Kosova & Rajoni

  • Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, dhe ish-sekretarit të Ministrisë se Shendetësisë , Ilir Tolajt dhe 9 të akuzuarve të tjerë.
  • Ambasadorja e re amerikane flet shqipen

    Ambasadorja amerikane, Trejsi Xhekobson, do të arrijë në Prishtinë gjatë kësaj jave. Ajo ka prezantuar veten dhe qëllimet e saj për Kosovën, në një video në gjuhën shqipe dhe është shprehur pro bashkëpunimit me popullin dhe qeverinë e Kosovës.Misioni i saj, forcimi i një demokracie shumetnike dhe një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane

  • Albin Kurti: Kosova s'mund
    të ketë traktat pa ushtri

    Deklarimeve të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë i është kundërpërgjigjur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
    Ndërrimi i vajit - Nga Albin Kurti

  • Drews: Ndjej turp për barrikadat

    Sot në Mitrovicë qëndroi kreu i KFOR dhe misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Drews. “E ndjej si turp barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër, sepse ajo ka karakterin e ndarjes së një qyteti, i cili në fakt nuk është i ndarë”,tha Drews. Dje Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kishte kritikuar KFOR për lejimin edhe me tutje të bllokadave nga ana e serbëve.

  • Ban Ki Moon kritikon Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Kosovën

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Ban Ki Mun, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë uniteti lidhur me Kosovën dhe institucionet e Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën. Shtrirja e autoritetit nga e institucioneve të Prishtinës në veri të jetë e bazuar në besim dhe e pranuar nga komuniteti serb.

  • Bashkë për veriun, ose zgjedhje në vjeshtë

    Vjeshta mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë nëse subjektet politike parlamentare nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin. Kryeministri Hashim Thaçi mund të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

  • BE: Kusht i takimit Thaçi-Daçiç, Marrëveshja për kufirin

    Takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë do t`i paraprijnë disa zhvillime, që do të përmirësojnë besimin mes palëve si dhe gjendjen në terren. Daçiqit që do të udhëtojë në Bruksel do t`i prezantohet iniciativa e kryediplomates evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

  • Shqiptarët në vendin e tretë si spijunë të ish-Jugosllavisë

    Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

  • Vetëvendosje takon delegacionin sllovak, kërkon njohjen 

    Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti ka pritur në një takim Mikulas Dzurinda, deputet i parlamentit sllovak dhe ish kryeministër i Sllovakisë, Nga delegacioni sllovak u kërkua njohja sa me shpejtë e Kosovës, sepse u vlerësua se kjo do të sillte përparim kualitativ e jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës, si ne rajon ashtu edhe në BE.

  • Judah: Nikoliçi e sheh Kosovën me thjerrëza të vjetra

    Analisti i çështjes së Kosovës dhe publicisti britanik, Tim Judah, ka thënë se presidenti serb, Tomislav Nikoliç, është i shkëputur nga realiteti dhe e sheh gjendjen në Kosovë me thjerrëza të vjetruara.

  • Kosova, drejt përmbylljes
    së pavarësisë së mbikëqyru

    Qeveria, Kuvendi, Presidenca dhe i gjithë spektri politik i Kosovës, janë duke u koordinuar me qëllim të përbylljës së suksesshme të mbikqyrjës së pavarsisë, ka deklaruar dje kryeministri Hashim Thaqi.

  • Vazhdon zjarri në bjeshkët e Deçanit

    Vazhdon djegia e pyjeve në Bjeshkët e Deçanit. Ndërsa në bjeshkën e Bellesë është e pamundur lëvizja e ekipeve të zjarrfikësve.Vlerësohet se mbi 150 hektarë pyje të Bjeshkëve të Deçanit përfshirë edhe pyjet rreth Manastirit, janë përfshirë nga zjarri.

  • Mosfurnizimi me ujë dhe temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve

    Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente. E në këto temperatura të larta, Prishtina ka reduktime të ujit nga Ujësjellësi Rajonal në Prishtinë.



  • Ymeri: Bisedimet do çojnë drejt ndarjes

    Deklaratën e kryeministrit për mundësinë e dialogut politik për veriun, Visar Ymeri e vlerëson si ‘qullitje përfundimtare’ politike të Thaçit dhe bisedimet e ardhshme do të shënojnë fillimin e ndarjes së brendshme të Kosovës.

  • Kosova për traktat paqeje, Serbia me platformë për vazhdimin e dialogut

    Kosova është e gatshme të hyjë në bisedime politike me Serbinë, duke besuar se një dialog i tillë do të prodhonte si rezultat nënshkrimin e një traktati paqeje midis dy shteteve. E parlamenti i Serbisë, së shpejti, të krijojë një platformë për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

  • Thaçi e Daçiçi, kryesues të mundshëm të dialogut Kosovë-Serbi

    Në konsultim të ngushtë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherin Eshton, vazhdojnë përgatitjet e një platforme të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që pritet të miratohet nga të dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.

  • Ndërkombëtarët nxisin dialogun
    Serbia neglizhon marrëveshjet

    Çështja e veriut duhet të zgjidhet brenda dokumenteve të cilat ekzistojnë në Kosovë, e jo me plane apo kërcënime të ndryshme, tha ambasadori francez Fitu. Bashkimi Evropian është duke bërë çmos që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë sa më parë. Serbia po tregohet neglizhente ndaj marrëveshjeve të arritura.

  • Zjarr në bjeshkët e Deçanit, gjendja alarmante

    Gjendje alarmante në Dukagjin nga zjarri që ka përfshirë Bjeshkën e Madhe të Deçanit dhe Batushën e Junikut.

  • Opozita kundër dialogut për veriun

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë garantuar Lëvizjen Vetëvendosje që nuk do të dorëzohen kundrejt asnjë presioni ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e bisedimeve të mundshme politike Kosovë-Serbi për t’i dhënë zgjidhje veriut të Kosovës.

  • Brukseli kërkon bisedime të
    menjëhershme Serbi-Kosovë

    Brukseli kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve Serbi-Kosovë. Kështu ka njoftuar sot Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE, Catherine Ashton.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv