Kosova & Rajoni

  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen bashkë me një delegacion të Këshillit Veriatlantik po qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë. Asnjë media nuk është lejuar të filmojnë as ardhjen e as t'i përcjellin takimet që do të mbahen me zyrtarët vendor dhe ndërkombëtar duke e bërë enigmatike vetë qellimin e vizitës.
  • EULEX: Në bandën shqiptare edhe një oficer i ROSU

    EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve lidhur me një vjedhje që ka ndodhur në Barcelonë të Spanjës në korrik të vitit 2009, e që arrin vlerën e 1.3 milion eurove. Në mesin e tyre është edhe një oficer i lartë i njësisë ROSU.

  • Ka filluar punën Zyra Administrative në veri

    Zyra Administrative në veri të Mitrovicës mëngjesin e sotëm ka filluar punën e saj. Të punësuarit e kësaj zyre mëngjesin e sotëm kanë arritur në ndërtesën e cila gjendet më lagjen e quajtur “Mahalla e Boshnjakëve”.

  • Nikoliç: Konsensus për Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se duhet arritur konsensusi i partive parlamentare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nikoliç ia ka përcjellë këtë qëndrim kryepeshkopit serb, Irinej, i cili ka thënë se Kisha kurrë nuk do të ikë nga përgjegjësia e saj.

  • Thaçi kërkon, Kuçi kthehet 

    Hajredin Kuçi është kthyer në pozitën e zv/kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për shqiptarja.com zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë deklaruar. Kthimi i Kuçit u bë pas ftesës së i bëri kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi 

  • Zv/kryeministri Bukoshi dhe
    zv/min. Haraçija japin dorëheqjen

    Bujar Bukoshi, zv/kryeministër në qeverinë e Kosovës si dhe zv/ministri i Financave, Astrit Haraçija, kanë dhënë sot dorëheqjen, ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi i pranoi zyrtarisht ato, bëri të ditur një njoftim i qeverisë.

  • Ndihmës-sekretari amerikan, Gordon viziton Kosovën

    Zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon, ka arritur rreth orës 16 në Prishtinë, ku pritet ta rikonfirmojë mbështetjen amerikane për Kosovën.
    Ndihmës-sekretari amerikan për çështjet evropiane, Philip Gordon, ka zhvilluar  një takim me presidenten Atifete Jahjaga, derisa pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Kosovës. 

  • Protestojnë importuesit e çimentos

    Të mbledhur para Ministrisë së Tregtisë duke u rënë borive të kamionëve si dhe me pankarta të ndryshme protestuan sot punëtorët e kompanisë “Besimi Comerc” me rreth 100 nënkontraktorë të saj për ta kundërshtuar vendimin e ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari, për vendosjen e masës tarifore prej 35 për qind, për të gjithë importuesit e çimentos.

  • Serbët protestuan në veri

    Në veri të Mitrovicës sot është protestuar kundër hapjes së zyrës civile administrative dhe shtrirjes së autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë. 

  • LDK-AKR:Do ta bllokojmë reformën kushtetuese

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, parti këto të përfshira në marrëveshjen e vitit të kaluar për tejkalimin e krizës politike, kanë paralajmëruar bllokim të reformave kushtetuese dhe zgjedhore në rast se nuk përfillet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila buron nga marrëveshja e liderëve.

  • 100 vjetori i shtetit edhe në Luginën e Preshevës

    Në kuadër të manifestimeve gjithëkombëtare të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, i përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, për dy ditë me radhë në Preshevë dhe në Bujanoc, ka shënuar këtë ngjarje kombëtare me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike.

  • Jovanoviç: Takimi Tadiç-Thaçi, hap i mirë, por i vonua

    Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviç ka vlerësuar se për rajonin, Beogradin e Prishtinën është i rëndësishëm çdo gjest i cili i relakson raportet. Në këtë dritë duhet shikuar edhe takimin Tadiç-Thaçi , por edhe duhet pranuar se fjala është për aktin e vonuar i cili do të kishte rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare sikur të kishte ndodhur para disa vitesh.

  • Kushtetuesja: Kuvendi ka miratuar rezolutë antikushtetuese

    Rezolutën, e cila i ka dhënë mbështetje marrëveshjes politike ndërmjet Behgjet Pacollit, Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme presidenciale sipas Gjykatës Kushtetuese, edhepse Kuvendi i Kosovës, më 7 prill të vitit të kaluar e ka miratuar, nuk është në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit-Kushtetutën

  • Dogana shqiptare pengon grurin e Kukësit të bluhet në Kosovë

    Dogana e Shqipërisë ka penguar bujqit e zonës së Kukësit që të grumbullojnë grurin e prodhuar në fushat e tyre në fabrikën e miellit në Xërxë të Rahovecit në këmbim të miellit, shkruan e përditshmja Koha Ditore. Sipas shkrimit, deri te ky veprim që ndërmirret për herë të parë nga ana e Doganës së Shqipërisë, po bëhet në emër të luftës kundër evazionit fiskal, por edhe të mbrojtjes së prodhimit vendas

  • Vriten një çift serbë në Ferizaj

    Janë gjetur të vrarë Jevtiq Milovan dhe gruan e tij Liljana.Ngjarja ka ndodhur.mbrëmë rreth 22 orë në fshatin Talinoc të Ferizajt.

  • Jahjaga presidente deri në 2016

    Atifete Jahjaga do të ruajë postin e Presidentes deri në vitin 2016. Vendimin është marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur se amendamentet kushtetuese të propozuara nga ana e Komisionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Reagon Arsim Bajrami nga Komisioni për ndryshime kushtetuese "Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar juridiksionin e saj per Jahjagen"

  • Konfiskohen 350 kg marihuanë

    350 kilogramë drogë të llojit marihuanë janë konfiskuar nga policia e Kosovës. Kjo është sasia më e madhe e konfiskuar deri më tani dhe kjo është arritur pas një operacioni të gjerë policor që u zhvillua në lokacione të ndryshme, ku u arrestuan 5 të dyshuar, njëri në Pejë, njëri në fshatin Xërxë, 2 në Rahovec dhe ndërsa një tjetër, që është shtetas i Maqedonisë, është arrestuar në pikë kalimin e Hanit të Elezit.

  • Daçiç telefonon Nishanin

    Në përpjekje për t’i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

  • Hoxhaj në konferëncë si mik i popullit të Sirisë

     Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare “Miqtë e Popullit të Sirisë” në Paris, ka mbajtur një fjalim para mbi 100 liderëve botërorë. “Republika e Kosovës dënon ashpër fushatën gjakderdhëse të regjimit të Assadit ndaj aspiratave të opozitës siriane për të transformuar vendin e tyre në një shtet të hapur dhe pluralist.

  • Ministri Beqaj: Femrave
    s'duhet t'u vijë erë e keqe

    Lëvizja VETËVENDOSJE! e pengoi zhvillimin e konferencë për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut", nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv