Kosova & Rajoni
-
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëkohësisht ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë sot vendimin për heqjen e taksës mbi importimin e çimentos, e cila që në fillim u prit me antipati të shumta si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga data 1 gusht, bënë të ditur mediat kosovare. 25 Korrik 2012, 19:21
-
Thaçi takon Ashton në Bruksel:
25 Korrik 2012, 17:34
S’ka dialog pa zbatuar marrëveshjetPa zbatim të marrëveshjeve të arritura deri tani nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë. Ky ka qenë qëndrimi i shprehur në Bruksel nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, menjëherë pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
-
Varrimi i Ali Podrimës do të
25 Korrik 2012, 17:10
zhvillohet nesër në PrishtinëVarrimi i të ndjerit Ali Podrimja do të bëhet nesër, ka njoftuar Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK). Tashmë edhe Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar nëpërmjet medias se vdekja e poetit ishte e natyrshme.
-
Vetëvendosje kundër koalicionit
25 Korrik 2012, 17:04
PDK-AKK: Po shesin veriunLëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër një koalicioni të mundshëm PDK- AAK, dhe ka kërkuar që edhe partitë e tjera opozitare të nënshkruajnë nocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.
-
Ndryshimet në pushtet, Thaçi
25 Korrik 2012, 11:34
president e Haradinaj kryeministëNdërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike mund të ndodhë një koalicion qeverisës.
-
Vetëvendosje kundër Ban
24 Korrik 2012, 14:15
Ki-Moon, përleshen me policinëAktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, protestuan sot në hyrje të ndërtesës së UNMIK-ut në zonën industriale në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë kundër vizitës jozyrtare të Ban Ki-Moon nën parullën “UnFair”, ndërsa janë përleshur me forcat e policisë së Kosovës.
-
Vetëvendosje, projektligj për
24 Korrik 2012, 12:21
mbrojtjen e burimeve të gazetarisëDeputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alma Lama, dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës “Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”, i cili synon mbrojtje për gazetarët dhe profesionistët e tjerë që punojnë në media, për sa i përket ruajtjes së konfidencialitetit të burimeve të informacionit.
-
Ban Ki-Moon në Kosovë i
24 Korrik 2012, 10:14
shqetësuar për situatën në veriGjatë një takimi të shkurtër me gazetarët ai ka nënvizuar se duhet ndërmarrë hapa për arritjen e një respekti të ndërsjellë në rajon, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme.
-
Mandati i Presidentes, Kryeziu:
23 Korrik 2012, 13:25
Zgjidhja është te udhëheqësit e LDKAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu tha se ka një ide se si të dilet prej situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Presidentes Jahjaga, por nuk dëshiron ta bëjë publike, ndërsa ka sugjeruar që zgjidhjen e kësaj çështje ta kërkojmë te udhëheqësit e LDK-së.
-
Kryeministri Thaçi: Nikoliç
23 Korrik 2012, 07:41
është humbës, do iki i turpërua“Tomislav Nikoliç është një humbës i madh. Ashtu siç është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999, ashtu do të ndodhë sërish”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit serb, i cili kishte deklaruar se do ta përdorë edhe forcën ushtarake nëse është nevoja për ta ruajtur Kosovën.
-
Trupi i Ali Podrimes brenda
22 Korrik 2012, 15:27
pak ditësh në KosovëTrupi i pajetë i poetit Ali Podrimja do të riatdhesohet brenda pak ditësh. Është kjo deklarata e sotme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila njoftoi se “po kryhen të gjitha procedurat mjekoligjore dhe përgatitjet për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit Podrimja”.
-
Veton Surroi: Dell bëri president
22 Korrik 2012, 10:58
Pacollin e më pas JahjagënMes publicistit Veton Surroi dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë ka plasur debati, ku intervistës së Dell, Surroi i përgjigjet ashpër.
-
Berisha: Dhimbje për
21 Korrik 2012, 18:54
humbjen e PodrimjesEdhe politikanët shqiptarë përcollën sot mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit, Ali Podrimja, i cili u gjet i pajetë pas 3 ditë kërkimesh në Francë.
-
Francë, gjendet trupi i
21 Korrik 2012, 15:15
pajetë i poetit Ali PodrimjaAutoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë. Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.
-
Vizita e Ban Ki Moon mohon shtetësinë
21 Korrik 2012, 11:54Burime të shqiptarja.com thonë se vizita e Ban Ki Moon do të bëhet pa praninë e simboleve, pa pritje shtetërore nga garda e FSK si dhe vetëm me një konferencë për media ku Ban Ki Moon do të lexojë nga letra.
-
Kosova, Majko për Nikoliç: Uroj
21 Korrik 2012, 10:55
të mos bëhet si Mlladiç e KaraxhiçDeputeti socialist Pandeli Majko komenton në profilin e tij në facebook deklaratën e fundit të presidentit serb Tomislav Nikoliç në një intervistë për median serbe se “Nëse Prishtina provokon, Kosovën do ta marrim edhe me luftë” apo “...OKB nuk e kanë dërguar KFOR-in në Kosovë që të pushtojë territore”
-
Rexhepi: Do ti shuajmë strukturat paralele në veri
20 Korrik 2012, 17:10Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t`i shuajë strukturat paralele në veri të Mitrovicës, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri Prizrenit.
-
Rihapet Qendra Informative dhe Kulturore në veri
20 Korrik 2012, 17:08Zyra e BE-së në Kosovë ka rihapur Qendrën Informative dhe Kulturore të saj në në veri të Mitrovicën. Kjo qendër do të ofrojë informata për Bashkimin Evropian, asistencën financiare të BE-së dhe procesin e integrimit si dhe do të mbledhë informata prej qytetarëve lokal për këto çështje. Ajo do të sigurojë publikime, qasjen në internet, hapësirën për lexim dhe të gjitha këto do të jenë pa pagesë
-
Zhduket poeti Ali Podrimja
20 Korrik 2012, 17:02Shkrimtari Ali Podrimja është zhdukur në Francë. Ka dy ditë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Ai kishte shkuar në një festival të poezisë “Vox de la Mediterranii” në qytetin Lodeve në Francë.
-
Kuçi nuk kundërshton futjen e veriut në bisedime
20 Korrik 2012, 11:29Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë të mbajtur sot, zv/kryeministri Kuçi e ka komentuar thirrjen që zyrtarët e BE-së kanë bërë të mërkurën pas takimeve me presidenten Jahjaga, që çështja e veriut të adresohet në dialog. Kuçi nuk ka përsëritur kundërshtimin e mëhershëm që veriu të jetë pjesë e bisedimeve, po ka thënë se zgjidhja për atje do të jetë sipas Kushtetutës.
