Kosova & Rajoni

  • Qendra Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë reagon ndaj sjelljeve të militantëve të AAK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët sot gjatë aksionit “Ky person po i kushton komunës sonë shumë shtrenjtë” kërcënuan dhe ofenduan gjashtë aktivistë të VETËVENDOSJE-s . Rreth 30 policë të Kosovës si dhe forcat speciale ishin gjatë aksionit ku militantët e AAK-së në prezencën e tyre ofendonin, kërcënonin dhe shqyenin posterët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
  • Mitrovica, Presidentja takon drejtues të strukturave të sigurisë

    Presidentja Atifete Jahjaga po zhvillon sot takime me drejtues të strukturave të sigurisë më qëllim të koordinimit të veprimeve institucionale pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku mbeti i vrarë 38 vjeqari Selver Haradinaj.

  • Qeveria gjermane: Mos udhëtoni në veri

    Qeveria e Gjermanisë është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ndërkaq ka paralajmëruar qytetarët gjermanë që të shmangin udhëtimet në veri të Kosovës.

  • Serbia fillon fushatën elektorale në veri të Kosovës

    Policia e Kosovës dhe KFOR-i, kanë urdhëruar gazetarët që të largohen nga ura kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë: Nuk garantojmë siguri. Të rinj serbë me flamuj të Partisë Përparimtare serbe, kanë qëndruar pranë urës së Ibrit, duke provokuar akoma situatën në Mitrovicë.

  • Krasniqi: Institucionet duhet ti mbrojnë shqiptarët në veri 

    Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, komentoi deklaratat e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cilin një ditë më parën deklaroi se qytetarët në veri duhet ta mbrojnë pragun e shtëpisë. Qytetarët nuk janë të obliguar që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, pasi për këtë punë, përgjegjëse, janë institucionet.Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej gjendja e krijuar në veri te vëndit nuk ka gjetur mbështetjen e subjekteve tjera politike, madje as atyre opozitare.

  • Veteranët e UÇK: Do të veprojmë në veri

    Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.

  • Policia kufitare tërhiqet, 
    patrullon brenda territorit të Kosovës

    Nga arrestimi i dy policëve kufitarë të Kosovës, lëvizjet e forcave të rendit në afërsi të vijës kufitare janë reduktuar në masë të madhe, madje patrullimi i tyre tashmë bëhet në thellësi të territorit të Kosovës, dhe jo si rëndom afër vijës së gjelbër të kufirit me Serbinë.

  • Mitrovicë, shqiptarët në veri: Do
    mbrojmë pronat edhe me armë|

    Pas sulmeve të fundit në Mitrovicë, shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit kanë filluar të organizohen në turne duke ruajtur ditë e natë pronat e tyre. “Nuk do t’i lëshojmë shtëpitë dhe as pronat tona”, i tha njëri prej tyre korrespondentit të Shqiptarja.com.

  • Mitrovica, Kurti kërkon ndihmën
    e Topit, Krasniqit e Jahjagës

    Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes 3 letrave të ndryshme, i ka kërkuar sot autoriteteve më të larta të Prishtinës dhe Tiranës që të reagojnë për gjendjen në Mitrovicë.

  • Zgjedhjet serbe, radikalët në Mitrovicë

    Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq, pritet të qëndrojnë në veri të Mitrovicës.Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se  Nikoliq dhe Vuçiq, nuk kanë bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën.

  • Ivanovic: KFOR të zëvendësojë Policinë në lagjet me tensione

    Trupat paqeruajtëse të KFOR-it duhet të stacionohen në lagjet e Mitrovicës ku janë të theksuara tensionet ndëretnike, ka thënë Oliver Ivanovic për mediat kosovare.

  • Shpërthimi në Mitrovicë, AKSH
    mund të ndërhyjë në Kosovë

    Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nëpërmjet një komunikate të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm për të mos vepruar edhe në Kosovë.

  • Shqiptarët në veri kërkojnë mbrojtje

    Përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të lagjeve të pjesës veriore të shqetësuar nga ngjarjet e fundit kërkojnë nga institucionet e vendit që të shtojnë masat e sigurisë në atë pjesë. Ata kanë mbajtur sot një takim me kryetarin e Mitrovicës Avni Kastrati nga i cili kanë kërkuan që të ketë prani të Policisë Speciale të Kosovës, si dhe rivendosjen e pikave statike të Policisë në lagjet ku jetojnë shqipatërt dhe serbët në veri të Mitrovicës. Përfaqësuesit shqiptarë në veri thonë se janë të njohur emrat e Jovica Lazareviq dhe Desimir Janiçijeviq dhe se disa hetues të Policisë së Kosovës ua kanë thënë se organizata e tyre mund të qëndrojë prapa sulmeve ndaj shqiptarëve në veri.



  • Gjendje e tensionuar në veri, 
    shqiptarët po shpërngulen

    Një ndjenjë e thellë e pasigurisë ka prekur shqiptarët të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës. Banorët, kryesisht gratë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre. Nga ora 15 është planifikuar  një protestë paqësore nga shqiptarët për vrasjen e Selver Haredinajt.

  • Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Qeverisë

    Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të brendshëm Bajram Rexhepit, Kryeministrit Hashim Thaçi dhe gjithë qeverisë së Kosovës që është bashkëpunëtore me Serbinë në incidentet të cilat po shpijnë drejt negociatave për veriun e vendit tonë dhe po e dështojnë shtetin e Kosovës”.

  • Mitrovicë, Thaci: Të ulet tensioni
    Dyshime per organizate serbe

    Kryeministri Thaci reagon nga SHBA per incidentet ne Mitrovice: Bashkepunim me nderkombetaret per uljen e tensionit. Sot situate e qete ne Mitrovice. Policia dyshon se pas atentatit me eksploziv ne banesen e familjes Haradinaj, qendron organizata serbe "Mbrojtja civile"

  • Mitrovicë, gruaja e viktimës:
    Serbët na provokojnë çdo ditë

    Qindra serbë me uniforma policie dhe të maskuar kanë bllokuar lagjen “Tre rrokaqiejtë”, e vetmja në zonën veriore të Mitrovicës që banohet edhe nga shqiptarë. Sipas dëshmitarëve, ata kanë thyer xhamat e banesave të shqiptarëve dhe kanë hequr një pikë stacioni të policisë të vendosur aty, raporton korrespondenti i Shqiptarja.com. KFOR dhe EULEX kanë bllokuar qarkullimin në urën e Ibrit për të evituar përplasjen mes dy etnive. Mediat nuk lejohen në vendngjarje dhe janë bllokuar në urën e Ibrit.
    VIDEO - Kryeministri Thaçi reagon për ngjarjen
    VIDEO - Dëshmia e gazetarit mbi sulmet e serbëve
    VIDEO - Shpërthimi në Mitrovicë, vdes babi, plagosen 4 fëmijët

  • Kushtetuta katervjeçare e shkelu

    Miratimin e Kushtetutës, katër vjet më parë, Presidentja e vlerësoi akt historik, që shpreh vullnetin e popullit të Kosovës Edhe Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se janë konsoliduar institucionet demokratike si dhe është fuqizuar sundimi i rendit dhe ligjit. Por, gjatë këtyre katër viteve të Kushtetutë, ajo është shkelur dy herë nga presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli.

  • Policia: Situatë e tensionuar në veri

    Pas vrasjes së Selver Haradinajt, Policia e Kosovës thotë se situata në këtë pjesë të vendit mbetet e tensionuar. Mbremë në lagjen Suhodoll është sulmuar Vlladimir Denoviq nga përsona ende të panjohur, i cili thuhet se ka pësuar lëndime të rënda trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.

  • Thaçi propozon Komision Pajtimi me Serbinë

    Kryeministri Thaçi në një intervistë gjatë vizitiës së tij në Uashington kishte folur për integrimin e serbëve brenda sistemit kishte dhënë idenë për një Komision për të Vërtetën dhe për Pajtim për Kosovën që do të shëronte plagët e konflikteve në rajon. Por propozimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dy subjektet politike që janë në opozitë Vetëvendosje dhe AAK e kundërshtuan vetë idenë pa u realizuar drejtësia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv