Kosova & Rajoni
-
Deputeti i Parlamentit Evropian, Bernd Posselt, ka thënë se misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX, nuk është në krye të detyrës, dhe se është i zhgënjyer me punën e tij.
25 Prill 2012, 11:41 -
Presidentja takon gazetarët, prap protesta
25 Prill 2012, 11:27Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, si dhe përfaqësues të mediave të shkruara dhe atyre elektronike, për të biseduar për nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Meiat janë pajtuar që më 3 maj, në Ditën e Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit do ta bojkotojnë punën e institucioneve të Kosovës në shenjë proteste.
-
Haga ka mbyllur çështjen ndaj Haradinajt
25 Prill 2012, 11:23Prokuroria e Tribunalit të Hagës ka njoftuar se më 20 prill ka mbyllur çështjen ndaj ish-komandantit të UÇK së, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, sa i përket thirrjes së dëshmitarëve.
-
Kushtet, studentët e Arteve të
24 Prill 2012, 20:46
UP në protestë kundër rektoratitNën tingujt e instrumenteve muzikore, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot duke kërkuar nga rektorati i UP-së, kushte dhe hapësirë të nevojshme për studime. Ata kanë bërë të ditur se do të protestojnë deri në plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme, pasi aktualisht ato janë mjaft të vështira.
-
KFOR me trupa shtesë
24 Prill 2012, 15:20700 trupa të KFOR-it pritet të zbarkojnë sot(e premte) në Kosovë. Komandanti I KFOR-it Erhard Drews duke mos e ndërlidhur shtimin e trupave me gjendjen në Veri dhe me zgjedhjet e Sebisë, tha se paqëruajtësit do të veprojnë konform nevojës që paraqitet ne terren.
-
Serbia, kufirin ta kontrollojë KFOR
24 Prill 2012, 15:03Prania e Policisë së Kosovës në kufi me Serbinë e papranueshme për Beogradin Ushtria e Serbisë ende e quajnë “kufiri i vendit tonë”
-
Vetëvendosje takohet me Zboga
24 Prill 2012, 14:53Me kërkesë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot u mbajt një takim me drejtuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zbogar ku u diskutua situata në Mitrovicë.
-
Refugjatë afganë në zonën mes Kosovës e Serbisë
24 Prill 2012, 14:49Ka disa ditë që 17 refugjatë nga Afganistani po qëndrojnë në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë. Ata u përzunë nga Serbia drejt Kosovës, por autoritetet kosovare nuk i lanë të hyjnë pa dokumente në Kosovë.
-
Arsiç e Zhiviç u liruan nga paraburgimi
24 Prill 2012, 14:43Pas 24 orësh të mbajtjes në paraburgim, dje në orët e pasditës janë liruar shefi i të ashtuquajturit Qark i Kosovës, Goran Arsiq, dhe sekretari i Kryqit të Kuq të Lipjanit, Novica Zhiviq.
-
Nuhiu mohon akuzat
24 Prill 2012, 12:21Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shemsi Nuhiu, ka hedhur poshtë akuzat para Departamentit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë të Serbisë se ka marrë pjesë në vrasjen dhe torturimin e civilëve serbë në Gjilan në vitin 1999, si anëtar i të ashtuquajturit ‘Grupit të Gjilanit të UÇK-së’.
-
Jahjaga, Rikandidimi?
24 Prill 2012, 11:38
Ende heret per te foluPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se është ende herët për të folur per rikandidim te saj.Ndërkaq duke iu referuar zgjedhjes së presidentit shqiptar në muajin korrik, presidentja Jahjaga kishte një këshillë: atë që vendit i duhet një president i zgjedhur nga populli.
-
Veriu do merret me forcë
24 Prill 2012, 11:26Me titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ e ditës së Martë shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni - Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Përgatitet destabilizimi i Kosovës dhe marrja me forcë e veriut të Mitrovicës.
-
Kosovë, studentët e Arteve
24 Prill 2012, 11:23
protestë nën tingujt e muzikësProtestë përmes tingujve te muzikës. Kështu e kanë konceptuar studentët e fakultetit të Arteve, të Universitetit të Prishtinës, protestën e tyre për mungesë të hapesirës së nevojshme dhe mungesë të instrumenteve të domosdoshëm. Protesta do te zhvillohet neser ne oren 11.00.
-
NATO kritikon BE: EULEX
23 Prill 2012, 21:02
i paaftë, rëndon mbi KFORSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka kritikuar BE-në se e ka lënë të “papajisur me burimet e duhura” misionin e saj në Kosovë, EULEX. Ai tha se barra për të plotësuar boshllëqet e misionit europian, i cili duke mos pasur mjetet dhe njerëzit e duhur nuk arrin dot të kryejë detyrat e tij, i bie në mënyrë të padrejtë misionit të NATOS-s, KFOR.
-
Rexhepi: Plan trepikësh për t'i parandaluar zgjedhjet serbe
23 Prill 2012, 16:14Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të përmbushin obligimet e tyre dhe të mos lejojnë që nga rrugët alternative të futen në Kosovë politikanë serbë.
-
Shqiptari shtyp barrikaduesin se
23 Prill 2012, 15:27Dy shqiptarë po mbahen në stacionin policor në Zubin Potok, pasi në ikje nga serbët e barrikadave të kësaj komune kanë goditur një qytetar serb, të cilit i kanë shkaktuar lëndime si dhe kanë goditur një veturë tjetër.
-
"Çohu" i bën kërkesë publike PDK-së për 100 milionshin
23 Prill 2012, 15:12Një raport hulumtues në të cilin Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese dhe Organizata ÇOHU! kanë punuar me muaj të tërë, dhe ku është gjetur se PDK-ja iu ka shpërndarë financuesve të fushatave të saja elektorale mbi 100 milionë euro përmes tenderëve publik, PDK iu është përgjigjur në një gjysmë faqe komunikatë që do ti hedh në gjyq për shpifje.
-
Ferizaji nisi fushatën parazgjedhore
23 Prill 2012, 14:37Sot ka nisur zyrtarisht fushata pesëditore parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, për postin e kryetarit të komunës. Për këtë garë kandidaturën e tyre e kanë ofruar shtatë përfaqësues të subjekteve politike dhe një kandidat i pavarur.
-
Të shtëna në veri të Mitrovicës
23 Prill 2012, 10:29Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës afër urës kryesore. Janë sulmuar me armë zjarri zyrat e komunës kishtare.
-
Sejdiu e Krasniqi para drejtësisë, falën vrasësit
23 Prill 2012, 10:14Ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës në këtë post, Jakup Krasniqi, pas tre muajsh mund të përballen me drejtësinë. Dyshimet për falje të burgut, lirimin e të dënuarve për vrasje e dhunime, ka mundësi t’i ballafaqojë me ligjin.
