-
Mjekja në Vlorë: COVID-19 po prek në masë foshnjet nga 0-1 vjeç! 60 vizita çdo ditë në pediatri, prindërit refuzojnë tamponin
Teksa Vlora është e mbipopulluar me pushues, në urgjencën e pediatrisë për çdo ditë rritet fluksi i fëmijëve të sëmurë. Sipas shefes së pediatrisë, në urgjencë marrin shërbim 60 fëmijë në ditë, ndërsa prindërit refuzojnë kryerjen e tamponit për ta
12 Korrik 2022, 17:51 -
Bien ndjeshëm infektimet nga COVID, 290 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit! 1 humbje jete
Në 24 orët e fundit, infektimet e qytetarëve me koronavirus në vendin tonë kanë rënë, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 766 testime të kryera, 260 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID, nga 962 që ishin një ditë më parë. Sakaq një qytetar 78 vjeç nga Lezha ka ndërruar jetë
10 Korrik 2022, 16:11 -
Shtimi i infektimeve me COVID, Dasho: Heqja totale e masave solli rritje të rasteve të reja në Gjermani! Qytetarët të vaksinohen
Pas një periudhe tre mujore, në Gjermani javët e fundit po vihet re një rritje e rasteve të reja me koronavirus. Mjeku Erion Dasho, në një intervistë për Report Tv nga Gjermania, e lidh rritjen e numrit të rasteve të reja me lehtësimin e masave kufizuese kundrejt këtij virusi
5 Korrik 2022, 13:25 -
Bota
Bilanci pothuajse 3 herë më i lartë se ai i raportuar, OBSH: Thuajse 15 milionë vdekje nga COVID-19 në 2 vite
Pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo shifër është 13% më shumë vdekje, sesa ishte parashikuar për 2 vite. OBSH beson se shumë vende nuk treguan numrin realë të të vdekurve nga Covid, ku vetëm 5.4 milionë u raportuan
5 Maj 2022, 14:57 -
Bota
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken infektohet me COVID! DASH: Po përjeton simptoma të lehta
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit, të cilët kanë njoftuar se Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta.
4 Maj 2022, 22:27 -
Asnjë rast i ri me COVID në Tiranë në 24 orët e fundit, vetëm 6 qytetarë rezultojnë pozitiv në vend me koronavirus
Shifrat e të prekurve me COVID në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm. 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 508 testime të kryera në të gjithë vendin. Rastet pozitive në vend janë konfirmuar 2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin
25 Prill 2022, 17:00 -
79 qytetarë rezultojnë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete
79 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, nga 1192 teste të kryera në gjithë vendin. Rastet pozitive janë shënuar, 30 në Tiranë, 8 në Sarandë, 7 në Divjakë, 6 në Lushnje, 5 në Delvinë, 3 në Durrës, Fier, Elbasan, 2 në Gjirokastër, Berat, 1 në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë. Ndërkohë asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID
30 Mars 2022, 17:28 -
Maqedoni e Veriut/ 838 të infektuar dhe 22 viktima në 24 orët e fundit! 7,821 raste aktive me COVID! Shërohen 1,140 të tjerë
Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar në total 8,891 viktima. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 7,821 raste aktive me koronavirus.
19 Shkurt 2022, 20:26 -
Gjermania, nis lehtësimin e masave anti-COVID! Kancelari Olaf Scholz quan 20 marsin 'dita e lirisë'
Vendimi i Gjermanisë vjen pasi Austria dhe Zvicra, dy vende fqinje hoqën shumë nga kufizimet e tyre, megjithëse virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi. Kancelari Olaf Scholz miratoi të mërkurën një plan me tre faza për të hequr pjesën dërrmuese të kufizimeve, duke e quajtur 20 marsin ‘ditë të lirisë’.
17 Shkurt 2022, 15:39 -
Foshnjet, më pak gjasa të shtrohen në spital me COVID, nëse nënat vaksinohen gjatë shtatzanisë
Sipas studimit, foshnjat e atyre nënave të cilat kishin marrë dy doza të një vaksine të prodhuar me teknologjinë mRNA gjatë shtatzënisë, kishin rreth 60% më pak gjasa të shtroheshin në spital gjatë 6 muajve të parë të jetës. Mundësitë rriten nëse nënat vaksinohen pas 20 javëve të para të shtatzënisë.
16 Shkurt 2022, 15:22 -
Suedia rekomandon dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për të moshuarit! Epidemiologu: Personat mbi 80 vjeç do përfitojnë nga doza përforcuese
Doza e katërt, sipas rekomandimit, duhet të administrohet të paktën katër muaj pas dozës përforcuese, tha Agjencia Shëndetësore. Suedia më herët gjatë këtij viti shënoi shifra rekord të infektimeve, teksa varianti Omicron i koronavirusit është përhapur me shpejtësi në mbarë shtetin.
14 Shkurt 2022, 12:36 -
457 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 9,316 raste aktive me COVID! Shërohen 967 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin mësohet se janë 9,316 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve dhe viktimave.
12 Shkurt 2022, 17:42 -
CDC: Mbrojtja ndaj koronavirusit nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh
Hulumtimet paraprake nga Izraeli dhe Britania kanë sugjeruar se mbrojtja e ofruar nga dozat përforcuese bie brenda muajsh. Por, të dhënat e prezantuara më 11 shkurt paraqesin të dhënat e para të rënies së mbrojtjes nga vaksinat e prodhuara me teknologjinë mRNA, siç janë ato të Pfizer dhe Moderna.
11 Shkurt 2022, 22:40 -
'Pandemia siç e njohim ne ka mbaruar', Suedia heq pothuajse të gjitha masat anti-COVID
Qeveria e Suedisë, e cila gjatë gjithë pandemisë ka pasur një qasje tjetër nga ajo e pjesës më të madhe të vendeve të botës, njoftoi javën e kaluar se do të hiqte kufizimet e mbetura, duke e shpallur në mënyrë efektive pandeminë të përfunduar, pasi vaksinat dhe varianti më pak i rëndë Omicron kanë zbutur rastet e rënda dhe kanë ulur numrin e vdekjeve.
10 Shkurt 2022, 21:08 -
Kreu i OBSH: Duhen edhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë! Shtetet e varfra kanë nevojë për mbështetje
Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Europian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë (G20). Gordon Brown, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe.
10 Shkurt 2022, 20:35 -
Skadojnë 15 mijë vaksina në Maqedoninë e Veriut! 1,554 të infektuar dhe 34 viktima në 24 orët e fundit
Mosinteresimi i qytetarëve për të vaksinuar ka bërë që rreth 15,000 vaksinave t’iu skadojë afati i përdorimit, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka vendosur asgjësimin e tyre.
9 Shkurt 2022, 20:28 -
SHBA: Arrin në 900 mijë numri i vdekjeve nga koronavirusi
Kjo shifër vjen pas më shumë se 13 muajsh që kur filloi fushata e vaksinimit që është shoqëruar me përhapje të informacioneve të rreme dhe përplasjesh politike e ligjore, megjithëse injeksionet kanë rezultuar të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e rasteve të rënda dhe vdekjes.
5 Shkurt 2022, 15:54 -
Maqedoni e Veriut/ 1,715 të infektuar dhe 20 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 2,057 të tjerë! 13,962 raste aktive me COVID
Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 274,144 të infektuar me koronavirus, ndërsa në total 251,688 persona janë shëruar dhe 8,494 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID.
3 Shkurt 2022, 20:39 -
Mjeku infektolog në Prishtinë për 'Studio Live': Nesër pritet lehtësimi i masave për të hyrë në Kosovë! Situata e stabilizuar, vaksinohuni
Mjeku bëri me dije se qeveria pritet të miratojë nesër lehtësimin e masave kufizuese edhe për ata që duan të hyjnë në Kosovë. Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës. Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.
3 Shkurt 2022, 19:54 -
Itali/ Asnjë kufizim qytetarëve me pasaportë vaksine! Vaksina për fëmijët 0-5 vjeç e disponueshme në pranverë
Duke filluar nga 10 shkurti, në Itali nuk do të ketë kufizime për personat që kanë marrë edhe një dozë përforcuese të vaksinës, por masat shtrëngohen për ata që nuk janë të vaksinuar. Nga ana tjetër, në pranverë pritet të aplikohet vaksina për fëmijët 0-5 vjeç.
3 Shkurt 2022, 18:31 -
Situata nga COVID-19, Kosova propozon lehtësimin e masave për kalimin e kufirit! Rekomandohet hyrja me dy vaksina anti-COVID, ose me një vaksinë dhe test negativ
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është propozuat që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar
3 Shkurt 2022, 16:00 -
OBSH, thirrje kundër heqjes së menjëhershme të masave kufizuese
Në një konferencë shtypi të martën në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë.
3 Shkurt 2022, 15:58 -
Maqedoni e Veriut/ 26 viktima dhe 1,543 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit! Shërohen 1,061 të tjerë! 14,300 raste aktive me COVID
Sipas të dhënave të Institutit, janë shëruar 1,061 persona ndërsa rreth 14,300 raste janë aktive. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre, apo 784 raste, janë regjistruar në Shkup.
2 Shkurt 2022, 22:35 -
Rekord infektimesh nga koronavirusi në Turqi, 110 mijë të infektuar dhe 217 viktima në 24 orët e fundit
Fatkeqësisht 217 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Këshilli Shkencor Turk për Koronavirus njoftoi se ilaçi antiviral Molnupiravir do t’u shpërndahet pacientëve me COVID, dhe personave mbi 65-vjeç ose atyre që kanë sëmundje shoqëruese nga java e ardhshme.
2 Shkurt 2022, 21:00 -
Maqedoni e Veriut/ Bien infektimet, 711 raste dhe 26 viktima në 24 orë! Ministri i Shëndetësisë: S'ka nevojë për masa të reja anti-COVID
Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 të vdekur nga COVID-19, dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,409 persona. Po ashtu janë regjistruar edhe 711 raste të reja, ndërkaq 7,170 persona janë të shtruar në spitale. Infektimet e reja bazohen në testimin e 3,197 mostrave. Ndërkaq, rastet aktive me koronavirus janë rreth 13,600.
31 Janar 2022, 16:22 -
Pandemia, rriten vdekjet nga aksidentet rrugore dhe mbidoza e drogës në SHBA
Vdekjet nga aksidentet rrugore dhe mbidozat e drogës shënuan rritje dramatike në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2021. Një rritje dramatike e vdekjeve në aksidente rrugore dhe numër rekord i mbidozave të drogës. Ndërsa pandemia COVID-19 ende vazhdon të jetë e pranishme, ka tregues shqetësues se më shumë amerikanë po angazhohen në sjellje të rrezikshme.
30 Janar 2022, 18:41