Kosova & Rajoni
-
Bashkimi Evropian është duke bërë çmos që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë sa më parë, ka thënë edhe zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç.
6 Gusht 2012, 11:13 -
Vazhdon bllokimi i pikës kufitare në Jarinjë
6 Gusht 2012, 09:12Dhjetë kamionë transportues vazhdojnë të qëndrojnë të parkuar në zonën neutralenë në anën e serbisë, para kalimit kufitar me Kosovën, dukë bllokuar, në njërin shirit të rrugës magjistrale Rashkë-Leposaviq.
-
Thaçi i gatshëm për negociata të reja
6 Gusht 2012, 09:08Kryeministri Hashim Thaçi është i gatshëm t`u përgjitgjet pozitivisht thirrjeve , edhe të Shteteve të Bashkuara edhe të Bashkimit Evropian, për negociata të reja me Serbinë. Ai ka mohuar se do të bëjë kompromise të dëmshme për vendin.
-
SHBA pret nga Serbia rezultate
5 Gusht 2012, 19:48
në dialogun me PrishtinënZëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns, i ka thënë kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se Shtetet e Bashkuara i gëzohen bashkëpunimit me Qeverinë e re, të bindura se e ardhmja e saj do të jetë në Bashkimin Evropian dhe se presin rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në dialog me Prishtinën.
-
Serbët bllokojnë zonën neutrale në Jarinje
5 Gusht 2012, 19:42Dhjetë kamionë transportues janë parkuar sot në zonën neutrale midis pikëkalimit kufitar në Jarinje dhe pjesës serbe. Ata janë parkuar në njërin shirit të rrugës dykahëshe në rrugën magjistrale Rashkë-Leposaviq, ku, siç raportojnë mediet serbe, serbët janë duke kujdestaruar natë e ditë dhe duke penguar lëvizjen e mjeteve transportuese me mall komercial, të cilat provojnë të kalojnë legalisht nëpër pikën kufitare.
-
Priten notat verbale nga Etopia dhe Togo
5 Gusht 2012, 11:03Etiopia dhe Togoja shumë shpejt do t`i publikojnë njohjet për Kosovën dhe t’i dërgojnë notat verbale në Prishtinë. Republika e Togos ndodhet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet me tri shtetet që e kanë njohur Kosovën - Ganën në perëndim, Beninin në lindje dhe Burkina Fason në veri. E, Republika Demokratike e Etiopisë ndodhet në Afrikë dhe është vendi i dytë në këtë kontinent për nga numri i banorëve, me më shumë se 84 milionë.
-
Kuçi: Jo gjashtëpikëshit
5 Gusht 2012, 10:56
të kreut të OKB Ban Ki MoonZëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka kundërshtuar mundësinë se në dialogun për veriun do të përfshihet edhe 6-pikëshi i Ban Ki-moonit, duke thënë se informatat e tilla janë vetëm pjesë e debateve mediale. Kuçi ka përjashtuar mundësinë që serbëve të veriut t’u garantohen ulëset në Kuvend.
-
Vetëvendosje: Qeveria po e çon ekonominë drejtë shkatërrimit
4 Gusht 2012, 15:56Shpend Ahmeti,nënkryetari i Vetëvendosjes ka vlerësuar se kjo qeveri e dobët është edhe shumë e rrezikshme për vendin ngase kjo gjendje ekonomike ka rrezik të thellohet në qoftë se në Kosovë nuk bëhen ndryshimet.
-
Ringjallet gjashtëpikëshi i Ban Ki Mun
4 Gusht 2012, 13:33Rritja e numrit të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, amnistia për taksat e qytetarëve të veriut dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe shtimi i një përfaqësuesi serb në Këshillin Konsultativ për Komunitete, janë vetëm disa nga veprimet që planifikohen në kuadër të dialogut për veriun, e që do të vlerësohen si koncesione jashtë pakos së Ahtisaarit e që ishin paraparë në 6 pikat e propozuara nga Ban Ki Mun.
-
Dikur në UÇK e TMK, tani në rrugë
4 Gusht 2012, 13:16Ish-pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë për mos-sistemimin e tyre. Janë mbi 600 ish-pjesëtarë të kësaj trupe, të cilët u lanë jashtë me rastin e transformimit të TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës.Ata kërkojnë trajtim të dinjitetshëm e jo si raste sociale.
-
Serbi-Vojvodinë, rrihet brutalisht ish ushtari i UÇK-së
4 Gusht 2012, 12:51Është rrahur brutalisht ish-ushtari i UCK-se Fatmir Antali nga Prishtina nga persona tek një hotel në qytetin Ruma të Vojvodinës dhe më pas është dëbuar nga aty. Famiri kishte udhëtuar drejt këtij qyteti për shkaqe shëndetësore dhe shërimit pranë një spitali në Vojvodinë.
-
Kuçi reagon ndaj presidentit serb:
4 Gusht 2012, 08:54
Nikoliç sheh ëndrrat e viteve '90Deklaratat e Presidentit serb, Tomislav Nikolic, se për Kosovën duhet kërkuar zgjidhje brenda sovranitetit të Serbisë, kanë nxitur reagime në Prishtinë.
-
Israeli shqyrton njohjen e Kosovës
3 Gusht 2012, 20:17Qeveria izraelite është duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Danny Ayalon. Ai ka thënë se njohja e shtetit të ri të Kosovës nga ana e Izraelit do të bëhet më së largu vitin tjetër.
-
Pantiç reagon ndaj përjashtimit të rezolutës 1244 nga EULEX-i
3 Gusht 2012, 13:47Kryetari ilegal i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ka thënë se Serbia duhet të verifikojë pohimet e Prishtinës se është arritur marrëveshje për zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe në dy vjet, por që baza ligjore e marrëveshjes të mos jetë Rezoluta 1244
-
Nikoliç: Shqiptarët në
3 Gusht 2012, 13:45
Kosovë, si gjermanët në BelgjikëPresidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka përshkallëzuar qëndrimet publike për Kosovën duke deklaruar se shqiptarëve u duhet ofruar një autonomi substanciale nën shembullin e asaj të gjermanëve në Itali apo në Belgjikë.
-
Vendimi për dialog politik vetëm në Kuvend
3 Gusht 2012, 12:31Vendimin për dialogun politik, sipas zyrtarëve qeveritarë, do të mund ta marrë Kuvendi, por tash një nismë e tillë nuk do të merrte mbështetjen e subjekteve opozitare.
-
LDK e painteresuar ta hetojë SHIK-un
3 Gusht 2012, 12:09Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duket se nuk është i interesuar që të zbardhet e kaluara e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe shërbimeve të tjera paralele. Pavarësisht se drejtuesit e partisë së Isa Mustafës disa herë kanë akuzuar SHIK-un për veprimtari të kundërligjshme, ligjvënësit nga ky subjekt politik nuk janë duke e mbështetur iniciativën për hetimin e kësaj organizate.
-
Ellis: Ekziston rrezik i theksuar
3 Gusht 2012, 10:23
për ndarjen e KosovësAnalisti ndërkombëtar, njëherësh, drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar të Avokatëve, Mark Ellis në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaron se fatkeqësisht ekziston rrezik i theksuar për ndarje.
-
Nishani, vizita e parë jashtë
2 Gusht 2012, 21:14
Shqipërisë nis me KosovënPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë, me ftesë të homologes kosovare, Atifete Jahjaga. Vizita shtetërore dy ditore në Kosovë do të bëhet në datat 30 dhe 31 gusht, konfirmon Presidenca e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
-
KFOR, përkeqësohet gjendja në veri
2 Gusht 2012, 18:09Gjenerali i KFOR-it Erhard Drevs ka pranuar se gjendja në veri të Kosovës është përkeqësuar që nga e premtja e kaluar, pas hapjes së një rruge ilegale në pjesën veriore të Jarinjes. Ai ka thënë se KFOR-i e ka kontrollin gati mbi të gjitha pikat e kalimit.
