Kosova & Rajoni
-
Një zyrtar i lartë i ushtrisë siriane, ka thënë gjoja në kushte anonimiteti për agjencinë e ANNA të Abkhazisë (Territorit gjeorgjian i pranuar si shtet vetëm nga Rusia) - se forcat që janë nën kontrollin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “vranë mbi 400 mercenarë në anën e kryengritësve, në mesin e tyre janë shumë anëtarë të ish UÇK-së”. 2 Gusht 2012, 14:16
-
Nikoliç mund të jetë kryenegociato
2 Gusht 2012, 13:54Presidenti I Serbisë, Tomislav Nikoliç, mund të jetë kryenegociator i ekipit serb për bisedime me Prishtinën. Burimet nga kabineti i tij thonë se për këtë ai pret autorizimin nga Qeveria e Serbisë.
-
Vulin: Struktura paralele janë institucionet e Kosovës
2 Gusht 2012, 13:38Serbia vazhdon ta quaj Kosovë pjesë të Serbisë, edhe në preambulen e Kushtetutës, por edhe institucionet e komunat e Kosovës i quan si ilegale. Kandidati për postin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se institucionet serbe do të mbijetojnë në Kosovë dhe se institucionet e vetme paralele janë ato që i financon Prishtina.
-
Kosova në krizë ekonomike, qeveria rrit shpenzimet
2 Gusht 2012, 13:31Deri sa Kosova është prekur nga kriza ekonomike dhe gjatë kësaj kohe kanë r¸në eksporti i mallrave, dërgesat e mërgimtarëve, investimet e huaja, ngritja ekonomike do të jetë vetëm 3.8 për qind sipas Bankës Qendrore të Kosovës, Qeveria e Kosovës po vazhdon t’i rris¸ shpenzimet në luks çdo ditë e më shumë.
-
Presidentja Jahjaga në Sarandë
2 Gusht 2012, 10:34
për pushime veroreSic raportojne mediat kosovare të cilat i referohen zyrës së presidencës Jahjaga me familjen e saj ka udhëtuar ditën e mërkure me pushime drejt bregdetit jugor shqiptar.
-
Kryediplomatja e BE negociatore
1 Gusht 2012, 23:40
midis Serbisë dhe KosovësShefja për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Katherine Ashton do të jetë ndërmjetësuese në bisedimet Serbi - Kosovë, dialog që pritet të nisë në fillim të muajit shtatorit. Kështu bën të ditur media kosovare Indexonline.
-
Taksat për ujin, Shkupi anulon
1 Gusht 2012, 22:13
reciprocitetin doganor ndaj KosovësQeveria e Maqedonisë ka vendosur heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Republikës së Kosovës, si masë të përkohshme mbrojtjeje me vendosjen e taksës doganore shtesë për ujin dhe tubat me saldim që importohen nga Kosova në Maqedoni.
-
KFOR kërkon ndihmë nga Serbia
1 Gusht 2012, 19:32KFOR-i iu bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse “të intervenojnë për të ndaluar bllokadën ilegale të qarkullimit të mallrave në pjesën veriore të Portës 1 (Jarinjë) në anën serbe të vijës administrative kufitare
-
Minat e NATO-s ua marrin jetën dy ushtarëve serbë në kufi me Kosovën
1 Gusht 2012, 15:50Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi se janë vrarë, të mërkurën, dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s. Kanë vdekur nënoficerët Slavisha Markoviq (36) dhe Nebojsha Miliq (37) duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.
-
Turqit heqin suveniret shqiptare nga aeroporti "Adem Jashari"
1 Gusht 2012, 15:35Suveniret me simbole kombëtare shqiptare janë hequr nga “freeshopi” i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ditës kur e ka marrë atë nën menaxhim një kompani turke.
-
Protestojnë gjimnazistët e "Sami Frashërit"
1 Gusht 2012, 15:25Nxënësit e shkollës Sami Frashëri kanë protestuar sot nga ora 12 kundër ndarjes se Gjimnazit "Sami Frashëri", ngritjes së cilësisë së arsimit, pagesës së uniformave shkollore dhe pagesës së kompanive private të sigurisë. Protesta është zhvilluar para objektit të shkollës, e më pastaj duke vazhduar deri te objekti i Komunës së Prishtinës
-
Kosova anulon taksën prej
1 Gusht 2012, 14:56
35% për importin e çimentosËshtë hequr duke filluar nga dita e sotme taksa prej 35 për qind për importin e çimentos në Kosovë. Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se vendimi ka filluar të zbatohet dhe për këtë janë njoftuar edhe doganat dhe institucionet tjera.
-
Thaçi: As ndryshim koalicioni, as zgjedhje të parakohshme
1 Gusht 2012, 11:18Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi foli lidhur me koalicionin e mundshëm të shumëpërfolur mes PDK dhe AAK, duke thënë se nuk do te ketë kurrfarë koalicioni tjetër dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme por vetëm ato që janë të parapara në afatin ligjor dhe kushtetues.
-
Ndërkombëtarët: PDK-ja Qeverinë
1 Gusht 2012, 10:29
e Presidencën, AAK-ja KuvendinPërfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë janë duke insistuar që ta gjejnë formulën e ndarjes së pushteteve mes PDK-së dhe AAK-së, para se Tribunali i Hagës ta japë verdiktin përfundimtar rreth rastit Haradinaj.
-
Grupi i Krizave: Serbia t’i
31 Korrik 2012, 22:42
dorëzojë veriun PrishtinësDrejtoresha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, është shprehur se “Qeveria e re e Serbisë është partneri i vetëm të cilin mund dhe do të ketë Prishtina, prandaj është e nevojshme që të shikohet përpara me shpresën që pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre nacionaliste ata të jenë në gjendje ‘t’ia shesin’ më lehtë publikut marrëveshjet e arritura”.
-
BQK: Rritje ekonomike vetëm 3.8%
31 Korrik 2012, 17:39Në Kosovë në vitin 2012 ka rënë eksporti, kanë rënë remitencat, ndërsa rritja ekonomike nuk parashihet të kalojë mbi 3.8% që është në nivel më të ngadalshëm sesa që ishte në vitin e kaluar.Të gjitha këto janë prezantuar sot nga zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë prezantimit të raportit vjetor 2011, dhe të dhënave për periudhën e parë të vitit 2012.
-
Pesë shqiptarë ikin nga burgu i Zvicrës
31 Korrik 2012, 14:26Janë arratisur pesë të burgosur, në orët e hershme të të hënës nga burgu Orbe i kantonit Vaud në Zvicër Sipas mediave zvicerran të arratisurit janë shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ata po mbaheshin në burg për vjedhje, shkelje të rendit e të qetësisë dhe delikte droge.
-
Shfaqet Armata e serbëve të veriut
31 Korrik 2012, 13:16Billborde me mbishkrimin ‘Severna Armija’ (Armata e veriut) në të cilat shihet edhe fytyra e një ushtari të uniformuar janë vendosur nëpër vende të ndryshme në veri të Kosovës.
-
Zhbogar:Të fillojë dialogu politik
31 Korrik 2012, 13:08Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë shpejt dhe se liderët e të dyja vendeve duhet të marrin përgjegjësinë që të zgjidhet një problem si veriu.
Edhe nënpresidentja e Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane Suzana Grubejshiq ka deklaruar se dialogu mes Beogradit e Prishtinës do të ngritet në nivel më të lartë, por nuk ka saktësuar se kur do të vazhdojnë bisedimet. -
Tetë gjyqtarë akuzohen për korrupcion
31 Korrik 2012, 13:02Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për një rast të korrupsionit. Të akuzuarit përfshijnë ish Kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, një avokat dhe një përfaqësues të një Ndërmarrjeje Shoqërore (NSH)
