kufizimeve për të vënë nën kontroll një valë të re infeksionesh të Covid-19 . Gjermani Belgjika, Portugalia, Greqia dhe Austria fillojnë izolimet e pjesshme sot, ndërkohë që paralajmërohen masa të reja sot në Itali.
2 Nëntor 2020, 11:33 -
Covid-19 në Itali, kërkohet mbyllja e shkollave në Kampanja
Itali po përballet me një rritje të konsiderueshme të numrit të infektuarve me Covid-19, 31.084, raste të reja u shënuan ditën e djeshme, çka përbën numrin më të lartë që nga shpërthimi i pandemisë. Nw Kampanja kërkohet mbyllja e shkollave për dy javët në vijim.
31 Tetor 2020, 12:52 -
Shifra rekord në Itali, ndërrojnë jetë nga Covid-19, 205 pacientë dhe 25 mijë raste pozitive
24 orët e fundit kanë shënuar shifra alarmante nga koronavirusi në Itali, ku autoritet italiane kanë njoftuar se kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
28 Tetor 2020, 18:02 -
Sakrifica e mjekëve ndaj Covid-19, Infermierja e rraskapitur fle mbi timonin e ambulancës
Prej muajsh mjekët, infermierët dhe punonjës të personelit mjekësor çdo ditë janë duke u përballur me luftën kundër COVID-19 në mbarë botën, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët ata jo rrallëherë kanë sakrifikuar shëndetin e vet.
28 Tetor 2020, 17:44 -
“Liri, Liri” qytetarët italianë shpërthejnë në protesta Anti-Covid/ Në disa qytete pati përplasje të dhunshme me policinë
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer pothuajse në të gjithë Italinë, pas hyrjes në fuqi të masave të reja kufizuese, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
27 Tetor 2020, 09:32 -
Bedini për Report Tv: Italia po përballet me pandeminë dhe me protestat
Në një intervistë për Report Televizion, Mirvjen Bedini këshilltar komunal në komunën e Ponte San Pietro, u shpreh se Italia përballet me Covid-19, ndryshe nga pranvera pasi ka kapacitete të më të shumta mjekësore dhe qytetarët janë tanimë tregohen më të kujdesshëm. Sa u përket protestave anti-covid, ai shprehet se fatkeqësisht ato u keqpërdorën nga persona jo të prekur nga kriza.
26 Tetor 2020, 12:26 -
Lufta Kundër Covid-19, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme të dytën herë brenda vitit (VIDEO)
Tejkalimi i shifrës së një 1 milion të infektuarve me Covid-19 dhe rritja e vazhdueshme e rasteve të reja dhe pamundësia për t’i vënë ato nën kontroll ka bërë që Spanja të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur masën e izolimit të përgjithshëm gjatë natës.
26 Tetor 2020, 10:29 -
Virologu italian, jepni fund histerisë, 95 % e të infektuarve me Covid-19 janë asimptomatikë
Virologu i njohur italian profesori Giorgio Palù, beson se tamponimi masiv për Covid-19 është i panevojshëm, njëjtë siç janë edhe izolimet apo masat kufizuese, ai nuk ka nguruar ta quajë histeri histeri atë që po ndodh në Itali, lidhur me pandeminë.
24 Tetor 2020, 14:46 -
Historia e Sonia Kërtallit, vajzës shqiptare të lindur në Savona, në përpjekje për të studiuar kancerin
Kjo është Sonia Kërtalli, vajza e dy prindërve nga Shijaku, Eva Laçit dhe Arben Kërtallit, e lindur në Savona, e lindur në 1995, është një studente e doktoratës në Shkollën prestigjioze Onkologjisë Integruese në Berlin, kërkimi i saj synon të na ndihmojë të gjithëve për të ti dhënë përgjigje pyetjes se përse disa tumore janë më rezistent se të tjerët ndaj terapive.
24 Tetor 2020, 12:07 -
Protesta të dhunshme kundër masave shtrënguese në Napoli: Nëse nga mbyllni prap, na paguani (VIDEO+FOTO)
Qindra qytetarë kanë shpërthyer në protesta në Napoli kundër masave të COVID. Kjo erdhi pas deklaratës së presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dhjetëra qytetarë në protestë ku pasi edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
24 Tetor 2020, 09:47 -
Midis 24 dhe 25 tetorit, ndryshon ora sërish... ndoshta për të fundit herë
Në fundjavë, akrepat e orës lëvizim një orë prapa, si gjithmonë. Megjithatë, kjo mund të mos përsëritet më, pasi deri në Prill të 2021 secili vend i Bashkimit Evropian do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me sistemin e ndërrimit të orës, sistem në fuqi prej 54 viteve.
22 Tetor 2020, 11:25 -
Gjobat deri në 3000 euro në Lombardi nëse shkelet shtetrrethimi gjatë natës
Masat e reja kufizuese në rajonin e Lombardisë të cilat hynë në fuqi nisur nga dita e nesërme, përcakton mungesën e lëvizjes nga ora 23:00 deri në 5 mëngjesit dhe gjithashtu cakton një gjobë deri në 3 mijë euro për të gjithë personat që e shkelin atë pa pasur një arsye.
21 Tetor 2020, 16:07 -
Vrasja e Falcone dhe Borsellino, burgim të përjetshëm për Messina Denaro, në arrati prej vitesh
Gjykatë italiane në Caltanissetta dënoi kreun e mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro, me burgim të përjetshëm për rolin e tij në nxitjen e masakrave të vitit '92", i arratisur që nga viti në 1993. Ai tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrat në Firence dhe Romë .
21 Tetor 2020, 13:34 -
CONTE: Dozat e para të vaksinës Anti-Covid të disponueshme në javët e para të Dhjetorit
Në një kohë kur vendi po përballet me një valë të dytë të infeksioneve me Covid-19 dhe ka rikthyer një pjesë të madhe të kufizimeve, kryeministri italian deklaron se vaksina do të jetë e gatshme në fillim të dhjetorit.
20 Tetor 2020, 12:32 -
Lombardia rikthen orët policore, nga 22 Tetori deri në 13 Nëntor
Rajoni në veri të Italisë, Lombardia do të vendosë orë policore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të Covid-19. Ora policore do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 nëntor.
20 Tetor 2020, 11:26 -
Covid-19, më shumë se 40 milion të infektuar në të gjithë botën/ Italia forcon rregullat pas rritjes së rasteve të reja ditët e fundit
Më shumë se 40 milion të infektuar në botë me Covid-19 dhe rritja e vazhdueshme e tyre ka bërë që një pjesë e madhe e vendeve evropiane të rikthejnë kufizimet. Italia i shtohet listës së vendeve me kufizime shtesë ndërkohë që Sllovenia heq dorë nga gjurmimi i rasteve të reja.
19 Tetor 2020, 09:43 -
Lufta ndaj Covid-19 në Itali, kufizime në lëvizje pas orës 22 dhe mësim në distancë
Të shqetësuar nga situata epidemiologjike në Francë dhe rikthimi i shtetrrethimit të pjesshëm në një pjesë të qyteteve franceze, kryeministri italian po mundohet më të gjitha mënyrat për të shmangur një izolim të dytë. Rikthimi i shtetrrethimit pas orës 22;00 në vend dhe rifillimi i mësimit në distancë në shkollat e mesme, janë dy temat qendrore në lidhje me të cilat qeveria italiane synon të arrijë një marrëveshje me guvernatorët.
16 Tetor 2020, 11:33