Kosova & Rajoni

  • Në mbrëmjen e së martes, në urën e Suhodollit, lagje kjo e banuar nga shqiptarët, karabinierët italianë kanë  kontrolluar shqiptaret që po shkonin në Suhodoll, por jo edhe serbët.
  • Serbët kërcënojnë edhe me fletushka

    Organizata ultra-nacionaliste serbe Obraz (nderi) ka lënë fletushka në dyert e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, tek Tre Rrokaqiejt, me logon e organizates dhe shkrimin "Ne po vijmë".
     

  • Me kë dialogon Prishtina pas 6 majit?

    Në garën e fortë elektorale që pritet të zhvillohet në Serbi më 6 maj, partia socialiste e ministritit të brendshëm Ivica Daçiç duket se do të jetë vendimtare për përcaktimin se nga do anojë peshorja e pushtetit.

  • Vojisllav Koshtunica dhe Samarxhiç,
    ilegalisht në veri

    Vojisllav Koshtunica dhe Sllobodan Samarxhiq do të mbajnë një tubim elektoral sonte (të martën) në veri të Mitrovicës. Ata janë parë para një ore në Jarinje duke kërkuar rrugë alternative për të hyrë në Kosovë pa u vërejtur nga ana e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it.

  • Stefanoviç: Veriut status special, 
    të gatshëm për vazhdimin e dialogut

    Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime Borisllav Stefanoviç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën. Veriu i Kosovës duhet të ketë statusin special. Prishtina po ndërhyn në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, njëanshëm dhe me dhunë kundër serbëve.

  • Privatizimet, Qeveria shpenzon në këshilltarë të huaj

    Qeveria e Kosovës shpenzon miliona euro për të marrë këshilla projekte. Këtë vit janë paraparë 3.5 milionë euro për shërbime këshilluese. Këshilltarë ka kërkuar edhe Ministria e Tregtisë për koncesionimin e Brezovicës. MTI i ka ndarë rreth 500 mijë euro.

  • Edita Tahiri vizion Kroacinë

    Zonja Tahiri tha se të dy vendet dhe dy popujt tona ndajnë një histori të përbashkët të luftës për vetëvendosje dhe krijim të shteteve të pavarura dhe në këtë kohë i bashkon vizioni euro-atlantik dhe prosperiteti të rajonit. “Rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim dhe stabilitet dhe se dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë i kontribuon këtij qëllimi” tha Pusiç gjatë takimit.

  • Tadiç: UNMIK-u, është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve

    Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nëse komuniteti ndërkombëtar thotë se Rezoluta 1244, e cila është bazë për mbrojtjen e sovranitetit tonë në Kosovë, kjo nënkupton se UNMIK-u, është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, dhe ne e respektojmë një gjë të tillë.

  • Shpërngulen 40 familje nga Veriu

    Rreth 40 familje janë shpërngulur nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës. “Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret.

  • Qeveria e Kosovës: Kujdes kur të udhëtoni nëpër Serbi

    Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se nuk mund t’i bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë qytetarëve të Kosovës, qofshin ata mërgimtarë, apo qytetarë, që kalojnë transit nëpër Serbi, që të mos kalojnë nëpër këtë shtet, por kanë bërë thirrje që mundësisht t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera, pasi që mund të jenë viktima të ndonjë arrestimi pa ndonjë argument, apo fakte ligjore.

  • Mitrovicë, KFOR patrullon së bashku me PK

    KFOR-i ka ngritur nivelin e sigurisë në veri, në lagjet me popullatë të përzier, bashkë me Policinë e Kosovës.

  • 13 vjetori i rënies së gjeneral Shkëlzen Haradinajt,
    familjarët e pakënaqur me trajtimin institucional

    Në Gllogjan, në 13 vjetorin e rënies heroike nderohen dëshmoret e lirisë në mesin e të cilëve edhe gjenerali Shkëlzen Haradinaj. 

  • Beograd, gjykohet Mark Koshnjeti, 30 ditë paraburgim

    Mark Koshnjetit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria për krime lufte në Beograd. Shqiptari nga Kosova është arrestuar të shtunën nga policia serbe, ndërsa sot në Gjykatën e Lartë në Beograd ai u mor në pyetje. Mark Koshnjeti, i cili u arrestua të shtunën nga policia serbe në pikën kufitare në Merdarë akuzohet për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë. Familjarët kanë deklaruar se ai kurrë nuk ka qenë në UÇK, siç pretendon pala serbe.

  • Jeremiç kritikon Bogdanoviçin, 
    marreveshjet duhet të zbatohen

    Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka porositur liderin e opozitës, Tomislav Nikolic, se marrëveshjet e arritura me Kosovën duhet të respektohen, në të kundërten, ka thënë Jeremiq, Serbia mund të përballet me pasoja të rënda.

  • Seanca e jashtëzakonshme të mërkurën, 
    nuk përjashtohet ndërhyrja në veri

    Nderkohe qe zv/kryeministri Kuqi nuk e ka perjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ne Veri, edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se duhet përdorur edhe forcën për zgjidhjen e çështjes së Veriut. Rexhep Selimi nga Vetëvendosje e quan absurd mbledhjen e nënshkrimeve derisa Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit të thërrasë seancën e jashtëzakonshme pa pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.

  • Incidentet në veri: BE, po hetohet

    Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë ka njoftuar qendrën e Bashkimit Evropian në Bruksel, se është duke u marrë intensivisht me hetimet lidhur me incidentet e fundit në veri, me ç’rast humbi jetën shqiptari Selver Haradinaj.

  • Bogdanoviç: Serbia s'do mbajë
    zgjedhje lokale në Kosovë

    Zgjedhjet lokale serbe nuk do të mbahen në Kosovë, deklarata vjen nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç. Në një intervistë për Tanjug, Bogdanoviç tha se Serbia “nuk dëshiron të shkelë në asnjë mënyrë rezolutën 1244”

  • Serbia arreston ish-luftëtarin e
    UÇK: Akuzohet për krime lufte

    Një tjetër kosovar është arrrestuar nga policia serbe teksa ka lënë territorin e Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për Mark Kasnjetin, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili u arrestua në bazë të një urdhër-arresti për krime lufte. (Në foto: Kasnjeti në të djathtë, në vitin 1998. Foto e publikuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë)

  • PDK, seancë e jashtëzakonshme,
    11 ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt

    Pas kthimit të premten të Kryeministrit nga SHBA, shefi i grupit parlamentar të PDK, Adem Grabovci merr iniciativë që të mërkurën të mbahet seancë e jashtëzakonshme për veriun. Iniciativa ka arritur të marrë 45 nënshkrime të deputetëve të mërkurën në orën 14:00. Vetëvendosje thotë se habitet nga fakti që PDK ka Kryeministrin i cili ka të drejtë kushtetuse të thërras seancë të jashtëzakonshme dhe mbledh firma sikur të ishte në rolin e opozitës.

  • Fyle: Serbia të normalizojë
    marrdhëniet me Kosovën

    Komisioneri për zgjerimin në BE, ka dekalruar se normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, mbetet kusht politik për integrimin e Serbisë. Fyle është shprehur se ky proces “mund të zgjasë një muaj, por edhe katër vjet”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv