Opinion
-
Të njohësh mirë një njeri, duhet të hash një thes me kripë, o bir! Unë, Hysni Milloshin nuk e kam njohur si “komunist” dhe as si Kryetar i PKSH në pluralizëm. Kur isha ushtar(3 vjet), e takova nga afër si student ushtarak shumë simpatik në Degën e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Ishin fillimvitet ’70 të shekullit që shkoi.
8 Janar 2023, 20:06 -
Ylli Pata: Pse ndodhi ‘kryengritja’ e 8 janarit?!
8 Janar 2023, 19:40Sali Berisha, që ditën kur ndikoi të zgjedhë Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike në vitin 2013, e ka pasur kontrollin në të gjithë mjedisin e opozitës. Natyrisht jo gjithmonë të gjithin, jo përherë me të njëjtin ritëm, por duke shfrytëzuar grupet e fuqishme të interesit, biznesit e mediave, por edhe grupeve financiare, ka bërë presionin e duhur që gjërat të mos i shpëtojnë kollaj nga duart.
-
Udhëkryqi opozitar drejt pushtetit!
8 Janar 2023, 13:55Kush më shumë e kush më pak, të gjithaqeveritë e pas 90-s kanë “gishtin” e tyre nëdramën e tranzicionit shqiptar e “litarët” e panumërt të tij.
-
Zaloshnja: Erion Veliaj 35-45 mijë vota epërsi, pavarsisht se kë ka përballë
8 Janar 2023, 11:11Kjo epërsi e Veliajt mund të shpjegohet statistikisht edhe me shpërndarjen e simpative të tiranasve ndaj katër politikanëve kryesorë – shumica dërrmuese e atyre që simpatizojnë Ramën kanë prirjen të votojnë për Veliajn dhe anasjelltas (mardhënia numerike nuk është biunivoke arthmetikisht, por korelacioni është i fortë statistikisht). Në tabelën shoqëruese mund të shihni vetë se kë simpatizojnë tiranasit e prirur për të votuar në zgjedhjet lokale.
-
A po vrasin vendimet arbitrare të gjykatave? Enver Sheshi që vdiq kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë! Ishte dënuar një herë për inceneratorët, u arrestua sërish
8 Janar 2023, 10:29Masat radikale dhe të diskutueshme të GJKKO për të dyshuarit për evazion fiskal dhe korrupsion, kanë shkaktuar një tjetër fatalitet. Enver Sheshi, 59-vjeç, është i dyshuari i radhës, jo i dënuar por thjeshtë i dyshuar për vepra penale jo të rënda, që ndërron jetë në paraburgim.
-
Berisha i trembet Metës, ia ‘dredh’ për këshilltarët dhe i ‘shkel’ syrin Alibeajt
8 Janar 2023, 10:29Sali Berisha është me grip, i shtrirë në krevatin e shtëpisë së tij. Me temperaturë të lartë. Kështu të paktën u tha nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, të cilët lajmëruan se nuk do të dalë në konferencën javore për mediat për të bërë rutinën ditore, sulmet ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.
-
Mero Baze: Si po tenton Berisha të marrë kreun e grupit parlamentar të PD
7 Janar 2023, 20:54Me fillimin e sesionit të ri parlamentar, Grupi parlamentar i PD, i cili gjendet në mes të një beteje një vjeçare për t’u kontrolluar nga Sali Berisha, duhet të rikonfirmohet. Është e qartë se përpjekjet e Sali Berishës për ta marrë nën kontroll grupin kanë dështuar prej fillimit dhe duket se e vetmja gjë që e ka bashkuar deri tani Grupin, është distanca me Sali Berishën.
-
Ilir Yzeiri: Sondazhet dhe perceptimi i një vendi folklorik
7 Janar 2023, 20:14Të gjitha sondazhet që kryhen ndër shqiptarë për të marrë prej tyre opinione në lidhje me klasën politike dhe me parapëlqimet apo mospëlqimet ndaj tyre, janë pasqyrë që tregon jo fytyrën e atij realiteti që shfaqet përballë saj, por imazhin e përafërt të një opinioni që nuk ndryshon për shkak të argumentit, pra për shkak të atyre që testohen, por që, në mënyrë të përsëritur, shfaq ndarjen si me thikë të opinionit shqiptar për motive tradicionale dhe ideologjike.
-
Kë simpatizojnë zgjedhësit që kanë gjasa të votojnë më 14 maj?
7 Janar 2023, 18:18Në një pyetësor që ua shpërndava dje elektronikisht 10 mijë banorve të rritur të Shqipërisë (në mënyrë krejtësisht rastësore), ishin dy pyetje kyçe: 1. A do të votoni për ndonjë nga kandidatët për kryebashkiakë, dhe 2. Ndër katër politikanët kryesorë kombëtarë, për kë keni opinionin MË POZITIV?
-
Në 2023, një sy ndryshe ndaj çdo këndi të Shqipërisë
7 Janar 2023, 15:56Tashmë Shqipëria pretendon diçka tjetër prej nesh: Dashuria dhe përkushtimi ndaj saj! Eshtë një eksperiment që e ka nsiur me më të mirët, por që, gjatë 2023 do t'u takojë të gjithëve ta aplikojnë!
-
8 janar, një vit më pas!
7 Janar 2023, 15:21Bënë disa ngjarje që do të mbeten gjatë në memorien e gjithsecilit!
-
Frrok Çupi: Një foto mes nesh…, ca i hëngri toka, ca paraja
7 Janar 2023, 11:44Çudi e madhe është kjo puna e parasë dhe e dheut. Jo dheu mund të sundojë mbi paranë, por paraja i çon në dhè edhe shokët edhe vendin. Kjo është vija e ligjësive.
-
Fatbardh Kadilli: Demokracia e negociuar
7 Janar 2023, 10:47E gjithë ajo çfarë sot jetojmë politikisht në Shqipëri është një demokraci e negociuar! E tillë nisi dhe ashtu vazhdon.
-
Faleminderit Adriano!
6 Janar 2023, 21:03Adriano Celentano mbushi 85 vjeç. Çdo frymor i kësaj bote ka orën e vet biologjike. Por janë disa personazhe të një niveli si Celentano që nuk kanë as orë, as kohë sepse ata janë të gjithëkohshëm. Për këtë personazh është edhe më kuptimplotë ky cilësim, pasi ai është i idhulluar nga shumë breza, i njohur në Itali e jashtë saj, deri në Amerikë. Celentano është njeriu fjala e të cilit në këngë e muzika e të cilit në tru të nguliten si një tatuazh virtual
-
Mero Baze: Pse LSI nuk u shkri dot në Partinë e Lirisë?
6 Janar 2023, 19:58Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga partitë më të anatemuara në Shqipëri si “gjobëvënse” ndaj dy partive të mëdha PD e PS, mbijetoi dhe më pas u shutua bazuar në lider të fuqishëm lokal. Duke qenë parti atipike, jo ideologjike, por bazuar mbi pragmatizmin ndaj pushtetit, ajo u fuqizua në pirutetat e saj të kalimit nga aleate e PD tek PS, duke rritur dhe forcuar faktorët e saj lokalë.
-
Ylli Pata: Përtej nervozizmit të Ilir Metës, sa është pesha politike e ikjes së Agron Çelës?
6 Janar 2023, 18:51Ilir Meta, siç pritej, do ta trajtonte në mënyrë sipërfaqësore për shpalljen e largimit të Agron Çelës nga aleanca e gjatë politike me të
-
Shkodra kësaj radhe është beteja më e rëndësishme për PS-në dhe PD!
6 Janar 2023, 18:35Ka filluar me fibrilitet dhe pse e pa shpallur, fushata elektorale në Shkodër. Nuk do të jetë më si herët e tjera! Nuk do të jetë më si herët e tjera, as për PS-në e cila ka shansin e fundit, por as për PD që edhe kjo ka shansin e fundit!
-
Fajet apo rastësitë e '90 nuk mund të vazhdojnë deri në 2030
6 Janar 2023, 17:44Të tjerët nuk ishin të rastësishëm në vitet '90 e apo ashtu nuk mbeten të rastësishëm edhe sot! Dikush prej tyre ishte me grada shkencore e këto nuk i merrje kurrë gjate regjimit nëse i kishe keq punët me "Partinë" e disa te tjerë ishin bijtë e tyre që për pragmatizëm ndërruan krahun dhe mbetën aty edhe për 30 vite në pushtet.
-
Shqipëria vend i bekuar , ‘udhë e mbarë’ për të gjithë ata që duan të ikin
6 Janar 2023, 14:10Më rezulton që në gjithë Shqipërinë kanë çelur trëndafilat. Pra kemi një klimë që pak kush e ka në bote. Mbase ne, Greqia, jugu i Italisë, një pjese e Turqisë dhe Spanjës. Si rrallë ndonjë vend nga këto që thashë (hiq disa pjesë të Greqisë) ke vetëm disa km larg detin nga mali.
-
Ben Andoni: SPAK, pritshmëri tej mundësive
5 Janar 2023, 20:58Nuk mbarojnë paradokset e kohës sonë: SPAK-u, p.sh. më shumë bëhet i dukshëm kur e viziton ambasadorja amerikane sesa kur hap ndonjë dosje.