Kosova & Rajoni

  • Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare ka publikuar sot, Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin mars 2012. Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat e Indeksit të tërësishëm të çmimeve të konsumit në Kosovë i cili është më i lartë për 0,1% në muajin mars 2012 krahasuar me muajin shkurt 2012. Marsi i vitit 2011 krahasuar me muajin shkurt 2011 ishte me çmime më të larta për 1,1%. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2012 me muajin mars 2011 ishte 0,6%.
  • Serbët vendosin barrikada, ato hiqen nga banorët shqiptarë në veri

    Grupe serbësh kanë vendosur sot, në orët e hershme të mëngjesit, barrikadë në rrugën që shpie për në tri fshatrat shqiptare të komunës së Leposaviqit. Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.

  • Tahiri letër sekrete Cooper-it

    Udheheqësja e bisedimeve Edita Tahiri përmes një letre interne të dërguar ndërmjetësit të bisedimeve Robert Cooper, ka kërkuar nga BE-ja që të bëjë presion të pala serbe në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura. Përderisa në takimin e radhës që deklarohet se do të mbahet pas zgjedhje në Serbi , tema për të cilat pritet diskutohet janë telekomunikacioni dhe energjia.

  • Komisionit parlamentar për punë të brendshme kritikon Qeverinë

    Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për punë të brendshme u diskutua situata në pjesën veriore të Kosovës, përderisa dolën shtatë rekomandime për Ministrinë e Brendshme e cila obligohet ti ndërmarrë në atë pjesë.

  • Thaçi kthehet në Kosovë,
    demantohet bastisja e ROSU

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga SHBA-ja foli për mbështetjen që ka marrë nga zyrtarët amerikanë për Kosovën.Polica thotë që lajmi që ka qarkulluar mbrëmë ku thuhej se KFOR-i ka bastisur Njesinë Speciale ROSU nuk është i vertetë. Zv/kryeministri Kuqi ironizon KFOR-in, mund të jetë trembur pas zotimeve të Qeverisë për të vendosur rend dhe ligj në veri të Kosovës

  • Kurti letër ministrave të BE: Statusi
    inkurajoi Serbinë destruktive

    Lideri i Vetvendosjes Albin Kurti u është drejtuar me një letër ministrave të jashtëm të vendeve të BE, duke kërkuar ushtrimin e presionit ndaj Serbisë që të lirojë disa shtetas kosovarë të arrestuar ditët e fundit, si edhe të kërkohet nga forcat ndërkombëtare në Kosovë të ndërhyhet në veriun e Mitrovicës.

  • Austria kërkon suspendimin e marrëveshjes e sigurimeve me Kosovën

    Qeveria e Austrisë ka kërkuar nga parlamenti i këtij vendi që të suspendojë marrëveshjen për çështje të sigurimit me Kosovën, pasi kjo e fundit ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor.

  • Kuqi: Në veri duhet rend dhe ligj

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se deklarimi i tij lidhur me një aksion të mundshëm në veri të ngjashëm më atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, ka qenë deklarim i bazuar në kuadër të procesit për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë hapësirë.

  • Serbia mban veturën dhe armët e policëve të rrëmbye

    Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, nuk ka dorëzuar xhipin dhe armët e dy policëve kufitarë të Kosovës, që u arrestuan nga xhandarmëria serbe më 31 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës, afër kufirit me Serbinë.

  • Bastiset baza e ROSU në Mitrovicë

    Ushtarë të shumtë të KFOR-it dhe njësi të EULEX-it, kanë hyrë në selinë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. Burimet tona, thonë se kanë bllokuar ndonjë ndërhyrje të mundshëm në veri.

  • Thaçi takon Baroneshën Ashton në Stamboll

    Në Stamboll, gjatë kthimit nga vizita në SHBA, Thaçi u takua me Ashton ku e njoftoi lidhur me gjendjen në veri të vendit dhe qasjen tërësisht anti-evropiane të Serbisë karshi Kosovës.

  • Arrestohen bujqit, donin të protestonin

    Policia e Kosovës ka arrestuar Tahiri Tahirin, kryetar i Sindikatës së Bujqve të Kosovës dhe disa fermerë në lagjen "Kodra e Trimave" në hyrje të Prishtinës në rrugën në drejtim të Besianës. Prodhuesit e patates më herët kishin paralajmëruar se do të protestonin në Prishtinë, para qeverisë.

  • Përleshje me armë zjarri në veri

    Në veri të Mitrovicës, rreth orës 3:00 të mëngjesit ka ndodhur një përleshje mes disa personave dhe të shtëna me armë zjarri që kanë rezultuar me një të plagosur, konfirmoi pë shqiptarja.com zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti. 

  • Qeveria paralajmëron
    ndërhyrje në veri

    Qeveria paralajmëron ndërhyrje në veri. Zv-kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë.

  • Thaci: Bosnja të lërë të kaluarën
    dhe të njohë Kosovën

    Kryeministri i Kosovës deklaron për mediat boshnjake se është koha që Bosnja të njohë Kosovën, duke shtuar se pavarësia e saj nuk është e drejtuar kundër askujt.

  • Fatmir Limaj i kthehet Kuvendit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj i është kthyer Kuvendit pas mëse 6 muaj të mugesës si pasojë e përballjes me akuza në rastin “Kleçka”, me çrast i ishte shqiptuar edhe masa e arrestit shtëpiak.

  • Kosovë, 4 zyrtarë të qeverisë
    pritet të arrestohen

    Gazeta Express, referuar disa burimeve të saj shkruan se bëhet fjalë për ministra dhe së paku një zëvendëskryeministër, pasi ka dyshime te forta të jenë përfshirë në afera korruptive si dhe të kenë shpërdoruar detyrën.

  • Mitrovica, Vetëvendosje
    protestë në Kuvend

    Dy deputetë të Vetëvendosjes për dy orë protestuan para foltores me pankartë në dorë ku shkruheshin emrat e dy shqiptarëve të vrarë nga serbët.

  • Jep dorëheqjen ambasadori
    i Kosovës në Çeki

    Lajmi e bëjnë me dije mediat kosovare, sipas të cilave, dorëheqja e diplomatit është e parevokueshme. Zogiani i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës ai njofton institucionet e Kosovës për dorëheqjen, ka konfirmuar Artan Behrami, këshilltar politik i ministrit Enver Hoxhaj.

  • Kurti: NATO përgjegjëse
    për sigurinë, të ndërhyjë

    – NATO është ende përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ndaj lideri i lëvizjes Vetëvendosje i ka kërkuar sekretarit të saj të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, që të marri masa të menjëhershme për të parandaluar incidente të tjera në veri të vendit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv